Ne nje ligjerate qe e degjova diteve te fundit hoxha e komentoi ajetin vijues:
111. Mesed
1. Qoftë i shkatërruar Ebu Lehebi, e ai më është shkatërruar!
"Eshte interesant se pas zbritjes se ketij ajeti Ebu Lehebi jetoi edhe 12 vite dhe asnjehere nuk i shkoi nder mend ta pranoje islamin (as formalisht) e te kundershtonte fjalen e Allahut xh.sh. por ai perkundrazi e shpenzoi tere jeten e tij duke e luftuar Muhammedin s.a.v.s. dhe vdiq si kafir.
Kjo eshte edhe nje mrekulli e Kur'anit." - keto ishin fjalet e hoxhes.
Ne ate moment mu kujtua gjendja e shume njerezve te ne dhe ne bote te cilet degjojne ose lexojne per Islamin por nuk hyjne ne te.
Prandaj edhe pse shpeshhere kemi deshire qe ndonje i aferm i yne apo mik i yni te udhezohet ne Islam kjo nuk ndodh sepse Allahu xh.sh. e di me se miri ke te udhezoje.
Arsyeja pse keta njerez nuk udhezohen eshte e cekur ne Kur'an:
16:107. Kjo, sepse ata e duan më shumë jetën e kësaj bote, sesa jetën e botës tjetër; Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë mohuesit.
Krijoni Kontakt