Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 56
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Populli I Mjer I Besoj Ktyre Kenjeshtrave Te Hashimit Me Vjen Shum Keq Qe I Besuan Tash Mos Te Bin Pre E Sindikateva Qe Marrin Pag Nga Qeveria Por Klasa Puntore Duhet Ta Merr Fatin Ne Dor Te Vet Te Bashkohen Ne Protesta Gjith Populloore
    Ne Prill Paralajmrohet Protesta Te Fuqishme Ku Aty Dote Bashkomemi Kunder Kti Regjimi Fashist
    Dhe Ju Paralajmrojm Dote Jet Tmer I Qeveris Do Jav Kujtojm Marsim E 2004 Ajo Po Vjen Ju E Kerkuat Kupa Esht Mbushur
    Nu K Dote Kursehet As Gje

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    H.a.m

    Citim Postuar më parë nga H.A.M Lexo Postimin
    Revolucion duhet bere ne vendet e Ballkanit perendimore nese dojm qe te shohim perparim ..kjo klase poltike ne Kosove, Shqiperi, Maqedoni e ne vendet e tjera te rajonit eshte krijuar vetem qe te sigurohet stabilitet pas renies se komunizmit dhe luftrave te vitetve te 90' dhe nuk eshte ne gjendje te siguroj perparim per keto vende. Prandaj edhe qeveria e Thaqit nuk ka kapacitet per te zhvilluar Kosoven dhe as qe te rris paga ne keto nivele, por mese keqi e psojn qytetaret pasi ngritja e qmimeve eshte e paperballueshme si dhe kur i shtojm kesaj edhe genjeshtrat e nje pas njeshme te kriminelit H.Thaqi at`her met vertet dyshoj si ky popull mund te duroj kaq shum apo e ka kapluar nje injoranc e madhe.
    zotri revulicioni ka shum gjasa te filloj ne muajin prill ne kosove
    ka shum arsye si ato sociale politike e shum gjera tjera trazira po dote ket si dote perfundojn at nuk dote nvaret nga populli por nga qeveria kuslinge e kosoves
    pra ne fillim te pranveres dote dridhet kryeqyteti i kosoves

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    edhe ato bisnise qe i kan ngrit qmimet dote marrin qmimin e merituar nga populli ket duhet ta kuptojn te gjith bisneset qe tentojn te pasurohen ne kurrz te qytetarve te varfur

  4. #34
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    Populli I Mjer I Besoj Ktyre Kenjeshtrave Te Hashimit Me Vjen Shum Keq Qe I Besuan Tash Mos Te Bin Pre E Sindikateva Qe Marrin Pag Nga Qeveria Por Klasa Puntore Duhet Ta Merr Fatin Ne Dor Te Vet Te Bashkohen Ne Protesta Gjith Populloore
    Ne Prill Paralajmrohet Protesta Te Fuqishme Ku Aty Dote Bashkomemi Kunder Kti Regjimi Fashist
    Dhe Ju Paralajmrojm Dote Jet Tmer I Qeveris Do Jav Kujtojm Marsim E 2004 Ajo Po Vjen Ju E Kerkuat Kupa Esht Mbushur
    Nu K Dote Kursehet As Gje
    I nerumi Bindi,ke paralajmerua nje revolucion te ashper kunder qeveritareve te veshun pe pushtet, por cfare tiu bejem nderkombetareve qe jan te armatosun deri ne dhembe me plumeba e autoblinda? E dim si perfunedoj marsi 2004. Nuk dim cfare kan ndermend kete radhe, mr. Dell dhe tjeret qe kan premetua pushtetar me duar te pasterta?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga PLAKU : 24-02-2011 më 02:36
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Mësimdhënësit paralajmërojnë Thaçin

    Mësimdhënësit kosovarë do t’i kundërpërgjigjen kryeministrit të vendit, Hashim Thaçit, nëse nuk realizon premtimin për rritje të pagave prej 50 për qind. Për realizimin e këtij premtimi të dhënë edhe para hedhjes së votës të qytetarëve në kutitë e votimeve në zgjedhjet e dhjetorit, dhe pas zgjedhjeve, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka përcaktuar një afat kohor, përmes të cilit është zbutur tensionimi i situatës në arsimin parauniversitar, i shfaqur ditë më parë.

    Këshilli i Përgjithshëm i SBASHK-ut ka konstatuar se në mes të mësimdhënësve të Kosovës ekziston një atmosferë e rënduar dhe një frustrim në pritje që të vihet në jetë marrëveshja e Qeverisë për ngritjen e pagave, sipas marrëveshjes së 6 janarit 2011, shkruan Zëri.

    Ky këshill u ka propozuar institucioneve të Kosovës që me të aprovuar Ligjit mbi buxhetin të nisë pagesa e shumës së mbetur nga janari krahasuar me paradhënien, kurse paga e marsit të jepet sipas marrëveshjes lidhur me ngritjen e pagave.

    Nëse kjo nuk realizohet, SBASHK është i vendosur që nga 11 prilli të fillojnë reagimet dhe masat sindikale.

    Kreu i SBASHK-ut, Ali Shabanaj, ka thënë për “Zërin” se tash për tash është arritur që të zbehet tensionimi i situatës në arsim, pasi gjatë takimeve që SBASHK-u ka realizuar me qeveritarët, rezulton se vendimi i qeverisë do të zbatohet. Këtë mesazh ai tha se ua kanë përcjellë të gjitha njësive sindikale nëpër komuna, nëpërmes tyre dhe mësimdhënësve. “Gjendja është stabilizuar tani për tani dhe ne jemi optimistë se vendimi i qeverisë do të gjejë zbatim. Edhe Ministria e Arsimit edhe ajo e Ekonomisë dhe Financave, gjatë kontakteve që kemi pasur, shprehin qëndrim për zbatimin e vendimit në bashkëpunim edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar”.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Pagat rriten 23 për qind

    Shkruan: Arbana Xharra

    Qeveria e Kosovës nuk do të rrisë pagat 50 për qind, siç është duke iu premtuar qytetarëve të Kosovës. Duke e ditur se jo çdokush ka qasje në të dhëna buxhetore dhe linja të sakta se si janë bërë planifikimet dhe sa para do të shtohen në buxhetin e pagave, qeveria e Kosovës është duke mashtruar haptazi qytetarëve e saj.

    Janë munduar që të kamuflojnë me variante prej më të ndryshmeve se premtimi i dhënë në fushatë zgjedhore do të mbahet. Por ja që një matematikë e thjeshtë zbuloi se nuk kemi të bëjmë me rritje 50 për qind, por 23 për qind. Fillimisht buxheti për paga ka qenë 311 milionë euro, është thënë se për rritjen e pagave do të shtohen 120 milionë. Më pas ky 120-milionësh ka rënë në 72 milionë, i cili i shtohet buxhetit prej 311 milionë. Zyrtarët e qeverise dalin e thonë se kemi buxhet 383 milionë për pagat që do të rriten, por me 72 milionë nuk ka mundësi të ketë rritje 50 për qind, ngase nga buxheti paraprak kemi rritje vetëm 23 për qind.

    Këtë fakt qeveria tenton ta fshehë, duke thënë se pagat rriten nga paga bazë pa shtesa. Por në fakt një punonjësi që paguhet nga buxheti i Kosovës, do t’i bëhet rritja mbi pagën që ka pasur para vitit 2008, pra nuk i llogariten as lëvizje të vogla që kanë pasur tre vjet më parë.

    Nëse zyrtarët qeveritarë reagojnë duke thënë se nuk është e vërtetë se rritja do të jetë 23 për qind, por 50 për qind, atëherë le të dëgjojnë deklaratën e ministres së po kësaj qeverie, Mimoza Kusari – Lila, e cila dy net më parë në një debat televiziv e ka pranuar se kemi të bëjmë me rritje 23 për qind.

    Edhe kjo rritje është duke u bërë mbi planifikime të të hyrave sa hipotetike edhe afatshkurta. Llogaritet në shitjen e PTK-së, ose të distribucionit të KEK-ut, në asete shtetërore, të cilat mund të sigurojnë të hyra për eventualisht dy vjet. Por çfarë do të bëhet pas vitit 2013. Prej nga do të sigurohen të hyrat për paga. Nga ana tjetër, problemet me FMN-në dhe Bankën Botërore (BB) janë thelluar dhe nuk dihet se çfarë relacione do të mbesin pas miratimit të buxhetit.

    Sipas ministrit të Financave, Bedri Hamza, mësohet se qeveria është e gatshme që të humbë edhe kreditë nga këto institucione të rëndësishme financiare, duke thënë se ata janë në gjendje që të gjejnë para të brendshme. Mirëpo, tekefundit pesha e humbjes së 200 milionë eurove kredi nuk krahasohet me pasojat që mund t’i ketë Kosova nëse prish relacionet me këto dy institucione të rëndësishme financiare. Reagimi i Zyrës Civile Ndërkombëtarë ICO të enjten duke i paralajmëruar institucionet kosovare që të jenë të matura para se ta miratojnë buxhetin, japin sinjal se pasojat mund të jenë aq sa ekonomike, edhe politike.

    ZËRI
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Pagat e rritura sot, shtesat për janar e shkurt në maj

    Nexhmedin Rexhepi, mësimdhënës i matematikës, të hënën në orët e pasdites, kishte marrë mundin për t’i bërë një vizitë bankës me të afërt për t’i pyetur punëtorët e saj nëse në konton e tij ka dalë paga e marsit. Përgjigjja për të ka qenë negative. “Pyeta në Bankë, por rroga nuk kishte dalë ende në xhirollogari”, ka thënë Rexhepi, i cili punon në shkollën “Vëllezërit Frashëri” në fshatin Miradi e Ulët, në Komunën e Fushë Kosovës.

    Rexhepi dhe dhjetëra e mijëra kolegë të tij nga sektori publik, nuk i kam marrë pagat e muajit mars, meqë Ministria e Financave ende nuk e ka bërë ekzekutimin e pagave. Zyrtarë të kësaj ministrie kanë deklaruar se ky proces kryhet pas pranimit të listave nga ana e Ministrisë së Administratës Publike. Fatime Lumi, zyrtare për informim në Ministrinë e Financave, ka thënë se punonjësit e sektorit publik do t’i marrin pagat të martën, shkruan sot “Koha Ditore”.

    “Të gjitha punët teknike janë në fazën finale të përfundimit dhe ne besojmë se punëtorët që realizojnë paga përmes Buxhetit të Republikës së Kosovës, ato do t’i marrin gjatë ditës së nesërme (të martën)”, ka thënë Lumi.

    Sekretari i Përhershëm në Ministrinë e Administratës Publike, Fitim Sadiku, ka thënë se listat janë finalizuar dhe janë dërguar në Ministrinë e Financave për ekzekutim. “Ne i kemi përfunduar listat, tash pritet të bëhet verifikimi nga Ministria e Financave dhe të bëhet ekzekutimi i pagave”, ka thënë Sadiku. “Pagat janë llogaritur sipas vendimit të Qeverisë. Pra, është bërë ngritja e pagës bazë në përqindjen që është paraparë në vendimin e Qeverisë”, ka thënë ai.

    Qeveria e Kosovës në fund të muajit janar mori vendim për rritje të pagave për punonjësit e sektorit publik duke filluar nga muaji janar. Në këtë vendim, ishte paraparë që pagat bazë të mësimdhënësve parauniversitarë do të jenë më të larta për 50 për qind, ato të policisë për 40 për qind, ndërsa për 30 për qind do të jenë më të larta pagat e shërbyesve civilë, oficerëve doganorë, personelit të ATK-së, sektorit shëndetësor dhe zjarrfikësve. Po kështu, të ardhurat do të ngrihen për 50 për qind për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës, ndërsa pensionet për minatorët do të rriten në bazë të një memorandumi që kanë firmosur më herët me Thaçin. Por, edhe pse ishte paraparë që pagat me rritje t’i marrin nga muaji janar, një gjë e tillë nuk kishe ndodhur. Qeveria, atëbotë, kishte thënë se punonjësit për muajin janar dhe shkurt do të marrin vetëm një paradhënie, ndërsa me miratimin e Buxhetit të vitit 2011 nga Parlamenti i Kosovës do të bëhet pagesa e pjesës tjetër të pagës për muajin janar dhe shkurt.

    Megjithatë, mësimdhënësit dhe punonjësit e tjerë që janë përfshirë në vendimin për ngritjen e pagave nuk do t’i marrin këto mjete shtesë në pagën e muajit mars. Sekretari i Përhershëm në Ministrinë e Administratës Publike, Fitim Sadiku, ka thënë se këto pagesa do të bëhet me pagën e muajit prill, që i bie në fillim të majit.

    KOHA Ditore
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Farmacistët kosovarë në grevë 24 orëshe

    Të gjitha farmacitë në Republikën e Kosovës do të qëndrojnë të mbyllura për 24 orë, në shenjë proteste ndaj konfiskimit të ilaçeve të tyre pa banderola. Farmacistët thonë se konfiskimin e barnave mund ta bëjë vetëm Agjencia për Produkte Medicinale, por jo Doganat e Kosovës. Kryetari i SHFK-së, Kadri Bytyçi ka sqaruar se organizimi i grevës ka ardhur si kundërpërgjigje ndaj aksioneve arbitrare dhe të përsëritura të ndërmarra nga ana e Doganave të Kosovës në barnatoret e Kosovës edhe pas reagimeve të shumta nga ana e komunitetit farmaceutik.

    Ndërkaq zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, nëpërmjet një njoftimi për media, protestën e farmacistëve e vlerësojnë si veprim të panevojshëm që nuk i shërben tejkalimit të situatës së rëndë në sektorin farmaceutik të vendit. Ministria kërkon nga Shoqata e Farmacistëve t’i përmbahet Ligjit për greva.

    KOSOVA SOT

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Ultimatum i SBASHK-ut Qeverisë për mësimdhënësit

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës i ka dhënë ultimatum Qeverisë së Kosovës që deri më 27 maj të tregojë se a ka vullnet apo jo që mësimdhënëseve t’ua japë ndryshimet e rritjes së pagave për muajt janar dhe shkurt sipas marrëveshjes mes Qeverisë dhe SBASHK-ut të datës 6 janar të këtij viti.

    Ky ka qenë edhe njëri nga vendimet që i ka marrë Këshilli i Përgjithshëm i SBASHK-ut në një mbledhje të jashtëzakonshme që e ka mbajtur të premten.

    Vendimi i tjetër i SBASHK-ut ka qenë që nëse Qeveria vendos ta kapërcejë me heshtje punën e marrëveshjes së fillimit të vitit për dhënien e ndryshimeve të pagave, atëherë të pasojë zbatimi i masave sindikale. Të dyja këto propozime kanë dalë nga kryetari i SBASHK-ut, Ali Shabanaj.

    “I japim afat Qeverisë deri më 27 maj të deklarohet për punën e implementimit të vendimit”, ka propozuar ai, dhe anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të SBASHK-ut kanë ngritur duart lart. “Këshilli i Përgjithshëm i SBASHKU-ut mblidhet më 30 maj për të parë se a është realizuar kërkesa jonë dhe për shqyrtuar marrjen e veprimeve të tjera duke filluar nga greva njëditëshe dhe masat e tjera sindikale deri në implementim të vendimit të Qeverisë”, ka propozuar ai për herën e dytë dhe sërish anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të SBASHK-ut kanë ngritur duart lart.

    Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të SBASHK-ut ka zgjatur me orë dhe është përshkuar me një debat të gjatë midis anëtarëve të këtij organizmi.

    KOHA Ditore
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Veteranët e luftës në grevë urie



    Drejtuesit e Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të ish-pjesëtarëve të UÇK-së kanë paralajmëruar se të hënën do të hynë në grevë urie para ndërtesës së Qeverisë. Ata kanë thënë se këtë hap do ta ndërmarrin duke kërkuar që sa më shpejtë të aprovohet ligji për vlerat e luftës së UÇK-së dhe përfundimisht veteranëve t’iu kthehet identiteti dhe dinjiteti.

    Por, organizatat e dala nga lufta e UÇK-se kanë njoftuar të dielën se nuk e përkrahin këtë protestë, ngase janë në angazhim permanent në çështjen e miratimit të ligjit për vlerat e luftës së UÇK-së.

    “Si organizata përfaqësuese të veteranëve, invalidëve e familjeve të dëshmorëve, javën e kaluar kanë dërguar vërejtjet përfundimtare rreth ligjit, i cili në javët në vazhdim do të paraqitet për miratim në Kuvendin e Kosovës. Derisa rrugët e angazhimit institucional janë të hapura, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, nuk janë pjesë e protestës së lajmëruar për të hënën dhe nuk e përkrahin protestën”, thuhet në njoftimin e organizatave të dala nga lufta.


    ZËRI
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Përgjigje: 168
    Postimi i Fundit: 03-09-2013, 16:18
  3. Dëshmitë e të huajve për luftën në Kosovë
    Nga Klevis2000 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 04:49
  4. Fushata e zgjedhjeve lokale ne Kosove
    Nga Ari-Intimidator në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •