ZHEGËR/PRISHTINË,28 SHKURT 2009(VushtrriaPRESS)-Banorët e fshatit Zhegër të Komunës së Gjilanit, të entuziazmuar me fshatarët e Mamushës, Hanit të Elezit dhe Junikut, me një kërkesë për marrjen e statusit si Komunë të fshatit të tyre i janë drejtuar edhe autoriteteve më të larta të Republikës së Kosovës. Dje Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka pritur një delegacion të Iniciativës së Pavarur të Qytetarëve të fshatit Zhegër të cilin e kryesonte Ruhan Kurteshi. Kurteshi e njoftoi kryeparlamentarin Jakup Krasniqi për nismën e tyre për themelimin e komunës së Zhegrës. Ndërsa Jakup Krasniqi u shpreh se ligjet në fuqi nuk janë pengesë për formimin e komunave të reja, mirëpo duhet të gjendet gjuhë e përbashkët me pushtetin lokal dhe Qeverinë sepse themelimi i komunës ka implikime buxhetore.
VushtrriaPRESS
www.vushtrriapress.shqipo.com
Krijoni Kontakt