Shkup, 25 shkurt - Ka pėrfunduar nė pranga njė banore e kryeqytetit, e cila nga njė prift ka tentuar tė marrė pesė mijė euro. Sipas tė dhėnave jozyrtare, bėhet fjalė pėr shqiptaren M.K., banore e Shkupit, e cila pėr arsye tė panjohura kohė mė parė ka ndėrruar emrin e saj emėr maqedonas, duke mbajtur tė njėjtat iniciale. Ajo ka punuar si "masazhiste" nė njė sallon masazhesh nė kryeqytet, ku pėrveē masazheve klientėve tė zgjedhur u ka ofruar edhe shėrbime seksuale. Kohėve tė fundit klient i saj ka qenė njė prift, identiteti i tė cilit nuk bėhet i ditur. Duke parė mundėsinė qė ta kėrcėnojnė priftin, M.K. dhe mentori i saj vendosin qė ta xhirojnė aktin seksual dhe pikėrisht atėherė kanė filluar problemet e njeriut tė fesė. Me kėrcėnime se xhirimet do tė dalin nė opinion, prej tij kanė kėrkuar pesė mijė euro. E gjithė ngjarja ka dalė nė opinion kur prifti ka vendosur tė kėrkojė ndihmėn e policisė. Pasi ka rrėfyer rastin e tij para punonjėsve tė policisė, atij i janė dhėnė para tė shėnuara, tė cilat duhej tė pėrfundonin nė xhepat e M.K. dhe mentorit tė saj. Nėpėrmjet telefonit dy palėt vendosin tė takohen nė njė nga restorantet e Shkupit, ku prifti duhej tė dorėzonte njė pjesė tė parave. Menjėherė pas pranimit tė parave ka reaguar policia e cila ka vėnė nė pranga M.K. Ndryshe, ėshtė i njohur fakti qė nėpėr sallonet e masazheve ushtrohet prostitucion. Vetėm disa javė mė parė policia e kryeqytetit vuri nė pranga nėnė e bijė, tė cilat nė sallonin e tyre prostituonin dy vajza.
Krijoni Kontakt