Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 56
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar Ambasada Amerikane në Kosovë, e cila e ka mirëpritur këtë vendim, që sipas tyre kjo është në përputhje të plotë me sudimin e ligjit apo të kushtetutës.

    Jo larg kësaj, ishin vendet e kuintit të cilat e kundërshtuan kategorikisht rritjen e pagave për të lartëcekurit, që tani si pasojë e këtij kundërshtimi "Qeveria" shtrëngohet të mos bëj hapin përfundimtar në materializimin e vendimeve të saj.

    Kështu ndodhë kur bënë premtime demagogjike për kohën dhe kur je në mbikëqyrje ndërkombëtare dhe kur fuqia juridike dhe politike është relative.

    Dar_di
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Po i vie era Egjipt....

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Filluan grevat për pagat

    Nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë sot janë kthyer në shtëpitë e tyre. Ata gjetën të mbyllura dyert e shkollës. Mësimdhënësit e tyre kanë hyrë në grevë, për shkak se dje, as sot nuk morën pagat me shtesën e premtuar nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

    Lajmin për fillimin e grevës në këtë shkollë e konfirmoi për Koha.net edhe Ali Shabani, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit të Shkollave të Kosovës, sindikatës më të madhe në vendin tonë. Ai ka paralajmëruar një konferencë shtypi për orën 10.
    Kryeministri në largim, Hashim Thaçi, gjatë fushatës zgjedhore kishte premtuar rritje pagash për shërbyesit civilë, punëtorët e arsimit parauniversitar dhe ata të shëndetësisë rritje pagash 50 për qind. Kjo rritje duhej të fillonte të merrej me pagat e janarit. Por dje, zëvendësministri i Ekonomisë e financave, Bedri Hamza, komunikoi se pagat do të ishin ato që kanë qenë para rritjes së premtuar dhe se duhej të konsideroheshin paradhënie, kurse me rritje do t’i merrnin pasi të miratohej buxheti nga përbërja e re Parlamentit të Kosovës.

    Fondi Monetar Ndërkombëtar ka tërhequr vërejtjen që kur u bën premtimet për rritje, se do të shkelej marrëveshja e Qeverisë së Kosovës me të po ndodhi siç thoshte kryeministri dhe se nuk do të kalonte pa pasoja.

    KOHA Ditore
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    BSPK pret ”buxhetin e ri”, punëtorët ndihen të mashtruar

    Sindikatat e Kosovës ende shpresojnë se qeveria do ta zbatojë vendimin për rritje pagash, menjëherë pas miratimit të buxhetit të këtij viti. . Kryesindikalisti, Haxhi Arifi tha se nëse kjo nuk realizohet, atëherë do të ndërmerren hapa tjerë sindikalë.

    Ndërkaq në shenjë pakënaqësie për mos-rritjen e pagave, mësimdhënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë janë futur në grevë.

    Pas qeverisë së Kosovës, edhe BSPK-ja doli të arsyetojë vendimin për shtyrjen e rritjes së pagave të shërbyesve civilë. Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi, tha se pas takimit informativ me qeverinë dhe zyrtarë të ambasadës amerikane, kanë arritur në përfundimin që rritja e pagave të prolongohet deri pas miratimit të buxhetit të këtij viti.

    Arifi theksoi se BSPK-ja nuk do të heqë dorë nga rritja e pagave. Për këtë ai theksoi se do të zhvillojnë takime edhe me përfaqësues ndërkombëtarë dhe vendorë, që të marrin garanci se ky vendim do të zbatohet.

    Ndërkohë, mësimdhënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”, kanë bojkotuar sot mësimin, në shenjë pakënaqësie për mosrealizimin e premtimit nga ana e qeverisë. Ilmi Reçica, kryetar i sindikatës së këtij gjimnazi, tha se ndjehen të mashtruar dhe bojkotimi i mësimit do të zgjasë deri në një vendim tjetër zyrtar. “Nuk besojmë për këtë punë, jemi të mashtruar shumë, ...”

    Nga ana tjetër, kryetari i SBASHK-ut, Ali Shabanaj, tha se dje është mbledhur Këshilli i përgjithshëm i kësaj sindikate dhe kanë marrë vendim që tash për tash të mos ketë greva. Kurse greva në gjimnazin ”Sami Frashëri”, sipas Shabanit nuk është organizuar nga sindikata.

    Sindikalistët rikonfirmuan se punëtorët nuk do të nënshkruajnë lista tjera të pagave, përveç atyre me rritje. Ndryshe, dje zyrtarë të qeverisë në dorëheqje, thanë se vendimi i qeverisë për rritjen e pagave të punëtorëve që paguhen nga buxheti mbetet në fuqi, dhe se i njëjti do të zbatohet në mënyrë retroaktive pas miratimit të buxhetit të vitit 2011 nga Kuvendi i Kosovës.

    RTK
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    SBASHK-u i jep Qeverisë një muaj afat për pagat

    Përveç mësimdhënësve të gjimnazit “Sami Frashëri”, të cilët sot nuk e filluan mësimin oër shkak se nuk morën pagat e rritura, siç ishte premtuar, njoftohet se në grevë janë edhe një pjesë e mësimdhënësve të gjimnazit "Eqrem Çabej". Kryetari i SBASHK-ut, Ali Shabanaj, i cili ka konfirmuar për grevat në këto dy shkolla, ka sqaruar se gjimnazi “Sami Frashëri” nuk është pjesë e sindikatës që ai drejton.

    Ali Shabanaj ka thënë, po ashtu, se do t’i jepet Qeverisë kohë edhe një muaj, deri në miratimin e Buxhetit, dhe nëse as atëherë nuk realizohet ngritja e rrogave, do të ndërmarrin vetë masa. Sipas tij, Këshilli i SBASHK-ut, ka marr vendim për të mos hyrë në greva.

    Ndërsa kryesindikalisti Haxhi Arifi pret reagimi i vendimit të Qeverisë për rritje rrogash pas miratimit të Buxhetit. Ai tha se për këtë çështje do të takohet me ambasadorin amerikan Christopher Dell dhe me përfaqësues të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare. Arifi tha se është për realizimin e kërkesave nëpërmjet dialogut dhe forma e fundit do të jetë greva dhe protesta.

    KOHA Ditore
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #16
    LIVERPOOL FC Maska e geezer
    Anëtarësuar
    29-09-2007
    Vendndodhja
    Windy City Chicago.USA
    Postime
    836
    popullit ju premtoj rritje ja mori votat i mashtroj tash ka kohe ktu me lujt po pse jo si gjithmon qeveria thaqi edhe ato tjerat ma heret
    LIVERPOOL
    you`ll never walk alone

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    mir ja bani popullit ashtu e merito

    aty e kishin VETVENDOSJEN po se votun u rreten prej 50% se kujtun se ka me i pre Hashimi n'sakic paret.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Vendndodhja
    Austri
    Postime
    390
    Citim Postuar më parë nga Silverwings Lexo Postimin
    Po i vie era Egjipt....
    Ate ere e don ti e ta zefte frymen, se nuk e ka pa ate film me sy

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Vetëvendosje: Qeveria Thaçi i shkoi gënjeshtrës deri në fund

    Drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje kanë adresuar kritika të ashpra në drejtim të kryeministrit në largim, Hashim Thaçi dhe ministrave të kabinetit të tij për, siç thanë ata, mashtrimin që iu është popullit me rritjen e pagave, gjë që nuk ka ndodhur. Ata kanë thënë se kjo qenë e ditur se nuk do të ndodhë, por premtimi për rritje pagash është shfrytëzuar vetëm për fushatë zgjedhore, raporton Kosovapress.

    Gjatë një konference për media të mërkurën, Visar Ymeri ka thënë se qe nga fillimi kur ishte paralajmëruar ngritja e pagave në sektorin publik, Lëvizja Vetëvendosje këtë premtim e kishte klasifikuar thjesht si premtim parazgjedhor, i cili pas fushatës doli të jetë një gënjeshtër.

    “Hashim Thaçi nuk u mjaftua vetëm me premtimin elektoral. Ata i shkuan gënjeshtrës së tyre deri në fund. Afërsisht 70 mijë shërbyes civil të Kosovës e morën vesh se pagat e tyre do të mbesin të njëjtë në ditën kur shkuan t’i tërheqin ato nga llogaritë e tyre bankare”, ka thënë Ymeri.

    Mos realizimi i premtimeve për rritje pagash sipas drejtuesve të Vetëvendosjes është e patolerueshme dhe mashtrim. Ymeri ka theksuar e deri tash gënjeshtrat kanë qenë më të distancuara në kohë, por sipas tij kryeministri në largim i vendit po i bënë në të njëjtën kohë, “paradite po gënjen, e pas dite po tregon se ka gënjyer”.

    Vetëvendosja ka rekomanduar që rritja e pagave nuk duhet të ndodhë në kësi lloj forme teknike, sepse siç kanë drejtues të kësaj lëvizjeje kjo nuk duhet të merret si dëshirë e një kryeministri apo ministri tjetër.Ndërsa i pyetur lidhur me mundësinë e rritjes së pagave nga 1 shkurti, Ymeri ka thënë se kjo qeveri ose është duke planifikuar ri-alokimi i buxhetit ose të shpikin ndonjë arsyetim tjetër dhe të marrin kohë.

    “Qeveria e Kosovës ose Hashim Thaçi dhe ministrat e tij kanë planifikuar që të bëjnë një rialokim të buxhetit e nuk po e qesin atë në publik ose çka është shumë më e mundshme, thjesht, janë duke vazhduar gënjeshtrën e tyre në mënyrë që të përfitojnë edhe pak sa të shpikin një arsyetim pak më të qëndrueshëm për këtë dështim të tyre”, është shprehur Ymeri.

    Ndërsa lidhur me mos reagimin e partive të tjera për këtë çështje, Ymeri ka theksuar se ka negociata të fshehta dhe të hapura për hyrjen në qeveri dhe për këtë nuk reagojnë. Madje, ai ka shtuar se këto parti po shihet që në rend të parë e kanë interesin e vet partiak dhe jo atë të popullit.

    Vetëvendosje ka kritikuar edhe sindikatat e Kosovës, të cilat sipas saj, në vend se të mbrojnë interesin dhe të drejtën e punëtorëve, janë shndërruar në vegla të pushtetit.
    Lidhur me mundësinë e organizimit të ndonjë proteste nga Lëvizja Vetëvendosje, Ymeri ka thënë se ende nuk është marrë ndonjë qëndrim për këtë çështje.

    Më 6 janar kryeministri në largim Thaçi kishte marrë vendim për rritjen e pagave për 50 për qind për mësimdhënësit, 40 për qind për shërbyesit civil dhe 30 për qind për disa kategori të caktuara. Mirëpo, më 1 shkurt një gjë e tillë nuk ndodhi, ndërsa zyrtarët e institucioneve kanë deklaruar se pagat me rritje do të merren në mënyrë retroaktive, pas miratimit të buxhetit.

    KOHA Ditore
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  10. #20
    Citim Postuar më parë nga Silverwings Lexo Postimin
    Po i vie era Egjipt....

    Themelet e shtetit te kosoves jan me te forta se te Amerikes nuk ka fuqi te brendshme e cila mund ti lekund keshtu qe edhe thirrjet per anarki e revolucione ne kosove jan te vetmuara.

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Përgjigje: 168
    Postimi i Fundit: 03-09-2013, 16:18
  3. Dëshmitë e të huajve për luftën në Kosovë
    Nga Klevis2000 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 04:49
  4. Fushata e zgjedhjeve lokale ne Kosove
    Nga Ari-Intimidator në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •