Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 57 prej 57
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2009
    Postime
    20
    :D:D:D:D:D

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    lulo,
    kto si dum,

    dum ato te villes

    me ate missin e forumit

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2009
    Postime
    20
    :D:D:D:D:D

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Sekretet e Vilës Çertosa. Çfarë ka brenda haremit të fqinjit tonë, Silvio

    Sekretet e Vilës Çertosa. Çfarë ka brenda haremit të fqinjit tonë, Silvio

    Manuel Moro - El Pais | 13/06/2009 |

    E hënë, data 1 qershor, kopshtet e pallatit presidencial në Kuirinale, festa e Republikës. Qindra personalitete të regjimit, ngjiten për të përshëndetur Kryeministrin, i kapur mat nga reaksionet e shkaktuara nga lajmet mbi miqësinë e tij me Noemi Letizian, një e re tetëmbëdhjetëvjeçare. 70% E këtyre personaliteteve drejtohet për të përshëndetur Berluskonin me të bijën në krah, në vend të gruas. Mirë se erdhët në tokën e Berluskonit, në vendin ku të gjitha gocat duan të bëhen "velina".

    Vizitojmë tani Vila Çertozën, rezidenca misterioze në Sardenjë të pasanikut milanez, i cili është Kryeministër, President i radhës i G-8-ës, dhe lider i partisë së Popullit të Lirisë, i zgjedhur me ngritje dore. Që kur u zbulua që Noemi Letizia, vajza që i thërret Berluskonit "Papi", ka kaluar Vitin e Ri në vilë, bashkë me tridhjetë "velina" të tjera, të gjithë italianët krijojnë legjenda mbi këtë emër: Vila Çertoza.

    Prona është ëndrra e çdo mafiozi kamorrist, sidomos nëse ndodhet në burg: ullinj dhe palma, pishina kudo, akullore dhe pica falas, liqene artificiale, një amfiteatër...
    Deti i kaltër, shtëpia e madhe kryesore, dhomat sekrete, kanali nëntokësor që lidh drejtpërdrejt vilën me ujin - i frymëzuar nga një film i James Bond-it - parku me gjashtëdhjetë hektarë, shtëpia dytësore që i zoti vendos në dispozicionin e të ftuarave (gjithmonë më të shumta gocat sesa burrat, në një raport 4 me 1), gjithçka e riformuar dhe rinovuar në 2006-ën me një "kosto modeste" prej 12 milionë eurosh.
    Vila fsheh edhe një bunker antibërthamor nën dhe. Pastaj janë "velinat", ato bukuroshet që, ndoshta, do të arrijnë t'i japin emrin kësaj periudhe historike të quajtur berluskonizëm-velinizëm.

    Edhe përse ka qenë një sekret i ditur nga të gjithë, Italia ka bashkëjetuar pa asnjë lloj problemi moral, me faktin që Silvio Berluskoni, ka njohur, përkëdhelur, ftuar, propozuar, punësuar, ndihmuar dhe ngritur në detyrë qindra "velina" gjatë karrierës së tij politike. Lista është tepër e gjatë për ta shkruar këtu.
    Pothuajse të gjitha vajzat e hasura gjatë një dhjetëvjeçari vizitash, festash dhe eskursionesh, dhe shumë të tjera, kanë kaluar nga Vila Çertoza. Trupat më të bukur të Italisë. Fytyrat më të pafajshme dhe hyjnore. Modele, aktore, prezantuese. Vajza shumë të reja, nga 17, 18 vjeç, deri te 28, 29 vjeç, jo më tej: flutura që sapo kanë dalë nga gjiri familjar, dhe janë bërë pjesë e haremit të sheikut.
    "Kur i pret", - tregon Concita De Gregorio, drejtoresha e gazetës "L'Unità", - "u dhuron një gur të çmuar në formën e një fluture, tamam si një kontratë, si një vulë. Është shenja e sulltanit".

    E gjitha kjo formon pjesën natyrale të bagazhit të tij jopolitik, tradicionalist dhe katolik, frymëzuar së largëti nga treshja "Zoti, atdheu dhe familja". Duhet një e katërt: "...velinat".
    ***
    Vila Çertoza është thesari i tij, sekreti më i mirëmbajtur, vendi ku ky burrë 73-vjeçar, multimiliarder dhe prepotent, simpatik dhe mediatik, pret miqtë dhe mikeshat e tij, zhvillon mbledhje informale të Këshillit të Ministrave, mbyll apo përgatit nisma dhe pazare politike, pret liderët e së djathtës botërore, kujdeset për fluturat e veta, lë që velinat t'i ulen mbi gjunjë, ndërkohë që dora heton poshtë bluzës, dhe del xhiro me karrocën e golfit në parkun e tij (zonë ushtarake, dhe sekret shtetëror që prej 2006-ës.)
    Duke parë fotot e Antonello Zappadu, Vila Çertoza është gjithashtu vendi ku pasaniku megaloman, personazhi jashtë skemave, komik dhe mitoman, harron të jetë një plak, dhe shndërrohet në një maço, në një sheik brenda haremit. Super-Silvio është gjithmonë i nxirë nga dielli dhe i operuar (edhe nga prostata), ndërkohë që Italia pëshpërit e shqetësuar se merr shumë viagra, dhe se doktorët janë të frikësuar për zemrën e tij.

    Vila Çertoza është vendi ku mikesha e tij, Noemi Letizia, tetëmbëdhjetë vjeç të sapombushura, u ftua për të kaluar pushimet e Vitit të Ri, me tridhjetë kolege të tjera dhe një duzinë burrash të mëdhenj të berluskonizmit, pothuajse të gjithë shtatëdhjetëvjeçarë si ai: pleq të pasur dhe vajza fantastike.
    Siç shprehet filozofi Paolo Flores d'Arcais, "duhet të pyesim jo çfarë ndodh a çfarë ka ndodhur në Vila Çertoza, por çfarë do ndodhte në Shtetet e Bashkuara nëse bëhej e ditur që Obama kalonte festat e krishtlindjeve me tridhjetë vajza tetëmbëdhjetëvjeçare pa gruan e vet; ose në Gjermani, nëse bëhej e ditur që Angela Merkel, kalon pushimet me 30 donzhuanë muskulozë".
    ***
    Këto gra të reja italiane kërkojnë të realizojnë një ëndërr, të arrijnë një objektiv: të njohësh Silvion dhe miqtë e tij gjigantë, të punosh nëpër televizione dhe ndoshta të hysh edhe në politikë, dy gjëra që janë njësh në një shtet ku "Rai" dhe "Mediaset"-i, janë të kontrolluar nga një njeri i vetëm.

    Shumë prej këtyre vajzave kanë mishëruar, tragjikisht, modelin e prindërve të tyre, konformizmin e kësaj gjenerate post '68, tashmë pa ideale, dhe e budallallepsur përpara televizorit gjatë viteve '80- '90-të, duke parë si zhdukej Demokracia Kristiane, si shkonte në azil Betino Kraksi, si e majta italiane (dikur brilante), pasi ra Muri i Berlinit, u shndërrua në një shtresë oligarkike, e mërzitshme dhe larg nga nevojat e njerëzve.
    Dikujt do t'i duket e neveritshme, të tjerëve pragmatike dhe humane, kjo ide e jetës dhe e ngritjes sociale. Por, a ekziston një mënyrë më e mirë për të triumfuar në Italinë e televizionit? Berluskoni, ka shkruajtur Euxhenio Skalfari, është Mbreti Diell. Siç thotë një politikan nga Sardenja, "nëse i afrohesh Diellit, ai të ngroh dhe të rrezaton". Dhe, sipas një mjeshtri të gazetarisë, i përndjekur nga e djathta, si Xhankarlo Santalmasi, "gjysma e Italisë punon për Berluskonin, ndërsa gjysma tjetër e dëshiron".

    Të vizitosh Vila Çertozën, u siguron vajzave një vend pranë Diellit, një telefon për t'i rënë, ndoshta një mbështetje të Perandorit te një provim ku të prezantohesh të dielën në darkë apo të hënën në mëngjes, pas netëve të gjata dhe zbavitëse, pas muhabeteve politike me Silvion, pas shëtitjeve për pazare në qendrën tregtare të Porto Rotondos (paguan Babushi deri më 1500 euro për vajzë), pas kërcimeve të shfrenuara, pas zhveshjeve të sugjeruara më shumë nga alkooli sesa nga paratë, pas maskilizmit në kuptimin e tij më të ulët.

    Nuk është e lehtë të gjendesh midis të "zgjedhurave", të arrish te kategoria e mikeshave të Vila Çertozës, vazhdon politikani sard, i cili preferon të qëndrojë anonim për motive sigurie. "Kush është me të vërtetë i rëndësishëm; kush fle atje, është shumë i ngritur. Kush pastaj kalon pushimet, është në zemrën e udhëheqësit".
    ***
    Udhëheqësi ka edhe shtatë vila të tjera në Sardenjë, një në Antigua, vila të panumërta në Roma dhe në Milano, por Vila Çertoza është metri matës i gjithçkaje. Edhe ministrat dhe ministret e kabinetit qeveritar ndahen midis frekuentuesve të përhershëm (si i heshturi Xhani Leta), dhe atyre të rrallë, që kanë shkuar vetëm njëherë për të marrë pjesë te ndonjë këshill ministrash (ose administrimi) jashtë sezonit.
    Midis ministreve, ajo që ka qenë më shpesh është Mara Karfanja, ministrja e Shanseve të Barabarta, e cila ka qenë e vetmja që ka mbrojtur sjelljet e Berluskonit rreth absurditetit të "Çështjes Noemi". Sipas saj, ata që luftojnë dhe kritikojnë Berluskonin, e bëjnë për zili dhe pa motiv, meqenëse ai është një "person i mirë". (!)

    Për vajzat, mënyra më e mirë për të hyrë, është të kapësh vështrimin e plakushit energjik. Siç ndodhi me Noemin ose me Karfanjën, apo me dhjetëra vajza të tjera. Noemi, një e re e ëmbël, e rritur afër ambienteve të kamorrës napoletane, donte të bëhej një artiste.

    Në dhjetor, Noemi gjendej në Vila Çertoza me mikeshën e saj Roberta, një prej tri mikeshave të tjera, me të cilat ka xhiruar një video shtëpiake, që tashmë ndodhet në "Youtube", ku thonë për veten se janë fantastike dhe të paarritshme. Pas plasjes së skandalit, vajza, në një tentativë të dëshpëruar mbrojtjeje, ka deklaruar te rivista "Chi?", natyrisht pronë e Berluskonit, që është akoma e virgjër.
    Një formë tjetër për të arritur në Vila Çertoza dhe për t'u bërë një flutur e koleksionit të Berluskonit, është të njohësh miqtë e Sulltanit. Më mirë akoma nëse janë sipërmarrës të famshëm të rrethit të ngushtë gjyqësor (gjyqësori bashkon tej mase). Si Marçelo Dell'Utri, i dënuar në Shkallë të Parë me nëntë vjet burg për mafie; si Flavio Briatore, padroni i makinës së Formula Një, Renault; ose si i përuluri Fedele Konfalonieri, presidenti i "Mediaset"-it.

    Është, po ashtu, e dobishme të njohësh gazetarë brilantë të moshës së tretë, persona si Fede (drejtori i një edicioni të lajmeve më ireale të kontinentit), apo si i gjunjëzuari Bruno Vespa, në gjendje të intervistojë padronin dymbëdhjetë herë në vit dhe të mos i drejtojë kurrë pyetjen jo komode.

    Të gjithë ata janë përbërës së esencës të berluskonizëm-velinizmit, dhe frekuentojnë prej vitesh padronin. Kërkojnë siguri, miq të mëdhenj, qetësi, relaks dhe trupa të bukur për të zbutur stresin nga ushtrimi i politikës, nga korrupsioni, ose lodhjen (sidomos për vertebrat e qafës) prej gazetarisë.
    ***
    E gjithë Italia është në lojë, i gjithë vendi e di; problemi është që të gjithë e tregojnë, por askush nuk i vë emrin që ka. Pashallarë, perandorë, mbretër, drejtues, të gjithë kanë mbushur oborret e veta me çupëlina, por tani njerëzit kanë frikë. Heshtja është kushti i domosdoshëm që hipokrizia të mos përfundojë, që informacioni të mbahet nën kontroll direkt apo indirekt të perandorit (reklama shtetërore, ndihma publike, premtime, kredite...). Nëse dikush kërkon të dalë nga kori, mund të humbasë punën;
    Hyrja e velinave televizive në politikë, prej nga e ka origjinën kjo krizë morale, ishte pasoja e paevitueshme e historisë, e sistemit. Forza Italia nuk ka qenë kurrë një parti, por një grup tifozësh, të punësuarish të komanduar nga Dell'Utri, që në 1994-ën rekrutoi me një frymë të gjitha sekretaret e Publitalia për të mbushur në kohë listat. As pasardhësja e saj, Populli i Lirisë, nuk është një parti, por një vërshim këshilltarësh mediokër, menaxhuesish të nënshtruar dhe fytyrash të bukura pa tradita, ideologji, baza. Televizioni dhe publiciteti si politikë e vetme; dhe politika bëhet në televizion. Italia vazhdon të jetë parajsa e rekomandimeve, kush nuk ka një mik, është jetim, dhe kapoja i madh është Silvio. Silvio gjithçkarregulluesi.
    ***
    E para që e ka quajtur Berluskonin Babush, zbulon Alloro, ka qenë Renata, një velinë braziliane dhe milaniste. Nofka u përhap si një virus. ''Dhe tani shumë vajza i drejtohen atij me këtë emër; është një zakon, mbase fruti i një marrëveshjeje të heshtur, një si tip emri në kod, i lindur nga frika e lashtë se mos përgjohemi'', - thotë për gazetën "Corriere della Sera".

    Tregimi i saj rrëfen se e njohu Berluskonin në 2004-ën, ndërsa punonte në "Mediaset". Duhej ta intervistonte mbi urën e Ngushticës së Mesinës, por sa hap e mbyll sytë e pa veten të katapultuar në Sardenjë, ''në një drekë pune me profesionistë të stafit presidencial, unë e vetmja grua'', - shkruan "Corriere...".
    U nisën bashkë nga aeroporti romak i Ciampinos, seli e fluturimeve shtetërore, në bordin e avionit presidencial; gjatë udhëtimit zbuloi se Berluskoni dinte gjithçka për të (''më tregoi një dosje voluminoze'') dhe i bëri një ofertë pune që ajo e refuzoi. ''Më shpjegoi se po organizonte një task force me 50 gazetare të reja për të vendosur një zyrë shtypi, urë midis Romës dhe Brukselit. Kurrikulumit tënd do t'i leverdiste pa masë, më tha...''

    Si mbaroi dreka, prapë në fluturim me avionin e shtetit drejt San Siros, ku luante Milani. Eskortë makinash zyrtare, sirena kumbuese dhe pastaj sërish në udhëtim ajror drejt Ciampinos. Pasi la "Mediaset"-in, Elisa vazhdoi ta takonte Berluskonin: ''Disa herë më ka ftuar të shkoj në Vila Certoza, të asistoj në darka me dhjetëra të ftuar''. Nga Noemi ka një kujtim të zbehtë: ''Na kanë prezantuar kalimthi gjatë një feste'', - tregon. ''Por është e pamundur të harroj'', shkruan, ''dy binjaket malazeze që inskenuan një kërcim të çmendur dhe të shthurur para syve të një kryeministri të habitur''. Si dhe ''shfaqjet e tjera të pashpallura, femërore dhe jo, në dyert e dhomave të tij'.'

    Kjo është Italia, e ka thënë edhe Zonja e Parë, Veronika Lario, më shumë e lodhur se e bezdisur, e konsumuar, patriote dhe revolucionare, tek dënon kalbësinë e berluskonizëm-velinizmit: ''Prindër gati t'i ofrojnë kuçedrës fëmijët e tyre'', ''rrangallë politike dhe maskilist pa pikë turpi'', një burrë dhe Kryeministër që ''frekuenton minorenet dhe nuk është mirë''. E pamundur të thuash më shumë me më pak fjalë.
    Stafi i Kavalierit është i kujdesshëm ndaj nevojave të tij. Gazetarët që ndjekin lëvizjet e Kryeministrit tregojnë se është një vajzë e bukur në skuadrën e tij të shtypit që udhëton me të gjithandej, edhe pse s'di të bëjë gjë prej gjëje. Konsulentia e tij e imazhit ia mbulon dobësitë më së miri dhe përpiqet ta bëjë Çezarin të duket i ndershëm.
    Ka një tjetër personazh misterioz, një grua dyzetvjeçare, brune, e bukur, e veshur gjithmonë me kostum, që Zappadu e ka fotografuar shumë shpesh në aeroportin e Olbias. Bëhet fjalë për Sabina Began (SB), e preferuara: thashethemet romake e quajnë bleta mbretëreshë.

    Ditën e Çlirimit të Italisë, më 25 prill 2008, gjatë festimeve për fitoren elektorale të Berluskonit, presidenti i Senatit, Renato Schifani, Apicella dhe të tjerë liderë, ishin të rrethuar nga një tufë me vajza formoze:
    Don Silvio nuk kishte sy, veçse për SB, që ka bërë tatuazh në këmbë frazën: ''SB, takimi që më ndryshoi jetën''. Tek e mbante mbi gjunjë dhe tek i këndonte ''Malafemmena'', Berluskoni tha: ''Po të ishte këtu një fotograf, kjo foto do vlente 100.000 euro''.

    Ashtu siç u pranua nga Lario, historia politike në lojë shkon shumë më tutje se rasti Noemi; e gjora Noemi është vetëm viktima e fundit e këtij "Big Brother"-i. Do jetë vallë shtëpia Vila Certoza, ashtu si në 'Njëmijë e një net', një bunker luksi pak vulgar me lojëra erotike, apo Berluskolandia, apo diçka më e keqe dhe më e babëzitur?
    ***
    Si dhe fotot e Zappadu-së, që na prezantojnë këtë nënbotë. Berluskolandia është e bukur, kjo nuk mund të mohohet, edhe pse natyra sarde është shumë më agrare dhe më pak artificiale se në kartolinat e barit të prerë mirë, se ai kopsht rrethor me bimë mjekësore, se ato kulla të imituara.
    Gjëja e parë që të habit është mosllogaritja e përmasave. Gjashtëdhjetë hektarë tokë janë shumë. Sidomos në Bregun Zmeralda. Janë dy plazhe private, tre liqene artificiale, gjysmë duzine pishinash, amfiteatri ku vihen në skenë spektaklet e Apicelës (kantautori që shkruan për Berluskonin), balerina e bailoroas (publiku i flamengos pyet akoma veten ç'punë kishte atje një e tillë).

    Nga një anë e pronës është Country, një ndër vendet më të preferuar nga Kryeministri, një diskotekë me qirinj, me tapete orientale, dhe një privé i quajtur Harem. Mos të vuajnë shpirtrat e pafajshme. Asnjëra nga mijëra vizituesit e Vila Çertozës, s' ka folur kurrë për seks. Atje nuk ka seks. E shumta, akullore.
    Beppe Severninji, kronisti i "Korrierit", e ka shpjeguar në këtë mënyrë: "Vila Çertoza po fiton, në fantazitë kombëtare, një madhësi legjendare".

    Sandor Bondi, ministri i Kulturës, duke kërkuar të shpjegojë përsenë e nuditetit të Topolanek-ut, ish-Kryeministrit çek: "Bah...mendohuni që vila ndodhet pak metra larg detit. Një det, siç ju sigurisht e dini, i një bukurie absolute".
    Dell'Utri nuk ka mundur të mohojë që, tej akullores dhe picës, te vila ka gjithmonë edhe shumë goca të reja dhe të bukura që shëtisin, lahen, bëjnë dush dhe bëjnë performancat e tyre. Më e vështira për Berluskonin nuk do të jetë justifikimi i këtyre fotografive, që i ka gjykuar si "të kota". Problemi i vërtetë do të ishte ekzistenca e fotove të tjera më djegëse. "Berluskoni e di që ka një spiun në Vila Çertoza. Dikush e ka tradhtuar nga brenda, por nuk e di kush është", - shpjegon Marco Mostallino, një gazetar vendas. "Berluskoni beson që spiuni është një ndër rojet e sigurisë. Jo rastësisht ka akuzuar gruan e vet, nga gazeta e vëllait, se shkonte me një truproje".
    ***
    Vila Çertoza ruhet 24 orë mbi 24, nga ushtarakë dhe Karabinierë, sikur të ishte një kështjellë. Ndërkohë që ka edhe roje private që vijnë nga të katër anët. Silvio dhe vëllai, Paolo, kanë ndërtuar vilën gjatë viteve të para të nëntëdhjetës. Me kalimin e kohës e kanë transformuar në një shtëpi përrallash. Ironiku Severnjini ka shkruar te "Corriere della Sera", që një ditë dikush do shkruajë historinë e Vilës Çertoza. "Fleksibiliteti cinik italian, do të lejonte të tregohej shumë, nëse jo gjithçka. E vetmja pengesë do të jetë koherenca zyrtare. Politikanët, edhe ata që kanë më pak paragjykime, nuk janë akoma gati të pranojnë çfarë bëjnë, sepse kanë frikë se dikush do ta krahasonte me atë që thonë".


    Pergatiten per SH2, Iris Mihaj, Elton Xhanari

    ****


    Vila Certosa, Zapadu: "Kam mijëra foto të tjera"


    "700 fotot që më kanë sekuestruar nuk janë të vetmet që kam bërë. Nëse duhet të them gjithë të vërtetën, mes 2006-ës dhe 2009-ës, kam shkrepur 100 mijë fotografi. Fotot janë bërë në aeroportin e Olbias dhe brenda Vilës Certoza".
    Këtë ai e ka thënë për të përditshmen italiane "La Repubblica", fotografi që publikoi fotot skandal të Kryeministrit italian, Antonello Zappadu.
    "Do të thosha që janë foto politikisht të sikletshme. Mund t'u tregoj një: duhet të ketë qenë pranvera e vitit 2008 dhe në kopshtet e vilës zhvillohet një martesë false mes Berluskonit dhe një vajze. Ka tufa me lule dhe një grup tjetër vajzash përreth që duartrokasin të gëzuara", - tregon Zappadu, i cili flet dhe për shkrepje që kanë si imazh helikopterë dhe aeroplanë shtetërorë: "Kam foto të tjera, në të cilat duket se nga ata helikopterë zbresin dhjetëra vajza". Gjithashtu, fotografi ka thënë se fotot do të dalin shumë shpejt. Dhe jo në Itali".

    *****
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhuxhumaku : 13-06-2009 më 18:00
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    "Silvio duhet të bëjë si Sarkozi, i duhet një Zonjë e Parë në krah"

    "Silvio duhet të bëjë si Sarkozi, i duhet një Zonjë e Parë në krah"

    Tarak Ben Amar, aktor i qarqeve të financës së lartë, është mik personal i Berluskonit, Murdokut, Sarkozisë dhe i shumë shtetarëve të tjerë, producent i filmave të Spilbergut e Mel Gibsonit, nip i Burgibës, çlirimtarit të Tunizisë. Ai konfirmon se nuk po zhvillohet kurrfarë lufte mes Berluskonit e Murdokut dhe se nuk është ky i fundit nxitësi i sulmeve të ashpra me të cilat po përballet këto kohë Kryeministri italian.

    Dhe ju e besoni këtë?

    Po, Murdoku e di shumë mirë se monopolin e satelitit në Itali e ka vetëm falë Berluskonit. Të gjithë ishin kundër dhe prisnin një shkrirje Sky-Mediaset. Edhe bashkëpunëtorët e afërt i thanë Berluskonit se po dobësohej. Por ai këmbënguli se ishte e nevojshme hapja e tregut.

    Nuk ka të bëjë fakti se Murdok u nervozua kur Berluskoni ishte gati t‘i shiste "Mediaset"-in dhe më pas u tërhoq?

    Berluskoni nuk kishte ndërmend të shiste asgjë. Ishin bijtë ata që hynë në këtë lojë. Madje tani po zhvillohet një kompeticion mes tyre. Për më tepër, Murdok është modeli ku do donte të arrinte Berluskoni nëse nuk do kishte hyrë në politikë. Një "manjat global". Ndërsa Murdok, që e ndjek me obsesion politikën, do kish dashur me gjithë shpirt të kish qenë ai lloj shtetari që është Berluskoni. Ndryshimi është se Ruperti është shumë më i djathtë.

    A do të dalë dot Berluskoni nga kjo krizë?

    Aftësia e tij për të rezistuar dhe reaguar është e pazakontë. Gjatë këtyre javëve e kam takuar shpesh. E kam parë t‘u bëjë ballë sulmeve që do të ulnin në gjunjë këdo tjetër.

    Veronika ka shkruar se i shoqi nuk është mirë.

    Sigurisht që Silvio nuk është mirë. Është punëtor i palodhshëm, fle vetëm katër orë. Bën një jetë të tmerrshme që ka nevojë për pauza. "Sëmundja" e tij mund të jetë vetëm dëfrimi, lumturia, të qenit i rrethuar nga njerëzit që i pëlqejnë. Gjë që i mungon tani, pasi që kur martesa me Veronikën mori fund, është i vetëm.

    Kush e di ç‘ka hequr Veronika!

    Veronika nuk ka pasur kurrfarë problemi, pasi deri në çastin kur martesa funksiononte, deri para një-dy vjetësh, ishte shumë e lumtur. Nuk kam parë kurrë një çift aq të lumtur. Shkoja në vilën "Çertoza" me time shoqe dhe viheshin në siklet nga raporti i tyre: putheshin e përkëdheleshin gjithë kohës. Kur e njoha Silvion në vitin 1984...

    ...Në Hamamet, në një festë me vajza të reja, apo jo?

    E njoha në plazh me Kraksin dhe një mbrëmje më pas u bë kjo festë. Unë po xhiroja një film dhe solla me vete modele dhe aktore të mrekullueshme. Silvio mbeti pa mend. Por fliste vetëm për Veronikën dhe është mëkat që nuk e ka pasur vazhdimisht në krah, përveç vizitës së Klintonëve. Një grua aq e bukur, aq elegante, aq e zgjuar, është shumë e rëndësishme për një lider. Shikoni ç‘rol ka pasur Karla në rastin e Sarkozisë.

    Çfarë mendimi keni për Nikolas Sarkozi?

    Të shkëlqyer. Po vepron mirë, por në fillim dukej nervoz, i pamatur. Karla i erdhi në ndihmë, e afroi me intelektualët, një botë me të cilën nuk kishte kontakte. Dhe mund të përballet me çdo Zonjë të Parë, përfshi këtu edhe Mishel Obamën.

    Berluskoni duhet të veprojë si Sarkozi?

    Silvio sigurisht nuk ka nevojë për këshillat e mia. Por sigurisht që vetmia nuk e bën të ndihet mirë. Shpresoj që të dashurohet sa më shpejt me një grua që ta dojë siç ai dashuroi Veronikën dhe siç e dashuroi Veronika. Prania e një gruaje përkrah, është thelbësore për një mashkull aq të ndjeshëm karshi bukurisë, elegancës, talentit.

    Pallati Gracioli dhe vila "Çertoza" nuk janë frekuentuar shumë kohëve të fundit.

    Unë kam qenë dhe kam gjetur gjithnjë artistë e intelektualë të niveleve më të larta. Nuk më kanë zënë sytë asnjëherë ndonjë "vajzë shoqërimi". Kam qenë për darkë kohët e fundit, ishin edhe Karlo e Rosela, Emilio Fede dhe dy çifte, miq tanë, amerikanë e francezë. Ishte mbrëmje e mrekullueshme, me këngëtarë e artistë në zë. Pasi Silvio është estetist. E kërkon sensin e së bukurës në çdo detaj. Është i paaftë ta pranojë vulgaren.

    Por, ju miqtë, nuk e paralajmëronit dot që të mos fuste në shtëpi disa lloj njerëzish?

    Silvios i pëlqen pa masë të njohë njerëz të rinj. Është kjo natyra e tij: zbulimi, miqësia, aventura. Pa këtë kuriozitet nuk do ish bërë ai që është. Pastaj, askush prej atyre që e kritikojnë, nuk e zotëron autoritetin e duhur për t‘i dhënë leksione morali.

    Nuk bëhet fjalë për sjellje të një qytetari privat, por për numrin një të qeverisë.

    Por numri një i qeverisë nuk ka motiv të kërkojë falje për asgjë, vetëm në Itali një lider politik trajtohet në këtë mënyrë. Këtu, në Francë, nuk do të kishte ndodhur kurrë. Askush nuk ka shkruar një rresht për muajt kur Sarkozi mbeti i vetëm. Askush nuk ka shkruar një rresht për vitet kur Miteran rrinte me mikeshat në katin poshtë, ndërsa Daniela jetonte me mikun e vet në katin e sipërm. Vetëm italianët janë në gjendje të bëjnë sulme kaq të ashpra, është e palejueshme që shtypi të ndërmarrë sulme kaq të ashpra ndaj një njeriu që rezulton i pafajshëm. Ju duhet të bëni si Anjeli, që në vitin 1994, për hir të Italisë, iu kundërvu me brutalitet gazetave të huaja që flisnin keq për Berluskonin.

    Do të thonë se ju po e mbroni Kryeministrin ngaqë është vërtet në ditë të vështira.

    Nuk është në ditë të vështira. Është subjekt i një sulmi të planifikuar dhe vënë në veprim nga një grup editorial që vepron në marrëveshje me të majtën. Por sot, është protagonisti kryesor i politikës ndërkombëtare. Është njeriu që sheshoi mosmarrëveshjet mes administratës amerikane dhe asaj ruse, është njeriu që bindi shumë qeveri të ndërhynin për t‘u ardhur në ndihmë bankave, është ai që, bashkë me Sarkozinë, ndali tanket ruse vetëm pesë kilometra larg Tbilisit. Berluskoni nuk ka nevojë të mbrohet nga unë. Nuk jam zëdhënësi i tij. Kjo histori tërësisht italiane do të kalojë shpejt.

    Keni qenë edhe në festat e vilës "Çertoza"?

    Kam qenë gushtin e shkuar, për t‘u përgatitur për takimin që kisha me Gedafin një ditë më pas. Dhe Silvio organizoi për nderin tim një prej mbrëmjeve më të paharrueshme të jetës sime. Dhe mbrëmje të paharrueshme kam jetuar shumë, si në Kanë, ashtu edhe në Hollivud. Kishte organizuar një spektakël të vërtetë. Një balet rus në nivelin e Bolshoit. Muzikantë brazilianë. Këngëtarë të muzikës klasike. Ai vetë ishte regjisori, njeriu kyç i spektaklit, si në kohët e "Canale 5". Unë isha i ftuari i nderit dhe juria, në fund i dhashë çmimin e numrit më të mirë. Ndërsa ai kishte përgatitur dhurata për të gjithë: ora për burrat e bizhuteri për artistët.

    shqip
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    Sa shpejt e mire i kuptoni gjerat,prandaj mund te zgjidhni midis SALES e EDIT.

    Berluskoni i tha Sarkosiso te bera me grua,por te bera si grua.
    Ja tha ne shqipe te paster.

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Berluskoni "mbahet fort" ndërsa zgjerohet skandali i vajzave me pagesë

    Berluskoni "mbahet fort" ndërsa zgjerohet skandali i vajzave me pagesë

    Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, tha dje se do të mbahet fort ndaj skandalit gjithnjë në rritje mbi rekrutimet kundrejt pagesës së vajzave që merrnin pjesë nëpër festat e tij private. Tashmë në skenë ka dalë një bukuroshe e tretë, e cila konfirmon detaje nga një festë e zhvilluar nëntorin e shkuar gjatë së cilës, sipas mediave italiane, Berluskoni ka kryer marrëdhënie seksuale me një prej vajzave shoqëruese.

    Berluskoni këmbënguli dje se nuk kishte ndër mend të lejonte që skenat e stisura kundër tij ta shpërqendronin nga përmbushja e detyrave si Kryeministër i vendit. Por po dje, një tjetër vajzë nga qyteti i Barit, Luçia Rosini, konfirmoi detaje pikante nga një darkë e zhvilluar në rezidencën e Berluskonit më 4 nëntor të vitit të shkuar.

    Ndërkaq, e përditshmja italiane "Corriere Della Sera" bënte me dije se vajzat shoqëruese nuk u nënshtroheshin asnjë lloj kontrolli përpara se të hynin në pallatin "Gracioli", rezidenca e Berluskonit në kryeqytetin italian. Një fakt të tillë e pranuan vetë vajzat që kishin marrë pjesë në festën e 4 nëntorit përpara magjistratëve barezë, të cilët flasin tani për "akses të pakontrolluar" të këtyre shoqërueseve në ambientet e rezidencës së Berluskonit. Nga prokuroria italiane, një rrethanë e tillë konsiderohet "tepër shqetësuese" dhe tani po hetohet për të mësuar nëse të ftuarit e tjerë - përveç Patricia Adarios (një prej vajzave që ka pranuar se ka marrë pjesë kundrejt pagesës në festat e Kryeministrit dhe shoqeve të saja - kanë bërë fotografi apo xhirime në brendësi të pallatit "Gracioli". Në fakt, shqyrtimi i fakteve të reja, sipas prokurorisë italiane, ka të bëjë me zbulimin e "episodeve të reja të prostituimit".

    Bëhet gjithashtu me dije se sipërmarrësi Xhanpaolo Tarantini, njeriu që kontaktonte vajzat dhe bënte me to marrëveshjet për oraret dhe pagesat, nuk qe i vetmi në këtë rol. Prokurorët mendojnë se një rol kyç në rekrutimin e vajzave të shoqërimit ka luajtur edhe Terri De Nikolo, 40-vjeçare, me origjinë nga Bari dhe me banim në Milano. Edhe kjo tani është nën hetim nën të njëjtat akuza si ato të sipërmarrësit Tarantini. Detyra për zbardhjen e rrjetit të 40-vjeçares, kontakteve, parave të derdhura për t‘i shpënë vajzat e reja në Romë dhe në vilën "Çertoza", u është besuar hetuesve lombardezë.

    Emrat e bukurosheve që kanë marrë pjesë në festat e Kryeministrit po shumëfishohen, ashtu si edhe rrethanat për t‘u zbardhur nga autoritetet hetimore. Barbara Montereale, e cila për herë të parë kishte qenë në pallatin "Gracioli" më 4 nëntor, ka treguar se në mesin e janarit ka shkuar në Sardenjë, në vilën "Çertoza", bashkë me katër vajza të tjera dhe e vazhdon dëshminë duke pohuar se aty ka gjetur edhe shumë bukuroshe të tjera. "Berluskoni më dhuroi 10 mijë euro", u tregoi vajzave prokurorëve. E më pas është festa e Vitit të Ri në të cilën mori pjesë Noemi Leticia (një prej protagonisteve më të hershme të skandalit) me shoqen e saj, Roberta, bashkë me të paktën 20 vajza të tjera.

    Flitet për vajza të rekrutuara kundrejt pagesës në shumë qytete të Italisë, Milano, Padova, Bolonja, Leçe, Barleta. Njëra prej vajzave, pasi ka pranuar përpara hetuesve se është paguar për të marrë pjesë në rezidencën e Berluskonit në Romë, u ka kërkuar magjistratëve leje për t‘u larguar jashtë kufijve të Italisë "për pak kohë, pasi kam frikë për sigurinë time".

    Sipërmarrësi Tarantini nuk pranon në asnjë mënyrë se paratë që u janë paguar bukurosheve qenë çmimi për pjesëmarrjen e tyre në festa. Betohet se bëhet fjalë vetëm për mbulimin e shpenzimeve, por në prokurorinë italiane thonë se duke iu referuar përgjimeve telefonike është krejt e kundërta - fakt i konfirmuar edhe nga dëshmitë e vetë vajzave.

    Disa prej të rejave kanë pranuar se janë paguar me para në dorë. Sipas dëshmisë së Patricia D‘Adarios mësohet se për herën e parë që ka qenë në pallatin "Gracioli" - më 15 tetor të vitit 2008 - kishte rënë dakord të paguhej 2 mijë euro. Vajza u ka treguar hetuesve se "më dhanë vetëm 1 mijë euro, pasi nuk ndenja deri në fund të festës".

    Në dokumentacionin e procesit hetimor, sipërmarrësi Tarantini rezulton si personazh i joshur së tepërmi nga pushteti e mbi të gjitha tepër i interesuar për mbështetjen e kompanive të tij përmes favorizimeve që i sillnin kontaktet me politikanët e lartë, por edhe me ata lokalë. Një seri telefonatash përfshijnë në skandal edhe Alesandro Frizulon, eksponent i Partisë Demokratike italiane dhe me post kyç në nivel rajonal. Të dy kanë folur gjatë telefonatave mbi festat ku kishin ndër mend të ftonin edhe vajzat. Në një rast, sipërmarrësi e kishte ftuar në një shtëpi ku do të zhvilloheshin disa festa.

    Hetimet e zhvilluara e të kryera gjatë ditës së djeshme u shtrinë edhe më tej drejt shumave të parave që Tarantini, i vënë nën përgjim për shkelje në fushën e shëndetit publik, ka derdhur në formën e ryshfeteve për të marrë në këmbim favorizime për kompanitë e tij. Dyshohet se e ka maskuar rolin e tij, duke financuar disa evente politike. Po hetohet nëse ka qenë ai njeriu që ka paguar një darkë elektorale në fundin e marsit të vitit 2008 në Bari. Gjatë asaj mbrëmjeje u bë prezantimi zyrtar i kandidatëve për në Parlamentin italian, por merrnin pjesë edhe një numër i konsiderueshëm titullarësh nga kompani që operojnë në sektorin farmaceutik, industri ku sipërmarrësi është tepër aktiv.

    Në atë darkë merrte pjesë Alesandro Frizulo, por për pak minuta të pranishmëve iu bashkua edhe Masimo D‘Alema - i cili nuk ka njohje personale me Tarantinin. Dje, Patricia D‘Adaroi u dorëzoi autoriteteve hetimore italiane edhe disa kaseta të tjera me regjistrime të kryera ndërsa merrte pjesë nëpër festa, por për prokurorët edhe vetëm dëshmia e saj do të mjaftonte për të zbardhur gjithçka.

    shqip.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema të Ngjashme

  1. Nene Tereza: "Une jam nje pende ne doren e Zotit"
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-07-2006, 06:53
  2. Fatos Nano: "Une do te marr hak per gjithcka"
    Nga lis në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-04-2004, 06:55
  3. Britani: "Unë studentja që rrezikoj shkollën"
    Nga Shijaksi-London në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-09-2003, 04:51
  4. "Une, ti dhe Kasandra"
    Nga SwEeT-VLoNjaTe në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 13-04-2003, 17:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •