Kompania ajrore "Turkish Airline" njofton se nuk ka asnjë person të vdekur nga aksidenti i sotëm në aeroportin e Schiphol të Amsterdamit, në Holandë.
Fillimisht u fol për një viktimë, po ka qenë vetë kompania që ka përgënjështruar njoftimet. Ndërkohë mësohet së 20 persona janë plagosur.
Avioni, me 135 persona në bord, u përplas ndërsa tentonte uljen në pisëe dhe pësoi dëmtime të renda duke u ndarë në tri pjesë.
Boeing 737-800 ishte nisur prej Stambollit mëngjesin e sotëm. Mësohet se mes 127 pasagjerëve ishte edhe një fëmijë.
Në vendin e ngjarjes ndodhen ende ambulanca dhe zjarrfikës, ndërsa mësohet se të lënduarit janë dërguar me urgjence në spital. Të gjitha fluturimet janë pezulluar.
Aksidenti i fundit ajror i një prej avionëve të kompanisë "Turkish Airline" ndodhi në 2003 me pasojë vdekjen e 65 personave.
Krijoni Kontakt