Njė banor i fshatit, Thoma Fani, e ka shkatėrruar pėr tė zgjeruar territorin e shtėpisė sė tij. Drejtoria Rajonale e Kulturės Kombėtare nė Sarandė bėn tė ditur se specialistėt kanė shkuar nė vendin e ngjarjes dhe janė pezulluar ndėrhyrjet. Drejtori Ilir P
Rrafshohet muri antik nė Finiq
Thoma Nika
Nė pjesėn e banuar tė tij, apo nė atė qė njihet ndryshe edhe si Finiqi i sotėm, ditė mė parė ėshtė shembur njė mur arkeologjik, i ngjashėm me murin e ujėsjellėsit tė Justinianit nė afėrsi tė Kranesė. Autori i kėsaj ngjarjeje ėshtė njė banor i fshatit, Thoma Fani, pronar i njė banese qė ndodhet nė anė tė rrugės. Me synimin pėr tė rikonstruktuar banesėn, ėshtė ndėrhyrė edhe nė murin arkeologjik. Pėr kėtė veprim ėshtė vėnė nė dijeni edhe Drejtoria Rajonale e Kulturės Kombėtare, specialistėt e sė cilės kanė shkuar nė vendin e ngjarjes pas sinjalizimit pėr kėtė ndėrhyrje. Drejtori Ilir Papa shprehet se qė nga ai moment, nė vendin e ngjarjes ėshtė pezulluar ndėrhyrja dhe nuk janė kryer veprime tė mėtejshme. "Do tė ngrihet njė grup specialistėsh nė bashkėpunim edhe me Agjencinė e Arkeologjisė sė Shpėtimit pėr tė vlerėsuar nėse pjesa e shembur ishte njė mur romak apo jo. Pas kėsaj do tė vendoset se si do tė veprohet mė tej", thekson Papa. Ndėrsa ai thekson se ende mbetet pėr tu vlerėsuar rėndėsia e kėtij muri, arkeologu Dhimitėr Ēondi, i cili ka qenė pjesė e ekspeditės italo-shqiptare qė ka gėrmuar edhe sė fundmi nė Finiq, shpjegon se ky mur ishte ndėrtuar me teknikėn romake. Ndėrkohė, autoritetet e pushtetit vendor shprehen se kanė bėrė denoncimin duke kėrkuar edhe veprimin e institucioneve tė specializuara si Drejtoria Rajonale e Kulturės Kombėtare nė Sarandė dhe Ministria e Kulturės nė Tiranė. Kryekomunari i Finiqit, Ziso Lluci, u shpreh se ėshtė nė pritje tė reagimit tė kėtyre strukturave. "Kėtu ēdo pėllėmbė ėshtė arkeologji. Jo pak prej objekteve arkeologjike tė Foinikes sė lashtė gjenden edhe nė territore tė banesave, tė oborreve apo kopshteve tė shtėpive", theksoi Lluci, duke lėnė tė kuptohet se ndonjėherė edhe mungesa e informacionit mund ta rrezikojė kėtė pasuri. Nga ana tjetėr ai shprehet pėr mungesėn e njė harte tė qartė arkeologjike. "Prej disa vitesh u kemi kėrkuar drejtuesve tė ekspeditės italo-shqiptare tė na e siguronin kėtė hartė, por kjo ėshtė bėrė e mundur vetėm nė shtatorin e sivjetshėm, kur kjo ngjarje tashmė ndodhi", shprehet ai.
Teknika e murit tė shembur
Muri i shembur, sipas arkeologut Dhimitėr Ēondi, ka qenė ndėrtuar sipas teknikės romake, nė formė rrjete, gjė qė ngjallte kureshtjen e vizitorėve qė kanė nisur tė pėrfshijnė nė guidat e tyre edhe Finiqin. Dėmtimi i ndodhur nuk mund tė anashkalohej nga ekipi i misionit arkeologjik italo-shqiptar. Burime tė besueshme thanė se pjesėtarė tė tij e kanė dokumentuar dhe botuar kėtė episod te punimi shkencor "Foinike 1". Mėsohet se dėmtimi ka ndodhur disa ditė para nisjes sė ekspeditės arkeologjike shqiptaro-italiane. Enriko Xhorxhi, arkeolog italian, autor i botimit, ka bėrė thirrje pėr ruajtjen e trakteve tė tjera tė mureve tė tillė. Shqetėsim kanė shprehur edhe arkeologė tė tjerė shqiptarė, tė cilėt pėr kompetencė mėsohet se i janė drejtuar institucionit mė tė ri, Agjencisė Shqiptare tė Arkeologjisė sė Shpėtimit.
Ekspedita
Ekspedita mė e fundit arkeologjike italo-shqiptare kreu punime nga 5 deri mė 30 shtator, nė evidentimin e elementėve tė rinj nė teatrin antik, nė pjesėn e shkallareve tė tij, si dhe nė bazilikėn e Akropolit e nė Nekropol. Nė tė mėsohet tė jenė gjetur elemente tė tjerė, qė i pėrkasin periudhės helenistike dhe romake, si altari i bukur, qė do tė shėrbejė pėr tu vizituar nga turistėt etj.
Zona ku ndodhi shkatėrrimi
Njė pjesė e Foinikes sė dikurshme shtrihet nė fshatin e sotėm, qyteti i poshtėm, siē e quajnė arkeologėt. Ai ėshtė ndėrtuar nė periudhėn romake. Nė sipėrfaqe ndodhet nekropoli mė i madh nė vend, pas atij tė Apolonisė. Nė numrin e madh tė varreve tė datuara nė shekullin IV para Krishtit, deri nė periudhėn romake, me konstruksion solid, janė gjetur njė sasi e madhe objektesh, qė shkojnė nga 5 nė 35 pėr ēdo varr. Kjo ėshtė lėndė pėr muzeumin e ardhshėm. Njė pjesė e tyre gjenden nė muzeun arkeologjik tė Butrintit. Nė pjesėn e poshtme tė qytetit gjendet edhe trakti i ujėsjellėsit tė Justinianit, qė i shėrbente kėtij qyteti. Kėto rrėnoja dhe trakte muresh e ndėrtesa, pėrfshihen dhe alternohen me ndėrtimet e sotme tė fshatit Finiq. Jo pak prej tyre gjenden nė oborret e shtėpive dhe plotėsojnė guidėn e turistėve vendas dhe tė huaj, guidė e cila, krahas Akropolit, tė ndodhur nė majėn e kodrės sė Finiqit, plotėsohet edhe me kėto elemente. "Shekujt dhe brezat nuk i dėmtuan", vlerėsojnė arkeologėt". Ndėrsa prishja dhe dėmtimi i tyre ndodh tani, kur edhe numri i institucioneve qė merren me trajtimin dhe ruajtjen e tyre ėshtė rritur (janė rreth 20 tė tilla). Kėshtu e shpjegojnė specialistė tė kėsaj fushe atė qė ka ndodhur, kur ėshtė dėmtuar deri nė rrafshim njė mur nė mes tė fshatit, rreth 30 metra larg vendit ku kryqėzohet rruga kryesore e fshatit, me atė qė ēon nė Akropolin e Finiqit tė lashtė, rrugė kjo qė pėrfaqėson njė investim serioz tė qeverisė shqiptare.
shqip.
Krijoni Kontakt