Policia në Pekin thotë se tre persona që i vunë flakën vetes në një makinë pranë qendrës së qytetit, kishin ardhur në kryeqytet për të protestuar ndaj një shqetësimi të paspecifikuar.
Agjencia e lajmeve, Xinhua thotë se personat ndezën zjarrin brenda në një makinë të parkuar në lindje të Sheshit Tienamen, në një nga rrugët kryesore të Pekinit.
Agjencia thotë se dy prej tyre u dërguan në spital. Fotografi të marra nga telefonët celularë pas incidentit, tregojnë se makina e tyre kishte disa flamuj të vendosur në çati.
Nuk është e qartë se çfarë lloj lëvizje apo organizate përfaqësojnë flamujt.
Dëshmitarët okularë thanë se trafiku në rrugë vazhdoi si normalisht pas vetëm gjysmë ore
Krijoni Kontakt