Bëj shërimin nga Magjitë, Sihri, Xhinet dhe hapjen e kanaleve të zemrës në 60 %.
Mund të paraqiteni në,
Tel, 015110132065
Sabri Selmani
Kiel- Gjermani
Bëj shërimin nga Magjitë, Sihri, Xhinet dhe hapjen e kanaleve të zemrës në 60 %.
Mund të paraqiteni në,
Tel, 015110132065
Sabri Selmani
Kiel- Gjermani
Shërimi me Kur’an nga ndikimi i xhinëve-djajë, nga sihri dhe marrja mësysh nuk ka alternativë tjetër. All-llahu xh.sh. thotë:
„Ne të shpallim Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjepër pos dëshpërim“. (Kur’an, 17:82)
Dijetarët muslimanë e kanë për detyrë që në një makroplan të vigjëlojnë mbi akiden e drejtë, ideologjinë e ummetit islam. Shumë individë dhe grupe muslimanësh, për fat të keq, të vetëdijshëm ose të pavetëdijshëm, dalin nga feja dhe hyjnë në ujërat e apostazisë duke shkuar te falltorë, astrologë e magjistarë të ndryshëm, duke thënë se si ata „çdo gjëje ia kanë qëlluar“, në realitet, duke pohuar se ata e njohin „gajbin“.
Kur të analizohet gjendja e tyre, do të shihet qartë se ata nuk dinë për ndonjë alternativë tjetër, e që është shërimi i lejuar dhe i drejtë me Kur’an, ose në thelb, nuk kanë rast për një shërim të tillë. Të shtrënguar nga gjendjet e ndryshme shpirtërore dhe psikike, për shkak të sëmundjeve të çuditshme e të pashpjegueshme, prej të cilave pëson sistemi nervor, që nuk u dihet shkaku në aspektin medicinal, me paraqitjen e dashurisë ose urrejtjes, impotencës së pashpjegueshme vetëm ndaj personit të cvaktuar etj.; ata kërkojnë çfarëdoqoftë zgjidhjeje ose rrugëdaljeje nga ky ferr. Po qe se udhëzohen në atë që është e lejuar me Sheriat, do ta pranojnë, siç e pranojnë edhe atë që përndryshe është e ndaluar e që u ofrohet në formë të hajmalive, talismanëve, falleve, sihreve e fromave të ngjashme „të shërimit“. Sipas saj, duhet ofruar mundësi konkrete ose alternativë me metodë të lejuar të shërimit me Kur’an.
Duhet pasur parasysh edhe faktin se ummeti islam është në shënjestër të armiqve të ndryshëm, sidomos grupet ose individët e shquar, të cilët janë të rëndësishëm e me vlerë për Islamin dhe da’ven islame.
Në mësimet islame ekziston besimi në “gajb”, botën transcedentale. Në Kur’anin Famëlartë thuhet:
“Ky është libri që nuk ka dyshim net ë (sepse është prej All-llahut), është udhëzues për ata që janë të devotshëm, të cilët e besojnë të fshehtën” (Kur’an 2:2-3)
Bota e padukshme, metafizike është transcendentale dhe e pakapshme për njerëzit, përveç asaj që lajmëron I Gjithëdijshmi me anë të shpalljes dhe asaj që tregon i Dërguari, alejhisselam. Ajo çka nuk është në mësimet e vërteta të Shpalljes, ose në lëndë´n e transmetimeve të Pejgamberit a.s., kurse bën pjesë në sferën e kësaj bote të padukshme dhe në manifestimin e saj sipas rrëfimit të zakonshëm, bën pjesë në bestytni (supersticion).
Në këtë botë transcedentale, paralelisht me njerëzit (por nuk janë botë paralele) jeton edhe bota e xhinëve, nga lloji I të cilëve janë edhe shejtanët (djajtë). Këtë e vërteton edhe Kur’ani e Sunneti.
Në Kur’an ekziston edhe kaptina që e ka emrin “Xhinët”. Në ajetin e parë të kësaj kaptine thuhet::
„Thuaj: „Mua më shpallet se një grup i vogël nga xhinët vuri veshin dhe dëgjoi (Kur’anin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: „Ne kemi dëgjuar një Kur’an që mahnit“. (72:1)
Në kur’an, në shumë vende, përmenden xhinët:
„(Përkujto) Kur disa prej xhinëve i drejtuam te ti që të dëgjojnë Kur’anin“ (46:29)
Në Kur’an thuhet:
“O grumbull i xhinëve e i njerëzve! A s’ju erdhën nga mesi juaj të dërguar t’ju rrëfejnë argumentet e Mia dhe t’ju tërheqin vërejtjen për takimin tuaj në këtë ditë? Ata thane: “Dëshmojmë kundër vetvetes. I pat mashtruar ata jeta e kësaj bote dhe ashtu (të detyruar) dëshmuan kundër vetvetes se me të vërtetë e refuzonin (të vërtetën)”. (6:130)
Në kuptimin ideologjik, doktrinar xhinët janë pasues, njësoj si njerëzit, të religjioneve, besimeve, sekteve e drejtimeve të ndryshme. Kur’ani flet për xhinët:
“Është e vërtetë se prej nesh ka muslimanë dhe prej nesh ka që janë jashtë rrugës (jobesimtarë), e kush e pranoi Islamin, të tillët mësyen rrugën e shpëtimit”. (72:14)
Ndikimi i xhinëve te njerëzit paraqitet në formë të sëmundjeve të ndryshme me simptome të njohura. Ata mund të ndahen në dy grupe sëmundjesh, varësisht nga ajo se a janë shkaktuar nga sëmurja e ashtuquajtur messe (ograku, ogradisja), nga veprimi spontan i xhinëve ose nga sihri (falli, magjia) që e bën sihirbërësi (fallxhori). Veprimet më të përhapura xhinore kanë ardhur në shprehje nga sëmurja e ashtuquajtur sar’a (ograku, ogradisja), e cila shfaqet në trajtë e me simptome të çmendurisë, tërbimit dhe epilepsisë, pastaj isabetul-a’jni(marrja mësysh) derisa veprimi i sihirbasve (falltorëve) manifestohet përmes shumë llojeve të sihrit.
Xhinët gjinden dhe banojnë nëpër shtëpitë e njerëzve. Xhini shtëpiak e ka emrin ‘Amir, shumësi ‘Ummar. Banojnë në vende të papastërta, nëpër banjo (hamame), në nevojtore, në vorreza, në konteniere për mbeturina e në vende të ngjashme të ndyta. Pejgamberi a.s., me rastin e hyrjes në nevojtore, ka thënë: “Me emrin e All-llahut” Kërkoj prej Teje të më mbrosh nga xhinët e xhineshat”.
Prekja e xhinëve mund të ndodhë në rastet që vijojnë:
1. kur xhini irritohet nga ndonjë sjellje e pakontrolluar që e godet, sepse xhini është i padukshëm ( e përvëlon me ujë valë kur e derdh ujin, bie mbi të e te ngjashme).
2. kur xhini ose xhinesha dashurohet në krijesën njerëzore.
3. kur xhini i lig bën zullum e padrejtësi, madje edhe pa kurrfarë arsye, e që paraqitet tek njerëzit në njërën prej këtyre katër gjendjeve që vijojnë:
a) në gjendje hidhërimi
b) në gjendje frike,
c) në gjednje kënaqësie dhe
d) në gtjendje depresioni.
Hyrja dhe ngjitja e xhinit me njeriun mund të ndodhë për shkak të natyrës dhe karakterit të xhinëve, të cilët janë të pamaterializuar, në realitet të krijuar “nga flaka e zjarrit”.
Ata të cilët praktikisht merren me shërimin e sëmundjeve të përmendura, do të duhej poseduar cilësitë vijuese:
1. të kenë besim të drejtë, të pakontestueshëm, monoteist islam që e pason praktika me fjalë e me vepra.
2. të jenë definitivisht të bindur në vërtetësinë hyjnore të Kur’anit dhe në ndikimin e Tij në xhinët dhe shejtanët, të cilën adresën e kanë në Shpallje.
3. të njohin mësimet islame që kanë të bëjnë me botën e fshehtë të xhinëve e shejtanëve, sepse me rastin e shërimit dhe kontaktit me xhinët duhet patjetër të sjellin vendime, kështuqë mund të bëhen gabime katastrofale.
4. të njohin të drejtën islame, mësimet e saj dhe të mund që t’i zbulojnë intrigat dhe mashtrimet e shejtanëve, siç transmetohet prej Ibni Tejmijes të cilit, me një rast, xhini i ka ofruar dalje nga personi i sëmurë duke thënë: “Dal për shkak të rrespektit që kam ndaj teje”. Megjithatë, Shejhu ia kthen: “Jo! Duhet patjetër të dalësh nga nënshtrimi ndaj All-llahut dhe Pejgamberit të Tij”.
5. do të ishte mirë që individi, i cili merret me shërim, të jetë i martuar në mënyrë që mundësia e tij të jetë më e vogël për të gabuar dhe mos të bie në sprovë me femrat e sëmura, të cilat, me rastin e shërimit, në një përqindje të madhe, ndodhen në trans dhe plotësisht të varura, duke mos iu kujtuar atyre fare se çka ka ndodhur me to. Për këtë shkak, gjat kohës së shërimit me pacienten, duhet patjetër të jetë i pranishëm edhe tutori i saj, kështuqë t’i iket mundësisë për të gabuar.
6. t’iu shmangen gabimeve, për arsye se gabimet e ndihmojnë shejtanin dhe i japin të drejtë të mos dëgjojë, të mos nënshtrohet dhe (kështu) të mbetet te personi i sëmurë.
8. të përkujtojnë dhe lëvdojnë All-llahun e Madhërueshëm ashtu si është urdhëruar me sunnet ne raste e situata të ndryshme.
9. të kenë nijjet (qëllim) të drejtë e të pastër gjat shërimit.
10. të imunizohen dhe të mbrohen me dhikre të llojeve të veçanta të sunnetit. Sa më tepër që dikush i afrohet All-llahut të Madhërueshëm me ibadet, me dhikër, me përulshmëri e të ngjashme, aq më tepër largohet nga shejtanët dhe mundësia e tyre që të ndikojnë në të.
Po keshtu duhet me ditur se shumica e magjistareve dhe fallxhoreve vuajne shume prej xhindeve sepse ato i lejne pa gjume naten, i godasin, i frikesojne, i lejne pa lare, pa martuar sepse ato u jane roberuar xhindeve dhe xhindet bejne me to cte duan.Kurse ebsimtari jo vetem qe nuk i roberohet xhindeve por perkundrazi ai i shpall ato armiq sepse ai eshte Robi i Zotit .Ka pasur prej profetev si sulejmani qe i ka pasur ne zoterim xhindet ndersa besimtareve muslimane nuk u lejohet asnje lloj bashkepunimi fetar me xhindet qofshin edhe keto te deklaruar xhinde muslimane.Zemra e besimtarit eshte e lidhur me ndihmen ndaj Allahut dhe jo me krijesat.Pastaj surja me e forte kunder xhindeve eshte surja Saffat pasi ne kete sure flitet per meleket engjejt qe ato qendrojne ne rreshat dhe adhurojne Zotin dhe xhindet kete e shikojne dhe kur u lexon kete sure ato ndikohen shume dhe fillojne dhe bertasin tek nje semure nese eshte i semure me xhinde.njeriu duhet te mos jete kuriozitet per lidhjen e tij me xhindet Allahu i ka kujtuar ato ne Kuran si krijesa te mira dhe te keqija sipas llojit t tyre sikurse ka folur per meleket dhe llojet e engjejve dhe ato jane krijesa me madheshtore se xhindet.Mirepo njeriu duhet te dali nga ky kuriozitet dhe duhet te mesoje me shume per Zotin e tij dhe cilesite dhe atributet e Tij madheshtore.Sepse kjo e ndricon zemren me besim dhe i ben qe ti duken xhindet si miza.Allahu ka pushtet mbi gjithesine kurse xhindet nuk e kane kete pushtet pavarsisht se Zoti u ka dhene disa prej tyre fuqi mbi ato njerzore mirepo edhe engjejve u ka dhene pushtet mbi ate te xhindeve.Keshtu qe engjejt nuk veprojne se me lejen e Zotit dhe se besimtari nuk duhet ta lidhi zemren me roberit ose sherbetoret e Zotit por duhet ta lidhi zemren drejtprejtsedrejti vetem me Allahun krijuesin e Miliarda engjejve Krijuesin e miliarda xhineve dhe Milarda yjeve e njerzve.Krijuesin e gjithesise dhe duhet per njeriu te beje jete normale sepse bashkepunimi me xhindet do ta coje ate ne cmenduri dhe largim nga bota e realitetit njerzor plus vuatjeve te shumta qe do ti sjellin ato per shkak se ky e ka lene fene e Allahut, namazin dhe mbeshtjetjen dhe lidhjen me Zotin.
Sabri, do kisha me shume deshire te mesoja mbi artin e sherimit nga magjia dhe xhindet. A duhet te kesh cilesi te veçanta apo cilido mund ta beje kete?
sabri sa te ben haku i punes ?
failure is not an option!
Krijoni Kontakt