Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 56
  1. #1
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Greva në Republikën e Kosovës

    Marketingu i qeverise ka filluar te zbehet tashme kjo eshte vetem fillimi pasi siq po shihet grevat do te jene te pashmangshme nga shume Sindikata te ndyshme!!!


    Shëndetësia Kosovare hyri në ditën e tretë të grevës, dhe asnjë shenjë nuk është që ajo do të përfundoi së shpejti.
    Kjo pasi që Qeveria dhe Federata Sindikale e Shëndetësisë Kosovës FSSHK nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje për ndërprerjen e grevës.

    Asllan Bajrami, kryetar i FSSHK-së, në një konferencë të rregullt për media tha se greva po vazhdon në të gjitha institucionet publike shëndetësore dhe se deri tash nuk është shënuar ndonjë incident.
    Sipas tij nga takimi që ka pasur me zyrtarë të qeverisë para dy netëve, e I cili ka zgjatur 5 orë, nuk kanë marra asnjë garanci se qeveria do të përmbush marrëveshjen e 14 tetorit të vitit 2008.

    “Prej atij takimi nga i cili nuk ka dal asgjë, më nuk kemi pasur takim me qeveritarë”, u shpreh Bajrami.
    Ai tregoi se krejt çka ka marr prej qeverisë është një telefonatë nga këshilltari I lartë I ministritë shëndetësisë Alush Gashit, i cili ka pyetur Bajramin se a ka ftuar këshillin kombëtar të FSSHK-së që të mblidhet, qe për Bajramin është një pyetje shumë e kotë.

    “Këshilli kombëtar i FSSHK-së, ftohet atëherë kur federata merr një argument apo garanci të fortë nga qeveria se do të zbatojnë në tërësi marrëveshjen e tetorit të vitit të
    kaluar, kështu që tani nuk kemi asnjë arsye që ti ftojmë”, u shpreh Bajrami, në këtë konferencë.
    Ndryshe FSSHK, lajmëroi se raporti i plotë i grevës, rezulton të jetë me mbështetje të plotë nga punëtorët shëndetësorë në të gjitha qytetet.

    Ata falënderuan edhe qytetarët e Kosovës, të cilët nuk po bëjnë presion ndaj punëtorëve shëndetësorë dhe po shprehin në mënyrë të admirueshme mbështetje dhe solidarizim me grevën dhe kërkesat e Federatës.

    Ndryshe marrëveshja e tetorit të vitit të kaluar e nënshkruar nga qeveria, ka të bëj me rritjen e pagave për të gjithë punëtorët shëndetësor për 44 euro, dhe procedimi i ligjeve të rëndësishme si ligji i punës, i pagave dhe i sigurimeve shëndetësore.

    Asnjëra prej këtyre ligjeve as që ka filluar të përgatiten, që pesë muaj e gjysmë, u ankuan në konferencë zyrtarët e FSSHK-së.

    Kurse sa i përket 44 eurove, ato i janë dhënë vetëm dy muaj, mjekëve të spitaleve kurse atyre të Qendrave të Mjekësisë Familjare nuk i është dhënë asnjëherë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga YlliRiaN : 26-02-2009 më 10:14

  2. #2
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    SPEK paralajmëron greva në mars

    Sindikata e Pavarur e Energjisë së Kosovës paralajmëron greva për shkak të pakënaqësive të shumta. Ata janë të pakënaqur me çështjen e privatizimit dhe vendimet rreth shthurjes së kësaj korporate.

    Zyrtarë të SPEK-ut shprehin brengosje edhe për sigurimin shëndetësor të punëtorëve dhe sigurisë në vendet e punës. Shpërndarja e kontratave me afat te caktuar për punëtorë në emër të projekteve është njëra nga temat që do t’i diskutojnë dhe prezantojnë të mërkurën.

    Njëkohësisht do të bëhet fjalë edhe për marrëveshjen kolektive. Një arsye tjetër për brengosje për këtë sindikatë siç edhe janë shprehur është përfaqësimi punëtorëve. Ata dëshirojnë që punëtorët të përfaqësohet në instancat më të larta të korporatës, duke përfshirë edhe Bordin e ndërmarrjes.
    Nëse kërkesat e SPEK`ut nuk do të plotësohen deri më 23 mars, Kosova rrezikon të mbetet pa energji. Kjo për shkak se punëtorët e kësaj kompanie planifikojnë të futën në grevë

    Menjëherë pas mjekëve, edhe punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës planifikojnë të futën në grevë. Ata kanë publikuar kërkesat e tyre dhe në rast se nuk respektohen, do të futen në grevë më 23 mars të këtij viti.

    Kosova mund të mbetet fare pa rrymë në këtë kohë. Injorimi i kërkesave të kësaj sindikate i ka shtyrë ata që vetëm edhe një muaj t’i japin qeverisë dhe menaxhmentit të KEK`ut kohë për t’i plotësuar këto kërkesa. Ata janë të brengosur gati me gjithçka në korporatë, por më së shumti janë të shqetësuar lidhur me privatizimin e korporatës. Për Izet Mustafën, kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të KEK`ut, ky proces nuk është aspak transparent dhe vetë fillimi i tij është mjaft dyshues.

    “Vendimi lidhur me privatizimin e korporatës pa konsultimin e sindikatës është i papranueshëm dhe do të jetë i parealizueshëm”, tha Mustafa.

    Sipas tij, ky vendim, për privatizimin e divizioneve të KEK`ut ende pa u përfunduar procesi i shthurjes se KEK`ut, është në kundërshtim me Strategjinë e Energjisë te përpiluar nga vetë qeveritarët e Kosovës. Sipas kësaj strategjie, KEK`u do të duhej që qysh në vitin 2006 të funksiononte me kompani të veçanta në baza kontraktuese, ku do të dihej vlera e aseteve të këtyre kompanive dhe puna do të bëhej në baza të dhënies llogari njëra tjetrës për punët e kryera.

    Po ashtu në bazë të strategjisë, procesi i privatizimit te pjesëve te caktuara të KEK`ut do të fillonte vetëm pasi që do të arrihej shkalla e inkasimit në masën 90 për qind.

    Ai tha se janë të vendosur për grevën. Ata përveç që e kanë caktuar datën, 23 mars e kanë formuar edhe këshillin organizativ të grevës. SPEK`u ka siguruar edhe përkrahjen e plotë të Bashkimit të Sindikatave.

    “Ne e përkrahim fuqishëm vendimin që ka marrë sindikata a energjisë sepse e dimë se i kanë përdorur të gjitha format e tjera dhe është e vetmja formë që u ka mbetur”, tha kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi.

    Duke folur lidhur me pakënaqësitë që ka kjo sindikatë lidhur me korporatën dhe punëtorët e saj e përmendi edhe sigurimin shëndetësor. Kjo kontratë është dashur të që të implementohet që nga data 1 janar e këtij viti. Kjo është nënshkruar në njërën nga mbledhjet e bordit të kaluar. Në përgjithësi, sindikalistët e kanë akuzuar për menaxhmentin e KEK-ut për keq menaxhim.

    “Vendimet qe po merren nga institucionet e vendit tanimë veç sa po i forcojnë bindjet tona se nuk janë te gatshëm të merren me menaxhim të përgjegjshëm me KEK-un”, tha Mustafa. Sindikalistët po kërkojnë shpjegime lidhur me trajtimin e te punësuarve në Divizionin e Furnizimit, Rrjetit dhe njësive shërbyese që parashihet të privatizohen. Njëra tjetër kërkesë e tyre është që menaxhmenti të mos nënshkruajë kontrata përmes pilot projekteve të ndryshme. Ai tha se shumë punëtorë të korporatës rrinë derisa projektet u jepen palëve të treta për të punuar. Ata gjithashtu kërkojnë ngritjen e pagave për 100 euro për te gjithë të punësuarit në korporatën energjetike. Njëra nga kërkesat është edhe shtimi i vlerës së triskave nga 1.8 euro, sa është tani në 3 euro. Të respektohet vendimit i bordit lidhur me sigurimet shëndetësore të punëtorëve. Një kërkesë tjetër e kësaj sindikate është lejimi i shfrytëzimit 200 kilovatëve në muaj për punëtorët e KEK-ut pa pagesë. Ata kërkojnë që të bëhet edhe rinegociimi i marrëveshjes kolektive mes SPEK`ut dhe KEK`ut.

    Sindikalistët e energjisë duan edhe që të kenë përfaqësim të punëmarrësve përmes përfaqësuesve sindikalë në të gjitha nivelet, madje edhe në bord. SPEK`u ka dhënë kohë qeverisë dhe menaxhmentit të KEK-ut, deri më 23 mars për t’u plotësuar këto kërkesa. Nëse nuk do të marrin përgjigje pozitive, ata janë të vendosur që të fillojnë grevën.
    “Ne kërkojmë që të plotësohen të gjitha kërkesat tona, nuk do të pajtohemi me vetëm disa prej tyre”, tha Mustafa. Në ndërkohë është formuar edhe këshilli organizativ i grevës.
    Kjo sindikatë ka mbajtur edhe tri protesta më herët.
    Ndryshuar për herë të fundit nga YlliRiaN : 26-02-2009 më 09:50

  3. #3
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Krasniqi nuk lejon debat për shëndetësinë

    Deputetët opozitarë kanë kërkuar nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi, që në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës të debatohet për gjendjen e rëndë në sistemin e shëndetësisë.

    Deputeti i LDD-se, Gani Geci i cili e bëri këtë kërkesë, tha se përgjegjësit për këtë gjendje në shëndetësi duhet të japin dorëheqje.

    Geci akuzoi Qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë se nuk po e respektojnë marrëveshjen që e kishin arritur në tetor me drejtuesit e sindikatës së Shëndetësisë.

    Kërkesën për ta futur këtë pikë si të jashtëzakonshme në rend, në kohën kur institucionet shëndetësore të Kosovës kanë hyrë në ditën e tretë të grevës, e mbështetën edhe grupi parlamentar i AAK-së dhe ai i AKR-së.

    Por kryeparlamenatri Jakup Krasniqi u tha deputetëve se duhet ta respektojnë rregulloren e punës. “Rendi i ditës mund të ndryshohet vetëm me marrëveshje ose kërkesë me shkrim”, u shpreh ai.

    Kuvendi i Kosovës, në seancën plenare të së enjtes, pas pauzës, po shqyrton Projektrezolutën për prioritetet dhe strategjitë e Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian (BE).

    Gjatë ditës, deputetët pritet të diskutojnë edhe për Planin e veprimit për sfidat e Raportit të Komisionit Evropian për progresin në Kosovë si dhe projekt-strategjinë kundër korrupsionit 2009-2011.

    Në rend dite është edhe miratimi i disa ligjeve. Gjithashtu, pritet të shqyrtohet edhe raporti i Trustit të Kursimeve Pensionale për tremujorin e katërt të vitit 2008 dhe raporti i Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi lidhur me zbatimin e ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale.

  4. #4
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Greva e mjekëve angazhon edhe policinë

    Drejtori i spitalit mohon t’i ketë kërcënuar punëtorët me largim nga puna, ndërsa thotë që ka kërkuar t’i përmbahen rregullave të grevës

    Dikush i ka rënë iks shpalljes së vendosur në hyrje të Spitalit të Qytetit, por megjithatë të premten greva ka vazhduar. Ndërsa drejtori i Spitalit në Ferizaj, Dr. Sylejman Metushi, ka kryer një operacion, punëtorët tjerë kanë vazhduar me grevën, disa nga të cilët kanë akuzuar drejtorin se të etjen u është kërcënuar me largim nga puna nëse nuk vazhdojnë të punojnë.

    “Kam kërkuar që të gjithë punëtorët të respektojnë rregullat e grevës. Kam kërkuar që të jenë me mantele të bardha dhe në vendet e tyre të punës. Asgjë më shumë nuk kam kërkuar nga ta, por duket kjo dikujt nuk i konvenon”, e ka komentuar drejtori Metushi, këtë kërcënim.

    Ai është shprehur se ndjen obligim moral që të jetë në shërbim të pacientëve. “Nuk mund ta marrë me mend që në këto kushte të zbres ndonjë pacient nga Jezerci dhe të mos i ofrohet ndihmë”, thotë doktor Metushi, i cili në këtë kontekst ngre akuza të ashpra ndaj Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, e cila gjendet në një oborr me spitalin.

    “Ditën e mërkurë jemi detyruar që të kërkojmë ndihmën e policisë për të mbajtur rendin në repartin e emergjencës. Ishte fluks i tmerrshëm i qytetarëve që kërkonin ndihmë mjekësore. Kishte të tillë edhe që na kërcënonin duke kërkuar ndihmë”.

    Të mërkurën pasdite, policia ka mbajtur rendin në Repartin e Emergjencës. Këtë fakt nuk e mohojnë as në QKMF, por fajin ua hedhin pacientëve, të cilët vetë janë drejtuar për në Repartin e Emergjencës. “Është e vërtetë se të mërkurën ka pasur një fluks të madh të pacientëve për në Repartin e Emergjencës. Për këtë rast kemi biseduar me sindikatën e spitalit dhe të gjitha i kemi sqaruar”, thotë anëtari i Këshillit Grevist në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Naser Hajredini.

    Ai pastaj tregon se nga 8 mjekët e angazhuar, secili është i obliguar që të kryejë kontrollin e pacientëve për një orë në ditë. Faktin se në QKMF të enjten nuk kishte pacientë, Hajredini e shpjegonte me faktin se edhe qytetarët ishin solidarizuar me grevën e tyre.

    Pacienti i vetëm në këtë kohë ishte plaka 75-vjeçare, Fetije Bega nga Ferizaj. “Të shkallët më thanë se ka grevë, por unë ju thashë allahile mos më ktheni se nuk jam tuj mujt”, shprehej plaka, të cilës i ofroi shërbim mjeku kujdestar, Esat Shatrolli.

    Po ndërsa plaka ankohej se jetonte nga pensioni prej 40 eurove, mjeku ia kthente se për 40 euro edhe ata e kishin bërë krejt këtë tollovi.


  5. #5
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Greva po vazhdon “pa probleme”

    Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) thotë se bazuar nga raportet që vijnë nga terreni, greva e përgjithshme po vazhdon ashtu siç është planifikuar.

    “Edhe dita e pestë e grevës vazhdon deri më tani pa asnjë problem”, thuhet në një komunikatë shtypi, të lëshuar pasdite nga FSSHK-ja.

    Mbështetja e grevës nga punëtorët shëndetësorë thuhet se është e plotë, sikurse edhe “mbështetja nga qytetarët vazhdon të jetë gjithnjë e më e lartë”.

    Dje Këshillin Qendror Grevist e kanë vizituar përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK). Sipas komunikatës shpërndarë medieve, nënkryetari i BSPK-së, Xhafer Xhaferi ka shprehur mbështetjen e plotë që organet drejtuese të BSPK-së i japin grevës.

    Njoftohet gjithashtu përfaqësues të partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), Ibrahim Makolli, shef i grupit parlamentar dhe Rita Hajzeraj, deputete dhe nënkryetare e Komisionit parlamentar për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, kanë vizituar dje Këshillin Qendror Grevist.

    “Anëtarët e Këshillit Grevist i kanë informuar z. Makolli dhe znj. Hajzeraj për Marrëveshjen e 14 tetorit 2008, për përpjekjet që drejtuesit e Federatës kanë bërë që Marrëveshja të zbatohet përmes dialogut social, si dhe për vendimin e Këshillit Kombëtar të datës 9 shkurt që greva të filloj me 24 shkurt. Këshilli Grevist ka bërë gjithashtu të ditur se takimi 5 orësh i të martës nuk ka dhënë rezultate konkrete dhe se jemi gjithnjë të gatshëm t’i përgjigjemi Qeverisë për dialog”.

    Sipas Zyrës për Marrëdhënie me Publik të FSSHK-së, Hajzeraj ka shprehur me këtë rast shqetësimin për kolapsin në shëndetësi. Ajo ka thënë se disa herë është munduar në Komisionin e Shëndetësisë dhe në Kuvend të ngrejë çështjen e shëndetësisë si prioritet i diskutimeve të Parlamentit të Kosovës. “Por kjo po pengohet nga shumica parlamentare e cila përmes votës po pengon iniciativat tona”.

    Ndërsa, Makolli citohet të ketë thënë se në 50 vjetët e fundit shëndetësia kurrë nuk ka qenë më keq. Sipas tij, është e patolerueshme që 10 vjet pas lirisë dhe 1 vit pas pavarësisë në Kosovë shëndetësia të jetë në një gjendje kaq të rëndë. Më tutje Makolli ka thënë se Qeveria ka mundësi që të zgjidhë problemin nëse ka vullnet politik dhe se parlamenti të enjten, më 26 shkurt, nëse do të kishte pëlqimin e shumicës, mund të kishte diskutuar për çështjen e grevës në shëndetësi.

    “Ne e mbështesim plotësisht grevën tuaj të ligjshme dhe kërkesat e realizueshme do të diskutojmë mundësinë e bojkotimit të seancave parlamentare, nëse Kuvendi vazhdon të injorojë këtë çështje kaq serioze,” është shprehur Makolli.

    Grevistët kanë shprehur indinjatën për shkak të moszhvillimit të debatit në Kuvend, duke e konsideruar këtë si neglizhencë dhe mungesë përgjegjësie të institucionit më të lartë.
    Mësohet gjithashtu se dje kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi ka pasur një takim me zëvendëskryeministrin Ramë Manaj, por takimi ka përfunduar pa ndonjë rezultat.

    Këshilli Qendror Grevist i Federatës shprehë shqetësimin pas lajmeve të publikuara në medie se institucionet shëndetësore private por rrisin çmimet e shërbimeve, duke abuzuar me grevën në institucionet publike. Ky këshill ju bën thirrje pronarëve të institucioneve private që të solidarizohen se paku me pacientët dhe të mos keqpërdorin këto momente.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    me gjas pranvera e kosoves dote jet e nzet nga shum paknaqesi qe po ndodhin ne kosove kosoves i duhet nje revolucion dhe ksaj nuk mund ti ik kosova kur sesi revulicioni dote ndodh per shum arsye si politike po a shtu edhe sociale

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Shërbyesit civilë kërkojnë rritje pagash si në arsim

    Prishtinë, 23 nëntor – Sindikalistët e administratës civile të Kosovës përmes një komunikate, shpërndarë medieve sot, kanë reaguar kundër një vendimi të kryeministrit në dorëheqje, Hashim Thaçit, për rritjen 50 për qind të pagave të arsimtarëve në shkollat e nivelit të ulët e të mesëm.

    Dy sindikatat e pavarura (SP e Administratës dhe SP të Judikaturës së Kosovës), që përfaqësojnë të drejtat dhe interesat e të punësuarve në organet e administratës komunale dhe qendrore dhe në organet e jurisprudencës së Kosovës, reagojnë ashpër ndaj një vendimi të kryeministrit të Kosovës në largim, i botuar në mjetet e informimit publik në Kosovë, i cili premton një rritje të pagave selektive vetëm për kategoritë e arsimit fillor dhe të mesëm në Kosovë.

    Këto SP janë të shqetësuara dhe të irrituara jo nga fakti se kryeministri në largim iu premton një rritje pagash kësaj kategorie, si shpresëdhënëse për përmasimin e pozitës së tyre materiale, por për faktin se kryeministri në largim nuk i përfshin dhe i anashkalon shërbyesit tjerë civilë dhe kategoritë e tjera të të punësuarve, që financohen nga buxheti i Kosovës, që është një veprim i padrejtë dhe jo real, veçmas kur kihet parasysh pozita shumë e keqe materiale e të punësuarve në administratën publike në nivelin lokal dhe qendror të Kosovë.

    Ky shqetësim merr karakter edhe më shqetësues, bazuar në faktin se ndoshta Qeveria në dorëheqje ka të përgatitur projektbuxhetin për vitin 2011, me të cilin mund të mos jenë të përfshira në rritje apo nivelim të pagave edhe kategoritë e tjera, që financohen nga buxheti i Kosovës, që do të ishte i papranueshëm për këto kategori të të punësuarve, të cilat janë kategoritë më të anashkaluar dhe më të papërfillura nga Qeveria e Kosovës, përfundon komunikata. ("Koha ditore")
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Paralajmërohet përshkallëzim i grevës

    Punëtorët e Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë filluar grevën pasi 22 punëtorë, prej 47 sa i ka gjithsej ky institut nuk i kanë marrë pagat me ngritje prej 30%.

    Për shkak të mos zbatimit të vendimit të kryeministrit, që është marrë në mars të këtij viti për ngritjen e pagave të punëtorëve shëndetësor, vetëm për këta punëtorë të institutit ka shtyrë që këta të fillojnë grevën.

    Grevistët paralajmëruan se nëse deri të enjten institucionet kompetente nuk ndërmarrin asgjë për pagat e tyre, greva do të përshkallëzohet.

    Në këtë institut të mërkurën u pranuan për ekzaminim vetëm rastet urgjente. /Telegrafi/

    P.s. Sot, ky institut ka mbajtur grevë nga ora 08:00-12:00 dhe ka paralajmëruar që nëse nuk realizohen kërkesat e tyre, atëherë që nga nesër do të zhvillojnë grevë të përgjithshme sipas orarit të punës nga ora 08:00-16:00.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    U mashtruan - filluan grevat për paga

    Nuk ka paga me rritje sipas premtimeve e vendimeve

    Nuk ka paga me rritje për mësuesit, policët, shërbyesit civil e kategori të tjera të cilave u ishte premtuar e më vonë edhe ishte vendosur për këtë nga qeveria Thaçi. Të paktën kjo nuk do të ndodhë për muajin janar. Kjo është konfirmuar para pak çastesh nga zv. ministri i Ekonomisë dhe Financave Bedri Hamza pas një takimi që pati kryeministri Hashim Thaçi me sindikalistët kosovar, raporton KTV. Ai tha se arsyeje për këtë është mosmiratimi i buxhetit dhe bisedat që po i bëjnë me ndërkombëtarët për vendimin e rritjes së pagave i cili u kontestua shumë nga ndërkombëtarët.

    Hiç me larg se dje zëvendëskryeministri në largim i Kosovës, Hajredin Kuçi, është shfaqur i ashpër në deklaratat ndaj ICO-së. Rreth njoftimeve për mundësinë e anulimit të vendimit për pagat nga ICO-ja, Kuçi, ka thënë: “Le ta harroj dikush që në Kosovë mund shfuqizohen vendimet e institucioneve legjitime të pavarura. Është folur se ICO-ja mund të ndërhyjë, por ajo nuk mund ta bëjë këtë. Kosova nuk është vend nën protektorat. Ajo është këtu për implementimin e Planit Ahtisaari”, ka thënë Kuçi.

    KOHA Ditore

    P.s. Është e tmerrshme. Propagandë për fushatë elektorale dhe tani, detyrohen që për justifikime të pa arsyeshme të shtyejnë realizimin e këtij vendimi.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Justifikohet "Qeveria".

    Vendimi për pagat në fuqi, do të zbatohet retroaktivisht!

    Qeveria e Republikës së Kosovës njofton qytetarët nëpërmjet një komunikate se vendimi i Qeverisë Nr. 02/151 i datës 6 janar 2011 për rritjen e pagave në sektorë të caktuar, që paguhen nga Buxheti i Republikës së Kosovës, mbetet në fuqi dhe se i njëjti do të zbatohet në mënyrë retroaktive, pas aprovimit të Buxhetit të Vitit 2011 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

    Shuma e paguar në llogarit individuale është paradhënie për të gjithë punëtorët që ndikohen nga vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe diferenca do të plotësohet pas aprovimit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2011.
    Vonesa në zbatimin e këtij vendimi vjen si pasojë e zgjatjes së paparashikuar të procesit zgjedhor dhe vonesës së konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
    Përkundër kësaj, Qeveria e Republikës së Kosovës i siguron të gjithë punëtorët e sektorëve përkatës që kanë përfituar nga rritja e pagave se vendimi për rritje do të realizohet me prioritet dhe në mënyrë retroaktive nga data 1 janar 2011.

    Qeveria e Republikës së Kosovës është e bindur se respektimi i të gjitha procedurave ligjore për zbatimin e këtij vendimi shtetëror është mënyra më e mirë për të siguruar një rritje të qëndrueshme të pagave dhe të mirëqenies qytetare, thuhet në komunikatën e Qeverisë.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Përgjigje: 168
    Postimi i Fundit: 03-09-2013, 16:18
  3. Dëshmitë e të huajve për luftën në Kosovë
    Nga Klevis2000 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 04:49
  4. Fushata e zgjedhjeve lokale ne Kosove
    Nga Ari-Intimidator në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •