Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    E djathta e rrezikuar

    Nga Arben Ēokaj, gazeta TemA, 26.02.2009

    Demat kanė filluar tė ndeshen nė njė para-fushatė elektorale maratonė. Krerėt e partive kryesore vendosen pėrballė alternativės sė fitores ose humbjes shkatėrruese. Mė tė rrezikuarit janė dy mė tė mėdhenjtė, Berisha dhe Rama, tė cilėt i konsiderojnė kėto zgjedhje si kulminante pėr karrierėn e tyre: ose tėrhiqen nga drejtimi i partisė, ose fitojnė. Ndėr mė pretendentėt, Ilir Meta, luan me bllof. Me njė politikė agresive dhe pritshmėri tej realitetit, ai synon tė faktorizohet aq shumė, sa tė mbijetojė. Por duket se synimi qė i ka vėnė vetes ėshtė tepėr i lartė. Kaq i lartė do tė jetė edhe ēmimi qė do paguajė.

    Supozohet se LSI mund tė fitojė maksimumi 10% tė votave tė pėrgjithshme, por sondazhet tregojnė mė pak, rreth 5-6%. Me njė matematikė tė thjeshtė, kjo i bie tė marrė 7-8, maksimumi 14 deputetė. Ndėrsa Meta pretendon 35. Me ligjin e ri elektoral, e majta e sotme favorizohet sė tepėrmi pėr tė fituar dhe pėr ta mbajtur pushtetin gjatė. Veēanėrisht me lėvizjet e fundit tė PD, e cila, e mbyllur nė kullė, ka punuar ēuditėrisht keq pėr tė rrėnuar partitė e djathta, duke izoluar kryetarėt e tyre, nė pėrpjekjen e saj pėr t’i patur tė gjitha pėr vete. Sado e fortė tė jetė PD, gjė qė nuk rezulton e tillė, pėrsėri ajo e ka tė pamundur tė fitojė shumicėn e vetme, vetėm nė rast se zgjedhjet manipulohen.

    Berisha, gjithēka pėr vete

    Tashmė dihet nga tė gjithė, se Berisha erdhi te studentėt nė dhjetor 1990, i dėrguar nga presidenti Ramiz Alia. Kur ai u shpreh kėshtu para studentėve, ata filluan tė kundėrshtojnė. Unė iu afrova atij, sapo kreu mitingun, dhe i thashė: “Nuk bėhet propagandė nė raste tė tilla...” Ai mė shtrėngoi fort dhe mė tha nė mėnyrėn e tij, plot patos: “Ju dua me gjithė shpirt...” Koha tregoi, se kjo nuk ishte e vėrtetė.

    Berisha u bashkua me njė alternativė popullore antikomuniste, nė kohėn kur komunizmi po binte. Njerėzit kishin arsye tė besonin diku, por kujt duhej t’i besonin ata? Askujt nuk do i shkonte mendja nė atė kohė se, Berisha nuk do ndryshonte aspak nga drejtuesit tradicionalė shqiptarė, qė u shėrbejnė skemave tė gatshme dhe hipin nė pushtet vetėm pėr tė pasuruar familjen e tė afėrmit e tyre, jo me punė, por duke abuzuar me fondet publike. As analistėve mė tė mirė shqiptarė, qė e njihnin Berishėn nga afėr, nuk u shkonte mendja se Berisha i sotėm do tė shmangte politikisht mė parė njė Mero Baze sesa njė kushėrirė tė sė shoqes. Kėto taktika janė importuar nga Fazlliēi. Berisha luajti njė politikė tė dyshimtė, problematike gjatė gjithė kohės dhe sot, kur ai nuk mund ta mbajė mė veten nga pėrkeqėsimi i shėndetit, po del nė dritė se paska qenė demagogu mė i besueshėm nė politikėn shqiptare.

    Berisha ėshtė tepėr i plakur pėr tė drejtuar njė fushatė fitimtare, nė kohėn kur faktori ndėrkombėtar, SHBA dhe BE, kanė dhėnė sinjale tė qarta se nuk i mbėshtesin disa nga nismat ligjore tė tij, si p.sh., ligjin pėr lustracionin, dhe nuk i aprovojnė aspak, pėrkundrazi i kundėrshtojnė me forcė veprimet agresive tė qeverisė kundrejt medieve, akademisė sė filmit “Marubi”, dhe mė gjerė. Edhe kontrata me BG&R ka gjasa tė mos pėrsėritet, kėshtu qė nuk dihet se ēfarė planesh ka Berisha pėr tė fituar. Ndoshta me njė mega-manipulim tė votave, pėrmes kartave tė reja tė identitetit, tė cilat mund tė prodhohen nė njė numėr mė tė madh nga sa ėshtė numri i popullsisė. 100 mijė tė tilla do tė kryenin mjaft punė...

    Manipulimi i zgjedhjeve, njė formulė mbijetese

    Njė student i vitit 1996 mė tregon se ai bashkė me studentė tė tjerė, ku merrte pjesė edhe gazetarja e njohur Anila Basha (nė atė kohė studente e padjallėzuar), kanė qenė pjesė e njė manipulimi zgjedhor, duke votuar pėr Alush Shimėn, kandidat i PD, me nga 10 fletė votimi njėherėsh. Letrat ishin tė gatshme - mjaftonte t’i hidhje nė kuti. Shima fitoi, por mandati i tij nuk zgjati, pasi ngjarjet e rėnda tė vitit 1997 pasuan pikėrisht ato zgjedhje. Kushdo qė sot mendon tė manipulojė zgjedhjet, dhe ky mund tė jetė kryeministri enigmatik, duhet tė kujtojė ngjarjet rrėqethėse, kur shteti shqiptar u thye nė kurriz. A ėshtė i gatshėm Berisha tė rrėnojė pėrsėri shtetin shqiptar vetėm pėr tė fituar? Kėsaj nuk i dihet...

    Sot ėshtė mė e vėshtirė tė manipulohen votimet, por rreziku ekziston dhe kartat e “sigurta” tė identitetit, tė cilat pajisen edhe me shenja gishtėrinjsh, mund tė bėhen fare thjeshtė pré e njė abuzimi tė paramenduar si nė vitin 1996. Njeriu qė pėr 18 vjet rresht nė bashkėpunim e bėri lėmsh politikėn shqiptare duke marrė mbi vete atribute qė nuk i meritonte, nuk i dihet sot se ēfarė plani ka si zgjidhje gjeniale pėr tė fituar zgjedhjet e ardhshme. Si mundet PD tė fitojė, kur ka njė tė majtė kundėr, e cila gjithsesi mbledh shumicėn e votave dhe nė tė njėjtėn kohė ka kundėrshti tė forta brenda saj?

    Media ėshtė nėn presion tė vazhdueshėm. Njė gazetė e guximshme (“TemA”), ėshtė mbyllur, njė shkollė filmi (“Marubi”), bllokohet, kriminaliteti dhe pasiguria nė vend janė rritur. Pėrgjimet nga njėra anė dhe agjentėt civilė tė policisė nė anėn tjetėr, survejojnė vazhdimisht veprimtarėt politikė qė janė shprehur kritikė ndaj politikave qeverisėse. Pėrndjekje tė tilla janė bėrė aq tė bezdisshme nė Shkodėr, sa imponohen me harbutėri. Po ndodhin shumė gjėra tė dyshimta dhe kjo nuk ėshtė shenjė aspak e mirė pėr standardin e zgjedhjeve tė ardhshme. Zgjedhjet janė tė rrezikuara. Me ose pa fitoren e Berishės, e djathta shqiptare ka tė drejtė tė ndjehet e rrezikuar, pasi ajo u mashtrua qė nė fillim tė demokracisė dhe nė 18 vjet tranzicion, ajo nuk arriti tė merrte pronėn e trashėguar. Edhe tė persekutuarit politikė, si pjesė integrale e tė djathtės shqiptare, ndjehen tė zhgėnjyer nga politika e Berishės, e cila dėmshpėrblen njė numėr tė vogėl drejtuesish tė tyre dhe jo masėn e gjerė tė tė persekutuarve.

    Diktati nė Shkodėr

    Nė Shkodėr vazhdon diktati mono-parti. Vota e shkodranėve vidhet nga drejtuesit e PD. Njė votė e vjedhur sjell pushtet tė vjedhur dhe abuzim me tė drejtat civile e pasurinė e pėrbashkėt. Njerėzit janė mėsuar tashmė me kėtė verdikt hajnie, nga pafuqia e tyre pėr tė kundėrshtuar. Nė kushte tė tilla, drejtuesit e PD nė Shkodėr kanė mundur tė mbijetojnė me njė pushtet arrogant dhe kanė dalė nė krye njerėz pa vizione politike, servilė e tė paaftė. Mėnyra e pėrzgjedhjes sė njerėzve nė politikėn mono-parti ka krijuar klanin e Jozit, i cili kontrollon me arrogancė politikėn shkodrane dhe mė gjerė. Frymėmarrja nė demokraci ėshtė konkurrencė mes alternativash, por kjo bllokohet dhe kalon nė ngėrē pikėrisht nga drejtues politikė tė tipit simbolik si Topalli, ish-polici Ēobaj, kryetari fluturak i bashkisė, Luka etj., tė cilėt demokracinė e barazojnė vetėm me fitoren e tyre. Duke i marrė tė gjitha pėr vete, deri edhe tė drejtat familjare, ata janė bėrė tė padurueshėm pėr tė tjerėt dhe mbėshtetėsit kanė filluar tė rebelohen.

    Ndėr tė parėt qė ngriti zėrin kundėr rreshtit ishte deputeti i PD, Gilman Bakalli. Ai nuk mund tė rrinte gjithė kohėn duke parė qafėn e kolegut para tij. Sot, deputeti shkodran, bashkė me avokat Ngjelėn, janė bashkėthemelues tė njė partie tė djathtė, pasi pėr tė dy PD nuk kishte vend pėr alternativa brenda saj. Disa parti tė vogla kanė krijuar “Polin e Lirisė” - njė lėvizje e djathtė, qė shtrihet nga qendra deri tek e djathta konservative. Nė politikė duhet tė tėrheqėsh fort nga njėra anė, qė tė dėgjohesh. Kėtė po bėn edhe Meta nė krahun tjetėr. Por, sa efektive do tė jenė kėto taktika pėr elektoratin e stėrlodhur e tė kequshqyer shqiptar? Nėse Meta ishte kryeministėr nė kohėn kur u vodh thesari i shtetit, dhe ka pasur mundėsi tė marrė njė dorė tė mirė parįsh, qė duket se kanė filluar t’i mbarohen, po “Poli i Lirisė”, qė pėrfaqėson njė alternativė tė djathtė, a ka parį tė mjaftueshme qė tė luajė politikė nė kohėn e sotme? Dhe politikė tė djathtė, madje!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ky arben cokaj.. ka kohe qe dallohet si vegel e edvinit.. qe punon nat e dit per te ri-skelle ne pushtet ne shkoder e ne tere shqiperine partine e enver hoxhes.. e cila dihet cfar sjell.. e sidomos nje shkodran e din mire..

    mirpo titullin ky kopil e ka vene.. sikur po e ha meraku se mos po hup e djathta..
    kelishet tartabiqet dallojn qe larg sado te maskohen..
    keshtu dhe cokaj.. ben muuuu..qe eshte spiun i mafies vampire.. enveriste..qe po plas nga inati qe smund ta haj te gjalle shkodren si dikur..

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Te majten e ka honger dreqi....! Tani na u rrezikoka e djathta......! Po kush do e beje politiken ne shqiperi xhanem.......?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    E djathta qe gjithsesi gabimisht e quajtur e tille nuk eshte ne rrezik.
    Po behet nje manover qe te shpetohet sa te mundet nga barka e mbytur e Berishes.
    Per kete doli poli i lirise dhe se shpejti me te do bashkohet pjesa e shendoshe e PD e cila eshte marxhinalizuar nga Berisha per shkak te ideve te tyre me te sakta per shtetin kunder berishizmit familjar.
    Bamir Topi eshte figura me e spikatur qe do ti afrohet kesaj levizje.
    Keta te polit te lirise jane treguar me intuite dhe mire bejne.
    Se me humbjen e pd ne zgjedhje dhe largimin e Berishes prej saj pd do te shkrihet si kripa ne uje se eshte parti pa baze sociale fare.
    Dhe keta te polit zduan te mbyten me barken e shpuar te Berishes dhe kane dale me vete.

    Kjo situate me kujton nje poet te vjeter komunist qe sja mbaj mend emrin:

    U mbyt gjemia me federale
    O burra shpejto kush mund te dale
    Se berishizmi tip gerdecor
    I ka ik koha i ka plas ne dor

    Ske ci ben perseritet historia
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga juanito02 : 26-02-2009 mė 15:26

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Shpresoj qe te fitoj e djathta prap sepse shqiperia asnjeher ne historin e vet nuk ka pas nje zhvillim kaq te madhe ne te gjitha sferat.
    Po fitoj e majta shqiperin e mori lumi,kete e din qdo shqipetar,paramendoje psikopati i tiranes edvini ta udheheq qeverin kjo do ishte katastrof,e para e punes ky nuk gezon respekt tek shqiptaret jasht kufijve,por ama tek serbi ka reputacion sepse nje serb i vetum vizitoi tiranen dhe ky baloshi pa u hamend fare e shpalli qytetar nderi brgoviqin kengetar qe i kendoi millosheviqit ne kohen kur prente shqipetar.
    Paramendojeni pederastin braqen te behet ndonje minister jo po kjo nuk guxon te ndodh,nuk e meritojn shqiptaret.
    Vetem Sali Berisha eshte mhlem per varr ay din shum mir se si te sillet me kapot socialist.

Tema tė Ngjashme

  1. Poshte E Majta, Poshte e Djathta, Rrofte Shqiperia!
    Nga Collectivemind nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-03-2009, 09:02
  2. E Djathta Shqiptare Ne Kerkim Te Identitetit
    Nga DARDAN PEJA nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-09-2005, 07:39
  3. E majta, e djathta
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2004, 05:45
  4. Si do tė ringjallet e Djathta Shqiptare?
    Nga Spartacus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 07:14
  5. A ka dallim e djathta (PD+BF) me te majten (PS+PSD+AD)?
    Nga alumni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-07-2002, 19:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •