Nga Manastiri filloj Pranverë e re me Demokracinë e Re
Demokracia e Re, dhe lideri i saj, njëherësh edhe kandidat për kryetar shteti, Imer Selmani, filloi karvanin për fushatën zgjedhore.
DR-ja, u prit nga një numër i madh i simpatizantëve në Qytetin e Alfabetit dhe themelimit të historisë Shqiptare në Manastirit. Tubim e hapi bartësja e listës për këshilltarë të komunës së Manastirit Luljeta Qazimi, e cila u shpreh para të pranishmëve se kjo është një pranverë e re, e Demokracisë së re, e cila do të sjell ndryshime të mëdha në funksionalizimin e politikës në vend.
Ndërsa Mahmut Jusufi, kandidat për kryetar të komunës së Tetovës, u shpreh i bindur në fitoren e DR-së, jo vetëm në Tetovë, por në shumë komuna të tjera, për shkak se qytetarët e Maqedonisë, janë ngopur me premtime boshe, me korrupsion, njerëz të interesit vetjak etj.
Ndërsa krejtësisht në fund fjalim të tij mbajti edhe lideri i kësaj partie, Imer Selmani, i cili u shpreh i gatshëm që ai dhe ekipi i tij, janë të gatshëm që të qëndrojnë më afër qytetarit duke i zgjidhur problemet e tyre thelbësore.
“Në këtë kohë kur vendet e ndryshme të rajonit po ballafaqohen me problemet e krizës ekonomike, po thuaje se çdo qytetarë vendi i tyre i punës është bërë shumë i pa sigurt. Por me ardhjen në skenë të DR-së, ka ardhur koha edhe për ndryshime në vetë jetën e qytetarit. Për të arrit këtë vendit i duhet integrim i menjëhershëm në NATO dhe Bashkimi Evropian, dhe Demokracia e Re e ka këtë vizion. Ju bëjmë apel të gjithë oponentëve tanë politik se ka përfunduar koha e politikanëve të dështuar të cilët nuk hezitojnë të luajnë me fatin e fëmijëve tanë duke dhënë vetëm premtime boshe, por këta politikanë do të filtrohen më 22 marsi”, tha Imer Selmani lider i DR, dhe kandidat për kryetarë shteti. Selmani gjithë ashtu potencoi disa fjalë shumë thelbësore edhe për kandidaturave e tij në garën presidenciale. “ Planet dhe projektet e hartuara nga unë dhe ekipi im profesional janë të bazuar shumë afër halleve të çdo qytetari të Maqedonisë. Prandaj nëse vij në këtë post, do të tregoj se Maqedonisë dhe qytetarëve të saj i duhet një armatë profesionale dhe e integruar në NATO”. shtoi Selmani.
Përndryshe, konventa në Manastir ishte edhe fillimi i fushatës së Demokracisë së Re për zgjedhjet lokale dhe presidenciale të 22 Marsit. Sot është paralajmëruar tubimi i rradhës të DR-së, në Komunën e Haraçinës.
![]()
Krijoni Kontakt