Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 57
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Berlusconi ne vesh te Sarkozit: "Unë të bëra me grua"

    "Unë të bëra me grua"


    » Dërguar më: 28/02/2009 - 13:22


    Unë të dhashë gruan tënde". Kjo do të kishte mbetur një batutë e pëshpëritur nga Silvio Berluskoni drejtuar Nikolas Sarkozisë, në një konferencë për shtyp, gjatë takimit të fundit mes dy liderëve në Romë. Do të ishte fshirë nga kujtesa e të dy zyrtarëve të lartë, nëse mediat nuk do ta kishin publikuar atë, duke nxitur një incident të vërtetë, mes Romës dhe Parisit. Presidenti Sarkozi, i nevrikosur në lidhje me këtë, ka shprehur pakënaqësinë e tij. Ndërsa, analistët dhe gazetarët thonë se gafa e re e Berluskonit mund të krijojnë një situatë të pakëndshme në marrëdhëniet mes Romës dhe Parisit.
    Incidenti
    Gjithçka ndodhi kur krye-ministri italian ndërpreu për pak sekonda presidentin francez, ndërsa ai po ilustronte rezultatet e samitit. "Unë dhe Silvio Berlusconi, - po shpjegonte në atë moment Sarkozy, - më në fund kemi arritur në një marrëveshje për ekuivalentimin e diplomave të shkollës së lartë... gjë që deri tani nuk kishte ndodhur..." Por, në këtë moment kryeministri ishte afruar, duke shqiptuar një frazë me zë të ulët, të cilën Sarkozi e përcolli me një buzëqeshje të detyruar. Presidenti francez iu rikthye me nxitim diskutimit të tij zyrtar, duke ia prerë shkurt: "Nuk jam i sigurt nëse duhet ta përsëris sërish".
    Batuta misterioze
    Por, batuta misterioze e ka nxitur median franceze të merret me përkthi-min e saj. Dje në mbrëmje, gjatë programit të tij të zakonshëm, "Le Grand Journal", Canal+ njoftoi se fjalët e sakta të Berluskonit ishin: "Unë të dhashë gruan tënde", frazë të cilën ai e kishte thënë duke i përzier të dy gjuhët, frëngjisht dhe italisht. Lidhja me shtetësinë italiane të Carla Bruni dhe trajtimi i saj si një mall eksporti, natyrisht nuk i ka pëlqyer Sarkozisë. Dhe, madje as prezantuesve francezë që kanë rindërtuar mbi këtë gafë një sërë batutash ironike, duke i dhënë Berkluskonit 'Oskarin e vulgaritetit'. Bruni, nga ana tjetër, nuk e kishte fshehur që është bezdisur edhe herë të tjera nga ajo që francezët e quajnë "humor fare jashtë teme" i kryeministrit italian. Më 8 nëntor, pasi kryeministri Berluskoni foli për nxirjen nga dielli të Obamës, Bruni deklaroi se ishte shumë e lumtur që kishte tashmë nënshtetësinë franceze. Pak kohë më parë, batutat e Berluskonit shkaktuan një incident të rëndë me Madridin zyrtar. Berluskoni tha se Spanja kishte "një kabinet qeveritar shumë rozë", menjëherë pasi kryeministri i Spanjës, Zapatero, prezantoi qeverinë e re. Disa vite më parë, Berluskoni deklaroi se kishte përdorur të gjitha aftësitë e tij si "play-boy" për të joshur presidenten e Finlandës, Tarja Halonen, vetëm e vetëm që të siguronte vendin e Italisë si Autoritet Alimentar në Bashkimin Evropian.

    gsh.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anëtarësuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Berluskonit i duket gjithmone sikur eshte ne Itali, ku me ndonje batute , ben leve mbi emocionet e njerezve , duke u rrembyer simpatine atyre. Gjithe arti i tij ne keto mekanizma qendron dhe duke ju shmangur problemeve reale, por jo gjithmone te tjeret jane te sinkronizuar ne sensin e tij te humorizmit. Nje deshtim i tij qe lavderirmi qe i beri ish presidentit amerikan Bush, per ekonomine pa kurre fare rregullash, dhe cudi qe se kane qelluar me kepuce, ku me siguri do ti benin nje statuje!
    Bile edhe kur e pyeten (Ne USA) , kur qe i semure, se cfare i bente alergji - ai tha: E majta italiane !
    KJo batute nuk eshte se beri ndonje efekt kushedi se cfare! S ma merr mendja te zgjidhen ,problemet me mekanizma te tille komunikimi! Megjithate ,gjithe gjenia e Berluskonit atje qendron : tek arti i komunikimit!
    Edhe , kur shkon, ne Shqiperi, me ato qe degjon atje, duket sikur shkon me shume per punet e tij private ,se sa per te na ndihmuar sinqerisht. Po ku ta dish, ndoshta, sekrete madhore!
    Ndryshuar për herë të fundit nga brandon : 28-02-2009 më 12:45
    La vida es un carnaval

  3. #3
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    hahahahahahaha i modh osht berluskoni hahahahahahahahahaha. si i tha per obamen osht i nxir ka djelli hahahahahaha
    no glove no love

  4. #4
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    O xhu, si ka mundesi qe ne çdo postim te tendim te permenden "grate"
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    perle,

    sa me lexonke mi



    ke harru me shtu,

    te botes ....

    lol
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anëtarësuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Citim Postuar më parë nga TikTak Lexo Postimin
    hahahahahahaha i modh osht berluskoni hahahahahahahahahaha. si i tha per obamen osht i nxir ka djelli hahahahahaha
    S ke ci thua, gjeni eshte ! Artist , per gallate ! Si thone kote , humori te zgjat jeten
    La vida es un carnaval

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    Citim Postuar më parë nga TikTak Lexo Postimin
    hahahahahahaha i modh osht berluskoni hahahahahahahahahaha. si i tha per obamen osht i nxir ka djelli hahahahahaha
    O Tiko po Obama perdor ala furnell me vejgur mer.....lene sec thot Berluskoni ,nga dilli ...hahahahah
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

  8. #8
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Te botes patjeter , zona jote eshte e minuar
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    zogu do te te gjej nji burr

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #10
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Kam kontaktuar me berluskonin xhu, jam ne pritje te prgj

    Mqs i shkokan mbleserite prandaja
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nene Tereza: "Une jam nje pende ne doren e Zotit"
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-07-2006, 06:53
  2. Fatos Nano: "Une do te marr hak per gjithcka"
    Nga lis në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-04-2004, 06:55
  3. Britani: "Unë studentja që rrezikoj shkollën"
    Nga Shijaksi-London në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-09-2003, 04:51
  4. "Une, ti dhe Kasandra"
    Nga SwEeT-VLoNjaTe në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 13-04-2003, 17:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •