Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    Pse Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë...

    Pse Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë nuk na e solli pavarësinë?

    Paraqet, Sabri Selmani

    Deklarata e Pavarësisë së
    Kosovës e 17 shkurtit 2008
    ishte një hap përpara, për
    shkak të njohjes ndërkombëtare. Por,
    në të njëjtën kohë, kjo deklaratë
    paraqet tre hapa mbrapa, sepse është
    e lidhur me zbatimin e Planit të
    Ahtisaar-it, mbikëqyrjen ekzekutive
    prej dy misioneve ndërkombëtare mbi
    bazën e Rezolutës 1244, dhe sepse ia
    mundësoi Serbisë zgjerimin e kontrollit
    brenda Kosovës.
    Plani i Ahtisaar-it: Deklarata e shtrëngon
    Kosovën për ta zbatuar Planin e
    Ahtisaar-it, i cili e ndan vendin tonë
    mbi baza etnike. Ai krijon brenda
    Kosovës një entitet territorial serb
    përmes 'decentralizimit', që do të
    kishte lidhje vertikale me institucionet e
    Beogradit. Po ashtu, ky plan të gjithë
    trashëgiminë ortodokse të Kosovës e
    definon si 'serbe', duke na shpronësuar
    prej kulturës sonë dhe duke na
    ndarë mbi baza fetare. Ai ia mohon
    Kosovës pasjen e një ushtrie për ta
    mbrojtur veten, kurse Serbisë ia
    mundëson zhvillimin e mekanizmave
    për ta mbrojtur kontrollin e saj brenda
    Kosovës. Plani u mendua të ishte
    çmim që duhet t'ia paguanim Serbisë
    në shkëmbim të njohjes së pavarësisë.
    Institucionet po e zbatojnë Planin pa
    na njohur Serbia.
    Mbikëqyrja ndërkombëtare dhe Rezoluta
    1244: Deklarata përfshiu një
    ftesë drejtuar dy misioneve ndërkombëtare
    për mbikëqyrjen dhe zbatimin e
    Planit të Ahtisaar-it dhe sundimin e
    ligjit. Asnjëri prej tyre nuk ka rol
    këshillues. Këto misione - Zyra Civile
    Ndërkombëtare (ICO) dhe EULEX-i -
    kanë pushtet ekzekutiv dhe nuk i japin
    llogari e përgjegjësi institucioneve të
    Kosovës. Ato janë ligji i vërtetë sepse
    qëndrojnë mbi ligjin. Vetëm misioni
    EULEX do të shpenzojë 364 milion
    euro vetëm në vitin e parë. Ne nuk
    duam policë. Pse të mos shfrytëzohet
    këto para për ta përmirësuar arsimin
    dhe sistemin shëndetësor?
    Deklarata po ashtu përmban zotimin e
    e veprimit në përputhje me parimet e
    Rezolutës 1244, e cila ish Republikës
    Federale të Jugosllavisë (tash
    Serbisë) ia njeh sovranitetin dhe
    integritetin territorial mbi Kosovën! Si
    rrjedhim, UNMIK-u është ende këtu,
    kurse policët e shteteve të ndryshme
    që kundërshtojnë pavarësinë e
    Kosovës, siç është Rumania, janë
    lejuar që të shërbejnë këtu. EULEX-i
    'neutral ndaj statusit' edhe pse ka ardhur
    këtu për ta zbatuar ligjin nuk e njeh
    zyrtarisht Kushtetutën e Kosovës!
    Strategjia e Serbisë brenda Kosovës:
    Përderisa institucionet e Kosovës po e
    festonin deklaratën dhe po përqendroheshin
    në njohjet e reja, Serbia po e
    planifikonte zbatimin e strategjisë së
    vet e cila ka qy qëllime:
    1. Mënjanimin e kufirit zyrtar ndërmjet
    Kosovës e Serbisë dhe forcimin e
    kufirit të ri në lumin Ibër. Këtë synim
    Serbia e ka arritur duke i djegur pikat
    doganore ndërmjet Serbisë dhe
    Kosovës. Që prej asaj dite, pikat
    doganore kanë funksionuar 54 km në
    jug afër Mitrovicës. Duke u siguruar që
    EULEX-i është 'neutral ndaj statusit'
    dhe vepron në përputhje me Rezolutën
    1244, ky kufi zyrtarisht ende definohet
    si 'kufi administrativ', e jo kufi ndërkombëtar.
    Dhe së fundi, duke organizuar
    sulme të organizuara të dhunshme mbi
    shqiptarët në pjesën veriore të qytetit
    të Mitrovicës, dhe pa asnjë përndjekje
    a dënim, strukturat paralele të Serbisë
    treguan që autoriteti i institucioneve të
    Kosovës nuk shkon matanë lumit Ibër.
    2. Forcimin e institucioneve dhe strukturave
    të Serbisë brenda Kosovës në
    mënyrë që t'i krijojë themelet e entitetit
    territorial dhe institucional autonom
    serb. Serbia ia ka arritur kësaj duke
    bojkotuar ShPK-në e cila i raporton
    institucioneve të Kosovës; duke i
    okupuar institucionet tjera si hekurudhat
    dhe gjykatat; si dhe duke i zgjedhur
    strukturat paralele serbe nëpërmjet
    zgjedhjeve nacionale dhe lokale të
    Serbisë të mbajtura brenda Kosovës
    më 11 maj 2008. Edhe pse UNMIK-u
    tha që nuk do t'i njeh këto struktura të
    reja, ata plotësisht po bashkëpunojnë
    me këto struktura.
    Serbia është shpërblyer për këtë
    strategji, duke i ofruar asaj më shumë
    negociata të cilat çuan në Planin 6-
    Pikësh, e i cili shkon përtej Planit të
    Ahtisaarit dhe i cili edhe më tutje e
    ndan Kosovën territorialisht dhe institucionalisht.
    Dhe sikur kjo të mos
    mjaftonte, Serbisë me siguri që së
    shpejti do t'i ofrohet statusi i kandidatit
    për në BE.
    Në mënyrë që të jemi sovran e të
    pavarur, me integritet territorial e
    demokraci, ne duhet të kemi:
    - Të drejtën për të pasur ushtri
    - Kontrollimin e policisë sonë
    - Kontrollimin e burimeve tona dhe
    një plan ekonomik për zhvillim
    energjetik dhe të bujqësisë
    - Qeverisje pa ndërhyrje nga misionet
    ndërkombëtare ekzekutive
    - Refuzimin e Planit të Ahtisaar-it
    dhe Planit 6-Pikësh
    - Arrestimin dhe shpërbërjen e strukturave
    të paligjshme paralele të
    Serbisë.


    Lëvizja , Vetëvendosje

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Pse Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë nuk na e solli pavarësinë?

    pyet falltori- sabri-talibano-vehabisti
    po kqyr ti me ate fallin tan sillna ate pavarsin e vertet o taliban
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 07-10-2018, 06:00
  2. Përgjigje: 128
    Postimi i Fundit: 26-03-2017, 06:34
  3. Përgjigje: 107
    Postimi i Fundit: 09-12-2009, 06:42
  4. Udhetimi i panjohur i flamurit
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-02-2004, 06:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •