Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 56
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    ata qe edhe tash ne ket moment besojn qe dote ket rritje pagash kan trurin e pershkit qevria tash e ka gju topin kinse kur te formeohet qevreria dhe aty dote votohet bugjeti kurse ne kohen e zgjedhjeve thoshte ne jemi qevri legjitimi ne vendosim kjo tregon se qellimi esht dhe ishte blerja e votes kurse se adote ket trazira ajo esht pun e kryme tash ka me mjera arsye veq deklarata kinse ritje bagash 50% filluan ngritjet e qmimeve te gjerave me elementare per jetes o njerz

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    prushtina.c

    Citim Postuar më parë nga Prishtina.C Lexo Postimin
    Themelet e shtetit te kosoves jan me te forta se te Amerikes nuk ka fuqi te brendshme e cila mund ti lekund keshtu qe edhe thirrjet per anarki e revolucione ne kosove jan te vetmuara.
    ju ndoshta e keni gjendje ekonomike mir dhe uroj te keni mir por shetit pak ne kosove se ndodshta ju mendoni se veq prishtina e sht kosova gaboni kosova ka fshatra qytete tjera qe esht mejerim
    trazirat sociale jan dhdo kund edhe ne shtete me te forta se vet kosova por ju frigoheni ju kuptoj dhe ju a peloj te mos dilni fare
    se pse dote ket trazira shum te forta ket pranver dhdo shtet i paslufte pas 11 vitesh kan ber ndryshime edhe te dhunshme kur kekon nevoja ne kemi nevoj para pavaersis na mashtronin per hater te pavarsis tash ska pse te na mashtrojn

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    ne gjdo vend ku ka trupa nderkombtar eulex apo unmik aty ka pakanawsi dhe mjerim disa pasuhrojhehn disa jetojn ne mjerim

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Thaçi: Vendimi për rritjen e rrogave do të implementohet

    Kryeministri në dorëheqje Hashim Thaçi, ka ripërsëritur qëndrimin e Qeverisë së Kosovës, se vendimi për rritjen e pagave për sektorin publik është në fuqi dhe se ai vendim do të implementohet. Për shtyrjen e pagave me rritje, Thaçi se "falje duhet të kërkojnë ata që e kanë zhagitur procesin elektoral dhe kanë shtyrë ndërtimin e institucioneve". Thaçi i bind qytetarët se pagat do t'i marrin me rritje menjëherë pas miratimit të buxhetit. "Kjo është përgjegjësi e gjithë spektrit politik. Sa më parë që të mblidhet Kuvendi, të aprovohet buxheti, edhe njerëzit natyrisht t'i marrin pagat e tyre", ka thënë Thaçi. Njëherësh ai shprehu "keqardhje personale", por edhe "mllefin për këtë vonesë të panevojshme".

    KOSOVA SOT
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Pagat me rritjen e premtuar vetëm pas 1 prillit

    Konstituimi i organeve të larta shtetërore mund ta lërë Kosovën pa miratim të buxhetit deri në muajin prill. Vonesa e mundshme në konstituimin e Parlamentit dhe të Qeverisë së re ligjërisht shtyn edhe miratimin e buxhetit të vendit për vitin 2011. Njohës të proceseve kushtetuese thonë se konsumimi maksimal i afateve kohore për formimin e institucioneve mund ta shtyjë për gati dy muaj miratimin e buxhetit, shkruan “Koha Ditore”.

    Qeveria e re, sipas Kushtetutës, duhet që të sjellë në Kuvend projektin e përpunuar të buxhetit, dhe pasi të shqyrtohet nga komisioni përkatës parlamentar të propozohet për shqyrtim dhe votim në njërën nga seancat e Kuvendit. Sipas Kushtetutës, në asnjë mënyrë Qeveria e shkarkuar dhe pa mandat nga Kuvendi i ri nuk ka të drejtë të sjellë në Kuvend dokumentin me listat buxhetore për miratim.

    Në Ministrinë e Ekonomisë dhe të Financave thonë se pas konstituimit, Kuvendi e ka mundësinë e nxjerrjes së një vendimi të posaçëm për miratimin e përshpejtuar të buxhetit për këtë vit, si dhe nxjerrjes nga situata kur ligjet aktuale nuk e përcaktojnë mënyrën e shpenzimit të parasë publike pas 31 marsit.

    “Financimet për muajin mars presim se do të rregullohen me anë të një vendimi të veçantë të Kuvendit të Kosovës, ashtu siç e parasheh edhe Ligji për menaxhimin e financave publike”, ka thënë Muharrem Shahini, zëdhënës në Ministrinë e Ekonomisë dhe të Financave. Ai ka thënë se kjo ministri ka bërë të gjitha përgatitjet që buxheti në muajt e parë të vitit 2011 të funksionojë sipas ligjit.

    “Për dy muaj shfrytëzohen dy të dymbëdhjetat e shpenzimeve nga viti paraprak. Presim që buxheti të miratohet gjatë muajit mars”, ka thënë Shahini.

    Në rast se nga Kuvendi miratohet buxheti në të cilin do të përfshiheshin edhe rritjet e pagave për sektorët publikë të punësisë, atëherë këta të fundit pagat me rritje, përfshirë edhe diferencën për muajt paraprakë, do t’i marrin tek në muajin maj të këtij viti. Ndërkohë, sindikalistët janë shprehur të bindur që të mos ndërmarrin asnjë hap sindikal edhe në rast se shtyhet tek në muajin e pestë të vitit dhënia e pagave të rritura.

    Xhafer Xhaferi, nënkryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ka thënë për gazetën se miratimi i buxhetit është çelësi kryesor i premtimit për rritjen e pagave. “Presim që Parlamenti të miratojë buxhetin sa më shpejt. Pas konstituimit të Parlamentit, në qoftë se nuk ndodh rritja e pagave, atëherë do të pasojnë masat sindikale”, ka thënë Xhaferi.

    Ekspertë të FMN-së do të japin fjalën e fundit në draftin e përpunuar të buxhetit. Bazuar në rekomandimet e FMN-së, do të zbatohen edhe ndryshimet në sektorë financiarë në draftbuxhetin e ri.

    Në Ligjin për mbikëqyrjen e financave publike thuhet se vetëm Kuvendi, me anë të një vendimi, mund të autorizojë zgjatjen e Ligjit për ndarjet buxhetore të vitit të kaluar fiskal. Ligji për ndarjet buxhetore i vitit të kaluar fiskal nuk mund të zgjatet për më shumë se tre muaj të secilit vit fiskal.

    KOHA Ditore
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #26
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga Dar_di Lexo Postimin
    Pagat me rritjen e premtuar vetëm pas 1 prillit
    1 prilli dita e genjeshtrave

    Qeveria e genjeshtrave rrit pagen ne diten e genjeshtrave. Interesant. lol

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Pagat më të ulëta në rajon

    Edhe pse çmimet e shumë artikujve në Kosovë janë më të shtrenjtë se në të gjitha vendet e rajonit, madje edhe në Evropë, kosovarët paguhen më së paku në rajon. Artikujt vazhdojnë të shiten më shtrenjtë për faktin se në vend pothuajse asgjë nuk prodhohet, ku importi vjetor i vendit është rreth 2 miliardë euro, ndërsa eksporti nuk arrin as 200-milionëshin.

    Paga mesatare mujore në Kosovë nuk e kalon shifrën 250 euro, përderisa një pagë e tillë në Serbi është rreth 350 euro, 340 euro në Maqedoni, rreth 300 euro në Shqipëri, 515 euro në Mal të Zi, mbi 700 euro në Kroaci, 1000 euro në Slloveni.

    Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës(BSPK), Haxhi Arifi, thotë se nga ngritja e çmimeve pa kontroll po dëmtohen punëtorët kosovarë, të cilët, siç thotë ai, i kanë pagat më të ulëta në rajon.

    “Jemi dëshmitarë se artikujt themelorë kanë pësuar ngritje enorme. Edhe nëse pagat ngrihen së shpejti, ashtu siç është premtuar, atëherë nuk mund të barazohet me shtrenjtimet që kanë ndodhur”, shprehet ai.

    Sipas tij, një shtrenjtim i tillë përpos që i rrezikon punëtorët me pagat e ulëta, ku paga mesatare në vend sillet rreth 250 euro, i rrezikon edhe të papunët ku shkalla e papunësisë tyre sillet rreth 50%.

    Përndryshe, kryeministri në largim Hashim Thaçi ka marrë vendim që t’i ngrejë pagat për shërbyesit civilë deri në 50% këtë vit. Pavarësisht se kishte premtuar se pagat me ngritje do të ndahen më 1 shkurt 2011, një gjë e tillë nuk ndodhi për shkak të presionit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Zyra Civile Ndërkombëtare.

    Sipas këtyre të fundit, ngritja e pagave ashtu siç është premtuar nga Qeveria kap shumën 120 milionë euro dhe është e papërballueshme për buxhetin e Kosovës. FMN ka bërë të ditur se me Qeverinë janë pajtuar vitin e kaluar që pagat të ngrihen 7-8%. Mirëpo, qeveria nuk heq dorë nga ngritja e premtuar e pagave.

    Sipas zyrtarëve qeveritarë me formimin e institucioneve të reja, Kuvendi i Kosovës do ta miratojë buxhetin e vitit 2011, në të cilin do të parashihen pagat me ngritje. Pagat me ngritje do t’u jepen punëtorëve në mënyrë retroaktive prej 1 janarit 2011.

    Për paga dhe mëditje këtë vit planifikohet të shpenzohen rreth 415 milionë euro, apo rreth 100 milionë euro më shumë se vitin e kaluar.

    Pagat

    Kosovë = 250 euro

    Shqipëri = 300 euro

    Maqedoni = 340 euro

    Serbi = 350 euro

    Mal të Zi = 515 euro

    Kroaci = 700 euro

    Slloveni = 1000 euro

    ZËRI
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Pagat e shkurtit pa rritjen e premtuar nga Kryeministri

    Në kontot e shërbyesve civil sipas gjitha gjasave pagat më 1 mars do të dalin edhe kësaj radhe pa ngritje, pasi ende nuk janë konstituuar institucionet e vendit dhe nuk ka miratim të Ligjit të buxhetit për vitin 2011.

    Në kontot e shërbyesve civil sipas gjitha gjasave pagat më 1 mars do të dalin edhe kësaj radhe pa ngritje, pasi ende nuk janë konstituuar institucionet e vendit dhe nuk ka miratim të Ligjit të buxhetit për vitin 2011, njofton “Kosovapress”. Zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave thonë se pas aprovimit të buxhetit do të bëhet edhe rritja e premtuar e pagave që do të zbatohet në mënyrë retroaktive.

    RTK
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #29
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-02-2011
    Postime
    23
    Revolucion duhet bere ne vendet e Ballkanit perendimore nese dojm qe te shohim perparim ..kjo klase poltike ne Kosove, Shqiperi, Maqedoni e ne vendet e tjera te rajonit eshte krijuar vetem qe te sigurohet stabilitet pas renies se komunizmit dhe luftrave te vitetve te 90' dhe nuk eshte ne gjendje te siguroj perparim per keto vende. Prandaj edhe qeveria e Thaqit nuk ka kapacitet per te zhvilluar Kosoven dhe as qe te rris paga ne keto nivele, por mese keqi e psojn qytetaret pasi ngritja e qmimeve eshte e paperballueshme si dhe kur i shtojm kesaj edhe genjeshtrat e nje pas njeshme te kriminelit H.Thaqi at`her met vertet dyshoj si ky popull mund te duroj kaq shum apo e ka kapluar nje injoranc e madhe.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Mblidhet qeveria e re, s’ka gjë për rritjen e rrogave

    Kryeministri Hashim Thaçi qysh në mbledhjen e parë të Qeverisë së Kosovës, e ka cilësuar atë si më të mirën në historinë e qeverive në Kosovë. Sipas tij, derisa qeveria e kaluar është njohur si qeveri e pavarësisë, qeveria e sapoformuar do të njihet si qeveri e integrimeve. Sipas kryeministrit të vendit, agjenda e kësaj qeverie është për një Kosovë evropiane dhe integruese.

    Thaçi ka folur edhe për dialogun me Serbinë. Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës është e gatshme për dialog, mirëpo pa prekur çështjen e statusit, integritetit territorial.

    Qeveria e vendit në mbledhjen e parë propozoi miratimin e projektbuxhetit vetëm për muajin mars, që nënkupton se shërbyesit civilë prapë do t’i marrin rrogat e tyre si më parë, pa rritje. Në këtë drejtim u bë e ditur se në mbledhjen e ardhshme të qeverisë do të bëhet publik programi i qeverisë.

    KOHA Ditore
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Përgjigje: 168
    Postimi i Fundit: 03-09-2013, 16:18
  3. Dëshmitë e të huajve për luftën në Kosovë
    Nga Klevis2000 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 04:49
  4. Fushata e zgjedhjeve lokale ne Kosove
    Nga Ari-Intimidator në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •