Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    A thua emri ta ndryshon te ardhmen?

    Nje teme sa aktuale aq edhe interesante per momentin,mendoj se do te jete ne interes qe edhe ne te kontribuojme ne zhdukjen e kesaj te keqje qe per dite e me shume po godit shume te reja shqipetare,te cilat jane bredhese te rrugeve te metropoleve Europiane.


    Rrefimi i prostitutes: Ndryshoj emrin dhe te ardhmen time

    Aurora K. nga Gramshi, pas prostituimit te detyruar ne France dhe Itali, braktis edhe vendlindjen dhe vendos te jetoje ne Elbasan. Duke iu drejtuar Keshillit Bashkiak, vendosi te ndryshoje emrin dhe me kursimet e punes ne perendim, arrin te bleje nje apartament te ri

    Pas 5 vjetesh prostituimi te detyruar ne vendet perendimore, nje vajze nga Gramshi, ka vendosur te rikthehet ne jeten normale, larg vendlindjes se saj. Aurora K. eshte vajza nga nje fshat i Gramshit, qe ka vendosur te beje disa hapa rrenjesore per te permiresuar pjesen tjeter te jetes dhe imazhin e saj. Dhe si hap te pare, ka zgjedhur nderrimin e plote te emirt dhe mbiemrit te saj. Nje shtepi e re me kursimet e nje prostitute dhe nje minibisnes, jane ato cka Aurora ka arritur te realizoje, me qellim, integrimin sic vete thekson, "ne nje jete si gjithe te tjeret". Prej pese vjetesh, vajza gramshiote, ka bere prostituten ne France dhe Itali. Ajo tregon se eshte perdorur nga nje tutor nga qyteti i Fierit qe kur ishte 17 vjece. "U largova ne pranveren e vitit '98 dhe e kaluam detin me gomone. Per 1 vit e gjysme qendruam ne periferi te Torinos me tutorin tim te pare, nga Fieri". Vajza tregon se per 20 muaj beri prostituten dhe ne Bordo te Frances. Por pas problemeve te shumta me policine, u detyruan te rikthehen ne Itali. "Kete rradhe jo me ne Torino por ne Milano", - pohon 23 vjecarja. Pasi arrin te shkeputet nga tutori i dyte, vajza mendon me shume per te ardhmen e saj, po as stresit disa vjecar. "Vendosa te punoj per te ndertuar nje jete me te mire per vete, pas viteve te erreta te prostituimit". Pak muaj me pare vendos te braktise gjithcka dhe perfundon ne Shqiperi. "Per shume arsye nuk mund te kthehem ne vendlindjen time. Ndaj kam vendosur qe nje apartament ketu ne nje pallat te ri, te kem si strehen time te nje jete te re". Keshtu shprehet vajza qe deri dje bente prostituten duke nxjerre fitime per tutoret e me pas, duke i shpetuar rrjeteve te njohura trafikante. Aurora thote se shume shpejt do te kete nje emer te ri. Kete e ka ne vendimin e rradhes dhe Keshilli Bashkiak qe aprovon ndryshimet e emrave. "Jam duke blere nje dyqan te vogel e atje do te shes kinkaleri te ndryshme sa per te jetuar normalisht". Ky do te jete profesioni pasardhes i Aurores 23 vjecare ne Elbasan, "larg perfoljeve ne fshatin tim". "Jam e sigurt se do te arrij qe kete jete te re qe nisa, ta afroj ne rradhen e te tjereve, duek jetuar me perkushtim ndaj familjes". Fatos Salliu
    ------------------------
    ----------------------------
    Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Once a whore , always a whore...
    Ose me bukur shqip:
    ujku qimen e nderon po zakonin se harron.
    Summertime baby!

  3. #3
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Nuk eshte mire te paragjykosh! Aurora mund te jete detyruar te ushtroje profesionin si shume te tjera. E rendesishme eshte qe ajo eshte kthyer ne normalitet. Ajo eshte pjese e shoqerise dhe shoqeria duhet ta pranoje edhe me identitetin real! Gjithsesi eshte e drejta e saj te perfaqesoje identitetin e ri!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Mina, une nuk po e diskutoj fare te drejten e saj per te kerkuar nje rruge tjeter jete...po viji veshin kesaj...prostitute mund te punosh "e detyruar" per nje muaj, per dy muaj...dhe po te kerkosh sa duhet, po qe se e ndien veten te poshteruar nga ajo qe po ben, e gjen menyren per tu shkeputur.
    Po jo te prostituosh per 5 vjet, edhe pastaj te behesh grua e ndershme, te fillosh jete te re me identitet te ri.
    Nejse, zgjidhja e saj eshte e pelqyeshme vetem ne nje aspekt, se ato pare qe i beri ne Itali e France, do ti shpenzoje ne Shqiperi
    Summertime baby!

  5. #5
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Kam bindjen se asnje femer nuk eshte e kenaqur nga ky profesion! Per nje arsye apo per nje tjeter, i nenshtrohesh ketij profesioni por tani ky eshte fakt dhe perpara ketij fakti ka dy rruge: e para, ta lejojme te jetoje dhe e dyta, t`i marrim jeten. Ka nga ato femra qe kerkojne te shkeputen nga kthetrat e tutoreve por jane masakruar dhe kane perfunduar ne kadaver. Nuk mund ta gjykosh tjetrin keshtu! Ka plot gra "te ndershme" qe prostituojne. Diferenca qendron ne faktin qe jane te zonjat dhe ia dalin mbane.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Asnje prostitute nuk eshte e kenaqur me profesionin qe ben, per kete jam i bindur, aq sa nuk eshte i kenaqur nje djale i ri, me universitet, qe punon ne ndertim.

    Te gjitha sa i thashe i thashe me kuptimin se ajo nuk mund te filloje nje jete te re jashte jetes se prostitutes. Nuk do jete me prostitute (sic ne e perkufizojme termin)ate po... por gjithmone sa here te hase ne veshtiresi, sa here ta ndjeje veten ngushte do i kthehet menyrave te "te dalit nga situata" me te cilat jetoi 5 VJET.
    Nuk mendoj se po paragjykoj, po "pas gjykoj".
    Summertime baby!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Ja edhe ana tjeter e medaljes se prostirucionit ne vendin ton naga ana e tutoreve shqipetar.

    I pandehuri thotė se vajza e ka denoncuar vetėm sepse ai nuk e mori atė pėr nuse por norvegjezen

    Viktima e prostitucionit denoncon kėrcėnimet e Zykollarit

    Alma Ēuka
    TIRANĖ – I pandehuri Emiliano Zykollari dhe vajza e mashtruar prej tij me qėllim shfrytėzim prostitucioni janė pėrballur me njėri-tjetrin nė gjykatėn e Tiranės, gjatė ditės sė djeshme. Pėr mė shumė se njė orė e tridhjetė minuta vajza ka denoncuar direkt nė sallėn e gjyqit tė pandehurin Zykollari, duke thėnė se ai e ka dėrguar nė Greqi qysh nė vitin 1995 dhe e ka shfrytėzuar si prostitutė pėr njė kohė tė gjatė.Vajza ėshtė shprehur se pas Greqisė i pandehuri e ka dėrguar nė Itali. Pa u trembur nga tutori i saj,e dėmtuara ėshtė shprehur se nė Itali punonte me orare tė zgjatura, nga ora katėr e pasdites deri nė mesnatė. Fitonte nė ditė 1500 deri 2000 lireta, fitime kėto qė ia dorėzonte nė dorė tė gjitha Emilianos. Ndėrsa ky i premtonte asaj se do tė fejoheshin kur tė ktheheshin nė Tiranė. Deri nė vitin 1999 vajza ka punuar pėr llogari tė tė pandehurit dhe pas kėtij viti janė nisur pėr nė Norvegji. Nė kėtė shtet, sipas deklarimeve tė vajzės, ajo nuk ka ushtruar profesionin e prostitutės. Para gjykatės vajza u shpreh se nė Norvegji kishte rregulla tė forta dhe nuk mund tė punoje si prostitutė. Gjatė vitit 2002 vajza vjen nga Norvegjia nė Shqipėri, pasi familja i kėrkoi tė merrte pjesė nė dasmėn e sė motrės. Pak ditė mė vonė, ajo i ėshtė drejtuar policisė pėr tė bėrė kallėzim ndaj personit qė e shfrytėzoi si prostitutė dhe nuk e mbajti premtimin pėr ta marrė pėr nuse. Por para gjykatės vajza ėshtė shprehur se e ka denoncuar tė pandehurin nė polici jo sepse ai nuk e mori pėr nuse, por se Zykollari e kishte kėrcėnuar se do t’i ēonte edhe tė motrėn jashtė shtetit, pėr ta shfrytėzuar mė pas pėr prostitucion. Sipas saj, tutori e kishte kėrcėnuar se do t’u bėnte keq edhe pjesėtarėve tė tjerė tė familjes. Emiljano Zykollari nuk e ka pranuar dėshminė e vajzės. Ai u shpreh para gjykatės se vajza qė pretendon se ėshtė e dėmtuar nga shfrytėzimi i prostitucionit e ka denoncuar vetėm se nuk e mori pėr nuse. I pandehuri u shpreh se vajza ėshtė bėrė xheloze pėr martesėn qė ka bėrė ai me njė shtetase nga Norvegjia. Vajza tha se nuk mund tė bėhej xheloze pėr njė grua 60 vjeēe me tė cilėn i pandehuri ka bėrė njė martesė fiktive vetėm pėr tė nxjerrė dokumentet. Mė pas vajza iu pėrgjigj edhe pyetjes sė bėrė nga avokati i tė pandehurit, Neshat Fana, i cili kėrkonte tė dinte pėrse vajza nuk e bėri kallėzimin qė nė vitin 1995, vit nė tė cilin ajo filloi tė punonte si prostitutė. E dėmtuara u pėrgjigj se e bėri tani denoncimin, pasi ka filluar tė besojė se shteti ėshtė disi i forcuar dhe do tė japė njė dėnim mė tė ashpėr pėr njeriun qė e shfrytėzoi nė disa vende. Emiliano Zykollari, akuzohet se ka shfrytėzuar pėr prostitucion nė tre shtete njė vajzė nga Tirana me inicialet A. V. Ai ėshtė me origjinė nga Korēa por prej disa vitesh jeton nė Tiranė. Tashmė me paratė e fituara ai ka ndėrtuar njė vilė pėrballė “Misto Mame”-s. Ndėrsa kėtij tė pandehuri nuk i mbetet gjė tjetėr vetėm tė kėrkojė gjykim tė shkurtuar pėr akuzėn e rėndė dhe tė pėrfitojė nga masa e dėnimit uljen prej 1/3. Sigurimin e provės para gjykatės e kėrkuan prokurorėt Enrik Ligori dhe Julin Papa, tė cilėt dje bėnė edhe pyetjet kryesore ndaj vajzės sė dėmtuar.
    ---------------------
    ----------------------
    Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  8. #8
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    Turp mer.... Ca bejne cunat shqipetare keshtu mer...puuuuu

    Po neve kemi nje shtet LESHI...shtet qe une e UL deri...ne Piken me te fundit prandaj bejne keto keshtu!!

    Gjynaf...keto Goca!!

    Ika une iher Ciao!
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  9. #9
    maniac AMORPHIS fan Maska e Jeans-boy
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    239
    Mund te thuash cfare beri Aurora ndaj atyre qe e kishin perdorur?Nese i ka kalbur burgjeve i uroj gjithe te mirat.
    ...niente che amassi di piu'...

  10. #10
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Sa per titullin e temes pergjigja ime eshte; Patjeter qe ta ndryshon, si s'ta ndryshon, ta ndryshon qe ēke me te, oj te ndryshuar o te keqen, si or jo, ka te ngjare qe po, me duket e mundur, gjasat jane te tilla, e besoj, pooooooooooo!

    Shembuj kemi me dhjetra; Picasso, Madonna, Sofia Loren, Nene Tereza, ne te gjitha keto raste emri ka pasur nje ndikim jo te vogel ne karieren e ketyre personave.
    Sepse ta kesh sot emrin Hajrie ose Hajdar, ka gjasa ngel pa martu.

    Tashti kuptohet qe titulli temes (si pothuaj shpesh) nuk i pershtatet mbrendise se saj dhe as qellimit te autorit te saj. Ky qellim eshte thjesht moral. Per te nje kurve ose prostitute (emri profesional) eshte e pariparushme, ajo ngelet gjithnje e tille, pra nje femer pa vlere. Cinxamite (emer i nje zogu te vogel ferre) e tjere ja mbeshtesin idene gjithe zjarr, e jarge, e eksitim.
    Kush me thote nga ju, pse nje femer (e ndershme) qe ja hyp per dite veē burri saj, eshte me e mire se nje tjeter femer (e pandershme) qe ja hypin per dite burra te ndryshem.
    Hajt pra, ne studim per ta gjet pergjigjen e duhur.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Libri ndryshon mėndjen, mėndja ndyshon botėn.
    Nga Apolloni31 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-02-2009, 16:59
  2. Ē'ėshtė Krishti?
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-07-2006, 17:18
  3. Raporti me te ardhmen
    Nga anuke nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 21-03-2006, 11:41
  4. Edi Rama, premton pėr tė ardhmen?
    Nga tani_26 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 20-10-2005, 20:08
  5. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 03-01-2003, 11:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •