Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Si përfunduan ata që e fyen Muhammedin a.s?!!

    "Edhe të dërguarit e tjerë para teje janë përqeshur, e ata që u tallën pësuan (dënim) për shkak se talleshin""(6:10)



    Përzgjodhi dhe përshtati: Shevki Sh. Voca

    Çdo njeri që e urren, përbuzë dhe lufton kundër profetit Muhamed s.a.v.s. Allahu do ta humb dhe nuk do t'i lë askund gjurmë. Çdo njeri që e përqesh dhe ofendon të dërguarin e Allahut, Muhamedin s.a.v.s. do të jetë i ndëshkuar në këtë botë dhe në botën tjetër. Emrin e Muhamedit s.a.v.s. për çdo ditë e përmendin, një miliard e pesëqind milion njerëz, dhe po aq zemra rrahin për te. Se sa zemra gjatë historisë 1400 vjeçare janë rrah, edhe sa shumë do të rrahin deri në ditën e gjykimit?! Vetëm All-llahu i madhëruar e di. Po të gjithë armiqtë e tij do të jenë të shkatërruar dhe të humbur, sikur të mos kishin lindur fare. Allahu i madhëruar është dëshmitar i çdo gjëje.

    Në një ajet të Kuranit, në lidhje me këtë, Allahu i madhëruar thotë: "Edhe të dërguarit e tjerë para teje janë përqeshur, e ata që u tallën pësuan (dënim) për shkak se talleshin" (6:10).

    Me këtë ajet të ndershëm, Allahu i madhëruar e lajmëron të dërguarin e tij Muhamedin s.a.v.s. që talljet, ofendimet, nënçmimet, përbuzjet... janë pjesë përbërëse e misionit e të gjithë të dërguarve të Allahut.


    Si u mbyt Ukbe b. Ebi Muiti

    Ky njeri shfaqte një armiqësi të madhe ndaj Muhamedit s.a.v.s. me çka ai e kalonte çdo kufi të fanatizmit. Në Sahihun e tij, imam Buhariu transmeton nga Abdullah bin Mes'udi, r. a. se si një ditë, Resulullahu s.a.v.s. ishte duke u falur tek Ka'bja. Aty pari qëndronin të ulur jo besimtarët, njëri prej të cilëve pyeti: "Cili prej nesh do të shkoi tek kasapi e të sjellë zorrë për t'i hedhur mbi supet e Muhamedit kur ai bie në sexhde?" Duke mos pritur në kalimin e kohës, lajmërohet më i guximshmi prej tyre Ukbe b. Ebi Muiti. I cili i solli zorrët, dhe priti deri sa Resulullahu ra në sexhde, e pastaj ato ia hodhi mbi supe, e unë këtë e shikoja dhe nuk mund të bëja asgjë", - thotë Abdullah b. Mes'udi, dhe vazhdon-ata filluan të qeshin aq tepër, saqë dridheshin nga të qeshurit. Resulullahu a. s. mbeti në sexhde dhe nuk e ngriti kokën deri sa i erdhi e bija, Fatimja. Ajo ia hoqi barrën nga supet, e ai e ngriti kokën dhe tha: O Allahu im, Ty po t'i lë kurejshitët." Këtë e përsëriti tri herë. "O Zoti im Ty po ta lë Ebu Xhehlin, Utbe b. Rebian, Shejbeh b. Rebian, El-Velid b. Utben, Umejje b. Halefin, Ukbet b. Ebi Muitin..."- ndërsa e përmendi edhe të shtatin por nuk ia mbajta mend emrin. Por, pasha Krijuesin tim, të gjithë ata i kam parë të vdekur në varrin e përbashkët të mushrikëve pas luftës në Bedër", përfundon rrëfimin Abdulla b. Mesudit r. a.

    Si përfundoi jeta e Ubej b. Halefit


    Ubej b. Halef dhe Ukbe b. Ebi Muit, që i përmendëm më parë, ishin shokë të mirë dhe të pa ndarë. Mbanin marrëdhënie të ngushta mes veti. Me një rast kur rrezet e mprehta të dritës kishin ndriçuar zemrën e Ukbeta b. Ebi Muitit, ai gjendej ulur afër Resulullahut a.s. të cilin e dëgjonte duke folur. Ky lajm i arriti Ubej b. Halefes, i cili për këtë rast e qortoi ashpër duke i thënë: "A është e mundur se je ulur pranë Muhamedit, dhe ke dëgjuar fjalimin e tij?!" Nëse kalon afër tij, dhe nuk e pështyn në fytyrë, dije që unë as që do të shikoi, e lere më që të flas me ty! I mjeri Ukbe b. Ebi Muit, ashtu edhe veproi. E pështyu në fytyrë Muhamedin s.a.v.s., edhe pse për këtë nuk kishte ndonjë arsye.

    Me këtë rast Allahu xh. sh. për ata dy shpalli ajetet e Kuranit: "Atë ditë zullumqari do t'i kafshojë duart e veta dhe do të thotë: "I mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit! O shkatërrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik! Në të vërtet, pasi e gjeta rrugën e drejtë, ai më largoi mua prej asaj, e djalli është ai që njeriun e humb dhe e lë të vetmuar". (Furkan 27-29)

    Me një rast, Ubejj b. Halef, ishte duke mbajtur në dorë një kockë të kalbur, të cilën pastaj e thërrmojë, dhe pluhurin e saj ia fryu Resulullahut a. s. duke i thënë: "Muhamed, ti pohon se Allahu këto (kocka të kalbura) sërish do ti ngjallë, pasi që ato veç janë kalbur!?" "Po, unë ashtu them", iu përgjigj Pejgamberi a. s. "Allahu këtë do ta ringjallë sikurse që do të ringjallë edhe ty, pasi që do të bëhesh si kjo, e pastaj do të hodhi në zjarr!" Dhe me këtë rast Allahu xh. sh shpalli: "Ai na solli Neve shembull, e harroi krijimin e vet e tha: Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbur!" (Jasin, 78-79)

    Me një rast tjetër në Meke, kur Ubejj b. Halef e takoi Muhamedin s. a. v .s. të cilit iu drejtua duke i thënë: "O Muhamed, e kamë një kali që është i racës së mirë, të cilën çdo ditë e ushqej me misër, dhe në kohën kur do të vras ty, do të jem me te." Pejgamberi a. s. iu përgjigj: "Do të mbys unë ty, inshalla (nëse do Allahu)." Kur Ubejji në betejën e Uhudit u plagos në qafë (plaga nuk ishte aq e madhe), ai tha: "Ai mua (Muhamedi a. s.) më pat thënë në Meke: "Unë ty do të mbys." Pasha Allahun vetëm të ishte drejtuar me pështym kah unë, kishte me më mbytë." Ja si shpjegohet ky rast.

    Kur pejgamberi a. s. arriti në grykën e Uhudit, bashk me te arriti edhe Ubejj b. Halef (me një grup pa besimtarë, SH. V.) i cili me zë të lart tha: "Ku është Muhamedi? Jam betuar se për deri sa është ai gjallë, ne nuk do të kemi shpëtim".

    Pejgamberi a. s. kur e dëgjoi këtë qafir i cili mundohej ta vriste, e merr shtizën e Haris b. Sume,(diku shkruan se ishte shtiza e vete, SH. V.) dhe me një goditje të fuqishme duke e qëlluar në mes të parzmores dhe qafës, i shkaktoi plagë nga të cilat atij i humbi baraspesha dhe tani kalërimi dhe qëndrimi i tij mbi kali lëkundej.

    Megjithatë ai arriti të kthehet deri te Kurejshitët, dhe deri sa gjaku i rridhte nga qafa duke gërhitur tha: "Pasha Allahun, më mbyti Muhamedi!" Ndërsa shokët iu përgjigjën: "Zemra jote ka marrë fund, pasha zotin tonë, ti do të vdes!" Ubejji tha: "Muhamedi më kishte thënë në Meke: "Unë kamë me të mbytë." Pasha zotin, vetëm të më pështynte, unë kisha me vdekur." Në këtë mënyrë vdiq ky armik i madh, të cilin më pas Kurejshit e dërguan në Meke. Kurse në një version tjetër thuhet: "Britma e lëshuar e tij i ngjasonte palljes së mëzatit: "Pasha krijuesin, po të ju ndodhte juve ajo çka më ndodhi mua, të gjithë kishit me vdekur." Kështu u realizua edhe kjo mrekulli me të cilën u plotësua edhe një premtim i madh i atij i cili e fletë të vërtetën-Muhamedit s.a.v.s. të dërguarit të Allahut.


    Si vdiq Abdullah ibën Kumet

    Vazhdojmë me ngjarjet në Uhud, në vendin ku sipas historisë islame ka ndodhë një fushë betejë e madhe, në të cilën myslimanët u konfrontuan shumë ashpër me jobesimtarët, dhe ku për pak sa nuk pësoi edhe vetë Resulullahu, s.a.v.s.

    Abdullah b. Kumet, edhe pse mbante emrin që tregon madhërinë e Allahut dhe ndihmën ndaj të dërguarit të Tij, ky mushrik (jobesimtar) vajti ta mbys njeriun, i cili ishte në mbrojtjen e Allahut xh sh. Në vazhdim do të shohim se në çfarë mënyre përfundoi jeta e këtij njeriu.

    Në ditën e Uhudit, në kohën kur luftën e kaplonte një flakë e madhe, Abdullah b. Kumet e goditi Resulullahun, a. s. në supe (krah), aq fuqishëm saqë Pejgamberi a. s. më tepër se një muaj pati dhembje nga kjo plagë. Nga trupi i tij mezi ia kanë zhveshur parzmoren e dyfishtë. Kumet-i u sul edhe herën e dytë dhe e goditi Resulullahun a. s. në mollëz të syrit, po aq fuqishëm sikurse edhe herën e parë, sa që rrethi i helmetës iu futë në fytyre, dhe i tha: "Ja këtë rreth, dhe mbaje në mend, unë jam Ibni Kumet-i biri i të përulurës." Resulullahu a. s. duke e fshirë gjakun nga fytyra, ia kthen: "Allahu ty të përultë", dhe, Allahu xh. sh. e pranoi lutjen e të Dërguarit të Tij.

    Disa ditë pas kësaj beteje, kur b. Kumet-i ishte kthyer në shtëpi pranë familjes, ai i nxjerr delet me kullotë. Allahu i madhërishëm, prej një mali që gjendej afër vendit në të cilën delet pinin ujë, e dërgon një cjap, i cili e ngulë në brinjë, dhe pastaj duke i mëshuar e bënë copë e grimë.


    Si përfundoi poeti çifut Ka'b b. El-Eshref

    Ka'b b. El-Eshrefi ishte një hebre i cili më tepër se të gjithë të tjerët e urrente Islamin. Ky e shqetësonte Resulullahun a. s. dhe rrejshëm paraqitej si mysliman. Ai me vargjet e tija satanike e fyente të Dërguarin e Allahut s. a. v. s. Në atë kohë vargjet e kishin po atë fuqi të cilën e kanë mediet elektronike dhe ato të shtypit sot. Kishin një ndikim të madh tek dëgjuesit, dhe përcilleshin gojë më gojë.

    Me gjuhën e tij Ka'b b. El-Eshref i shkaktonte dhembje të mëdha, Të dërguarit të Allahut s. a. v. s. dhe myslimanëve. Ai jetonte në lagjen juglindore të Medinës ku banonin hebrenjtë. Ky keqbërës vajti me devenë e tij në Mekke, dhe para jobesimtarëve Kurejshë, filloi të qajë duke recituar vargjet e veta për viktimat e luftës së Bedrit.

    Veçanërisht i vajtonte viktimat e bunarit të vjetër "Kalibë," ku ishin varrezat e përbashkëta të jobesimtarëve të Mekka-s, dhe kështu atij i shkoi për dore të futë trazira të reja mes tyre dhe përsëri të ndez urrejtje kundër Pejgamberit a. s. Ai i thërriste kurejshitët në luftë kundër tij.

    I dërguari i Allahut, Muhamedi a. s. i lutet Allahut fuqiplotë: "Zotëruesi im, më shpëto nga El-Eshrefi, sepse ai më shkaktoi plagë të rënda." Pa zgjatur shumë nga radhët e myslimanëve u lajmëruan vullnetar të cilët ishin të përgatitur të kryejnë atentat ndaj Kab-init, i cili myslimanëve u shkaktonte dhembje dhe vuajtje të mëdha shpirtërore.

    Vullnetar i parë që u lajmërua për mbytjen e Eshrefit, ishte emnaku (adashi), i Resulullahut a. s. Muhamed b. Mesleme, r. a. menjëherë pas tij u lajmëruan edhe Selkam b. Seleme, i quajtur Ebu Naile, vëllai mëndor (nga qumështi), dhe tre vullnetarë tjerë. Me që lagjja ku jetonte Ka'bi, ishte një fortesë e mbrojtur mirë, në të cilën nuk mund të hyhet i armatosur, atëherë Muhamed b. Mesleme, (diku qëndron Ebu Naili) me lejen e Muhamedit a. s. përdori një taktikë. Edhe pse mashtrimin, tradhtinë dhe gënjeshtrën Resulullahu a. s. i urrente, një situatë e tillë kërkonte që kështu të veprohet. Që të ketë
    sukses kjo taktikë, Muhamed b. Mesleme i thotë Ka'bit: "Ardhja e Muhamedit, për ne ishte fatkeqësi. Fiset u bënë armiq tanë dhe po luftojnë kundër nesh; rrugët tanë tashmë janë nda, familjet na janë ndarë dhe shkatërruar, jeta jonë po mbaron." Me këto dhe fjalë të ngjashme Muhamed b. Mesleme duke vërejt se po arrin ta përvetësoi besimin e Ka'binit, kërkon nga ai që për vete dhe shokë të tij të huazon pakës para, ndërsa këta si peng t'ia lënë armët, me ç'rast Ka'bini pranon dhe lejon që ata të vinë. Me këtë bisedë myslimanët kanë dashur të arrinin një qëllim-që të mund të vijnë lirisht në shtëpinë e tij me armët dhe me njerëzit e vetë.

    Në mbrëmje me të arritur tek bedenat e lagjes ku banonte Ka'bini, Ebu Naile e thërret. Ai ngritët për të dalë, ndërsa gruaja me të cilën pak kohë më parë ishte martuar i thotë: "Ku po shkon në këtë kohë të natës? A po e dëgjon ti këtë zë, nga e cila më vjen sikur donë të pikoi gjaku." Ndërsa, Ka'bini i përgjigjet gruas: "Ai është vëllai im Muhamed b. Mesleme, dhe vëllai im nga qumështi Ebu Naile, nikoqiri krenar duhet t'i përgjigjet thirrjes e të dalë bile edhe nëse e thërrasin për ta vrarë." Pastaj doli para tyre, i spërkatur me një parfum që kishte një erë shumë të këndshëm.

    Ebu Naile qysh më parë u kishte thënë shokëve: "Nëse del, unë do t'i marr erë flokëve të tij. Nëse e shihni se kjo më ka shkuar për dore dhe se jam duke e mbajtur për flokësh, atëherë ju sillni atij." Kështu ata shëtitën një orë të plotë duke biseduar dhe ankuar për vështirësitë dhe telashet që u kishte sjellë Muhamedi a. s. në mesin e tyre, duke e bindur Ka'binin në sinqeritetin e tyre. Kohë pas kohe, Ebu Naili i prekte flokët e tij ashtu që me një rast i thotë: "Sa erë e mirë! Ende të tillë nuk kamë ndier." Ka'bi i gëzuar i tha: "Gruaja ime është më e njohura për parfima".

    Pasi e përvetësoi plotësisht Ka'bin, Ebu Naili e futi dorën në flokët e tij kinse të marrë erë, e që me një kapje të fortë për flokë, e rrëzoi përtokë dhe i tha shokëve të vetë: "Goditeni armikun e All-llahut." Muhamed b. Mesleme r. a. e preu në qafë. Armiku i Allahut vdiq duke lëshuar një britmë, prej të cilës u trembën të gjithë rreth tij.

    Grupi i zgjedhur filloi të tërhiqet. El-Harithi b. Evsi ishte plagosur nga disa therje të shpatave të shokëve të vetë, sepse ishte errësirë. Atij i rridhte gjaku, prandaj mbeti prapa shokëve. Kur grupi i shokëve dolën në rrugë të hapët, vërejtën se Ebu Harrithi nuk ishte me ta. U ndalën për ta pritur. Ai mbërriti pas një ore, duke i ndjekur gjurmët e shokëve, pastaj vazhduan rrugën së bashku. Kur erdhën tek Beki'el Garkad, thirrën tekbire. Resulull-llahu a. s. i dëgjoi këto tekbire dhe kuptoi se Ka'bi ishte vrarë dhe se grupi i zgjedhur ishte duke u kthyer. Këta së shpejti erdhën, e Resulull-llahu a. s. u tha: Fytyrat e juaj qofshin plot gazmend." Ata u përgjigjën: "Edhe e jotja gjithashtu o Pejgamberi i Allahut." Pastaj Pejgamberi a. s. me dorën e vet i fërgoi plagët e Harithit dhe ai u shëndosh.


    Si e përqafuan islamin 40.000 Mongol

    Këtë ngjarje e citon dijetari i njohur islam, Ibn Haxher el-Askelani në veprën e tij Ed-durerul-Kamine, në të cilën thotë: "Kryqtarët kishin zakon që nëpër fiset Mongole të qonin misionarët e tyre me dëshirë që t'i kryqëzonin. Uzurpatori dhe despoti i quajtur Hullaga (sundimtari mongol), ishte ai i cili ua përgatiste terrenin për punë të tilla, ndërsa si shkak për këto ishte gruaja e tij Dokuz Khatun e cila ishte krishtere. Me një rast një grup i personaliteteve krishtere ishin duke marrë pjesë në një gosti të madhe të cilën e
    kishin organizuar mongolët me rastin e kalimit të një lideri të tyre në fenë krishtere. Njëri nga misionarët krishterë që merrte pjesë në këtë gosti, filloi ta mallkoj (shajë), Resulullahun a. s. Në afërsi të tij ishte i lidhur një qenë i gjuetarëve. Kur ky misionar shpirtligë filloi ta shaj dhe ta mallkoj Pejgamberin a. s. qeni u shqetësua, filloi t'i kërcëlloj dhëmbët, e pastaj e sulmoi, duke e kafshuar mirë. Njerëzit me një mund të madh mezi që e shpëtuan. Pastaj njëri nga të pranishmit i tha misionarit: "Kjo ndodhi për shkak asaj që tha për Pejgamberin a.s.". Ai u përgjigj duke thënë; "Jo, por ky qen është egoist dhe hundëmadh, dhe kur e pa që unë po e ngriti dorën, ai mendoi se dua ta godasë."

    Më vonë, ky misionarë pa marrë parasysh rastin që i ndodhi, filloi prapë ta shaj Pejgamberin a.s. dhe përsëri ky qen e shkëputi zinxhirin me të cilin ishte i lidhur, dhe kërcej në drejtim të këtij krishteri të cilit ia copëtoi fytin. Ky mbeti në vend i vdekur. Kur Mongolët e panë këtë skenë, rreth dyzetmijë prej tyre, menjëherë e pranuan islamin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 28-02-2009 më 15:20
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #2
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Torturuesja nga burgu irakian Ebu Gurejb...është një shembull bashkëkohor!!



    Linda Ingland, ushtarake amerikane dhe simboli i turpit amerikan në burgun irakian Ebu Gurejb, kohë më parë, gjatë vuajtjes së dënimit në burgun ushtarak amerikan në San Dijego (Kaliforni), duke u shërbyer në kuzhinën e burgut ka marrë lëndime të rënda me ç'rast ishte përvëluar me vaj. Nëna e saj, Teri Ingland, duke deklaruar nëpër media për rastin e bijës tha: "Vajza ime ka marrë ndezje të shkallës së dytë, por ndoshta edhe të shkallës së tretë. Rasti kishte ndodhur kur vajza ime ishte duke nxjerr prej furrës së nxehtë pulën e pjekur, ndërsa që vaji i nxehtë iu kishte derdhur në gjoks. Kjo ka ndodhë, thotë nëna e Lindës me 14 dhjetor me ç'rast ajo nga dhimbjet e shkaktuara kishte lëshuar një britmë aq të madhe sa që zërin e saj e kishin dëgjuar të gjithë të burgosurit." Përndryshe, kjo grua u dënua në shtatorin e vitit 2005 me tre vjet burg, për shkak torturave që u kishte bërë të burgosurve irakian të cilët i detyronte të qëndrojnë lakuriq (pa asnjë petk në trup), nga që skenat me fotografi të pozuara (me dhunë) zgjuan indinjatë në tërë botën.

    Këto sjellje ajo nuk i bëri për asgjë tjetër përveçse nga urrejtja që kishte ndaj Muhamedit a. s. fesë dhe pasueseve të tij.

    Të gjithë ata të cilët pranë Muhamedit a. s. paraqiteshin mendjemëdhenj dhe të ngritur, nuk meritonin falje prej tij. E sulmuan për ta mbyt, dhe e derdhën gjakun e shenjt të pejgamberit...Pra çfarë kanë merituar të tillët përveç asaj që është e kundërta e faljes-dënimin!

    A thua ata që sot qohen kundër Muhamedit a. s. nga dëshira që ta përulin dhe ta nënçmojnë, mendojnë se do të kalojnë ndryshe dhe se fundi i tyre do të jetë më i mirë, ndërsa jetën do ta kenë plotë sukses?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 18-03-2010 më 04:58
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  3. #3
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Digjet Karikaturisti qe Pikturoi Profetin Muhamed



    Kopenhagën -Karikaturisti nga Danimarka, që publikoi në gazetat daneze karikatura të Profetit Muhamed (s.a) është gjetur i vdekur në banesën e tij.

    Vdekja e karikaturistit ka ardhur nga rënia e zjarrit, duke e lënë të vdekur në vend për shkak të plagëve të shumta që kishte marrë. Lajmi nuk është publikuar në media, për shkak të censurimit të rastit. Megjithatë, lajmin në epokën e internetit, merr dhenë brenda pak çasteve.

    Karikaturisti, publikoi disa karikatura në median daneze, jashtë çdo etike dhe morali njerëzor, duke cenuar fenë Islame. Në atë, karikatura të tilla shkaktuan zemërim dhe pakënaqësi, ku në shumë vende myslimane pati protesta të shumta.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 18-03-2010 më 04:57
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  4. #4
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga Borix Lexo Postimin
    Fisnik, kjo puna e fyerjes se muhametit eshte me pasoja mbi njerez te perzgjedhur - disave ua djegin shtepite dhe nuk e publikojne lajmin, disa te tjereve u shtohen te hollat ne xhep. Fetaret si puna jote futen tek kjo e fundit...
    Edhe kete besoj qe e ke Lexuar >>

    Torturuesja nga burgu irakian Ebu Gurejb...është një shembull bashkëkohor!!



    Lynndie England

    Linda Ingland, ushtarake amerikane dhe simboli i turpit amerikan në burgun irakian Ebu Gurejb, kohë më parë, gjatë vuajtjes së dënimit në burgun ushtarak amerikan në San Dijego (Kaliforni), duke u shërbyer në kuzhinën e burgut ka marrë lëndime të rënda me ç'rast ishte përvëluar me vaj. Nëna e saj, Teri Ingland, duke deklaruar nëpër media për rastin e bijës tha: "Vajza ime ka marrë ndezje të shkallës së dytë, por ndoshta edhe të shkallës së tretë. Rasti kishte ndodhur kur vajza ime ishte duke nxjerr prej furrës së nxehtë pulën e pjekur, ndërsa që vaji i nxehtë iu kishte derdhur në gjoks. Kjo ka ndodhë, thotë nëna e Lindës me 14 dhjetor me ç'rast ajo nga dhimbjet e shkaktuara kishte lëshuar një britmë aq të madhe sa që zërin e saj e kishin dëgjuar të gjithë të burgosurit." Përndryshe, kjo grua u dënua në shtatorin e vitit 2005 me tre vjet burg, për shkak torturave që u kishte bërë të burgosurve irakian të cilët i detyronte të qëndrojnë lakuriq (pa asnjë petk në trup), nga që skenat me fotografi të pozuara (me dhunë) zgjuan indinjatë në tërë botën.

    Këto sjellje ajo nuk i bëri për asgjë tjetër përveçse nga urrejtja që kishte ndaj Muhamedit a. s. fesë dhe pasueseve të tij.

    Të gjithë ata të cilët pranë Muhamedit a. s. paraqiteshin mendjemëdhenj dhe të ngritur, nuk meritonin falje prej tij. E sulmuan për ta mbyt, dhe e derdhën gjakun e shenjt të pejgamberit...Pra çfarë kanë merituar të tillët përveç asaj që është e kundërta e faljes-dënimin!

    A thua ata që sot qohen kundër Muhamedit a. s. nga dëshira që ta përulin dhe ta nënçmojnë, mendojnë se do të kalojnë ndryshe dhe se fundi i tyre do të jetë më i mirë, ndërsa jetën do ta kenë plotë sukses?
    Ndersa ti dhe te tjeret qe vazhdimisht Ofendoni pa arsyeshem ,kur do ti pasoni keta??

    Ty Borix qe nga sot ,po ta preferoj Gjygymin e Qajit

    "Zoti Mund te Vonoj me Ndeshkimet e Tij,Mirpo nuk i lë ne Harresë"
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Mendoi se po mos te ishin shkrimet dhe paraqitjet e tyreve nga fisniku student, forumi musliman ne kete veb-faqe do te ishte me i varfer dhe me i parendesishem.

    Mendoi se fisniku student ka njohuri te thella per islamin dhe historikun e tij, andaj e pershendes perzemersisht i uroi shendet dhe i deshiroi shkrime e postime te metejme. te kesai natyreje.

    Sabri Selmani

    ZOTI e shperblefte.

  6. #6
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Me gjersisht ne lidhje me kete Qeshtje keni kete Librin ,qe mund te ju ndihmoj edhe me shume ne lidhje me Historit e shum te deshtuareve qe kan perjetuar ndeshkimet e merituara nga Allahu
    >>
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Me gjersisht ne lidhje me kete Qeshtje keni kete Librin ,qe mund te ju ndihmoj edhe me shume ne lidhje me Historit e shum te deshtuareve qe kan perjetuar ndeshkimet e merituara nga Allahu
    >>
    fisnik zoti te shperbleft me gjith te mirat ne kete dhe ne boen tjeter . edhe pse e kam lexuar kete liber por prap i lexova shkrimet tua ketu , dhe ja vlen te lexohet edhe shum here .

    esselamu alejkum..
    I penduari nga gjynahu eshte si ai i cili nuk ka fare gjynah

  8. #8
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Shembuj te pastertis ,te kultures dhe moralit te rralle te te derguarit,Muhamedit a.s.

    "thuaj (Muhamed): " o ju njerez Unë jam i derguari i Allahut te te gjith ju..."(el Araf 156)

    Veretet Muahmedi a.s ka qen njeriu me i butë,me fisniku dhe me i ndershmi ne mesin e te gjith njerzeve.

    Ka qen me i buti , qendrim te cilin mund ta nxjerrim nga hadithi te cilin e regjistron ibn hibani nga abduljadir bin selami r.a e i cili hadith flet per pranimin e islamit nga ana e nje kleriku qifut ,zeida bin shase. Njeher ky zejdi patë thene Omer bin Hatabiit: "O omer! te gjitha shenjat e ketij pejgamberi i kam verejtur ne fytyren e Muhamedit a.s ne momentin kur e kam shikuar at ne sy. Mirpo per te vetem dy gjera nuk i kam pasur te njohura ,edhe atë: miresia e tij ka perfshire injorancen e tjetrit. Qdo her kur ndonje njeri eshte shfryer ndaj tij duke iu drejtuar atij me fjal te ashpera (me hidherim,armiqesi) veprim kete te bere nga injoranca ,ai atij vetem se do ta kthente me miresin e tij qe ai e posedonte . Keto dy sende une vet nga ai i kam perjetuar dhe ia kam shijuar.

    Ka qen me i fuqishmi,qeshtje kjo eshte e vertetuar nga shum thenje te transmetuara nga sahabet e tij .Ka prezentuar ne shum raste e situata te veshtira nga te cilat ai nuk ka ikur ,sa qe ka ndodhur qe nga ato situata nuk eshte terhequr. Keshtu transmetohet nga Aliu r.a i cili njihet si nje nder muslimanet me te fuqishem,te kete thene : "Kur ndesheshim me armikun ball per ball,na kaplonte frika dhe ne ato momente e veshtronim devotshemrin dhe trimerin e Muhamedit a.s i cili gjitheher ishte me afer armikut."

    Se ai ka qen shum i drejt ,eshte pasyruar edhe ne faktin se asnjeher nuk eshte terhequr nga hulumtimi i se veretetes. Drejteisa dhe morali i tij u ka ardhur nerzeve si nje lehtesim dhe shpetim per ta ,me ta qe ne kete aspekt,Muhamedi a.s ka qen sikur baba. Te ai te gjith kan qenë te barabart para ligjit per tu gjykuar. Krijesa me e dashur e tij ka qen fatimja r.a (vajza e tij) mirpo thenja e tij antologjike ku shhfaqi drejtesin e pashoq e permendi me te dashuren e tij duke thene: "Edhe fatimja po te vidhte Muhamedi do ta exekutonte me prerje te dores"

    Nderi i tij mund te shifet nga hadithi te cilin e transmeton gruaja e tij ,Ajsheja r.a e te cilin e regjistron Buhariu dhe MUslimi : "Dora e tij asnjeher nuk ka prekur dor te femres me te cilen e ka pasur te lejuar martesen apo me at grua qe nuk ka qen nga radhet e familjes me te ngusht"

    ka qen me doredhenësi nga te gjithe njerzit . Ai kur shkonte ne shtrat ,nuk kishte lene qe ne shtepi te kete as dinar e as derhem. Nese do ti ngelnin diqka nga te hollat e nuk do te mund te gjente ndonje njeri i cili vertet ka nevoj per ndihme. nuk ka pasur diqka shume te preferuar nga pasuria qe te mos e kete dhene. Nuk ka ndodhur asnjeher qe tri dit radhazi te ngopet me buke gruri,gjendje kjo qe ka qen evidente gjer ne vdekjen e tij. Shkaku i nje gjendje te till nuk ka qen varferia apo shpirtengurtesia,por shpirti i tij qe ka qendruar me kembengultesi ti jap perparesi e ta ngrit ate ne nje kategori te lartesuar te edukimit.

    Sahabiu i tij i mirenjohur Ebu Seid el hudru,transmeton duke thene: "Ka qen me i turpshem se nje vajze e paster beqare. Nese diqka nuk i ka shkuar puna sipas deshires se tij ,ajo eshte shfaqur eshte manifestuar ne fytyren e tij."I eshte pergjigjur secilit qe i ka ofruar ftes qe ta gostis,pa marr parasysh nikoqiria a ka qen rob apo ilir . Asnjeher nuk eshte sjellur me kryeneqesi kur i pergjigjej fteses se robit apo te vobektetit. Ka pranuar peshqeshe,qoft te kete qen ajo edhe nje enë me qumesht apo nje kofsh lepuri,duke tentuar qe per at dhurat ta shperblej apo te ia kthej me nje dhurat .

    Ka qen tolerant dhe ka anuar gjithnje per falje nuk ka qen i hidheruar e nevrikosur. Ka qen person qe ka mbajtur mend veprimet e keqija qe ia kan bere atij .Te gjitha situatat e palakmueshme dhe te gjitha problemet e perdithshme ia kan forcuar atij durimin dhe qendrueshmerin .Kur ndodhej ne dilem mes dy zgjidhjeve te tilla ,zgjidhte gjithnje me te lehten nese nuk do te ishte gabim. Nese nje pergjedhje do te ishte gabim,ishte i pari qe do ta gjykonte nje perzgjedhje te till dhe te largohej sa me larg prej saj. Askujt asnjeher nuk i eshte hakamrre per shkak te vetevetes apo per shkak te lendimeve personale te shkaktuara ndaj tij. Nese vinte ne shprehje hakmarrja ,ajo realizohej per hir te Allahut ,per shkak te keqperdorimit dhe manipulimit me qeshtje te islamit. Rralleher hidherohej,e kur hidherohej ,shum shpejt pajtohej. Asnjeher nuk ka ngritur dorë ndaj grave te veta ,ndaj femijeve ,ndaj robit e as ndaj sherbetorit,por per ne rruge te Allahut lidhur me mbrojtjen e qeshtjeve te te islamit,edhe pse ka qe njeriu me i fuqishem ,asnjeher nuk ka rrahur ,malltretuar apo keqtrajtuar kafshet ,as roberit e luftes edhe pse kane qen kundershtaret e tij qe kan bere shum te keqija dhe padrejtesi. Pasiqe i eshte shpallur ajeti "E Allahu do te mbroj nga njerzit (el maide 67) ,ka levizur e ka ecur mes shokeve dhe mes armiqeve te tij duke mos pasur me vete truperoje. Ai ka bere edhe shaka ,por edhe gjat saj e ka thene te verteten ,eshte qeshur por asnjeher nuk e ka tepruar . Ka percjell skena argetimi qe kan qen te lejuara dhe asnjeher nuk ka thene asnje koment me qka do te nenqmonte . Gjithashtu merrej me sport e garonte me anetaret e familjes se tij. Ka pasur ne posedim rober e roberesha ,por prej tyre aspak nuk eshte dalluar per sa i perket rregullimit te shtepis e sa per nga veshembathja . Veten e ka konsideruar robin me te madh (ndaj Allahut)

    Transmeton Xhabiri r.a duke thene: "Nuk ka pasur gjasa te kaloje ne nje rruge e qe ndonjeri te kalonte ne at rruge e te mos e nuhaste eren te cilen e linte ai si gjurme ,sa qe ne baze te saj do te dihet se ai ka kaluar andejpari. Ka pasur nje arome te veqantë fluidi." Nuk mbahte ne mend e as qe eshte evidentuar qe ai te ketë bere mekat ,as qe ka transmetaur ndokush nga ai se ka bere veprime te keqija ne periudhen para pejgamberllekut e ku as pas saj. Asnjerin direkt nuk e ka kritikuar.

    Asnje krijes si ky njeri nuk ka pasur e as qe do ketë ,qe ka rrespektuar marreveshjet dhe fjalen e dhene. Shume lart e ka qmuar amanetin ,ka ruajtur lidhjet familjare ,ka qen me i meshirshmi ,me i buti dhe me i ndjeshmi ne momente kur njerzit jan ofenduar. Ka qen shum i shoqerueshem,i edukuar ,modest dhe shum i kudesshem. Ka qen shum larg te keqes ,thashethemeve ,trilimeve dhe asnjeher nuk e ka kthyer te keqen ,me te keqe. Nuk ka lejuar qe ne shoqeri me te ndonje njeri te jete pas tij e as qe te ngriten njerzit ne kembe per hir tij . Me shumë ka qmuar ata qe njerzit i ka udhezuar ne te mire dhe ata qe kan qenë doredhenes dhe i kan ndihmuar njerzit e tjere nevojtar. Alahu i lartmadheruar e ka edukuar me nje edukat shembulllore . E ka udhezuar ne parime te sheklqyeshme morale me nje menyre brilante te komunikimit ,e ka begatuar me lajme te se kaluares dhe te se ardhmes. E ka pasuruara me at ku eshte ngadhenjimi dhe shpetimi ,siq eshte fitorja ne ahiret,njeherit edhe per perfitimin e gjendjes se gezimit edhe shpetimit ne kete bote.

    Per kete arsye Allah-u ne kuran per te thotë: "Vertet ,ti je ne nje shkalle te lart te moralit" (kalem 4) . A ka njeri qe ne historin e sotme njerzore te jetë stolisur me kete cilesi dhe te jete zbukuruar me kete karakteristika ? A ka njeri qe posedon keso vyrtyte fenomenale?

    I Lartemadheruari thot: " Ju e kishit shembullin me te lart ne te derguarin e Allahut ,kuptohet ,ai qe shpreson ne shperblimin e Allahut ne boten tjeter,ai qe atë shprese e shoqeron duke e permendur shum shpesh Allahun (el-ahzab 21)

    ps: Do bej perpjekje qe librin qe gjendet ne foto ,ta sjelli dal nga dal ketu,ne menyre qe te informohemi me gjersish rreth kesaj qeshtje.

    >>>
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 28-04-2009 më 11:43
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  9. #9
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    "Ata duan ta shuajnë driten e Allahut me gojet e tyre,po Allahu e ploteson (e perhap) driten e Vetë,edhe pse e urrejnë jobesimtaret"




    "Ai (Allah-u) eshte qe e dergoi te derguarin e vete me udhezim te qartë e Fe te vertetë per ta bere mbizotërues mbi te gjitha fetë,edhe pse idhujtaret e urrejnë"



    (Ajet Es-saff,8-9)


    "Te gjith ata qe e kan ofenduar Profetin e Allahut jan zhdukur. Civilizimi i ka shkelur,ndersa Historia i ka vene ne Harresë. As nuk i perkujton me te tillet e as qe i permend. Emrin e Muhamedit a.s,qdo dite e permedin nje Miliard e gjysem Njerez,po aq zemra rrafin per të.

    Pra sa ka zemra qe kan rrahur gjatë historis te gjatë 1400 vjet,po aq do rrahin gjerë ne diten e Gjykimit!? Te gjithë armiqtë e tij do te zhduken dhe do te vehen ne harresë,sikur qe nuk kan existuar ndonjeher. Allahu xh.sh. per qdo gje eshte deshmitar."
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 29-04-2009 më 03:52
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Allahu te shperbleft Fisnik dhe njekosisht inshalla Allahu te mbron gjithmon....


    Selam, altruisti...
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si përfunduan ata që e fyen Muhammedin s.a.v.s.
    Nga Vista në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 14-11-2009, 09:29
  2. Gjakova nderon të dërguarin e Allahut, Muhammedin s.a.v.s.
    Nga Vista në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-05-2009, 08:02
  3. Krishterët urrejnë Muhammedin s.a.v.s.
    Nga buja_20 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-05-2009, 07:48
  4. Viti 2008, 10 VIP-at që përfunduan në pranga
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-12-2008, 18:45
  5. Historia, si përfunduan kokat e shtetit shqiptar
    Nga PORTI_05 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-11-2007, 00:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •