Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 56 prej 56
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Vazhdon greva e veteranëve



    Ish-luftëtarët e UÇK-së në ditën e trembëdhjetë të grevës kanë paralajmëruar serish se nuk do të ndalin grevën deri në realizimin e kërkesave të tyre.

    Ata deri dje nuk i kishte vizituar as një qeveritar, mirëpo në ditën e djeshme kryetari i Parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi kishte vendosur që t’i ndajë 15 minuta kohë për këta grevistë.

    Ylber Selmani, anëtar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, ka thënë të shtunën se kanë pritur më shumë nga kryeparlamentari Krasniqi e jo që ai të kërkojë që ta ndërpresin grevën duke mos dhënë asnjë afat se kur do t’i zgjedhin kërkesat e tyre.

    Ndërsa Xhevdet Qeriqi, kryetar i KMDL të UÇK-së, theksoi se fajin për mos miratimin e ligjit për vlerat e luftës e kanë Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.
    “Ne kërkojmë që të marrim garanci bindëse që ky ligj të miratohet në të kundërtën nuk do të tërhiqemi nga greva. Greva është çdo ditë duke u rritur, e kemi përkrahjen e madhe të bashkëluftëtarëve dhe do ta vazhdojmë deri në fund”, ka thënë ai.
    Ata kërkuan edhe një herë nga Qeveria e Kosovës që të shpejtojë miratimin e ligjit për vlerat e luftës.

    kosovapress
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Greva e veteranëve të luftës hyn në ditën e 16-të



    Dita e gjashtëmbëdhjetë e grevistëve të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së nuk sjell ndonjë vendim për ndërprerjen e grevës, por i bën ata edhe më të vendosur se në ditët e kaluara për të vazhduar rrugën që kanë nisur. Ata u kanë kujtuar përfaqësuesve të institucioneve se luksi i tyre është paguar me gjymtyrët e trupit që u mungojnë luftëtarëve. Megjithëse të lodhur, të rraskapitur e disa prej tyre edhe në gjendje të rëndë shëndetësore, ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po vazhdojnë grevën me kërkesë që të miratohet ligji për vlerat e luftës.

    Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare, Xhevdet Qeriqi ka thënë për ‘Kosovapress’ se nuk kanë marrë vendim për ta ndërprerë grevën, por ditë pas dite po vazhdojnë me shtimin e tendave, sepse numri i grevistëve vetëm se po rritet. Ai deklaroi se gjendja shëndetësore e grevistëve është shumë e rëndë dhe kërkoi nga bashkëluftëtaret që t’u bashkohen grevistëve. “Kërkojmë nga bashkëluftëtaret që të na përkrahin jo vetëm moralisht, por edhe fizikisht tash e tutje, për arsye se kemi kaluar gjashtëmbëdhjetë ditë dhe nuk kemi përgjigje nga Qeveria e Kosovës”, tha Qeriqi. Ndërsa anëtari i Këshillit, Ylber Selmani, tha se duke pasur parasysh faktin që jemi në muajin qershor dhe po i ofrohemi datës së 12, e cila datë konsiderohet si datë e çlirimit, luftëtarët e lirisë ndihen të fyer nga mënyra se si trajtohen nga institucionet e vendit.

    KOSOVA SOT
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Java e tretë e grevës së veteranëve të UÇK-së

    Gjendja shëndetësore e veteranëve të UÇK-së, të cilët kanë hyrë në javën e tretë të grevës, vazhdimisht po përkeqësohet.

    Ata vazhdojnë të këmbëngulin në kërkesën e tyre për përshpejtimin e miratimit të Ligjit për veteranët e UÇK-së.

    Përfaqësues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, bënë të ditur se është rritur numri i grevistëve, duke iu bashkangjitur grevës edhe veteranë të tjerë nga vende të ndryshme. Kryetari i këtij këshilli, Xhevdet Qeriqi, ka thënë se numri i grevistëve tashmë ka kaluar mbi 100, në mbështetje të kërkesave të tyre për miratimin sa më të shpejtë të ligjit për kategoritë e dala nga lufta.

    Ashtu siç është paralajmëruar ditë më parë, për ndryshimin e rrjedhës së grevës, veteranët, ende nuk kanë marrë ndonjë vendim.

    Zyrtarët e Kuvendit të Kosovës nga Komisioni parlamentar për legjislacion kanë deklaruar se draft-ligji për veteranët e UÇK-së ka arritur në Kuvend dhe se gjatë qershorit do të bëhet leximi i parë i draft-ligjit

    Ndërkohë që brenda periudhës dymujore, nëse nuk ka shumë ndryshime apo amendamentime, ky draft-ligj do të kalojë edhe në Kuvend.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Gjendja e një grevisti të UÇK-së e rëndë

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë ka vizituar grevistët e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas KMDLNJ-së gjendja shëndetësore e grevistëve është stabile me gjithë lodhjen që kanë, me përjashtim të një grevisti i cili, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes është shtruar në spital.

    “Gjendja e tij, sipas mjekëve është e rëndë. Në lidhje me këtë rast kreu i grevistëve ishte takuar me Ministrin e Shëndetësisë, z. Agani”, thuhet në reagim.

    Grevistët vazhdojnë të insistojnë në kërkesën e tyre kryesore, miratimin e Ligjit për Vlerat e Luftës. Numri i grevistëve është mbi 80.

    “Grevistët janë në pritje të ndonjë informate për ligjin nga Kuvendi i Kosovës. Sipas tyre, ata janë të gatshëm të bisedojnë për afatizimin e zbatimit të këtij ligji në momentin kur Qeveria e dërgon projekt ligjin në Kuvend”, thuhet në reagim.

    ZËRI
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Sëmurën tre grevistë, nuk pranojnë të shkojnë në spital

    Faik Gerbeshit, Salih Qazimit dhe Asmir Salihut, grevistë të ish-UÇK-së, mbrëmë u është keqësuar gjendja shëndetësore në masë të madhe, saqë është kërkuar intervenimi i ndihmës së shpejt. Të tre personat në fjalë bashkë me shokët e tyre të luftës tash e 34 ditë vazhdojnë të jenë në grevë urie me kërkesën e vetëm që sa më parë të procedohet ligji për vlerat e luftës. Përkundër kësaj, tre grevistët në gjendje të rëndë shëndetësore nuk kanë dashur të shtrihen në spital dhe as të dërgohen në shtëpi, pasi ata janë të bindur se deri në fund nuk do ta ndërpresin grevën edhe nëse bëhen edhe më keq.

    Xhevdet Qeriqi nga këshilli i përfaqësueseve të ish-luftëtarëve të UÇK-së, tha për “Kosova Sot” se të shtunën në orët e para të mëngjesit gjendja e tre grevistëve është keqësuar shumë dhe se tani më shumë se kurrë qeveria e vendit është dashur të bëjë diçka për grevistët. "Qeveria e vendit po tregohet injorante ndaj grevistëve të ish-luftëtarëve të UÇK-së. Gjendja e grevistëve po vazhdon të jetë alarmante. Tre grevistët në gjendje të rëndë kanë kërkuar ndihmë, por nuk kanë pranuar të shtrihen në spital e as të dërgohen në shtëpitë e tyre”, tha Qeriqi. Sipas tij, deri më tani nuk kanë pasur asnjë vizitë nga përfaqësues të qeverisë së vendit, edhe përkundër faktit se edhe ata dikur ishin pjesë e kësaj shtrese të shoqërisë.

    KOSOVA SOT
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Keqësohet shëndeti i grevistëve

    Ish luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë hyrë në ditën e 56 të grevës dhe janë në pritje që të mërkurën ashtu siç është premtuar të procedohet ligji për vlerat e luftës në Kuvend. Veteranët thonë se edhe pas procedimit në Kuvend nuk do të heqin dorë nga greva, deri në miratimin e ligjit.

    Greva e gjatë dhe temperaturat e lartë që po mbretërojnë këtyre ditëve e kanë rënduar shëndetin e veteranëve të UÇK-së dhe ditën e diel për këtë është dashur edhe intervenimi i një ekipi të mjekëve.

    Përkundër kësaj, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi thotë se do ta vazhdojnë me grevë deri në procedimin e ligjit në Kuvend dhe miratimin e tij.

    Janë bërë gati plot dy muaj që kur disa veteranë të UÇK-së kanë vendosur tendat para objektit të Qeverisë së Kosovës dhe po kërkojnë që me ligj të bëhet njohja politike dhe mbrojtja e luftës çlirimtare dhe vlerave të saj.

    Qeriqi ka bërë të ditur që tashmë ka arritur të siguroj votën e të gjitha grupeve parlamentare për miratimin e Ligjit për vlerat e luftës.

    Ndryshe veteranët e UÇK-së javën e kaluar patën paralajmëruar që nga greva do të kalojnë në protesta, por anuluan këtë plan pas premtimeve të kryeministrit Hashim Thaçi, se ligji do të procedohet në Kuvend më 20 korrik.

    Veteranët grevistë thonë se nuk do të pranojnë asnjë lloj dokumenti, por vetëm miratimin e ligjit që e njeh të plotë luftën e UÇK-së dhe popullit për liri.

    kosovapress


    Veteranët përfundojnë grevën

    Pas 61 ditësh në grevë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përfunduan grevën dhe kanë anuluar protestën e paralajmëruar, pas procedimit të Ligjit për Vlerat e Luftës në Kuvend nga ana e Qeverisë së Kosovës.

    Xhevqet Qeriqi, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Ushtarëve të UÇK-së, tha se protesta e paralajmëruar për sot u kthye në festë, pasi Qeveria ka vendosur ta procedoj për në Kuvend miratimin e Ligjit për Vlerat e Luftës.

    (e premte, 22.07.2011)

    RTK
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dar_di : 22-07-2011 më 12:29
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Përgjigje: 168
    Postimi i Fundit: 03-09-2013, 16:18
  3. Dëshmitë e të huajve për luftën në Kosovë
    Nga Klevis2000 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 04:49
  4. Fushata e zgjedhjeve lokale ne Kosove
    Nga Ari-Intimidator në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •