Besojmë se shpesh u ka ndodhur që të dëshironi të bartni një masë më të madhe të dhënave nga njëri kompjuter në tjetrin, mirëpo thjesht nuk e keni ditur se si ta bënë këtë shpejt dhe mirë. Kjo pajisje e vogël e zgjidh problemin.
Dy laptopë mund të lidhen në njëqind mënyra; si për shembull, me anë të lidhjes p tela, nëse dini si. Mund t’i lidhni edhe me anë të kabllos së rrjetit të ashtuquajtur crossover. Por, përvoja na thotë se përdoruesi i rëndomtë thjesht këtë nuk di ta bëj.
Mirëpo, për këtë ekziston pajisja e thjeshtë, e emëruar “USB 2.0 Data Copy and Internet Connection Sharing Dongle” apo, si do të thoshim ne, lidhja USB 2.0 për shkëmbimin e të dhënave dhe ndarjes së lidhjeve të internetit.
Thjesht i lidhni në kompjuterë dhe mund të bartni të dhënave në mes tyre me shpejtësi USB 2.0, e nëse njëri prej tyre është i lidhur me internet, atëherë edhe tjetri do ta ndajë atë lidhje.
Ma e mira e tërë kësaj është se kushton gjithsej 29 dollarë amerikanë.
Krijoni Kontakt