McLaren.
dhe mua me pelqen
FERRARI...
number one..
I DiD NoT AsK 2 B AlBaNiAn , I JuSt GoT LuCkY
AlBaGiRl
ahhh iku schumaker ai eshte i pa arritshem.
Ferrari ėshtė ende pa pikė pas dy garave tė para, por finlandezi nuk e ka humbur besimin
Piloti i skuadrės Ferrari, Raikonen, ka thėnė se skuadra e tyre ėshtė nė njė moment tė vėshtirė, pasi nuk ka marrė asnjė pikė nga dy garat e para. “Do tė dimė si tė reagojmė dhe do ta tregojmė kėtė nė Shangai”, ka pohuar piloti ferrarist pas dy garave tė dėshtuara tė skuderisė sė Maranelos nė pistat e Melburnit dhe Sepangut. Fillimi i kėtij sezoni ėshtė komplikuar edhe nga rregullat e reja. “Na eci ters nė Melburn, por as nė Sepang nuk dolėm mė mirė. Nė Malajzi mund tė kisha marrė ndonjė pikė me pistė tė thatė, por e dinim se shiu ishte duke ardhur. Kohėt e arritura nė provat e sė premtes ishin tė mira, por gjithēka lidhet me sasinė e benzinės nė makinat e tjera.
E dinim se pjesa mė e vėshtirė do tė ishin provat, ku ne duket se vuajmė mė shumė se nė garė. Mė pėlqeu xhiroja ime nė Q3, pėr momentin kjo ėshtė ajo qė mund tė arrijmė. Na mungon qėndrueshmėria dhe aerodinamika e konkurrentėve tė tjerė dhe duhet tė arrijmė tė japim maksimumin tonė me atė qė kemi. Do tė kemi gjėra tė reja sė shpejti dhe e di qė skuadra po jep gjithēka qė t’i bėjė realitet sa mė shpejt pėrmirėsimet nė makinė”, ka pohuar Raikonen, i cili ka folur edhe pėr garėn nė Malajzi, ku Ferrari u kushtėzua shumė nga kushtet atmosferike. “Gara ishte njė llotari.
E dinim se do tė fillonte shiu i rrėmbyeshėm, por nuk bėmė zgjedhjen e duhur sipas kushteve atmosferike. Nė ndalesėn e parė vendosėm tė vinim menjėherė gomat e shiut tė rrėmbyeshėm, sepse prisnim tė niste njė shi i fortė pėr njė ose dy minuta. Kjo nuk ndodhi dhe gomat u shkatėrruan nė pistėn e thatė. Ishte pėr tė ardhur keq. Nuk kishim makinėn mė tė mirė nė pistė, por mjaftonte pėr njė rezultat tė mirė.”
Piloti i skuderis sė Maranelos ka analizuar edhe situatėn nė lidhje me tė rejat e rregullores, tė cilat i kanė ndryshuar nė mėnyrė tė skajshme makinat dhe paraqitjet e tyre. “Ne duhet t’ua marrim dorėn shumė gjėrave. Kers-i, pėr shembull, mund tė japė mė shumė dhe kjo ėshtė e qartė. Pėr momentin kemi ende probleme, siē mė ndodhi nė Malajzi. Tė premten makina u mbush me tym, ndėrsa tė dielėn uji u fut nė KERS dhe na detyroi tė ndaleshim pėr shkak tė humbjes sė izolimit. Nė nisje efekti ėshtė pozitiv, siē u pa tė dielėn e shkuar”, ka pėrfunduar Raikonen.
“Skenari” i Eklestones: McLaren rrezikon shumė!
Njė gabim i vogėl mund tė ketė pasoja tė jashtėzakonshme. McLaren ėshtė nė ujėra tė turbullta dhe kėtė e thotė vetė shefi i F1, Berni Eklestone, i cili ka tė drejtat komerciale tė garave. “Do tė ishte e tmerrshme nėse njė skuadėr do tė skualifikohej. Por mund tė ndodhė”, ka thėnė ai pėr gazetėn “Daily Express”. Mė 29 prill, skuadra me seli n Woking duhet tė paraqitet pėrpara Kėshillit Botėror tė Federatės Ndėrkombėtare (FIA) pėr t’u pėrgjigjur pėr qėndrimin e mbajtur nė garėn e Australisė. T
ani kjo skuadėr rrezikon sanksione. “Duhet tė hetojmė mė shumė,- ka thėnė Eklestone. -Bėhet fjalė pėr njė situatė nė tė cilėn u vodh njė pikė, njė pozicion qė vlen shumė financiarisht, pra bėhet fjalė pėr mashtrim. Jam i sigurt qė e gjithė kjo ka nisur nė mėnyurė tė pafajshme, pa marrė nė konsideratė pasojat.” Skuadra McLaren akuzohoet pėr shkelje tė nenit 151c tė kodit sportiv ndėrkombėtar.
Sjellja antisportive mund tė sanskionohet nė mėnyra tė ndryshme, duke nisur nga gjobat dhe penalizimet e deri te skualifikimi. “Opsionet janė tė shumta”, konfirmon Eklestone. Por kurrikulumi i skuadrės McLaren nuk ėshtė edhe aq i pastėr kohėt e fundit. Nė sezonin 2007 kjo skuadėr i humbi tė gjitha pikėt e fituara nė botėrorin e konstruktorėve dhe u gjobit rėndė pėr spiunim ndaj skuderisė Ferrari. “Nuk ka kaluar shumė kohė qė kur McLaren ishte pėr herė tė fundit pėrpara Kėshillit Botėror tė FIA-s. Nuk ėshtė gjė e mirė qė gjendet sėrish nė gjykatė kaq shpejt pėr njė ēėshtje tė tillė”, ka pėrfunduar komentin e tij Eklestone.
marre nga s. sh
Kampioni i botės nė Formula 1, Lewis Hamilton ka humbur pozitėn e tretė tė garės sė parė tė sezonit pėr Shpėrblimin e Madh tė Australisė pėr mashtrim tė qėllimshėm tė kujdestarėve tė garės.
Federata Ndėrkombėtare e Automobilizmit (FIA) ka njoftuar se Hamilton dhe ekipi i tij McLaren janė pėrjashtuar nga klasifikimi i garės sė fundjavės sė shkuar.
Italiani Jarno Trulli nė Toyota, i cili fillimisht ishte ndėshkuar me 25 sekonda pėr tejkalimin tė palejueshėm tė Hamiltonit, ėshtė rikthyer nė pozitėn e tretė.
Gara u fitua nga bashkėkombėsi i Hamiltonit, Jenson Button nga Brawn GP.
Krijoni Kontakt