Dhikri duhet të bëhet në heshtje sepse kështu na ka urdhëruar Allahu xh.sh. në Kur’an:
7:55. Luteni Zotin tuaj të përulur e në heshtje, pse Ai nuk i do ata që e teprojnë.
7:205. Ti përmende Zotin tënd në vete (heshtas), me respekt e me dro, jo me shprehje të larta, (përmende) në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bër prej atyre që nuk kanë kujdes.
Këto ajete duhet ti mbajmë në mend të gjithë dhe ti zbatojmë, sepse nëse ne e bëjmë dhikrin me zë në këtë mënyrë i ngjajmë të krishterëve të cilat në kishat e tyre këndojnë me zë: “Hallellujah hallellujah hallellujah”!
Gjithashtu nëse e bëjmë dhikrin me zë atëherë do ta pengojmë vëllanë tonë Musliman që e kemi afër dhe në këtë mënyrë nuk e lejmë t’i përkushtohet Zotit plotësisht siç na urdhëron Kur’ani:
73:8. Po ti përmende Zotin tënd dhe plotësisht përkushtoju Atij!
Kemi edhe raste kur pas faljes së namazit njerëzit largohen menjëherë nga Xhamia pa e bërë dhikrin.
Kurse dhikri pas namazit nuk merr kohë më shumë se 5 minuta dhe e kemi obligim siç thuhet në Kur’an:
4:103. Kur të kryeni namazin përmendeni All-llahun, kur jeni në këmbë, ulur, të mbështetur...
Krijoni Kontakt