
Postuar më parë nga
angelina o2
I nderuar z. Sabri Kurator , rob i Allahut, ti qe e ke pranuar si Zot te vetem dhe Mohamedin si te vetmin profet.
Me lejoni t'iu drejtohem permes forumit. Kerkoj ndihmen tuaj dhe ne pamundesi per te ardhur personalisht tek ju, do te deshiroja ta parashtroja problemin tim ketu duke shpresuar ne zemergjersine dhe aftesine tuaj per ta zgjidhur. Ju lutem anetareve te tjere ti kursejne komentet, nuk jane te mirepritura. Behet fjale per jete a vdekje. Vetem z. Sabri mund te me ndihmoje.
Kam qene dikur nje muslimane e mire. Nga deshira per te lexuar Kuranin dhe fjalen e Allahut, mesova autodidakt arabishten. Familja ime nuk ishte ne djeni. Une shkoja fshehurazi ne xhami, falesha fshurazi, kur mbaja ramazan hiqesha si e semure. Por pastaj me lindi deshira per te mbajt hixhabin. Duhet t'ua thoja. Ketu me duhet te shtoj, qe ndjeva dhe pashe ne enderr nje enjgjell te Allahut. M'u shfaq i veshur me te bardha, dhe me tha se duhet te kthehesha ne rrugen e Allahut, se askush s'mund te me ndalonte per kete. Keshtu vendosa te bisedoj me familjen time. Pas debateve te shumta, arriten ta pranonin, por kurrsesi te me perkrahnin. Atehere isha ne gjimanz. Vendosa te mos konkuroj ne Shqiperi, por ne nje shtet perendimor. Fale rezultateve te shkelqyera qe kisha, u pranova ne universitetin ku aplikova, ne degen qe me pelqente. Po shume shpejt hasa ne jeten e shthurur perendimore. Kur them e shthurur kuptoj cdo gje qe eshte harram per ne, muzika, zhveshja, alkooli, etj. E pashe, qe shejtani po me fliste ne vesh, po mundohej te me tundonte. Ne fillim arrita te mos bie pre e hileve te tij. Por nje dite, isha ulur ne nje mengjesore me nje shoqen time, dhe aty ishte edhe nje djale. Po me shikonte pandalur. Nuk e di sesi, por arriti te gjente nr. e celularit dhe me solli msg. Mbas shume pergjerimeve te tij , ne u takuam. Une nuk i jam dhene atij. S'kemi pas kontakt fizik te asnje lloji. Por e ndjej se po filloj ta pelqej, po dashurohem. Kam aftesine te enderroj shume. Dhe ne nje nga keto enderrat e fundit, brendesine e se ciles nuk dua ta bej tamam publike, u hapen dritaret furishem, perdja lekundej nga era qe frynte dhe une u zgjova qulle ne djerese. Ndjeva nje dore qe me shtrengonte fytin, me terhiqte kembet, me gjuante me shpulla surratit. Kam ne qafe shenja e gishatave qe me ka mberthyer.
Ju lutem me ndihmoni. Une e di qe ishte nje xhind. Me vjen tani shpesh. E di qe kam bere gabim. Nuk dua ta shoh me ate djalin. Me nxorri nga rruga e Allahut. Cfare duhet te bej? Si ti largoj? Kam nevoje per keshillen tyre te vyer ju lutem. Jam e deshperuar.
Me respekte angelina o2
Krijoni Kontakt