Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 56
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Dar_di Lexo Postimin
    Veteranët e luftës në grevë urie



    Drejtuesit e Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të ish-pjesëtarëve të UÇK-së kanë paralajmëruar se të hënën do të hynë në grevë urie para ndërtesës së Qeverisë. Ata kanë thënë se këtë hap do ta ndërmarrin duke kërkuar që sa më shpejtë të aprovohet ligji për vlerat e luftës së UÇK-së dhe përfundimisht veteranëve t’iu kthehet identiteti dhe dinjiteti.

    Por, organizatat e dala nga lufta e UÇK-se kanë njoftuar të dielën se nuk e përkrahin këtë protestë, ngase janë në angazhim permanent në çështjen e miratimit të ligjit për vlerat e luftës së UÇK-së.

    “Si organizata përfaqësuese të veteranëve, invalidëve e familjeve të dëshmorëve, javën e kaluar kanë dërguar vërejtjet përfundimtare rreth ligjit, i cili në javët në vazhdim do të paraqitet për miratim në Kuvendin e Kosovës. Derisa rrugët e angazhimit institucional janë të hapura, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, nuk janë pjesë e protestës së lajmëruar për të hënën dhe nuk e përkrahin protestën”, thuhet në njoftimin e organizatave të dala nga lufta.


    ZËRI
    Organizatat e luftës së UÇK-së nuk përkrahin protestën e nesërme



    Publikuar: Sot, më 22 maj 2011

    Prishtinë, 22 maj - Organizatat e dalura nga lufta e UÇK-së, nëpërmjet një komunikate sot janë deklaruar se nuk përkrahin protestën e paralajmëruar të mbahet ditën e nesërme. Në komunikatë thuhet se “Organizatat e dalura nga lufta e UÇK-së, janë në angazhim permanent në çështjen e miratimit të ligjit për vlerat e luftës së UÇK-së. Si organizata përfaqësuese të veteranëve, invalidëve e familjeve të dëshmorëve, javën e kaluar kanë dërguar vërejtjet përfundimtare rreth ligjit, i cili në javët në vazhdim do të paraqitet për miratim në Kuvendin e Kosovës.
    Derisa rrugët e angazhimit instititucional janë të hapura, Organizatat e dalura nga lufta e UÇK-së, nuk janë pjesë e protestës së lajmëruar për të hënën dhe nuk e përkrahin protestën”.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Luftëtarët e UÇK-së në grevë urie

    Dhjetëra përfaqësues dhe anëtar të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së kanë hyrë në grevën e urisë përpara objektit të Qeverisë së Kosovës, me kërkesë që sa më shpejt të miratohet Ligji për Vlerat e Luftës. Po ashtu, grevistët janë shprehur kundër arrestimeve që EULEX-i po ua bën bashkëluftëtarëve të tyre, ndërsa nuk arrestohen kriminelët serbë, të cilët kanë bërë krime dhe e kanë shkatërruar vendin tonë.

    Kryetari i kësaj organizate, Xhevdet Qeriqi, ka deklaruar se këtë grevë më shumë po e bëjnë për arsye morale, duke i mbrojtur vlerat e ish-luftëtarëve të UÇK-së dhe se nuk do ta përfundojnë derisa të miratohet Ligji për Vlerat e Luftës. “Ne për çështje morale do të hymjë dhe do të kërkojmë që Ligji për Vlerat e Luftës përfundimisht të miratohet nga Parlamenti i Kosovës, në të kundërtën nuk do të dalim nga greva, nëse është nevoja edhe një ose dy muaj do të vazhdojmë dhe nuk e kemi ndërmend të largohemi”, ka thënë Qeriqi. Lidhur me deklaratën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e cila ka njoftuar se nuk e mbështet grevën, Qeriqi ka thënë se ajo më shumë është avokat i Qeverisë, se sa që i mbron të drejtat e veteranëve.

    KOSOVA SOT
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Rëndohet gjendja e grevistëve

    Zyrtarë të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) në Prishtinë edhe sot vizituan grevistët e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve (KMDL) të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Sipas zyrtarëve, gjendja shëndetësore e grevistëve është e rënduar. "Sidomos e rënduar është gjendja e Kryetarit të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare, Xhevdet Qeriqi", thuhet mne nje komunikate shtypi te KMDLNJ-së.

    Qeriqi sot është vizituar nga mjekët dhe është nën trajtim mjekësor.

    Express
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Ata qe kan fillue greven jan nje grup luftetaresh qe jan te nxitur nga partija qe ka humbyr ne votime ,ata jan te nxitur nga aak dhe nga veve,per qregullimin e politikes dinjetoze qe ka qeverija e kosoves ,dhe mos tju qudit fakti se ata jan te manipuluar nga disa bashkluftetare qe i kan te gjitha ,kurrse keta nuk kan azgje ..kjo esht politika qe po e bejn vv dhe aak lol .
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga dijetari Lexo Postimin
    Ata qe kan fillue greven jan nje grup luftetaresh qe jan te nxitur nga partija qe ka humbyr ne votime ,ata jan te nxitur nga aak dhe nga veve,per qregullimin e politikes dinjetoze qe ka qeverija e kosoves ,dhe mos tju qudit fakti se ata jan te manipuluar nga disa bashkluftetare qe i kan te gjitha ,kurrse keta nuk kan azgje ..kjo esht politika qe po e bejn vv dhe aak lol .
    ashtu pra
    pajtohem plotesisht me mendimin qe e dhat
    se Vetevendosja me AAK-ne qendroin pas ketyre
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dar_di : 25-05-2011 më 13:51 Arsyeja: As PyDyKy e as Vetfundosje, por PDK dhe Vetëvendosje
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Mllefosen mantelbardhët

    Besiana Xharra | 26-05-2011

    Mospagesa e kujdestarive ndaj punëtorëve shëndetësorë, si dhe premtimet e parealizuara të Qeverisë për rritjen e tyre ka mllefosur tej mase drejtuesit e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës FSSHK, të cilët duket se nuk do të durojnë më. Përveçse që kujdestaritë nuk janë rritur, siç është premtuar, ato madje janë zvogëluar, nga 17 euro që janë paguar më herët, tani paguhen vetëm 7 euro.

    Ndërkaq, stafi i mesëm, siç janë infermierët nga 11 euro sa janë paguar më herët për kujdestaritë, tani i kanë marrë vetëm nga 4 euro. Kështu ka thënë në një konferencë të mbajtur për medie, kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla.

    “Ka përfunduar draftudhëzimi në mes grupeve punuese për dialog social të FSSHK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me rritjen e pagës së kujdestarive të punëtorëve shëndetësorë, mirëpo ky udhëzim nuk po implementohet”, tha Syla.

    Andaj, kryetari i FSSHK-së, kërkon përgjigje direkte prej ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, lidhur me pagesat e kujdestarive dhe atë më së largu deri më 30 maj, në të kundërtën, siç ka thënë ai, Këshilli Drejtues do të mblidhet për të marrë vendime për hapat e tjerë sindikalë.

    “Para datës 30 ne e dëshirojmë një përgjigje shumë të prerë dhe në afate kohore, ngase me datën 30 Këshilli Drejtues i Federatës do të mblidhet dhe do të marrë vendime, të cilat kanë të bëjnë me hapat e tjerë sindikalë”, shprehet Syla.

    Ministri Agani duhet të tregojë se çka është duke ndodhur me kujdestaritë, kur do të fillojnë të paguhen ato, sipas asaj që u takon punëtorëve shëndetësorë me kontratën kolektive, draftin e fundit të cilin FSSHK e ka punuar dhe ajo që u takon me të vërtetë punëtorëve shëndetësorë, tha më tej Syla.

    “Ministri po ashtu duhet të përgjigjet në mënyrë urgjente në të gjitha format ku kemi ngelur me kontratën kolektive, se edhe atë jemi duke e pritur duke u bazuar në të gjitha ligjet aktuale”, tha ai.

    Menjëherë pas deklarimeve të kryetarit të FSSHK-së, Ministria e Shëndetësisë ka dalë me qëndrimin e saj zyrtar.

    Ajo ka paralajmëruar nënshkrimin e kontratës kolektive me FSSHK-në deri në fund të kësaj jave, me të cilën edhe vendosen të drejtat e punëtorëve.

    “Kontrata do të shënojë vendosjen e dialogut gjithëpërfshirës social dhe valorizimin e të drejtave të punëtorëve shëndetësorë nga marrëdhënia e punës, në pajtim me Ligjin e Punës”, tha Faik Hoti, zëdhënës i MSh-së.

    Ai sqaroi se kontrata parasheh zbatimin strikt të Ligjit të Punës dhe të Ligjit të Shëndetësisë, dhe me këtë edhe ngritjen e kompensimeve për punën gjatë natës dhe punën shtesë të të gjithë punëtorëve në sistemin publik shëndetësor të Republikës së Kosovës.

    ZËRI
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Shpërfill ultimatumin

    Anita Kadriu | 28-05-2011

    Qeveria e Kosovës nuk iu ka kthyer përgjigje mësimdhënësve se kur do të marrin shtesën e pagës së janarit dhe atë të muajit shkurt. Edhe pse afati i fundit i dhënë qeverisë nga Këshilli i Përgjithshëm i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), për të realizuar vendimin për rritje të pagave dhe mënyrën e pagesës retroaktive, ishte 27 maji, të premten, mësimdhënësit kanë ngelur pa përgjigje.

    Ultimatumi i dhënë qeverisë prej një jave, që të shlyejë borxhin është pasuar edhe nga kërcënimi i mësimdhënësve që të ndërmerren masa sindikale më të radikalizuara, që mund të dëmtojnë mbarëvajtjen e procesit mësimor, nëse nuk realizohet vendimi, por që nuk ka çuar peshë te qeveria.

    “Në qoftë se qeveria nuk përgjigjet për shtesën e mësimdhënësve deri të premten, të hënën e ardhshme, më 30 maj, ky këshill do të mblidhet për të vendosur për ndërmarrjen e veprimeve sindikale”, ishte deklarata e kreut të SBASHK-ut, Ali Shabanaj, e dalë unanimisht nga ky këshill.

    Grevë ditore, javore, moslëshimi i asnjë dokumentacioni pedagogjik, mosdhënie e dëftesave për mbarimin e shkollës nxënësve, mosorganizimi i mbrëmjeve të semimaturës dhe maturës, kanë qenë disa nga masat sindikale të propozuar në këtë këshill nga përfaqësuesit sindikalë nëpër komuna, e të cilët kanë theksuar se disponimi i mësimdhënësve është që të realizohet vendimi i qeverisë, ashtu siç ishte paraparë të ndodhë pas aprovimit të ligjit për buxhetin, në mënyrë retroaktive.

    Shabanaj, të premten, ka konfirmuar për “Zërin” se nuk kanë marrë ndonjë përgjigje konkrete nga qeveria për shtesën e janarit dhe shkurtit, ndonëse ka theksuar se gjatë tërë javës ka pasur takime dhe kontakte me përfaqësues qeveritarë lidhur me këtë çështje. Ai nuk ka mohuar se nga qeveria ka pasur edhe një ofertë për zgjidhjen e këtij problemi, megjithëse nuk ka bërë me dije se cila është oferta konkrete e adresuar nga qeveria.

    “Qeveria është kompetente të bëjë publike ofertën e saj në adresë të mësimdhënësve”, ka thënë Shabanaj, sipas të cilit, pasi qeveria nuk ka kthyer përgjigje konkrete, mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të SBASHK-ut do të mbahet të hënën në orën 11:00, ashtu edhe siç ishte paralajmëruar.

    Numri një i arsimit në vend ka bërë thirrje që mësimdhënësit të mos shqetësohen dhe marrin masa sindikale, pasi qeveria do të mbushë premtimin ndaj tyre.

    Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës (MASHT), Ramë Buja ka thënë për “Zërin” se nuk do të ketë hapësirë për pakënaqësi nga ana e mësimdhënësve, pasi sipas tij, qeveria nuk do t’i mbesë borxh asnjërit nga ta. Buja ka theksuar se nuk ka asnjë dilemë që ky vendim të mos jetësohet.

    Ai ka pranuar se ka qenë në kontakt edhe me sindikatën e arsimit dhe shumë shpejt do të gjendet edhe forma e këtij kompensimi. Buja është shprehur i vendosur se vendimi i qeverisë do të zbatohet, por e ka quajtur këtë vetëm çështje kohe. Buja ka premtuar se do të shqyrtojë edhe agjendën e takimeve, që të hënën të jetë prezent, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të SBASHK-ut.

    ZËRI
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Selimi dhe Lladrovci i mbështesin grevistët



    Dy deputetë të Kuvendit të Kosovës, ish-luftëtarë të UÇK -së, tash të ndarë në subjekte të ndryshme politike, Ramiz Lladrovci në PDK dhe Rexhep Selimi në Vetëvendosje, i kanë bashkuar të premten zërat e tyre në Kuvendin e Kosovës në mbështetje të veteranëve të UÇK-së që po zhvillojnë grevë urie në kërkim të të drejtave të tyre ligjore pranë Qeverisë së Kosovës.“Si deputet i këtij Kuvendi, por edhe si qytetar, dëshiroj të shpreh shqetësimin tim për grevën e një grupi të veteranëve dhe invalidëve të luftës. Askush nga ne nuk mund të ndjehet mirë dhe të rrijë indiferent ndaj pamjeve që besoj që secili prej jush i ka parë gjatë rrugës për të ardhur në sallën e këtij Parlamenti. Besoj se kjo grevë para dyerve të institucioneve nuk është një mesazh dhe pamje e mirë, as për mysafiren e lartë evropiane që do të vizitojë sot Kosovën”, tha deputeti i PDK-së, Ramiz Lladrovci. Megjithatë, ai është shprehur se Qeveria do ta ketë parasysh kërkesën e bashkëluftëtarëve të tij dhe gjërat do të përfundojnë në të mirën e të gjithë luftëtarëve.

    Deputeti Rexhep Selimi e u shpreh se Lëvizja “VETËVENDOSJE”! me brengosje të thellë po e përcjell grevën e luftëtarëve të lirisë, që janë veteranë e invalidë të UÇK-së, e të cilët tash pesë ditë po qëndrojnë në grevë para ndërtesës së Qeverisë, e cila sipas tij, nuk po ka vullnet t’u përgjigjet atyre. “Veteranët dhe invalidët e luftës çlirimtare në Kosovë janë neglizhuar nga institucionet e posaçërisht nga Qeveria. Ata përdoren vetëm atëherë kur rrezikohet pozita e kryeministrit apo e ministrave, të cilët që moti i kanë shkelur parimet dhe i kanë braktisur idealet për të cilat luftoi populli i Kosovës. Ata përdoren edhe atëherë kur nevojiten si rekuizita ceremoniale për të shënuar përvjetorët e luftës me të cilët politikanët e sotëm mundohen të fshehin dështimin e tyre”, tha Selimi. Sipas tij, injorimi nga Qeveria po e shton rritjen e numrit te veteraneve grevistë para ndërtesës qeveritare, gjë që është akoma më shqetësuese.

    KOSOVA SOT
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Ish ushtarët e UÇK-së ndryshojnë rrjedhën e grevës

    Përfaqësues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, nga e hëna kanë ndryshuar rrjedhën e grevës së tyre para objektit të qeverisë së Kosovës.

    Drejtues të Këshillit, thanë se kanë filluar grevën e urisë vetëm shtatë anëtarë të kryesisë së këshillit, deri në realizimin e kërkesë së tyre, për miratimin sa më të shpejtë të ligjit për kategoritë e dala nga lufta.

    Në ditën e tetë të grevës, kanë vendosur të hyjnë në grevë urie vetëm shtatë anëtarë të kryesisë së këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së. Kryetari i këshillit Xhevdet Qeriqi, tha se pjesa tjetër e anëtarëve nuk mund të hyjnë në grevë për arsye shëndetësore.

    Edhe pse grevistët janë vizituar nga përfaqësues të kuvendit të Kosovës, ata thonë se do të vazhdojnë grevën e urisë, deri në miratimin e ligjit për kategoritë e dala nga lufta. Qeriqi tha se kanë marrë premtime nga përfaqësues të partive, por janë këmbëngulës, që ky ligj të miratohet sa më shpejt.

    Një vendim tjetër që ka marrë kryesia e këshillit grevist, është edhe kontakti me mediat. Qeriqi tha se grevistët nuk do të kontaktojnë direkt me mediat, por vetëm përmes një përfaqësuesi të tyre për media.

    (Albana Karaj) - RTK
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Monitorues të KMDLNJ-së vizituan grevistët e UÇK-së



    Monitorues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) të hënën i vizituan grevistët e Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të ish- UÇK-së.

    Sipas monitoruesve të KMDLNJ-së, gjendja shëndetësore e grevistëve vazhdon të jetë e rënduar si pasojë e kushteve në të cilat ata janë duke e mbajtur grevën. Ata deklaruan se janë nën vëzhgimin e vazhdueshëm të stafit mjekësorë nga qendra emergjente.

    Për ndryshim nga ditët e tjera, nga e hëna shtatë anëtarët e Këshillit Organizativë Grevistë kanë filluar grevën e urisë. Sipas tyre, kjo është masë e cila është marrë si rezultat i mosangazhimit të institucioneve për të plotësuar kërkesat e tyre.

    Grevistët thanë se në greve janë të përfshirë rreth 106 ish-pjesëtarë të UÇK. Grevistët i deklaruan KMDLNJ-së se greva pritet të zgjerohet pasi që rreth 130 ish-pjesëtarë të UÇK janë të gatshëm t’i bashkohen grevës.

    Grevistët kërkojnë përshpejtimin e miratimit të Ligjit për veteranët e UÇK-së.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Përgjigje: 168
    Postimi i Fundit: 03-09-2013, 16:18
  3. Dëshmitë e të huajve për luftën në Kosovë
    Nga Klevis2000 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 04:49
  4. Fushata e zgjedhjeve lokale ne Kosove
    Nga Ari-Intimidator në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •