Nė studimin historiko-juridik tė Uran Butkės shfaqet lakuriq njė pushtet kriminal terrorist
"Bomba nė Ambasadėn Sovjetike", si u pėrgatitėn listat e vdekjes
Mė 19 shkurt 1951, nė orėn 17 e 47 minuta u hodh nė oborrrin e ndėrtesės sė Ambasadės Sovjetike njė sasi e vogėl dinamiti me potencial tė reduktuar. Njė krisje e fortė dhe disa xhama tė thyer. Asgjė mė shumė. Alarm nė Ministrinė e Brendshme dhe nė qarqet e larta politike tė Tiranės. Shqetėsim nė Ambasadėn Sovjetike nė Tiranė dhe nė Ministrinė e Jashtme tė BS.
Njė javė mė vonė, Tirana dhe gjithė Shqipėria do tė tronditej nga masakra e natės sė 26 shkurtit 1951, tė cilėn historiani Uran Butka (autor i librit mė tė fundit tė tij "Bombė nė Ambasadėn Sovjetike") me tė drejtė e cilėsi si ngjarjen mė tipike tė krimeve tė komunizmit e njėherėsh mė kundėrligjore dhe mė me pa precedent nė historinė e legjislacionit shqiptar e tė huaj.
Nėpėrmjet kėtij libri tė konsideruar si "Studim historiko-juridik", gjithkush mėson se si shfaqet lakuriq njė pushtet kriminal terrorist, qė nuk respekton as legjislacionin qė ka hartuar vetė. Duke iu referuar burimeve historike dhe arkivore Prof. Uran Butka shprehet nė kėtė libėr se, si ish-ministri i Brendshėm, Mehmet Shehu, njė ditė pas kėsaj ngjarje tė sajuar, nė seancėn e datės 20 shkurt 1951, gjatė raportimit nė Byronė Politike tė KQ tė PPSH do ta konsideronte kėtė ngjarje politike "tė kalibrit tė madh", bile mė e madhe se njė atentat qė mund tė bėhej kundėr nomenklaturės sė kuqe.
"Ministri i Brendshėm kėrkoi nga Byroja Politike qė arrestimet tė bėheshin qysh atė natė, pa u bėrė hetime pėr ngjarjen dhe pa gjetur provat e personat e pandehur. Ai kėrkoi qė tė arrestoheshin menjėherė 100 ose 150 vetė, nga tė cilėt 10 ose 15 mė tė rėndėsishmit tė pushkatoheshin pa gjyq. Ky terrorizėm shtetėror ishte nė natyrėn e shtetit totalitar komunist, qė kishte marrė fuqinė me krime e me gjak dhe kėrkonte ta mbante me terror dhe masakra", shprehet Butka nė librin "Bombė nė Ambasadėn Sovjetike". Ky ishte sipas tij edhe motivimi politik i kupolės komuniste pėr masakrėn me pretektstin e "bombės" nė Ambasadėn Sovjetike. Dhe arrestimet qė u kryen mė datėn 20-23 shkurt 1951, mandej pushkatimet dhe burgimet, tė cilat, ndonėse u bėnė pėr shkak tė hedhjes sė njė sasie tė vogėl dinamiti nė Ambasadėn Sovjetike nė Tiranė, mė 19 shkurt, ora 17.45, nuk kishin asnjė lidhje me kėtė incident dhe asnjė lidhje me ndonjė akt tjetėr terrorist. Kėto ishin arrestime dhe dėnime politike, pėrgatitur qysh mė parė nga Sigurimi i Shtetit dhe Ministria e Brendshme dhe tė urdhėruara nga Byroja Politike e KQ tė PPSH.
Gjatė promovimit tė librit "Bombė nė Ambasadėn Sovjetike" qė u organizua dje nga familjarė tė viktimave nė sallėn e madhe tė Muzeut Historik Kombėtare, autori i tij Uran Butka provoi se, arrestimet u bėnė mbi listat e vdekjes, tė parapėrgatitura nga Sigurimi i Shtetit nė Ministrinė e Brendshme.
"Lista e parė, e pėrgatitur nga sektori i parė i Drejtorisė sė Sigurimit, me kryetar Pilo Shanto, mban titullin tronditės: Personat e arrestuar qė propozohen pėr t'u .. (Mbi pikat, titullarėt mund tė shkruanin ē'tė dėshironin: pėr t'u pushkatuar, pėr t'u burgosur etj). Nga kjo listė e gjatė, krerėt e Ministrisė sė Brendshme zgjodhėn dhe shėnuan me kryq emrat e Tefik Shehut, Hekuran Trokės, Lluka Rashkoviē, Haki Kodrės, Thoma Katundit, Mehmet Ali Shkupit, Gjon Temalit, Fadil Dizdarit dhe Pandeli Novės.
Lista e dytė, e pėrgatitur nė sektorin e dytė tė Sigurimit nga drejtori, kapiteni i parė, Rasim Dedja, pėrmbante tetė propozime, nga tė cilat u pėrzgjodhėn pėr t'u pushkatuar, duke u shėnjuar me nga njė kryq pėrbri emrit: Ali Qoraliu, Zyhdi Herri, Gafurr Jegeni, Petro Konomi, Jonuz Kaceli dhe Sabiha Kasimati.
Lista e tretė e parapėrgatitur nė sektorin III tė Sigurimit nga major Edip Ēuēi, ka titullin vrasės: Lista e elementit qė propozohet pėr t'u dėnuar me vdekje.
Kryetari i Sektorit III tė Sigurimit mund t'i propozonte prokurorisė e Gjykatės t'i gjykonte e dėnonte sipas fajeve qė duhet tė provoheshin, por jo ta vendoste vetė dėnimin me vdekje! Sigurimi i Shtetit ishte vendosur mbi organet e drejtėsisė, tė cilat kishin mbetur formale dhe zbatonin verbėrisht urdhėrat e vendimet e Ministrisė sė Brendshme. Njė shtet policor, mė kriminali nė gjithė vendet komuniste tė Lindjes.
Nga lista e tretė, e hartuar mė 22. 2. 1951, u pėrzgjodhėn pėr t'u pushkatuar: Pjerrin Guraziu, Qemal Kasaruho, Anton Delhysa, Niko Lezo, Myftar Jegeni, Manush Peshkėpia.
Emrat e Sabiha Kasimatit, Reiz Selfos, Qemal Kosoruhos dhe Manush Peshkėpisė, u vendosėn nė listat e pushkatimit nga Enver Hoxha, i cili i njihte mirė personalisht.
Akuza e Prokurorit ushtarak, Siri Ēarēani, mban datėn 25.2.1951 dhe pėrmban akuzėn: Janė vėnė nė shėrbim tė spiunazheve tė huaja imperialiste; janė bėrė anėtarė tė njė organizate terroriste. Kanė propaganduar rrėzimin me dhunė tė pushtetit popullor dhe kanė hedhur parrulla pro shpėrthimit tė njė lufte tė re nga ana e imperialistėve amerikano - anglezė e satelitėve tė tyre", shprehet Butka. Pas analizės juridike tė fakteve, ai provon se "Akuza ėshtė kolektive, pėr tė gjithė e njėjta akuzė, ndonėse tė akuzuarit, siē ėshtė provuar edhe nė hetuesi - nuk kanė asnjė lidhje apo bashkėpunim me njėri-tjetrin; nuk janė pjestarė tė ndonjė organizate politike apo terroriste; nuk kanė pasur asnjė aktivitet pėr akuza tė tilla". Duke iu referuar gjyqeve tė para politike tė vitit 1945, Prof. Butka shprehet se, "nuk ka pasur asnjė rast tė tillė tė ngjashėm, ndonėse tė pandehurit i kanė pėrfshirė nė grupe armiqėsore, por pėr secilin janė dhėnė akuza e prova tė veēanta. Ndėrsa nė vitin 1951, kemi njė akuzė tė pėrgjithshme me tri reshta, asnjėrit nuk i pėrmendet akuza pėr pjesėmarrje ose dijeni pėr ndonjė akt terrorist, aq mė pak pėr bombėn nė Ambasadėn Sovjetike - pėr shkak tė sė cilės u arrestuan".
Dėshmi tronditėse tė vetė prokurorėve e gjykatėsve tė asaj kohe se si ekzekutuan pa gjyq 22 intelektualėt e pafajshėm
Absurdi: Gjykoheshin njerėz qė ishin vrarė njė ditė mė parė dhe nuk ekzistonin fizikisht
Nė librin e tij "Bombė nė Ambasadėn Sovjetike", Uran Butka sjell dėshmi tronditėse tė vetė prokurorėve e gjykatėsve tė asaj kohe, se si u sajuan akuzat dhe si u ekzekutuan pa gjyq 22 intelektualėt e pafajshėm. Le t'iu referohemi disa fakteve.
Siri Ēarēani dėshmon: "Unė kur kam nėnshkruar aktakuzėn, nuk kam pasur dosje hetimi tė dėrguar nga Drejtoria e Sigurimit tė Shtetit. Personat qė kanė emrat nė aktakuzė, unė nuk i kam njohur fare dhe si prokuror nuk kam marrė pjesė nė hetimet qė zhvillonte Sigurimi i Shtetit. Unė nuk i kam lexuar dhe as i kam parė proces verbalet e marrjes nė pyetje tė tė pandehurve dhe as ndonjė material tjetėr tė dosjes hetimore. Pasi nėnshkrova aktakuzėn, mė duket se ia kam dhėnė Sotirit dhe se ku ka pėrfunduar ajo nuk e di. Pėr dijeninė time, Gjykata e Lartė Ushtarake nuk ka zhvilluar gjyq ndaj kėtyre tė pandehurve". Nga kėto pohime tė mėvonshme tė Siri Ēarēanit, rezulton se ai nuk e ka hartuar akt akuzėn, po e ka nėnshkruar atė qė i ėshtė servirur nga Ministria e Brendshme. Nuk ka parė dosje hetimore, nuk ka marrė pjesė nė hetime, madje nuk i ka njohur kurrė viktimat. Dhe ajo ēka ėshtė thagmė, ėshtė pohimi i tij se "nuk ėshtė zhvilluar gjyq ndaj kėtyre tė pandehurve".
Akuza e prokurorit ushtarak ėshtė e mbėshtetur nė nenet 2, 3,7 dhe 8 tė ligjit nr. 372 datė 12.12.1946. Mirėpo, sipas kėtij ligji dhe legjislacionit nė fuqi, nuk janė respektuar e kryer proēedurat ligjore, po janė shkelur skajshmėrisht e anashkaluar ato.
Me aktakuzėn e datės 25.02.1951 tė prokurorit, tė gjithė tė akuzuarit janė dėrguar pėr gjykim nė Gjykatėn e Lartė Ushtarake nėn akuzėn e parapėrgatitur "pėr faje kundėr popullit e shtetit". Siē rezulton nga aktet e dosjes hetimore, asnjėrit tė tė pandehurve nuk u ėshtė komunikuar ndonjė akuzė; nuk ėshtė bėrė ndonjė proces hetimor ndaj tyre me pėrjashtim tė Gjon Temalit, qė ėshtė pyetur nga seksioni i Sigurimit tė Shtetit (edhe nė kėtė rast nuk i ėshtė komunikuar atij ndonjė akuzė konkrete, por vetėm thuhet "mbi akuzėn qė i atribuohet".) Procesverbali i hetimit nuk ėshtė firmosur as nga i akuzuari as nga hetuesat qė e kanė marrė nė pyetje. Asnjė provė nuk e ka shoqėruar tė ashuquajturin hetim ndaj 22 intelektualėve tė pafajshėm. Kjo, shprehet historiani Butka e bėn hetimin inekzistent dhe tė gjitha veprimet tė kundraligjshme. Gjykata Ushtarake me kryetar nėn kolonel Shuaip Panariti dhe anėtar kapiteni i parė Vangjel Kocani dhe kapiten i parė Nonda Papuli, e ka filluar shqyrtimin e ēėshtjes mė 26.02.1951 (sipas vendimit tė kėsaj gjykate qė mban datėn datėn 27.02.1951) dhe ėshtė shprehur pėr dėnimin e tė gjithė tė akuzuarve me vdekje - me pushkatim, duke u bazuar po nė Ligjin 372 datė 12.2.1946. Ky gjykim, nėse ėshtė bėrė, ėshtė tėrėsisht i kundėrligjshėm, sepse nuk janė pyetur fare tė pandehurit, nuk ėshtė hetuar gjatė gjykimit, nuk ka pasur dėshmitarė e ballafaqim, nuk janė paraqitur prova, nuk ėshtė lejuar prokurori dhe as apelimi. "Ky vendim ėshtė i formės sė prerė dhe i ekzekutueshėm menjėherė shprehet gjykata nė fund tė vendimit". Nė fund ėshtė firmosur nga kryetari dhe Vangjel Kocani dhe nuk ėshtė firmosur nga anėtari i Gjykatės Nonda Papuli, dhe sekretari Hidaji Bejo. Pra, procesverbali ka mbetur i pafirmosur plotėsisht. Tė gjitha kėto e bėjnė gjyqin, nėse ėshtė kryer, tė kundėrligjshėm.
Krahas proēesverbalit e vendimit qė pėrshkruam mė lart, datė 27.2.'51 mbėshtetur mbi Ligjin 372, datė 12.12.'46 nė dosjen gjyqėsore, ekziston edhe njė proēesverbal tjetėr -vendimi, po me datėn 27.2.'51, pa numėr vendimi e pa numėr protokolli, qė gjykon tė akuzuarit, por mbi bazėn e ligjit tė ri "Mbi gjykimin e organizatave terroriste", qė ishte dekretuar njė ditė mė parė, mė datė 26.2.'51, por qė u miratua mė 5 mars 1951 nga Kėshilli i Ministrave pėr t'u bėrė i zbatueshėm. Pra, viktimat u "gjykuan" dhe u pushkatuan nė mesnatėn e datės 26 shkurt, kur dekreti u miratua mė datėn 5 mars, ndėrkohė qė s'ishte botuar ende nė Fletoren Zyrtare! Absurdi i kėtij gjykimi, nėse ėshtė bėrė, por qė "dokumentohet" nga ky proēesverbal i falsifikuar, qėndron nė faktin tragjik, se tė akuzuarit nuk ekzistonin mė, ata ishin vrarė nė mesnatėn e datės 26.2.51 dhe ishin hedhur - tė lidhur me tela me gjemba, nė njė gropė tė pėrbashkėt buzė lumit tė Erzenit, pranė urės sė Beshirit. Madje, njėri prej tyre, Jonuz Kaceli, ishte vrarė mė parė gjatė torturave nė birucat e Sigurimit tė Shtetit. Pra, "gjykoheshin" njerėz qė ishin vrarė njė ditė mė parė dhe nuk ekzistonin fizikisht, si nė njė teatėr absurd dhe proēesverbali u hartua tė nesėrmen nė datė 27.2.'51, pas ekzekutimit tė tyre, siē ėshtė vėrtetuar plotėsisht mė vonė.
Rasim Dedja, kryetar i sektorit tė dytė tė Sigurumit tė Shtetit, dėshmon: "Gjatė pyetjes sė tė pandehurve nga ana e hetuesve tė ngarkuar me kėtė ēėshtje, shumica e tė cilėve ishin operativė tė Sigurimit, janė mbajtur shėnime dhe nuk janė mbajtur procesverbale tė rregullta nė pozitėn e tė pandehurit dhe hetuesit. ...Pėr pushkatimin e kėtyre personave nuk ėshtė bėrė gjyq dhe kėtė e them, pasi nga pyetjet qė bėheshin nė zyrat e Ministrisė sė Brendshme, ata janė ēuar direkt nė vendin e pushkatimit dhe nuk u ėshtė lėnė kohė pėr gjykimin e ēėshtjes " ( Nga dėshmitė e Rasim Dedes, 19.11.1993)
Po ē'ishte ligji i ri mbi gjykimin e organizatave terroriste. E para s'ishte ligj - sepse nuk u miratua nė Parlament (Kuvendin Popullor). Ishte njė dekret - i formuluar nga Ministria e Brendshme dhe i firmosur nė ditėn e pushkatimit nga Presidenti i Republikės, Omer Nishani dhe Sekretari, Sami Baholli. Ky dekret u hartua menjėherė pėr tė justifikuar vrasjet e paligjshme tė 22 viktimave. Dihet se arrestimi dhe pushkatimi i tyre pa gjyq bėri bujė brenda e jashtė Shqipėrisė. Ministri i Brendshėm, M.Shehu, frymėzuesi dhe zbatuesi i kėtij dekreti, deklaroi nė atė kohė me mburrje: "Dekreti i Kuvendit Popullor i datės 26 shkurt ėshtė njė armė shumė e fortė nė duart e pushtetit tonė pėr tė goditur pa mėshirė armiqtė e brendshėm".
Historiani i mirėnjohur Uran Butka nėpėrmjet kėtij studimi historiko-juridik konkludon se, "Ky dekret i zi, i paprecedent nė legjislacionin shqiptar dhe tė huaj, siguronte e pėrligjte arrestimet, vrasjet dhe burgimet masive nga ana e organeve tė diktaturės pa respektuar etapat e proēedurės penale, binte nė kundėrshtim me Kushtetutėn dhe me ligjislacionin e asaj kohe.
Akuza dhe dėnimi i 22 martirėve, ishin politike
Prof. Butka argumenton gjithashtu se nga pikėpamja juridike, shqyrtimi dhe dhėnia e dėnimit nga Gjykata Ushtarake mbi bazėn e dekretit tė zi nr. 1223 dt 26.2.1951, ka qenė i kundraligjshėm, kjo edhe pėr arsye se tė gjithė veprimet hetimore janė kryer jo nė bazė tė ligjit apo dekretit tė ri, mbasi ato janė kryer pa dalė ky dekret. Pra, veprimet hetimore e gjyqėsore i kanė paraprirė ligjit. Nga ana tjetėr, Butka sjell nė vėmendjen e opinionit faktin se tė gjithė kėto veprime tė paligjshme, mbyllen me njė vendim po tė kundraligjshėm. Nė vendimin gjyqėsor, megjithėse viktimat akuzohen pėr organizim dhe pjesėmarrje nė njė organizatė terroriste, nuk sillet asnjė provė, asnjė dėshmi, nuk thuhet asnjė emėr organizate, asnjė veprim i saj, nuk bėhet asnjė arsyetim dhe analizė.
Pėrkundrazi, edhe nga shpjegimet e tė akuzuarve (nėse janė pyetur vėrtet) nuk del asnjė e dhėnė qė ata tė jenė pjesėmarrės tė ndonjė organizate, tė kenė njohje dhe tė kenė biseduar midis tyre. "Tė marra nė tėrėsi kėto shkelje tė ligjit, si edhe mungesa e plotė e njė hetimi, e njė gjykimi, si edhe ekzistenca e njė dokumentacioni tė pasaktė, kundėrthėnės e tė pafirmosur, e bėjnė "vendimin" e Gjykatės Ushtarake tė kundėrligjshėm, duke e vėnė atė dhe trupin gjykues pėrpara pėrgjegjėsisė ligjore", shprehet zoti Butka. Pikėrisht, duke u bazuar nė fakte tė tilla ai konkludon se, akuza dhe dėnimi i 22 martirėve, ishin politike.
.
Krijoni Kontakt