Topi dekoron tė pushkatuarit e '51, premton dėmshpėrblim pėr ish-tė pėrndjekurit
TIRANĖ-Presidenti, Bamir Topi ka dekoruar sot familjarėt e 22 viktimave tė pushkatuar pa gjyq nė vitin 1951. "Kjo histori ashtu si dhe shume tė tjera qė kane lidhje me krimet e diktaturės nuk duhen harruar", u shpreh Topi, nė momentin e dekorimit. Ndėrsa shtoi se "ne duhet tė ndihmojmė kėtė shtresė si nė aspektin ligjor ashtu dhe nė atė financiar duke mbėshtetur kėshtu dėmshpėrblimin e ish tė pėrndjekurve politik".
Sipas Topit, edhe pse tė persekutuar, kėto familje nuk u tėrhoqėn dhe mposhtėn, por rifituan vendin e tyre nė shoqėri. "Nė shoqėrinė tonė ndodh qė historia ka qenė shumė e dhimbshme pėr gjenocid por asnjėherė pjesa mė e shėndoshė e shoqėrisė sonė nuk ėshtė mposhtur. Pėrfaqėsuesit mė dinjitozė tė familjeve tuaja, njerėz qė kanė ditur tė pėrballojnė dramat e kohės kanė mundur tė rikuperohen dhe tė ripėrtėrihen dhe sot tė kenė pėrfaqėsues tė denjė nė shoqėri", u shpreh Presidenti.
Pushkatimi i 22 personave nė vitin 1951 mes tė cilėve edhe njė grua ėshtė njė nga ngjarjet me te dhimbshme te kohės sė diktaturės. Ata u akuzuan pėr njė shpėrthim nė ambasadėn ruse nė Tiranė.
Ketu
Krijoni Kontakt