Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Maars
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Postime
    179

    Zaptimi i tokes tokes nga pushtetaret

    Vledhja e prones nga pushtetaret dhe njerezit e tyre eshte nje nga problemet me te medha dhe me pasoja negative te pallogaritshme, me te cilin po ndeshen Shqiptaret qe prej "fundit" te komunizmit, dhe ndarjes se Partise te Punes ne PD e PS. . Ne kete rastin ketu poshte te marre nga Korrieri, njerezit e kryeqytetarit te Lacit kane arritur deri aty sa te kerkojne te zaptojne edhe pronat e Kishes.




    Korrieri

    Nipat e kryetarit tė bashkisė, terror nė kishėn e Laēit

    Rrėfimi i Patėr Mikelit: Vėllezėrit Astrit dhe Ylli Vlashi ndėrprenė meshėn me ofendime dhe kėrcėnime dhe tentuan tė mė godisnin mua

    LAĒ - Nipat e kryebashkiakut tė Laēit terrorizuan mbi 300 besimtarė dhe sulmuan meshtarin e kishės sė Shėn-Ndout, Patėr Mikel Pllumajn. Ngjarja e rėndė ndodhi paraditen e djeshme, rreth orės 11:00, nė kishėn e Laēit, ku dy vėllezėrit Vlashi, nipėr tė kryetarit tė Bashkisė sė Laēit, kanė prishur meshėn, duke sharė dhe ofenduar priftin. Patėr Mikeli ėshtė detyruar disa herė tė ndėrpriste meshėn, pėr shkak tė fjalėve ofenduese tė dy tė rinjve dhe kėrcėnimeve tė tyre, ndėrsa i ka shpėtuar dhunės, falė ndėrhyrjes sė personave tė pranishėm. Konflikti pėr motive pronėsie ėshtė qetėsuar me ndėrhyrjen e policisė sė Kurbinit, e cila ka larguar nga kisha e Shėn-Ndout dy tė rinjtė, pėr t’i shoqėruar nė komisariat.



    ***

    Rreth orės 11:00 tė paradites, nė kohėn kur nė kishėn e Laēit po mbahej mesha, dy vėllezėrit Astrit dhe Ylli Vlashi kanė hyrė nė kishėn e Shėn-Ndout, ku sipas Patėr Mikelit kanė filluar tė ofendonin qė nga larg meshtarin e kėsaj kishe, i cili po mbante meshėn pėr rreth 300 besimtarė tė feve tė ndryshme, tė cilėt e frekuentojnė vazhdimisht kėtė kishė nė ditėt e marta dhe tė shtuna. Ndėrhyrja e dhunshme e nipave tė kryetarit tė bashkisė, Luigj Isufi, ka shkaktuar panik te besimtarėt, tė cilėve u ėshtė kėrkuar tė braktisin kishėn, pasi do tė qėllonin priftin. “Pastaj mė janė sulur mua, pėr tė mė zbritur nga foltorja e kishės qė po jepja meshė. Nė kėto momente ka hyrė shoferi im dhe priftėrinjtė, tė cilėt ndodheshin tė pranishėm. Situata pėr pak ka degjeneruar dhe unė jam detyruar qė disa herė tė ndėrpres meshėn, derisa e kam lėnė plotėsisht”, - rrėfen pėr “Korrierin” Patėr Mikeli. Sipas tij, ky konflikt ka ardhur si rezultat i vendosjes nė territorin e kishės sė Shėn-Ndout, tė njė lokali nga ana e vėllezėrve Vlashi, tė cilėt kanė pasur mbėshtetjen e pushtetit lokal dhe Gjykatės sė Rrethit tė Kurbinit. I pyetur nga “Korrieri” pėr akuzat e ngritura nga Patėr Mikel Pllumaj, kryebashkiaku i Laēit, Luigj Isufi, ka mohuar ēdo ndėrhyrje apo lidhje me kėtė konflikt. “Kushdo qė ka ankesa ndaj personit tim, pėr funksionet politike apo si kryetar bashkie, le tė bėjė kallėzim tek autoritetet e shtetit”, - u pėrgjigj kryetari i Bashkisė sė Laēit, Luigj Isufi.



    ***

    Sipas Patėr Mikel Pllumajt, dy tė rinjtė janė zaptues tė tokės sė kishės, duke ndėrtuar edhe lokalin aty. “Kemi dėrguar ēėshtjen nė gjykatė dhe Gjykata e Kurbinit, me njė vendim absurd, pa asnjė lloj dokumenti, u ka dhėnė tė drejtė pėr ndėrtimin e lokalit nė territorin e kishės Astrit dhe Ylli Vlashit. Ne kemi apeluar vendimin dhe nga frika se mos Apeli do e hedhė poshtė vendimin, kanė menduar kėtė incident. Unė do tė theksoj faktin qė ishte pikėrisht njė klerik i kishės katolike qė denoncoi publikisht abuzimet me rrugėn qė lidh Laēin me Kishėn e Shėn-Ndout para kryeministrit Sali Berisha, i cili nė fjalėn e tij u shpreh se do tė vazhdonte investimi, sipas projektit, edhe pėr pjesėt e papėrfunduara, por qė nuk u arrit. Po kėshtu, faktin e zaptimit tė tokės e di edhe kryeministri, pasi ia kemi bėrė prezent gjatė kėtij takimi, si dhe kėrcėnimin qė i ėshtė bėrė Patėr Ndojt, por deri tani nuk kemi parė qė strukturat e shtetit tė lėvizin, por vetėm tė heshtin”, - shton mė tej Patėr Mikeli. Prifti i kishės sė Laēit shton mė tej nė denoncimin e tij, se i gjendur pa pėrkrahje, u ėshtė drejtuar mediave, duke kėrkuar zbatimin e ligjeve. “Jemi kundėr ēdo lloj kėrcėnimi apo hakmarrje primitive. Kėrkojmė vetėm tė zbatohen ligjet”, - thotė Patėr Mikel Pllumaj pėr “Korrierin”. Ky nuk ėshtė rasti i vetėm i kėrcėnimeve tė priftėrinjve nė kėtė kishė. Nė vitin 2002, Patėr Ndue Gashaj u sulmua ndėrsa vinte te kisha e Laēit, duke u grabitur me armė.





    DENONCIMI



    “Apelimi i vendimit

    solli incidentin”



    “Ne kemi apeluar vendimin dhe nga frika se mos Apeli do e hedhė poshtė vendimin, kanė menduar kėtė incident. Unė do tė theksoj faktin, qė ishte pikėrisht njė klerik i kishės katolike qė denoncoi publikisht abuzimet me rrugėn qė lidh Laēin me Kishėn e Shėn-Ndout para kryeministrit Sali Berisha, i cili nė fjalėn e tij u shpreh se do tė vazhdonte investimi, sipas projektit, edhe pėr pjesėt e papėrfunduara, por qė nuk u arrit. Po kėshtu, faktin e zaptimit tė tokės e di edhe kryeministri, pasi ia kemi bėrė prezent gjatė kėtij takimi, si dhe kėrcėnimin qė i ėshtė bėrė Patėr Ndojt, por deri tani nuk kemi parė qė strukturat e shtetit tė lėvizin, por vetėm tė heshtin”, - shton mė tej Patėr Mikeli.





    Letra e Mikel Pllumajt



    “Tokat e kishės sė Laēit po

    grabiten nga njerėz me pushtet”



    Gjatė periudhės sė komunizmit, Kisha Katolike ka pėsuar njė ndėr persekutimet mė tė egra, qė konsistonte nė dy drejtime: eliminimin fizik tė pjesėtarėve tė saj dhe grabitjen e pasurisė, pra tė pronave qė kisha i kishte nė zotėrim para vitit 1945. Pasi ra komunizmi, u mendua se gjėrat do tė rregulloheshin dhe se do tė ktheheshin tė gjitha pronat e grabitura nga shteti komunist. Kisha Katolike, pas vitit 1990, doli e shkatėrruar krejtėsisht dhe pa asnjė pronėsi tė vetėn. Duke parė kėtė panoramė tė dhimbshme ku gjendej kisha, tė krijohej pėrshtypja se prania e Kishės Katolike nė Shqipėri kishte ardhur pėr herė tė parė nė vitin 1990, e pra, Kisha Katolike ėshtė nė Shqipėri qė prej dy mijė vjetėve, qė nė kohėn e Shėn-Palit. Mė ėshtė besuar detyra e pėrkujdesjes pėr pronat qė prej datės 15.01.2008, nga Provinca Franēeskane Shqiptare “Zoja Nunciatė”.

    Sa pėr njė freskim historik tė memories, tė mos harrojmė se Kisha e Shėn-Ndout nė Laē daton qė nė shekullin XIV. Themeluesi i arkeologjisė shqiptarė, At Shtefėn Gjeēovi, i ka lėnė tė shkruara tė gjithė kufijtė e pronėsisė qė i pėrkasin kishės sė Shėn-Ndout nė Laē-Sebaste. Kėto dokumente gjenden nė Arkivin Qendror tė Shtetit Shqiptar nė Tiranė. Ky ent kishtar po trajtohet sot nė mėnyrė shumė tė padrejtė nga disa instanca shtetėrore. Konkretisht, nga gjykatat qė nė shumicėn e rasteve janė tė kushtėzuara nga presione deputetėsh e kryetarė bashkish, si dhe nga korrupsioni qė ekziston brenda tyre.

    Vėshtirėsitė mė tė mėdha pėr mua kanė qenė me pronat e kishės sė Shėn-Ndout nė Laē-Sebaste. Prona pėr tė cilėn bėhet fjalė vėrtetohet me certifikatė pronėsie tė lėshuar nga ZRPP nė Kurbin, nė regjistrin e pasurive tė paluajtshme tė saj me nr. pasurie 500. Gjykata e Laēit e nxjerr kishėn e Shėn-Ndout nė Laē pa tė drejtė pronėsie. Pėr kėtė pronė, qė nė janar tė 2008-ės e kemi hapur tri herė gjyqin me palėn kundėrshtare nė Gjykatėn e Kurbinit-Laē, dhe qė nė tė tria herėt kemi dalė pa sukses, vetėm e vetėm pse nė Shqipėri ligjin e bėn Maliqi. Mė datė 19.02.09, nė orėn 12:00, kryetari i kėsaj gjykate, Alfred Gjoni, e shpalli vendimin sėrish negativ. Kjo padrejtėsi nė lidhje me kėtė pronė u pa edhe nė vendimet e Policisė Ndėrtimore, nė mosekzekutimin e vendimeve tė marra nga kjo instancė, pėr shkak se persona tė veshur me pushtet ndėrhynė qė mos tė ekzekutohen kėto vendime. Provinca Franēeskane Shqiptare “Zoja Nunciatė” nuk kėrkon gjė tjetėr, pėrveē pronat e saj, ato prona qė i ka tė sajat pėr shumė shekuj veprimtarie nė Shqipėri. Moskthimi i kėtyre pronave dhe pėrkatėsisht i pronave tė kishės sė Shėn-Ndout nė Laē, do tė thotė cėnim i drejtpėrdrejtė i lirisė fetare, duke penguar funksionin e saj.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ashtu eshte se jane bere si ujqer se e kane te qarte se do ikin.
    Po ju iken koha e sbejne dot pallat as karabinane se bejne dot.
    Se po u be pallati fituan. Kujt do ja marin leket pronaret banoreve te pallatit qe i kane blere sa qimet e kokes?
    Kjo eshte loja e ngutur e pushtetit.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Maars
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Postime
    179
    Kthimin e pronės e pengojnė politikanėt qė duan tė bėhen pronarė tė bregdetit
    Nga Niko Nesturi, Kryetar i shoqatės atdhetare-kulturore “Bregdeti”

    Mesazh drejtuar ambasadores sė Bankės Botėrore, zonjės Nuamah, kryeministrit, Sali Berisha, dhe ministrit tė Financave, Ridvan Bode


    Siē kemi bėrė publike nė shumė shkrime tė mėparshme, por tė pavlerėsuar nga ana juaj, ne ju kemi bėrė thirrje shqiptarėve nė emigracion tė sensibilizojnė instancat ndėrkombėtare pėr grabitjen e organizuar qė politikanėt shqiptarė po bėjnė me pronat turistike. Skandali me plazhin e Jalės, qė shpėrtheu nga njė letėr qė iu drejtua direkt drejtorit tė Bankės Botėrore (BB), ėshtė vetėm fillimi qė do tė demaskojė grabitėsit e bregdetit turistik. E vėrteta sapo ka filluar tė dalė nė sipėrfaqe, sepse skandali i Jalės ėshtė vetėm njė rast nga ai mal i madh i njė megakorrupsioni tė pėrbashkėt tė politikanėve shqiptarė dhe Bankės Botėrore. Pėrfaqėsia e Bankės Botėrore nė Tiranė ka gabuar rėndė dhe jo vetėm zonja Nuamah si ambasadore aktuale, por dhe pararendėsit e saj kanė bėrė veshin e shurdhėr ndaj kėrkesave tė kryesisė sė shoqatės “Bregdeti”. Ne kemi kėrkuar shumė e shumė herė qė bashkėpunimi dhe komunikimi i Bankės Botėrore me qeverinė shqiptare tė ketė si parakusht qė tė mos dhunojė tė drejtėn e shtetasve pėr pronėn. Ambasadorja e BB pranon si gabim miratimin e dhėndrit tė kryeministrit Berisha si drejtues tė projektit pėr zhvillimin e turizmit. Kjo ėshtė tė pėrpiqesh tė fusėsh minaren nė thes ose t’u hedhėsh pronarėve hi syve. E vėrteta ėshtė ndryshe, zonja Nuamah. Ne, shoqata “Bregdeti”, ju kemi kėrkuar qė projekti juaj tė ketė si kusht paraprak kthimin e pronės tek i zoti.

    Deri mė sot, zonja Nuamah dhe pararendėsit e saj kanė heshtur ndaj ankesave tona tė pėrsėritura qė financimet e BB tė mos favorizojnė politikanėt, qė po grabisin pronat tona. Me zonjėn Nuamah kryesia e shoqatės “Bregdeti” ka zhvilluar takime dhe formalisht jemi pritur me shumė mirėsjellje prej saj. Nė njė nga takimet e fundit, pėrpara shpėrthimit tė skandalit tė Jalės, kryesia e shoqatės veē tė tjerash i deklaroi ambasadores sė BB se, pėr sa kohė qeveria shqiptare nuk kthen pronat tek i zoti, por e disponon bregdetin sipas interesave klanore dhe pa respektuar titujt e pronėsisė, tė gjitha paratė dhe projektet qė miratohen nė emėr tė zhvillimit tė turizmit ne do t’i denoncojmė si parį vrasėse. Zonja ambasadore le tė ketė mirėsinė t’i rivlerėsojė dhe t’i pohojė kėto takime dhe letrat e shumta qė i janė drejtuar dhe t’i deklarojė kėto nė shtyp, sė bashku me planin qė ne i kemi dorėzuar lidhur me radhėn e punės pėr veprimet pėr respektimin e tė drejtės sė pronės konform parimeve tė Konventės Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut, detyrimeve kushtetuese dhe zgjidhjeve qė ne i kemi propozuar. Kthimi i pronės tek i zoti dhe jo demagogjia me kompensime, janė e vetmja zgjidhje, nė mėnyrė qė tė marrė fund pėrkrahja dhe financimi ndėrkombėtar i kamufluar me ndėrmjetėsinė e BB dhe FMN, i katrahurės dhe i anarkisė sė pronės. Pavarėsisht nga hartimet e bukura tė politikanėve tė djathtė apo tė majtė deri sot, dallojmė situatėn e mosdashjes pėr tė zbatuar parimin themelor tė njė shteti demokratik, atė tė respektimit tė sė drejtės sė shtetasve pėr tė gėzuar pronėn e tyre tė trashėguar dhe politika 18-vjeēare kundėr pronarėve tė ligjshėm vazhdon edhe sot. Kryeministri Berisha prej 18 vjetėsh po insiston nė linjėn e tij si kundėrshtar i pronarėve tė ligjshėm, ndonėse ėshtė kritikuar rėndė pėr anarkinė e pronės, jo vetėm nga ne pėr mosmbajtjen e fjalės dhe tė premtimit pėr tė na udhėhequr nė demokraci, por ėshtė kritikuar publikisht edhe nga ambasadori i britanik, gjerman, francez, OSBE, nga ambasadori i KE dhe sė fundi edhe nga raporti i Departamentit amerikan tė Shtetit. Kjo flet qartė pėr qėndrimin konsekuent antipronar tė politikanėve shqiptarė dhe se zgjidhja e problemit tė pronės realizohet vetėm nėpėrmjet kushtėzimit nga faktori ndėrkombėtar. Kryeministri Berisha ēuditėrisht vazhdon tė deklarojė kompensim, kur duhet tė respektojė titujt e pronėsisė, tė ēlirojė pronat e zaptuara nga kthetrat e politikanėve dhe mė parė duhet tė pėrfundojė kthimin fizik. Nėse pronarėt tiranas, lushnjarė apo gjirokastritė do tė kompensohen nė bregdet, po ne, bregdetasit, ku do tė na shpėrngulin kėta politikanė? Mos vallė ne, bregdetasve autoktonė, duan tė na ēojnė nė majė tė Tomorit e tė Korabit dhe pas kėsaj ne tė punėsohemi kamerierė nė bar-restorantet qė ata kanė filluar tė ndėrtojnė nė bregdet? Nėse BB mbėshtet kėtė platformė, edhe ne e deklarojmė se ajo ėshtė njė shpėrdoruese e parimeve bazė tė demokracisė. Kush duhet t’i thotė “Ndal!” kryeministrit dhe qeverisė shqiptare qė insiston tė vazhdojė tė shkelet neni 181 i Kushtetutės? Nuk e dimė, nėse reagimi pėr shkeljen flagrante tė Kushtetutės i pėrket Presidentit tė Republikės apo Prokurores sė Pėrgjithshme. Si mund tė flitet pėr kompensim, kur akoma nuk ka pėrfunduar kthimi i trojeve tė lira? Pėrse policia ndėrtimore prish ndėrtimet me leje ose edhe ato qė mund tė kanė qenė pa leje, por qė pronarėt i kanė ndėrtuar mbi trojet e veta dhe kryeministri ka heshtur ndaj kėrkesave tona tė shumta qė policia ndėrtimore tė zbatojė ligjin dhe tė shembė ndėrtimet pa leje tė kryera nga politikanėt dhe personat e mbėshtetur prej tyre qė nuk kanė tė drejtė pronėsie pėr truallin e zėnė nė mėnyrė tė kundėrligjshme? Zoti kryeministėr nuk ka dhėnė asnjė pėrgjigje pėr 12 kėrkesat qė i kemi paraqitur pėr zgjidhjen definitive dhe pa shpenzime tė problemit tė pronės dhe as pėr kėrkesat e Rezolutės sė Kuvendit Mbarėbregdetar. Kjo strategji e politikės antipronar dhe antishqiptare pas vitit 1991, e kombinuar me heshtjen e zgjatur tė pėrfaqėsuesve tė institucioneve ndėrkombėtare tė akredituara nė Tiranė ndaj ankesave tona e ka nėpėrkėmbur mė shumė popullin punėtor, patriot dhe paqedashės tė bregdetit. Gjithsesi, kritika e Departamentit amerikan tė Shtetit ndaj mosrespektimit tė sė drejtės sė pronės private tė trashėguar, ndonėse shumė e butė, e detyroi zotin Berisha tė shprehet i gatshėm pėr zgjidhje. Dihet botėrisht se as politikanėt as dhe drejtuesit e projektit qė BB financon, nuk janė pronarė ose trashėgimtarė tė pronave tona. Sot dėgjuam nga ministri i Financave, zoti Ridvan Bode, qė i kėrkon Bankės Botėrore vazhdimin e projektit. Ne pėrsėri iu themi “Ndal!”, pasi, pėr sa kohė nuk ėshtė kthyer prona tek i zoti, kėto janė justifikime qė favorizojnė mafien e trojeve turistike.

    Ne, si shoqatė “Bregdeti”, jemi tė gatshėm qė nė prani, me garanci dhe me ndėrmjetėsi tė pėrfaqėsisė sė KE nė Tiranė, zotit Helmut Lohan, tė paraqesim edhe njėherė zgjidhjen definitive dhe pa faturė financiare tė pronės nė zonėn turistike, duke filluar me argumentet juridike dhe projektligjin pėrkatės. Miratimi me procedurė tė shpejtuar i kėtij projektligji do tė plotėsojė njėkohėsisht edhe kėrkesėn e ministrit tė Financave, zotit Ridvan Bode, qė t’i hapet rrugė projektit tė zhvillimit tė turizmit dhe do tė lehtėsojė shkeljen flagrante tė tė drejtave tė njeriut tė bėrė nėn emrin e Bankės Botėrore.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mundesite jane sot qe.. harta e vendit te kompjuterizohet nga ekspertet qe besoj i kemi.. tash me kuintale..

    psh .. te jepet cdo meter katror i shqiperise.. dhe qe kushdo qofte gazetar nepunes a qytetar kurioz.. te ulet ne kompjuter e te klikoj mbi nje pike te hartes.. kudo qofte nga vermoshi ne konispol..nga maqellara ne golem.. etj.. e te dali se.. cpermban ajo pike.. ne kte rast ajo pika eshte nje siperfaqe territori e shqiperise.. e ne varesi te shkalles se hartes.. do tregohet madhesia e zones.. dhe..ktu desha te dal.. te cfaqet ne kompjuter.. ..se ky teritor i takon x katundi a qyteti.. e konkretisht i takon x ndermarrjeje shteti apo private.. a individi te caktuar..me emer mbiemer adres e te gjitha..
    dhe keshtu dime se..kush ka gllaberuar e kush ka mbetur me gjisht ne goje..

    psh klikojme te nje pike ne rajonin ... po themi radhimes..
    e del aty.. nga ketu deri atje.. kjo fushe a zon plazhi.. a koder me ullinj a magaze me te mbathura.. a motel a restaurant a pallat.. ka keta pronare zyrtarisht..
    hasanin pronar te magazeve..aq e kaq metra katrore.. ka sinanin..pronar te ullishtes a zeqirin pronar te pllazhit..

    e keshtu me radhe merret vesh cdo gje..

    se pd..thot i vodhi ps.ja trojet..
    ps thot i vodhi argita me fazlliun.. e poplli kenaqet duke degjuar pallavra..

    kadastrat jane.. le ti hedhin ne nje harte elektronike te dhenat e cdo metri katror te shqiperise e tja vene pronarin.. dhe keshtu kuptohet e verteta..


    ..

    vetem kjo e zbardh te verteten e i jep fund spekulimeve..

    kur isha para ca vjetesh ne shqiperi.. me thoshin.. i sheh ato kodra ne hamalle e rrushkull.. po i shoh i thashe mikut..
    i ka marre tak braho.. tha..
    kur jeshe nashi.. po i njejti person me tha..i sheh ato kodrat ne porto romane.. po i shoh i thash..
    i ka blere argita..

    ke te besoj i ziu njeri..

    kur lexon Klos ardianin ne rol jeshilo-dashesi.. gjithmon do vesh re.. se ciftja e tij si analisto enciklopedik.. i pa-anshem.. gjuan per kryetara komunash te pd-se qe shkulin peme e bejne pallate..
    prita nje dizaj.. kur duall puna e jeshillikut pran diges se liqenit qe edvinua do e bej beton e pallate.. qe jeshillik-dashesi klos mos po thot gje..
    jo re fare.. o po qy re.. thash me vete.. pse spo kullundris gje..
    kur u cfaq.. por..
    ku thoni ju..
    kish marre ciften e kish dal pe gjah kunder nje komunari demokratikas..ne baldushk..lol.. edhe atij ja fshikullonte gjemat qe na paskish bere..

    prandaj.. o dajt.. si i pa-anshem qe je.. pra pa parti.. si te duket qy mendimi im ..

    le ta dhiskutojmekte..

    behet dot kjo harta apo..



    ..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Maars
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Postime
    179
    Hahahhhh Komunisti ja nxorri dosjen Klosit.
    Po c'a lesh Klosi thua ti ?? Ketu ne kete teme s'po flitet per Klosin, por per nje prift qe po ja bejne Kishen lokal nipat e pushtetarit, dhe per te gjithe ish pronaret qe po vidhen per here te dyte nga pushtetaret dhe militantet e degjeneruar. Ke ndonje gje per keta hajdute te lartpermendur, a ndonje shkrim per vjedhjen apo zaptimit e prones nga PS (se per PeDet e dime qe ti je i paditur dhe i painformuar). . Po te kesh hajde shkruaj, po s'ke gje ik mos na caj t*** me idiotizmat e tua.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Maars
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Postime
    179
    Vazhdojme me hajdutet e lidhur me qeverine

    Kryetari i Komunės: Mu ofrua 1 milion euro ryshfet qė t’i dorėzoja Kakomenė
    Nga Faktori Plus

    Kryetari i Komunės sė Nivicės, Vladimir Kumi nė njė intervistė me gazetarin Mero Baze nė emisionin e tij “Faktor Plus”, hedh dritė mbi disa tė vėrteta nė lidhje me konfliktin qė fshati Nivicė ka me qeverinė pėr pronėsinė e Kakomesė. Sipas Kumit, deri mė tani asnjė pėrfaqėsues i “Club Mediterran” nuk ėshtė paraqitur nė zyrat e Komunės pėr tė kontaktuar me kėtė tė fundit, dhe personi i vetėm i interesuar pėr kėtė ēėshtje ėshtė presidenti i Kompanisė Riviera Dritan Ēela. Sipas Kumit, pas kėsaj historie fshihet njė aferė e pastėr korrupsioni dhe ryshfeti nė rangjet mė tė larta qeveritare dhe nė sistemin e drejtėsisė.



    Sė bashku me mua ėshtė Vladimir Kumi, kryetar i Komunės sė Lukovės nė rrethin e Sarandės, njė nga komunat tipike ku pėrplasen interesat e pronarėve nga njėri krah dhe interesat e investitorėve nga krahu tjetėr, pėrplasen problemet e paqartėsisė qė janė shfaqur me shpėrndarjen e tokės pas vitit 1991, tė pronarėve tė rinj dhe pronarėve tė vjetėr. Komuna juaj mė sė shumti ėshtė e njohur nga precedenti i fshatit Kakome dhe incidentet e banorėve tė fshatit me investitorėt. Ēfarė po ndodh aktualisht nė Kakome, si po zhvillohen ngjarjet?


    Nė Kakome aktualisht janė duke u kryer punime pėr rrethimin e territorit nga kompania Riviera. Dihet qė kjo kompani ka pasur prej katėr vjetėsh njė konflikt institucional, jo vetėm me komunėn e Lukovės, por edhe me qeverisjen e sotme tė zotit Berisha. Ndėrsa mė parė me qeverisjen e Nanos, ka pasur njė leje ndėrtimi pėr tė ndėrtuar fshat turistik, e cila ka pėrfunduar nė shtator tė vitit 2007.


    Kompania ka filluar tė punojė, pra a ka paraqitur ndonjė kėrkesė pranė jush pėr leje ndėrtimi?


    Kompania aktualisht ėshtė duke bėrė rrethimin e territorit, por unė thashė jo pa qėllim qė ka pasur njė leje nga KRRTRSH, i cili ėshtė organi i vetėm pėr tė dhėnė lejen pėrfundimtare nė zonat me pėrparėsi tė turizmit.


    Cila ėshtė procedura pėr tė marrė njė leje ndėrtimi pėr fshat turistik, pra cila ėshtė procedura qė duhet tė ndjekė kompania?


    Njė kompani pėr tė marrė lejen e ndėrtimit pėr strukturė turistike, pra jo vetėm fshat, por pėr tė gjithė strukturėn turistike nė zonėn e bregdetit, duhet qė nė radhė tė parė nė pronėn apo territorin qė ajo do tė ndėrtojė, nuk duhet tė ketė konflikte pronėsie. Kodi i Procedurės Civile e ka saktėsuar qartė, qė nė rast se ka njė konflikt gjyqėsor, asnjė organ tjetėr shtetėror nuk mund tė lidhė kontratė pėr atė territor pa u zgjidhur konflikti i gjykatės. Nė rastin e komunės sė Lukovės ka mė shumė se njė konflikt gjyqėsor. Njėri ėshtė mes pronarėve dhe AKKP-sė, njė konflikt tjetėr gjyqėsor ėshtė mes kompanisė Riviera dhe qarkut Vlorė i cili ka ezauruar kompetencat e KRRTRSH-sė sė Republikės, dhe pa pėrfunduar kėto konflikte gjyqėsore nuk mund tė kishim mė asnjė marrėveshje, as shtetėrore, as lokale pėr ndėrtimin e njė strukture turistike siē ėshtė rasti i Kakomesė.


    Nga pikėpamja shtetėrore, pasi ju jeni njė pėrfaqėsues i tij, si ka proceduar, apo si ka filluar punėn kompania pa leje ndėrtimi?


    Kompania ka bėrė njė njoftim nė komunėn Lukovė qė pas rifreskimit tė lejes sė ndėrtimit pėr fshatin turistik nga qarku i Vlorės. Por, dihet qė nė rast se njė institucion jep njė leje dhe ajo skadon, atėherė vetėm ai institucion ka tė drejtė ta rifreskojė kėtė leje. Pra, lejen e KRRTRSH-sė tė Kryeministrit Nano duhet ta rifreskonte vetėm KRRTRSH e zotit Berisha. Ata s’mundėn ta merrnin dot kėtė leje, por kanė marrė njė leje nga qarku i Vlorės qė edhe unė si kryetar i Komunės, jam pjesė e qarkut tė Vlorės, dhe kam votuar kundėr kėsaj sė bashku me zotin Sharra, por me njė maxhorancė brenda KRRT-sė sė qarkut ėshtė marrė e drejta e lejes dhe nė kėtė leje e kemi ankimuar nė gjykatėn e rrethit Vlorė.


    Kush e ka ankimuar?


    Komuna e Lukovės sepse komuna ka KRRT-nė e vet, dhe lejet standarde janė nė njė format tė tillė ku firmos edhe kryetari i komunės, dhe kryetari i qarkut, edhe kryetari i Kėshillit tė Ministrave, qė ėshtė dhe kryetari i KRRTRSH. Kompania kėtė leje nuk e ka dhe ėshtė duke e bėrė fakt tė kryer.


    Cila ėshtė procedura qė duhet tė ndjekė Komuna nė kėtė rast pėr tė frenuar njė ndėrtim pa leje?


    Komuna ka ndjekur procedurat ligjore, qė janė ankimime brenda sistemit tė administratės shtetėrore, pra ankimime nė qeveri, por duke bėrė dhe ankimime nė gjykatė. Nga qeveria ka pasur njė vesh tė shurdhėr duhet thėnė, ndėrsa nė gjykatėn e Sarandės nuk ėshtė marrė masa e pezullimit pėr kėto ndėrhyrje dhe masat e pezullimit janė tė paapelueshme, kjo dihet, dhe ne kemi ndėrmarrė njė iniciativė pėr hapjen e ēėshtjes, ndėrkohė qė jemi duke kontaktuar dhe me administratėn ndėrkombėtare qė ėshtė kėtu, pra OSBE-nė apo KE-nė pėr kėtė ēėshtje.


    A ka polici ndėrtimore komuna dhe a ka fuqi qė ta frenojė kėtė ndėrtim qė ėshtė jashtė rregullave ligjore?


    Policia e komunės qė nė momentin e parė ka shkuar dhe u ka kėrkuar lejen. Jo firmės Riviera, se atje nuk ka ardhur firma Riviera, por kanė ardhur disa shoferė me tre- katėr mjete transporti, ngarkuar me rrjeta dhe shtylla hekuri pėr tė bėrė rrethimin sė bashku me njerėz qė njihen si persona me precedentė nė zonė, dhe pėrplasja ka qenė midis njerėzve tė rrugės dhe policisė sė komunės. Sot, pėr absurd tė kėsaj lloj pėrplasjeje, inspektori i policisė sė komunės ėshtė nė burg prej tre muajsh dhe vazhdon tė mbahet atje, kryeplaku i fshatit Nivicė ėshtė nė burg dhe vazhdon tė mbahet atje, dhe dy qytetarė tė tjerė tė fshatit vazhdojnė tė jenė nė burg.


    Pra inspektori i policisė qė ka shkuar pėr tė zbatuar ligjin ndodhet nė burg dhe personat qė e shkelėn atė ndodhen jashtė?


    Po, ata qė kanė shkelur ligjin dhe kanė dhe denoncime penale nga ana e komunės, vazhdojnė tė jenė jashtė...


    D.m.th, mė fal, shteti ka arrestuar policin e ndėrtimores dhe ka lėnė tė lirė ndėrtuesin?


    Po, shteti ka futur nė burg policin dhe nuk ėshtė se ka lėnė jashtė vetėm ndėrtuesin, por edhe njerėzit e rrugės, qė pėr herė tė parė nė kėtė lloj marrėdhėnie janė gjendur nė krah tė investitorėve. Nė rast se nė vitin 2004, unė kam qenė kryeplak atėherė, dhe jam arrestuar, dhe pas njė gjyqi maratonė njė vit unė kam marrė pafajėsinė pėr akuzėn “Pėr kundėrshtim tė punimeve tė kompanisė Riviera”, nė njė tokė qė unė dhe fshatarėt e tjerė e quajmė tokėn tonė, sot kryetari i fshatit dhe inspektori i policisė sė ndėrtimit, qė shkon dhe i kujton detyrimet ligjore qė ka kompania Riviera, arrestohet. Por, nė rast se herėn e parė ne kishim pėrballė abuzimin e shtetit, sot kemi pėrballė dhe njerėzit e rrugės. Unė, me gjithė dyshimet e mia, nuk mund tė them se kush i vė kėta njerėz tė rrugės, qė janė asgjė mė shumė se rrugaēė nga Saranda, Qafa e Gjashtės, Delvina nga Fieri nga Vlora, qė pėr dy muaj rresht kur fshati i Nivicės, por edhe inspektorati i ndėrtimit, dhe komuna e Nivicės, ka qenė nė mbrojtje tė pronės sė vet, dhe jo pronė e pretenduar, por pronė e komunės sė Lukovės me vendim tė KM, pėr transferimin e pyjeve dhe kullotave e kaluar qė nė qershor tė vitit 2005, me tė gjitha aktet e transferimit tek komuna Lukovė, me kontrata tė lidhura mbi kėtė territor dhe kėtė pronėsi pėr administrim pyjesh dhe kullotash.


    Pra, ti si kryetar komune je pa polici ndėrtimore?


    Unė sot kryepolicin e komunės pėr ndėrtimin e kam nė burg, njė inspektor tjetėr ėshtė trembur nga presioni dhe ka dhėnė dorėheqjen, imagjinoni nė ē’situatė jemi...


    Po policia e shtetit ēfarė qėndrimi ka mbajtur nė kėtė histori?


    Policia e shtetit ka qenė nė dy lloj marrėdhėniesh. Komisariati i Sarandės ka mbajtur njė qėndrim pėrgjithėsisht korrekt, por drejtori e policisė sė qarkut tė Vlorės me drejtorin e saj Vehbi Bushati ka qenė tėrėsisht e implikuar. Ka pasur raste qė ajo ka ardhur dhe ka arrestuar policin e komunės nė mes tė natės.


    Investitori ėshtė nga Vlora apo jo?


    Investitori i Rivieras, po ėshtė e vėrtetė qė ėshtė nga Vlora.


    Mendoni qė ka pasur njė veprim klientelist tė policisė sė Vlorės nė kėtė rast?


    Unė nė mediat lokale tė Sarandės kam ngritur njė akuzė ndaj drejtorit tė policisė sė Vlorės, kam ngritur njė akuzė publike pėr kryetarin e gjykatės sė Sarandės, i cili muaj mė parė mė ka kėrkuar mua tė bashkėpunoj pėr t’i krijuar mundėsinė kompanisė Riviera pėr tė investuar nė zonė, po kėshtu dhe kryeprokurori i Sarandės mė ka kėrkuar mua disa ditė mė parė qė tė mos tė mbėshtesim protestėn e fshatarėve tė mi pėr zonėn. Unė shikoj njė lidhje tė tillė qė kompania ka kapur nivele tė tilla siē ėshtė gjykata e Faktit, gjykata e Apelit, Vlorė, dhe ka kapur prokurorinė e rrethit, si dhe totalisht policinė e shtetit. Dhe nga komunikimet e mija qė kam pasur me drejtorin e pėrgjithshėm tė policisė sė shtetit Ahmet Prenēi pėrgjatė dy muajsh qėndrese civile tė njerėzve tė bregdet nė kėtė zonė, kam pasur deklarime se nuk do tė pėrzihet nė kėtė ēėshtje. Sepse kjo ēėshtje ėshtė njė ēėshtje administrative qė duhet tė zgjidhet vetėm nė rrugė ligjore. Por, pėr fatin e keq, nė natėn e 9 shkurtit, apo nė tė gdhirė tė datės dhjetė, policia e shtetit zbriti me qindra forca policore, autoblinda dhe arriti tė pushtojė njė territor tė komunės. Unė e them me dhimbje, tamam pushtim. Dhe sot aty po bėhet njė rrethim qė njė gazetare e famshme e Financial Times, e konsideroi si njė burg dhe jo si njė territor tė destinuar pėr qėllime turistike.


    Pse ka ndėrhyrė policia pa mbaruar procesi gjyq1ėsor. Me ēfarė motivi pra ka ndėrhyrė policia nė favor tė biznesmenit?


    Unė mendoj se ēdo gjė ėshtė e paguar dhe pėr kėtė ėshtė implikuar qė mė parė ministri i Turizmit, Ylli Pango, i cili ėshtė deklaruar dhe mė parė se: “Komuniteti i Nivicės kėtu ka humbur pronėsinė. Unė kam rrėmuar – thotė ai – nė arkivat e shtetit dhe kam gjetur se Niviciotėt e kanė humbur tė drejtėn e pronėsisė”.

    Unė nuk e di se ēfarė interesi paska njė ministėr tė rrėmojė nė arkivat e shtetit pėr ēėshtje pronėsie. Por edhe nė rast se do tė ishte e vėrtetė kjo, ka institucione tė tjera qė merren mė kėtė gjė. Unė mendoj se zoti Pango ėshtė marrė me kėtė gjė dhe mė ėshtė krijuar bindja ime se zoti Pango ėshtė marrė personalisht me kėtė gjė. Se deri ku shkon kjo, nuk di ta them, por kam bindjen se ka dhe njė implikim qeveritar nė kėtė ēėshtje.


    Zoti Kumi, pėrveē problemit tė Kakomesė, si paraqitet gjendja e pronėsisė nė fshatrat e tjerė qė mbulon komuna juaj?


    Unė do tė thosha qė nė tė gjithė hapėsirėn e bregdetit, qė nga Ksamili dhe deri nė Karaburun, kemi njė situatė tė sabotuar tė ēėshtjes sė pronėsisė. Nuk themi qė ėshtė faji vetėm i kėsaj qeverie, ka qenė faji i disa qeverisjeve. Ka qenė shumė e lehtė pėr tė bėrė regjistrimin e pronėsisė nė zonėn e bregdetit. Nė rast se do i referoheshim dokumenteve tė vjetra tė pronėsisė nė zonėn e bregdetit, ndryshe nga sa kam biseduar me kryeministrin Berisha nė atė kohė, ka kadastėr tė vjetėr, ndryshe nga veriu qė nuk ka kadastėr. Kėtu ka dokumente tė vjetra. Boshti i ligjit 7501 pėr dhėnien e tokės individėve qė jetonin nė fshat, dhe qė ishin produkt i kooperativave apo NB-ve, e ka themelin pikėrisht tek ata njerėz qė e kishin futur tokėn e tyre nė kooperativėn bujqėsore apo NB. Pra, themeli i atij ligji janė anėtarėt themelues tė kooperative. Dhe pėr kėtė kanė tė gjithė dokumente, qė nga fshati ynė, qė ėshtė fshati i parė nga Saranda dhe deri nė zonėn e Palasės, qė ishte kooperativė deri nė vitet e fundit tė komunizmit, e kanė dokumentacionin e saktė pėr pronėn qė kanė futur nė kooperativė. Kėshtu qė kėtu ka njė mungesė vullneti nga ana e qeverisė pėr ta bėrė kėtė regjistrim pasurie. Dhe sot nė kėtė situatė postkomuniste, por jo demokratike, ne ndodhemi nė kėtė situatė me prona tė paregjistruara. Unė kam shtėpinė time qė e kam ndėrtuar pa regjistruar, kam dhe shtėpinė time nga stėrgjyshėrit e mi 400 vjeēare, tė paregjistruar. Ndėrkohė qė gjyshi im e ka tė regjistruar. Dhe deri nė vitet ‘51, pak kohė para se tė hynim nė kooperative, tė gjitha kėto prona ishin tė regjistruara. Dhe thuhet qė morėm ato qė kishim, ose pėrfituam nga reforma, pra kemi njė situatė tėrėsisht tė qartė. Por kėtu nuk ka pasur vullnet pėr ta regjistruar.


    Tani si janė tė ndara tokat, janė ndarė me 7501 dhe nuk janė regjistruar?


    Nė fshatrat tona ne kemi gjysmat e tyre, pra nė Shėn Vasil, Lukovė dhe Borsh ne kemi njė ndarje toke relativisht sipas pronės, ose tė qartė nga ana ligjore. Ka disa shkelje nė Piqeras, nė tagrin ligjor pėr ta vendosur ndarjen, por kėtė tagėr e ka ose Kontrolli i Shtetit ose nė bazė tė ligjit pėr verifikimin e pronėsisė, e ka prefektura. Kjo nuk ėshtė bėrė, por shteti e ka shumė tė lehtė qė tu japė urdhėr prefekturave qė pėr gjashtė muaj dua tė shpallni tė ligjshme, apo tė paligjshme ndarjen e tokės. Dhe atje ku kemi ndarje tė paligjshme, funksionon e drejta e kthimit tė pronės private ashtu siē ka qenė para hyrjes sė nė kooperative.

    Pra, nė zonėn e bregdetit ne nuk kemi tituj pronėsie, dhe duke mos pasur tituj pronėsie, ne nuk japim dot leje ndėrtimi dhe nuk zhvillojmė dot zonėn. Dhe kėtu na vijnė kėta ndėrtuesit e mėdhenj si me parashutė. Kur nė bazė tė ligjit tė urbanistikės, nė rast se duhet tė ndėrtojmė nė zonėn bregdetare, neni 65 dhe 66 ta ndalojnė. Neni 65 thotė qė pa u bėrė planet rajonale nuk mund tė kryhen ndėrtime nė zonėn e bregdeti. Dritan Ēelės i jepet leje nga qarku i Vlorės pa u bėrė planet rajonale. Ndėrsa neni 66 e pėrcakton shumė qartė: Pa miratimin e infrastrukturės sė zonės, qė miratohet nga KRRTRSH, nuk mund tė kemi zhvillim apo leje ndėrtimi nė zonė turistike. Edhe rruga pėr nė Kakome tani ėshtė projektuar pėr tu bėrė, me kėrkesė tė komunės Lukovė dhe nė bashkėpunim me Ministrinė e Transporteve. Dmth, nuk kemi as rrugė atje, le pastaj kanalizime apo ujėsjellės, e tė tjera, qė janė tė gjitha probleme qė lidhen me pronėsinė, por edhe me administrimin e bazave ligjore tė hapėsirave urbane.


    Sa jeni nė dijeni tė studimit tė integruar nga BB, a parashikohen aty njolla tė zeza nė Kakome. Ky projekt i cili po pėrflitet, e pėrfshin zonėn e Kakomesė?


    Unė kam qenė pjesė integrale e atij studimi, dhe them se kam disa njohuri tė mjaftueshme pėr kėtė studim. Mendoj se rregullorja qė ėshtė bėrė dhe studimet, do kenė bazė lokale. Studimet vendore tani sa kanė nisur. Janė bėrė termat e referencės pėr hapjen e njė tenderi publik, ku kompani tė huaja apo shqiptare do tė marrin pjesė nė hartimin e njė plani urbanistik pėr tė gjithė territorin. Ne jemi nė fillim tė kėsaj procedure, por nė rast se ėshtė vendosur nė masterplan qė 100 metra nga vija e ujit nuk do tė ketė ndėrtime, nė fshatin turistik tė Kakomesė ndėrtimet shkojnė deri nė vijėn e ujit.


    Pra, e kanė rrethuar deri nė bregdet?


    Pjesa ėshtė rrethuar nga vija e ujit deri nė njė distancė rreth 1 kilometėr?


    Po rrugėt publike janė tė hapura?


    Eshtė bllokuar rruga komunale dhe nuk mund tė hyhet nė zonė.


    Komuna s’ka tė drejtė tė hapė rrugėn komunale?


    Komuna ėshtė tėrėsisht e bllokuar dhe nuk mund tė kryejė asnjė veprim. Edhe inspektorati pyjor nuk mund tė kryejė veprime nė atė zonė. Kjo e fundit ėshtė rrethuar nga rreth 30 policė privatė tė tre- katėr shoqėrive private.


    D.m.th, policia private e kompanisė ėshtė mė e fuqishme se ju?


    Kjo bėhet nėn drejtimin e Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Vlorė.


    Meqenėse ju po flisni pėr mundėsinė e hartimit tė planeve urbanistike nė bregdet, a jeni tė interesuar si komunitet pėr investimet e huaja?


    Ne jemi jashtėzakonisht tė interesuar pėr investime, tė huaja apo vendase. Unė do doja se ēfarė do tė donim ne qė tė investohej atje, qoftė pėr Kakomenė, qoftė dhe pėr njė marrėveshje qė komuniteti jonė do ta pranonte. Ne do tė donim qė Kakomeja tė ishte njė zonė e hapur, jo zonė e mbyllur. Sepse nė rast se zonės tonė do t’i hiqeshin disa plazhe, si Kakomeja, zona do tė varfėrohej. Sepse kėto plazhe tė mbyllura do tė sillnin fitime pėr disa x persona apo y, s’ka rėndėsi. Kjo zonė, ashtu siē ka pasur gjatė gjithė kohės njė rrugė pėr tė shkuar nė det, sėrish kjo rrugė duhet tė jetė e hapur. Nga ana tjetėr, plazhi nuk duhej tė ishte nė administrim privat, ose tė paktėn gjysma e plazhit duhej tė ishte nė administrim komunal, nė funksion publik. Sepse nė rast se do e heqim kėtė plazh, hoteleria e Sarandės, e gjithė zona e pellgut tė Delvinės apo komunės tonė tė Lukovės, qė e ka frekuentuar kėtė plazh dhe nė atė gjendje siē ėshtė, ashtu natyrale, do tė humbiste njė aset tė vlefshėm. Pra, ne e duam tė hapur. Dhe e treta, kjo ēėshtje duhej tė negociohej pėrpara se tė zgjidhen problemet me pronėsinė, sepse ēėshtja e pronėsisė mund tė kėrkojė vite tė tėra dhe kjo pengon zhvillimin. Komuniteti i ka pėrfaqėsuesit e vet nė kėshillin e komunės dhe ky kėshill mund tė merrte njė vendim se si ajo, ashtu si pronė komunale, t’i japė tė ardhura asaj komune. Jo tė jepej pėr 600 mijė euro pėr 25 vjet. Pėr njė shumė tė tillė edhe unė mendoj se do merrja borxh diku dhe do e merrja atė si pronė, sepse janė 700 mijė metra katrore. Pra mund tė kishte dhe njė ēmim mė tė lartė. Bankat e Shqipėrisė mund tė jepnin njė vlerėsim real tė asaj prone dhe deri nė kohėn qė t’i jepej pronarėve, ato fitime tė shkonin pėr infrastrukturėn e komunės. Komuniteti i pronarėve, qoftė kėtu apo qoftė nė Strasburg kur t’i njihej kjo pronė, mund tė merrte fitimet e tij, por nuk do tė humbiste pėrfitimet qė do tė vinin nga kjo pronė, qoftė nė bazė tė marrėveshjeve, kontratave qė mund tė lidheshin etj.


    Realisht si e shikoni problemin ju aty, ėshtė vėrtet njė kompani qė do tė bėjė njė investim serioz, apo ėshtė ēėshtje e biznesit shqiptar qė kėrkon ta pėrdorė pėr interesa tė tij?


    Unė nuk besoj qė aty bėhet fjalė pėr ndonjė kompani tė huaj. Madje marrin njerėz qė nuk dinė tė flasin asnjė gjuhė dhe bėjnė sikur flasin italisht pėr tu hequr si pėrfaqėsues tė Club Med. Unė them se nė rast se aty do tė ishte Club Med, me ftesat qė i kemi dėrguar, ai do tė kishte ardhur tė paktėn nė zyrat e komunės Lukovė, dhe pėr vetė emrin e tij serioz qė ka nė fushėn e turizmit.


    Ju si kryetar komune s’keni asnjė kontakt me investitorėt e huaj?


    Jo, absolutisht. Unė besoj se aty ka njerėz qė kanė investuar shumė nė ryshfete. Edhe mua mė ėshtė ofruar njė ryshfet nga zoti Ēela, rreth 1 milion euro.


    Ju e keni tė provuar?


    Unė po e them, s’ka rėndėsi, mė ka dėrguar njerėz nė ditėt e grevave pėr tė marrė paratė dhe pėr t’i dhėnė fund. Nuk jam duke bėrė njė akuzė pėrpara gjykatės. Por ne jemi pėrpara njė realiteti shqiptar, qė flitet pėr njė aferė korruptive nga ana e kryeministrit tė mėparshėm. Kryeministri i sotėm, kur ka marrė takime me mua si pėrfaqėsues i Nivicės nė atė kohė, ma ka pranuar kėtė aferė korruptive, dhe i keni parasysh akuzat e tij nė atė kohė kur ishte nė opozitė, dhe jo vetėm njė herė. Mė mbrapa kjo ka vazhduar nė tė njėjtėn mėnyrė, politika e ryshfetit sėrish ka funksionuar.


    Po Partia Republikane ēfarė qėndrimi ka nė lidhje me kėtė ēėshtje?


    PR ka pasur njė qėndrim shumė pozitiv nė tė kaluarėn, ndėrsa sot me sa duket ka probleme tė tjera qė e shqetėsojnė mė shumė dhe nuk mendoj se e ka nė vėmendje kėtė ēėshtje.


    Sa tė mundshme e shikoni realizimin e njė premtimi qė zoti Berisha ka dhėnė pak ditė mė parė se do tė kompensojė pronarėt e tjerė me troje turistike nė bregdetin jugor. Ka troje tė lira nė bregdetin e jugut?


    Nė rast se Berisha bėn fjalė pėr bregdetin tonė, sepse unė e njoh shumė mirė problemin e pronėsisė nė kėtė bregdet, madje mund ta them saktė se cilat janė pronėsitė. Pra, janė pronėsi individuale, pronėsi kolektive, ka dhe pronėsi tė ashtuquajtura “musha”, tė fshatarėve qė janė kthyer nė toka bujqėsore dhe qė janė ndarė me ligjin 7501, dhe nuk ėshtė dhėnė verdikti pėrfundimtar pėr kėto troje. Po u bė dhe kjo, atėherė nė bregdet nuk ka asnjė metėr tokė tė lirė. Pra, brenda kėtij territori, tė merret tokė pėr tė kompensuar pronarė tė tjerė, unė e shoh si njė ogur shumė tė keq pėr tė pėrplasur pronarėt me pronarėt, dhe shqiptarėt me shqiptarėt. Kjo mė duket njė politikė, jo vetėm e papėrshtatshme, por edhe njė politikė e rrezikshme.


    Nga pikėpamja politike, kush ju mbėshtet nė tė gjithė kėtė histori, apo kėtė betejė qė keni ndėrmarrė pėr tė mbrojtur pronat tuaja?


    Nuk shikoj asnjė lloj mbėshtetje, por nuk jam pesimist se nuk do tė kemi dhe nė tė ardhmen njė lloj mbėshtetje. Unė mendoj se forcat politike po e gjejnė vetveten, dhe nė tė ardhmen e afėrt do tė ketė dhe mbase edhe propozime konkrete pėr zgjidhjen e ēėshtjes. Por nuk dua qė kėto premtime tė jenė premtime fushatash elektorale dhe mbrapa tė harrohen apo tė shikohen interesat e tjera.


    E gjithė kjo pėrdorje e institucioneve, si prokuroria, gjykata apo dhe administrata shtetėrore nė favor tė njė biznesmeni, ju bėn optimist se do t’i japin zgjidhje kėtij problemi?


    Nuk jam optimist pėr dy gjykatat e niveleve tė ulėta dhe tė mesme. D.m.th, Gjykata e Faktit dhe ajo e Apelit mendoj se janė gjykata tė ndikuara nga politika e ditės. Qoftė nga PS-ja kur ishte, qoftė nga PD-ja tani. Tė gjithė kanė njerėzit e tyre tė afėrm qė punojnė nė administratė dhe janė mjaft tė ndikuara nga kjo. Unė kam njė eksperiencė disa vjeēare pėr kėtė ēėshtje, pra pėr Kakomenė dhe di ta vlerėsoj situatėn. Por edhe sot qė ne jemi tė detyruar tė hapim gjyqe si komunė pėr procedurat, pėr marrje tė masave tė pezullimit. Pra, duke i dalė nė mbrojtje pronės publike, nuk fitojmė ne qė jemi shtet, por fiton biznesi. Ai zotėria atje, Dritan Ēela u thotė: “E pe se ēfarė bėra unė, solla 400 policė, kush m’i dha ata”. Pra, gjyqtarėt e shohin dhe janė tė detyruar qė tė marrin vendime nė favor tė tij, ose pėr raste analoge. Edhe pėr Gjykatėn e Apelit. Ne kemi gjyqin nė Gjykatėn e Apelit kėto ditė. Unė vėrej se gjyqi ėshtė thirrur gjashtė apo shtatė muaj para kohe. Unė do doja qė gjyqi tė thirrej qė tė nesėrmen kur ndodhi ajo nė Gjykatėn e Faktit. Por ēfarė dua tė them. Sjellja duke kapėrcyer 600 apo 700 ēėshtje pėr tė sjellė kėtė, mund tė jetė veprim i lidhur me interesat e qeverisjes sė sotme, ose me interesat e biznesmenit. Por ka dy momente, nga njėra anė biznesmenėt paguajnė, nga ana tjetėr pushtetarėt e paguar nga kėta biznesmenė bėjnė presion. Kėshtu veprohet. Mendoj se nė Gjykatėn e Lartė mund tė ketė ndonjė shansi, por kemi vendosur dhe marrėdhėnie me Gjykatėn e Strasburgut. Gjithsesi, ajo pret qė ne tė pėrfundojmė procedurat me sistemin e drejtėsisė nė Shqipėri. Kėshtu qė do tė zgjasė edhe disa vite pėr tė zgjidhur problemet me drejtėsinė.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Maars
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Postime
    179
    Pyetje publike kryeministrit Berisha pėr pronat e bregdetit
    Nga Niko Nesturi, Kryetari i shoqatės AK “Bregdeti”

    Zotėrinj tė nderuar. Kėto ditė mediet kanė qenė tė mbushura me shkrime dhe emisione pėr pronat, por po kėshtu ka ndodhur edhe para fushatave tė mėparshme elektorale. Nė emėr tė pronarėve autoktonė tė bregdetit turistik Vlorė-Sarandė, qė akoma nuk ka marrė sa tokat e as ullinjtė e trashėguar nga tė parėt, reagojmė pėr sa vijon: I pari qė historikisht dolėt nė skenėn politike me premtimin pėr liri-demokraci dhe kthimin e pronave te pronarėt ishit ju, z. Sali Berisha, nė 1991. Me votat e pronarėve (qė menduan se do iu ktheheshin pronat e grabitura), dhe tė tė pėrndjekurve, ju fituat mazhorancėn dhe u bėtė president. Pas kėsaj ju dhe jo vetėm shkelėt premtimin, por deri sot i keni luftuar pronarėt e veēanėrisht ata tė Bregdetit. Pas jush nė skenė dolėn z. Sabri Godo dhe z. Fatmir Mediu, si kryetarė tė Partisė Republikane, i fundit, mė i riu dhe i padėgjuar pėr pronat ka dalė z. Aleksandėr Garuli qė pati guximin tė japė intervista dhe tė thotė broēkulla pėr shoqatat e pronarėve duke aluduar sikur Partisė Republikane pronarėt i paskan dhėnė prokurėn apo tė drejtėn pėr tė na pėrfaqėsuar.

    Ne, pronarėt e bregdetit, e kemi kritikuar shumė herė nė shtyp Partinė Republikanė dhe deputetin Arian Madhi, por kėto nuk i paskan vlejtur z. Garuli. Ne aprovojmė mendimet e shprehura nė shtyp me datė 13.03.09 tė z. Ahmet Sulstarova i shoqatės “Pronėsi me Drejtėsi”, qė iu pėrgjigj publikisht deputetit Aleksandėr Garuli, kritikė qė vlen pėr gjithė politikėn pseudo-demokratike qė po e fundos Shqipėrinė nė kaos dhe korrupsion tė paparė.

    Lidhur me pronat, po analizojmė shkurtimisht mazhorancėn. Me kėtė nuk duam tė mbrojmė aspak tė majtėt (pjesėn hajdute tė saj). Pretendimet tona pėr grabitje tė pronave ju lutemi tė na i pohoni ose tė na i kundėrshtoni nė shtyp ju, zoti kryeministėr. Nėse ju do ta neglizhoni kėtė, ne do ta kėrkojmė pėrsėri nga ju, nga Transparency International, nga USAID dhe gjithė ndėrkombėtarėt, si dhe nga ai qė do vijė pas jush deri nė zgjidhjen e plotė sipas 12 kėrkesave qė kemi paraqitur bashkė me shoqatėn “Pronėsi me Drejtėsi” ose sipas kėrkesave qė ju kemi paraqitur nga Kuvendi Mbarėbregdetar. Zgjidhja e problemit tė pronės nė zonėn turistike pėr njė qeveri ėshtė e thjeshtė, nėse nė regjistrat e ZRPP do tė shtohet edhe njė kolonė, ku shteti tė pasqyrojė origjinėn e pronės para vitit 1945, njė kolonė tjetėr tė periudhės sė diktaturės, ku tė shėnohet “pronė shtetėrore” dhe nė kolonėn e regjistrimit tė ri tė pas vitit 1991 mėnyrėn dhe ligjin e zbatuar pėr pėrfitimin dhe transkriptimin e pronės te pronari aktual. Kėshtu gjėrat nuk fillojnė nga e para, por korrigjohen paudhėsitė e kurdisura nga hajdutėt e infiltruar nė politikė dhe nė pushtet nė kėto 18 vjet. Ky plotėsim juridik i kryer nė regjistrimet nė ZRPP pėr qarkun e Vlorės do tė nxjerrė nė dritė pronarėt e ligjshėm qė ju gabimisht apo qėllimisht jeni mėsuar t’i quani ish-pronarė dhe pseudo-pronarėt, qė ju, politikanėt, i quani “pronarė tė rinj”. Analiza e fakteve do tregojė se prej tė dy krahėve ėshtė organizuar njė vjedhje masive dhe prandaj tė dy palėt e ruani me fanatizėm njėri-tjetrin. Deri tani kjo politikė ka ecur duke e mashtruar popullin dhe institucionet ndėrkombėtare. Shpesh tė huajt janė shfrytėzuar ose implikuar rėndė nė kėtė zullum qė ka arritur nė pika kritike, siē ėshtė rasti i ekonomistit peruan, Hernando de Sota, pėr legalizimet, skandali i Bankės Botėrore, ai i ClubMed tė Francės dhe Kakomesė etj

    Ju, z. Berisha, u prononcuat pėrsėri nė media pėr pronat, dhe nė vijim tė deklarimit tė Partisė Republikane ju ftojmė tė shpreheni nė shtyp nė radhė tė parė ju, si kryeministėr, por dhe ēdo forcė politike qė kėrkon votat e popullit tė Bregdetit, pėr sa vijon:

    Sipas mentalitetit komunist, kapitalizmi ishte armiku i popullit dhe “prona private ishte ajo qė lindte ēdo ditė kapitalizmin, dhe si e tillė prona private u shpall armik. Me kėtė slogan prej vitit 1945 deri nė 1976 tė gjithė pronat private nė 100% nė qytet dhe nė fshat u shtetėzuan. Me Kushtetutėn e vitit 1976 e gjithė toka u shpall pronė e shtetit, por kjo Kushtetutė u abrogua nga parlamenti nė 1991. Bashkė me Kushtetutėn e 1976 u shpallėn pa vlerė dhe “tapitė“ e ndara sipas reformės agrare dhe sipas motivit “or ti dukagjinas zbrit nga mali, merre tokėn qė ta fali…” etj., etj. Pyetja e parė dhe mė themelore: Nė bindjen tuaj, zoti kryeministėr, pronat e tė shpronėsuarve nė zonėn turistike pas vitit 1991 a i pėrkasin shtetit dhe pushtetit apo janė pronat private qė komunizmi i kishte grabitur prej pronarėve? A i shkeli detyrimet kushtetuese shteti pluralist pas vitit 1991, kur filloi ta ndante tokėn pa marrė parasysh kufijtė e para-kolektivizimit? A kishte ai shtet detyrim kushtetues ta kthente pronėn tek i zoti? Pra, pronat e ish-kooperativave bujqėsore tė ndara me Ligjin 7501, ju, zoti Berisha, i konsideroni prona tė kthyera sipas tė drejtės sė pronės apo bamirėsi tė politikanėve qė iu ndanė lėmoshė familjeve tė varfra sipas frymėve? Pyetja e dytė: A i disponon shteti tė gjitha mundėsitė dhe mekanizmat (institute topografie, dokumente tė shtetėzimeve dhe tė sekuestrimeve, dokumente tė kadastrave dhe tė Arkivit tė Shtetit etj.), nė mėnyrė qė qeveria tė marrė pėrsipėr tė diferencojė se cilat janė pronat e shtetėzuara dhe cilat janė pronat me pronar juridik shtetin edhe para vendosjes sė diktaturės? A jeni nė gjendje ju, z. kryeministėr, qė pėr zonėn Vlorė-Sarandė, t’i bėni publike para zgjedhjeve tė qershorit 2009? Pyetja e tretė: Sa ėshtė numri i letrave dhe ankesave nga subjekte tė shpronėsuara, nga grupe pronarėsh, nga grupe akademikėsh dhe intelektualėsh, nga shoqata “Pronėsi me Drejtėsi” dhe shoqata A. K. “Bregdeti” dhe sa ėshtė numri i artikujve tė botuar nė gazetat e ndryshme, kritikat dhe arsyetimet - pėr mosrespektim tė sė drejtės sė pronės private dhe shkelje tė detyrimeve kushtetuese - qė i janė drejtuar Sali Berishės, kur ishte President i Republikės dhe sa tani si kryeministėr? Sa ėshtė numri i ankesave drejtuar antikorrupsionit dhe sa ėshtė numri i rasteve tė zgjidhura? Pyetja e katėrt: Kush mban pėrgjegjėsi se pse nuk janė zbatuar rekomandimet e Departamentit amerikan tė ShBA, tė KE dhe BE pėr kthimin e pronave dhe pse pronarėt mbahen peng dhe komisionet nuk marrin vendime as pėr pronat qė janė tė lira? Pyetja e pestė: A jeni i bindur se qeveria ka pėrdorur nė mėnyrė abuzive fondin prej disa milionė dollarėsh tė vėnė nė dispozicion nga donatorėt, USAID, etj., pėr sistemin e ri tė regjistrimit tė pasurive tė paluajtėshme? Pyetja e gjashtė: A jeni i bindur se i ashtuquajturi regjistrim primar me vendime komisionesh (qė janė mė tė kėqija se ato tė reformės agrare tė kohės sė diktaturės), mohimi i kadastrės sė vitit 1945, nxitja e lėvizjes sė lirė, nxitja e pushtimit tė trojeve dhe e ndėrtimeve pa leje ka krijuar anarkinė e pronės dhe minimumi ka futur konfliktin midis pronarėve tė ligjshėm dhe pronarėve falsė, pra disa shqiptarė duhet tė luftojnė kundėr shqiptarėve tė tjerė? Cili ėshtė, sipas jush, pėrgjegjėsi historik i kėsaj katrahure? Pyetja e shtatė: Ne, bregdetasit autoktonė, a kemi tė drejtė, sipas Kushtetutės, qė kėrkojmė pronat qė na ka grabitur diktatura dhe politikanėt e post-diktaturės? Pyetja e tetė: Ēfarė vlerėsimi i jepni ju njė kryeministri X, qė pa bėrė dallimin se cilat janė prona tė shtetit dhe cilat janė prona qė shteti i ka grabitur dhe duhet t’ua kthejė pronarėve, por qė pėr 18 vjet akoma nuk i ka kthyer, qė nuk pėrfill me mijėra kėrkesa nga brenda dhe jashtė vendit dhe tani para zgjedhjeve insiston tė bėjė legalizime, t’ua shesė tokėn ndėrmarrjeve private ose tė kompensojė qytetarė tė tjerė nė pronat tona turistike qė ne akoma nuk na janė kthyer? A mund tė na informoni sa e ka vlerėn e kompensimit nė Evropė dhe nė Gjykatėn e Strasburgut 1 rrėnjė ulliri, si dhe sa rrėnjė ulliri janė shkulur e po shkulen nga politikanėt pėr tė hapur sheshe ndėrtimi nė ullishtat tona? Pyetja e nėntė: Cilėt pronarė bregdetas kanė kėrkuar nga mazhoranca njė ligj apo vendim qė tė lejojė institucionet shtetėrore tė bėjnė shitjen e trojeve nė favor tė atyre shkelėsve tė ligjit qė kanė ndėrtuar pa leje nė tokat tona dhe kėto lekė qeveria t’ia japė pronarit tė tokės?

    Ju, zoti kryeministėr, keni folur shumė pėr kompensimin e pronarėve. Shoqata jonė nuk ka kėrkuar kompensim, por ka kėrkuar dhe insiston pėr kthim fizik nė kufijtė e paragrabitjes komuniste, ashtu siē ėshtė bėrė nė shumicėn e territorit shqiptar pa folur pėr Ēekinė dhe vendet e tjera ish-komuniste qė shpėtuan ose u prekėn lehtė nga mafia postkomuniste. Nė shumė rrethe tė veriut dhe ato verilindore prona ka vajtur 100% te pronarėt e ligjshėm, sipas kufijve tė para-kolektivizimit duke respektuar njė parim moral dhe zakonor tė lashtė, si dhe detyrim kushtetues, kurse nė zonėn turistike ju, zoti Berisha, nuk pranoni ta abrogoni Ligjin 7501 qė de fakto ėshtė zbatuar nė mė pak se 25% tė Shqipėrisė. Pse nė Bregdet ėshtė zbatuar njė standard i dyfishtė dhe pronat shpesh janė ndarė sipas dėshirave dhe interesave tė klaneve tė politikės? Korrupsioni dhe udhėzimet e dhėna janė forca drejtuese nė komisionet e kthimit tė pronave, ZRPP dhe administratėn shtetėrore nė qarkun e Vlorės qė ashiqare ia bėn me sy antikorrupsionit qė ju reklamoni. Ne, zoti kryeministėr, ju kemi kėrkuar tė urdhėroni prishjen e ndėrtimeve pa leje qė persona tė tretė kanė bėrė nė troje turistike, ku ata nuk kanė asnjė tė drejtė pronėsie. Nė fakt, Policia Ndėrtimore ka ruajtur pushtuesit dhe ka prishur ndėrtimet e kryera nga pronarėt autoktonė tė truallit, qoftė me leje dhe ndonjėherė edhe pa leje. Pėr sa kohė nuk bėhet reforma qė pronat nė zonėn turistike tė kthehen sipas kadastrės sė para-kolektivizimit komunist, papastėrtia ėshtė nė mes tė pėrfaqėsuesve tė politikanėve dhe ndėrkombėtarėve qė e shikojnė situatėn dhe nuk kryejnė veprime efektive. Pėr ne ka rėndėsi tė kthehet fizikisht prona tek i zoti dhe jo zhurma mediatike se kėrkesa pėr prishjet nė Jalė u paraqit nga Banka Botėrore apo dhėndėri i kryeministrit. Pyetja e dhjetė: Pse nuk urdhėroni zbatimin e ligjit qė Policia Ndėrtimore tė prishė ndėrtimet e personave tė tretė nė tokat e pronarėve dhe pastaj toka t’i kthehet tė zotit?

    Zgjidhja e problemit tė pronės, nėse do tė ketė vullnet politik, ėshtė e lehtė. Merrni nė konsideratė Rezolutėn e “Kuvendit tė 8 Mbarėbregdetar pėr Pronėn” i mbajtur mė 10 gusht 2008 qė ua kemi dėrguar. Po ashtu, tė zbatohen 12 kėrkesat qė ka paraqitur shoqata “Pronėsi me Drejtėsi” qė edhe ne si Bregdet i mbėshtesim. Ne kemi tė pėrgatitur njė projektligji pėr zgjidhjen pėrfundimtare, tė drejtė dhe tė qėndrueshme dhe pa kosto tė pronės nė zonėn turistike. Ky projektligj ėshtė nė pėrputhje me tė gjitha kėrkesat e KE dhe tė Kushtetutės, por deri tani vullneti politik ka qenė inferior ndaj korrupsionit dhe mafies sė trojeve turistike. Pėr ne qė nuk duam ta kthejmė Bregdetin nė “Palestinė“, kthimi nė origjinė i pronės sė trashėguar ėshtė ēėshtje e sė drejtės dhe jo dėshirė e politikanit X apo Y. Pa pronat e etėrve tanė ne nuk jemi mė Bregdetas, pasi kjo pronė pėr secilin materializon dhe pėrfaqėson atdheun qė askush nuk do tė mund tė na e mohojė, qoftė edhe nė kėmbim tė parave apo premtimeve tė tjera pėr kompensim. Sot, shoqata iu kėrkon tė gjithė pronarėve bregdetas, kudo ku ata jetojnė nė Shqipėri, qė kėtė radhė tė bashkojmė votat, por ėshtė akoma herėt tė deklarojmė se cilėn forcė politike do mbėshtesim me votat tona apo do shėnojmė unanimisht fjalėt “mė parė ktheni pronat tek i zoti”. Ne do tė bashkėrendojmė punėn tonė me shoqatėn “Pronėsi me Drejtėsi”, pasi hallet i kemi tė njėjta, dhe votat tona do t’i kushtėzojmė, sepse kanė kaluar 18 vjet dhe nuk duam tė mashtrohemi mė me “limonada politike”, por duam veprime konkrete. Ne ju kemi shkruar shumė artikuj, ku ju kritikojmė se ju, zoti Berisha, po ecni nė drejtimin e kundėrt, por ju keni heshtur. Tani po na kėrkoni pėrsėri votat. Ndėrkohė, nėse mazhoranca nė kėtė periudhė tė shkurtėr, por tė mjaftueshme kohe, por pėrpara qershorit 2009, do tė kryejė si duhet detyrat kushtetuese dhe ato tė shtetit ligjor, siē janė pėrfundimi i procesit tė kthimit nė kufijtė e para 1945; ēlirimi i trojeve tona nga uzurpuesit, do tė spastrojė bregdetin nga ndėrtimet pa leje tė personave tė tretė, qė kanė uzurpuar tokat qė kanė zot e shoqėruar dhe me largimin e inerteve, vetėm kjo do i japė tė drejtė morale PD dhe PR t’iu drejtohen pronarėve, pasi kėshtu do fillojė tė zvogėlohet dėmtimi i madh qė i ka shkaktuar anarkia e pronės popullit tė bregdetit

    Nga gazeta Tema

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •