Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    18-09-2007
    Postime
    175

    Ronaldo, Shqipëria, arsye për të qëndruar te United

    Mund të duket e pabesueshme, por në Angli besojnë se Kombëtarja shqiptare është një prej pesë arsyeve përse Kristiano Ronaldo nuk duhet të transferohet te Reali i Madridit.
    Mediat britanike kanë shpjeguar me pak pika, idenë se largimi i mesfushorit nga Manchester United do të ishte një "çmenduri".

    "Lojtari më i mirë në botë" rrezikon të qëndrojë jashtë Botërorit 2010, edhe sepse në diferencën prej 7 pikësh
    nga Danimarka kryesuese e grupit eliminator ka peshë barazimi 0-0 i Portugalisë me Shqipërinë.Kristiano Ronaldo konfirmoi se i vetëm nuk mund ta tërheqë skuadrën, situatë me të cilën do të përballej edhe në "Santiago Bernabeu".

    Përkundrazi, te "Djajtë e Kuq", ai është i rrethuar nga një grup shumë cilësor, që e ndihmon të shfaqë klasin e lartë. Arsyet e tjera janë futbolli i jashtëzakonshëm në Angli, "shkatërrimi" 4-0 i Realit në Champions me Liverpulin, këshillat se lojtarët nuk duhet të ndjekin paratë dhe se Ferguson nuk është më i ri për ta ndjekur hap pas hapi që ta bindë të qëndrojë

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Po qfar ka te bej kjo tem me politik more jahu
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    LIVERPOOL FC Maska e geezer
    Anëtarësuar
    29-09-2007
    Vendndodhja
    Windy City Chicago.USA
    Postime
    836
    lajm i pa kuptueshem
    LIVERPOOL
    you`ll never walk alone

  4. #4
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    pa lidhje fare

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  5. #5
    ThE WoRlD Is MiNe Maska e AjSi
    Anëtarësuar
    05-04-2009
    Vendndodhja
    AlBaNia
    Postime
    372
    p0o ca ka lidhje shqiperia ktu mo se spo kuptoj gje???
    I DiD NoT AsK 2 B AlBaNiAn , I JuSt GoT LuCkY
    AlBaGiRl

  6. #6
    Tironc Maska e William Wallace
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Vendndodhja
    Me shpirt n'Tiron, me trup larg....
    Postime
    20
    C'ja fusin kot....

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    18-09-2007
    Postime
    175
    hahaha pse a skam te drejt te bej panik?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Kiço Blushi

    -A e di Obama sa kushton në Shqipëri një foto me të?- Jo, me siguri që nuk e di. Nuk ka si ta dijë. Sepse Presidenti
    Obama nuk është as lindor, as ish komunist, as anti-ish-komunist, as ish i persekutuar dhe as me gjak të kulluar, apo të nakatosur prej shqiptari! Kanë faj këshilltarët e tij dhe ambasadori i tij këtu që nuk i thanë se po të kishte dalë në një foto të veçantë me Berishën, po të kishte zgjedhur pikërisht atë, duke e ndarë nga delegacionet e Kroacisë dhe Shqipërisë, turmat që dolën në Rinas e Tiranë do të ishin më të mëdha e, natyrisht, edhe më të lumtura! Berisha do të kthehej në Shqipëri si një hero i ringjallur dhe madhështor! Ja ç’mendova kur pashë Presidentin Obama, teksa ju afrua delegacioneve për t’i uruar... Të lutem, zoti President, zgjati të parit dorën kryeministrit tonë, mos bëni sikur nuk e njihni, mos e lini të fundit në radhë, si e latë, mos ja jepni dorën si paraqende, si shkeleshko, se ai është kryeministri i vendit më të lumtur në botë për shkak të reformave dhe të rritjes ekonomike më të lartë në botë (pas Afganistanit, me dy shifra!), se ai ju do fort, se është ai që ka bërë çudira në Ballkan e më gjerë, se ai është i gatshëm të dërgojë në Afganistan edhe gjysmën e djemve të Shqipërisë po ja kërkuat ju, prandaj thuajini, ju lutem një fjalë veçmas, çfarëdo fjale, bëni sikur mezi e kini pritur këtë çast të takoheshit me të, nuk ju kushton gjë! Shikojeni, dreqi e mori, se ç’pamje të mallëngjyer ka, shikoni sa dhe si ju adhuron, kuptojeni nga vështrimi i tij prej të përvuajturi dhe të përdëllyeri se është ai që ju do më fort nga të gjithë, më shumë se të gjithë liderët e tjerë të botës!
    Si nuk e kuptuat, zoti Obama, se ai kishte shumë nevojë për buzëqeshjen tuaj, për dorën tuaj të ngrohtë, për një foto me Ju, për një rrahje shpatullash, për një llaf në vesh, mjaft që të kuptohet se dëshironit t’i thoshit diçka në vesh atij dhe vetëm atij! E kërkonte me shpirt një foto të mëveçme, kish nevojë për një të tillë foto historike, nuk ju kushtonte gjë, zoti President, sepse ajo foto atij do t’i…do t’i siguronte, sa të ish gjallë, pushtetin! Një foto me Ju do të kushtonte më shumë së 250 milion dollarët e abuzuar në rrugën Durrës- Kukës, më shumë se 26 të vrarët e Gërdecit, më shumë se milionat e dëmeve të shkaktuara në atë shpërthim, më shumë se vjedhjet, privatizimet, abuzimet…më shumë edhe se kartat e identitetit dhe shpenzimet për zgjedhjet e reja…sepse, të jini të sigurt se pas asaj fotoje që ju fatkeqësisht nuk e bëtë, as zgjedhje nuk do të ishte e nevojshme të bëheshin në këtë vend të lumtur e të begatë që quhet Shqipëri! Sepse pas asaj fotoje të munguar të gjithë ne shqipfolësit e futur taze në NATO do të bindeshim që është ai që na ka futur në NATO, se po të mos ishte ai, pra Berisha, me siguri që as ju nuk do të ishit bërë President i SHBA-ve! E kuptoni pra sa gabim bëtë atë ditë që ja dhatë dorën të fundit Berishës dhe nuk e patë as në sy? E megjithatë ai bëri një marshim madhështor në Tiranë, pra, shikojeni sa fisnik është!
    ***
    Nuk e di se si i ka rënë në duar adresa e e-mailit tim zotit Shinasi Rama, i cili më dërgoi një artikull të tij me titull: “Përrallat e tranzicionit”. Rrallë më ka ndodhur të bie në mendime, siç rashë pasi lexova dhe rilexova “Përrallat e tranzicionit”, ndoshta se këto ditë po zhvilloheshin në Tiranë parada madhështore për NATO-n, si nga opozita dhe nga pozita…Me një mprehtësi dhe tejpashmëri të lavdërueshme të dukurive tona, edhe pse nuk jeton këtu, Shinasiu përshkruan cilësitë dhe veçoritë e “parisë së Tiranës”, përkatësisht të klasës së sotme politike, duke vënë syrin dhe fjalën e tij mbi plagët dhe mbi hallet tona. Kam dëgjuar të flitet për të si për një nga të rinjtë më të spikatur në Lëvizjen e Dhjetorit në fillimvitet 90-të, po nuk e kam takuar kurrë. Po i jap të drejtë vetes të kuvendoj me të në distancë. Ia vlen, besoj, sepse, pavarësisht nga distanca, pavarësisht nga formimi i tjetërllojtë, pavarësisht nga përvojat dhe mosha e ndryshme, pavarësisht nga mosnjohja dhe pikëpamjet, dy qytetarë, dy shqiptarë të mëveçëm mendojnë thuajse njëlloj për të njëjtën dukuri lidhur me karakteristikat e “parisë së Tiranës” dhe të shkaqeve, përse tranzicioni shqiptar ka mirëseardhur me aq energji të derdhura kot më kot, me aq kosto të humbura, me aq jetë dhe vite e shpresa të shkretuara nëpër kuturu!
    Dëshmitarë të besueshëm më kanë thënë se ai ka pas qenë një nga drejtuesit kryesorë, më i vendosuri dhe më i qarti nga studentët e Dhjetorit. Nuk e di saktësisht, po më kanë rrëfyer se ai i ka pas guxuar t’i thotë hapur Berishës që në ditët e para të Lëvizjes se…, “me komunistë si ty nuk mund të vijë demokracia e vërtetë në Shqipëri!”… Sigurisht nuk iku Berisha, po iku Shinasiu… Iku, nuk e di pse, shpejt e shpejt në SHBA… Kurse Berisha u bë shpejt kreu i “parisë së Tiranës”, dhe pas gati 20 vjetësh është njeriu që thotë se do të qëndrojë në pushtet, derisa “t’i japë ymër i Plotfuqishmi”; kurse Shinasiu, si plot themelues të PD-së, mori rrugët e mërgimit… Në disa intervista të tij në VOA kam mësuar se ai është pedagog në një universitet amerikan, se studion për Ballkanin, dhe se…edhe pse meritat i ka këtu, ai nuk e gjeti vendin këtu, nuk u realizua dot në Shqipëri, nuk u bë politikan dhe as Doktor këtu… Madje nuk e pashë Shinasi Ramën as mes atyre që dekoroi presidenti Topi para ca kohësh, si protagonistë në rrëzimin e monumentit të diktatorit… Nuk e di as pse, as qysh e as tek, po di të them, prej shkrimit në fjalë, për të cilin ai kërkonte një mendim, se Shinasi Rama, si shumica e idealistëve të ikur jeton me Shqipërinë, e do fort Shqipërinë e bërë “zhele”, i njeh hallet e saj të qenësishme, i dhemb Shqipëria dhe shqiptarët e lënë kaq gjatë, jo për faj të tyre, në këtë “përrallë të tranzicionit”…!
    Pun’ e madhe fort, mund të thotë dikush. E di që për ne shqiptarët harresa dhe mosmirënjohja jepen dhe shijohen badjava, ashtu si meritat pa merita, ashtu si lavdia pa lavdi, si protagonizmi i shpifur i atyre që nuk kanë qenë kurrë protagonistë, shfaqje këto që po rrëmbushin ekranet, gazetat dhe mendjet tona, duke na çoroditur edhe më tepër nga ç’jemi… Kush më shumë e kush më pak, të gjithë kemi pas kujtuar dhe besuar se popujt mund nënshtrohen me dhunë (nga diktaturat), por pakkush nga ne ka besuar se qytetarët “prej rezinjatës” (indinjatës) mund të nënshtrohen dhe t’i dorëzohen pafuqisë dhe mosbesimit edhe në demokraci, nëpërmjet “metodave dhe mjeteve demokratike” që e lodhin dhe tjetërsojnë njeriun, derisa…. Lexoni, ju lutem, sa më poshtë shkruan ish dhjetoristi…
    ...”Duke gjykuar nga sjellja e pandryshuar e parisë së Tiranës, duket sikur tranzicioni për ta do të mbarojë vetëm kur ata të kenë nën këmbët e tyre të gjithë shqiptarët, siç i kishin për disa dhjetravjeçarë nën udhëheqjen e Enver Hoxhës. Por ky qëllim, edhe pse i dallueshëm në veprimet e tyre, nuk përmendet hapur si dikur sepse tashmë ata e dinë që nuk mjafton të sundosh dikënd vetëm me forcë. Sundimi më i mirë është kur tjetri bindet se gjendja ku është nuk mund të ndryshohet dhe, ose ikën e lë vendin, ose nënshtrohet. Forca më e madhe e pushtetit është rezinjata e njerëzve dhe kjo arrihet me dështimin e njëpasnjëshëm të zgjidhjeve, të rrugëdaljeve e të të gjitha përpjekjeve për të ndryshuar drejtim. Prandaj, jemi e do të jemi në tranzicion të vazhdueshëm, derisa paria e Tiranës të arrijë objektivat e saj.”
    Nuk besoj se ka nevojë për koment pasazhi i mësipërm. Tani që hymë në NATO, teksa dëgjojmë vetëmburrjet e parisë së Tiranës që dalin e thonë ditë e natë, se, “pas shpalljes së Pavarësisë, futja në NATO”, - natyrisht për meritë të tyre!, - “është akti më madhor i shqiptarëve dhe Shqipërisë!”… se tash për ne, -falë përpjekjeve të tyre, pra! - po fillon një epokë e re e lirisë dhe e së ardhmes sonë …se mori fund edhe tranzicioni… se më në fund u realizua ëndrra jonë e madhe, se…se…oh, sa mir me ken shqiptar, pra!...(Teksa një analist i dëshpëruar thosh, pas kësaj histerie NATO-ore: “më mir me ken kroat!”) Paria e Tiranës nuk e di se ne si popull nuk mund të harrojmë “dështimin e njëpasnjëshëm të zgjidhjeve, të rrugëdaljeve e të përpjekjeve për të ndryshuar drejtim”… Ne jemi vërtet të lodhur, po nuk jemi të budallallepsur! Ne po hyjmë në NATO, po nuk jeni më pak të zhgënjyer nga “dështimi i përpjekjeve tona të njëpasnjëshme”! Sepse ne sot ndjehemi sërish “të sunduar”; të sunduar në mënyrë demokratike nga e njëjta “pari e Tiranës”, për faj të saj së cilës mbetëm jashtë NATO-s dhe BE-së për 19 vjet, për faj të së cilës ne jemi më të varfrit e Evropës, një popull pa viza, të fundit e më të përsëndyerit e Ballkanit! Ne hymë në NATO, por ama jemi të sunduar nga frika e papunësisë dhe e humbja e shpresës; jemi të sunduar nga konfliktet e pareshtura mes krerëve dhe militantëve të verbër që nuk ndahen dot prej skllavërisë së “idhujve pa krena”; jemi të sunduar nga frika e së nesërmes; nga zhgënjimet e njëpasnjëshme; nga mosbesimi i ndërsjellë; nga mashtrimet elektorale; nga besimi i shpërblyer me mashtrim, nga dyshimi se tek ne nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira e të ndershme; sepse jemi njëlloj të sunduar nga kaosi i vlerave dhe antivlerave; nga demokracia e shfytyruar e hyrjabyrjes ku i forti i Lagjes apo i partisë në pushtet bën ligjin; jemi të sunduar nga padrejtësia që jepet në emër të Drejtësisë; jemi të sunduar nga e njëjta klikë (paria e Tiranës) që tash është më e pasura, më e pafytyra, më e pangopura, më harbutja, më hileqarja dhe më e babëzitura nga të gjitha simotrat e saj në Ballkan; jemi të sunduar nga frika se, sido të votojmë, përsëri do të kemi po “ata” mbi kokë! Jemi të sunduar nga pasiguria e pronës dhe e jetës, sepse sot është më kollaj “të legalizohesh”, se sa të marrësh pronën dhe hakën tënde… Sot është më mirë ai që e ul kokën, se ai që e mban lart; më i qetë po të nënshtrohesh se të kundërshtosh; më mirë t’i thuash derrit dajë, se derrit derr…
    Jemi në NATO, por jemi njëlloj të sunduar nga Hiçat e dalldisur nga mbipushteti e të dehur nga vetvetja; jemi të drejtuar nga Dumbabët që kujtojnë se historia do t’u shkojë pas, nj’ashtu si i vete pas zagari një beu katundi! Jemi të sunduar nga bindja e verbër se këtu, në Zululandin tonë të dashur, si e quante kahmoti Konica, sidoqë të venë punët, me vëzhgues të BE-së apo me shoqëri civile të sponzorizuar, me apo pa ambasadorë të SHBA-së mbi krye, në mos një Enver, do të dalë patjetër një Sali që të na …që të na bëjë shurdhmemecë të tillë, që, edhe kur qajmë prej mjerimit, të duket sikur po qeshim nga lumturia! E pra, kështu ka për të ndodhur, “sa kohë (si thotë Shinasi Rama) paria e Tiranës të arrijë objektivat e veta”… Dhe unë do të shtoja: Dhe sa kohë të kenë përfunduar të gjitha privatizimet, të mëdha e të vogla si dhe sa kohë…sa kohë të jenë “legalizuar” përfundimisht të gjitha pronat dhe pasuritë e “parisë së Tiranës” të vëna në këto vite të Përrallës shqiptare të tranzicionit, ku disa u bënë më të varfër nga ç’ishin, kurse “paria e Tiranës” me pasuri të tundshme e të patundshme!
    Vetëm atëherë, i dashur Shinasi, do të qetësohet, do të rehatohet, pra do të normalizohet Shqipëria jonë e dashtun! Gjithsesi, ti si Doktor i filozofisë e di se dhuna në diktaturë mund të kapërcehet duke e kërkuar lirinë, duke fjetur me ëndrrën se një ditë do të vijë demokracia, duke e paguar lirinë qoftë edhe me çmimin e jetës, por…por kur sundimi i kësillojtë realizohet me “metoda dhe mjete demokratike”, si në përrallën e tranzicionit tonë, si i bëhet hallit?...Sepse pas diktaturës, do s’do, një ditë do të vijë demokracia, si edhe na erdhi; po pas kësaj gjasme demokracie, pas lodhjes, pas pritjes, pas këtij “dimri të gjatë” (u bënë gati 20 vjet tranzicion!), pas zhgënjimeve, disfatave, kohës së djerrur dhe humbjeve të njëpasnjëshme të shpresës, çfarë dreqin ka? Ç’vjen pas kësaj demokracie të përçudnuar? Ç’na pret?! Revoltë, anarki, përmbysje?…Po edhe këto u provuan në Shqipëri në vitin 1997! Dhe a nuk u kthyem sërish aty ku ishim, i nderuar Shinasi? Ja përse jemi kaq të lodhur e të stërkequr! Jo, kjo nuk është një “përrallë e tranzicionit”, kjo është zhgjendër! Është një krizë e frikshme mosbesimi që tashmë ka kapërcyer kufijtë e arsyes e të mosarsyes, të durimit dhe të bindjes, të gënjeshtrës dhe të iluzionit! Jemi shqiptarë, po nuk jemi bërë akoma qytetarë të Evropës! Jo se nuk duam, po se nuk na le “paria e Tiranës” !
    Gjithsesi ky nuk është një justifikim që mund të bëjë “përrallën tonë të tranzicionit” më të kapërdishme, sepse njeriu, tekefundit, merr atë liri që kërkon dhe atë demokraci për të cilën sakrifikon!
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    qe ta dini juve Krriço Blushi eshte kushuri nga gruaja me Ronaldinjon
    GOOOOL OLEEEOOLEEEOLE
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  10. #10
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Ronaldo, Shqipëria, arsye për të qëndruar te United
    Mirë o grup mirë!
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  2. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 17-10-2007, 23:58
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •