Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2009
    Postime
    316

    Kisha, Katedralja dhe Xhamia-Vatikani Kosova dhe Serbia

    Kisha, Kateralja dhe Xhamia-Vatikani Kosova dhe Serbia

    Behxhet Sh. SHALA

    Shėn Sava nė Universitet:
    Pas suprimimit tė autonomisė, njėri prej mė tė merituarve pėr pavarėsinė e Kosovės e pastaj “pelegrin” nė Hagė ku edhe e pėrmbylli karrieren prej krimineli ndėrsa pėr disa “miq ndėrkombėtar” cilėsohej si paqebėrės, Sllobodan Millosheviqi e filloi ridisajnimin e Kosovės, si nė aspektin etnik ashtu edhe politik. E vendosi njė sistem diktatorial, racial dhe apartejdin e legalizoi me Kushtetutat nė fuqi. Afrika e Jugut u bė shembull i demokracisė nėse krahasohej me gjendjen nė Kosovė. Rėndėsi shumė tė veēantė i kushtoi faktorizimit dhe fuqizimit tė fesė ortodokse ndonėse hiqej si marksist ortodoks. Komisarė dhe kėshilltarė politikė u bėnė murgjit, episkopėt dhe patriarkėt e Kishės Ortodokse Serbe. Kryetar, jo vetėm shpirtėror i Serbisė u bė ati Pavle, i pari i Kishės serbe. Ai ishte hartues i tė gjitha kushtetutave, bekues i tė gjitha betejave qė pėrfunduan me humbje tė grixhės sė “popullit qiellor”, pra serbėve. Ishte faturė pėr mbulimin e tė gjitha krimeve qė i bėri regjimi serb, nga Sllovenia, deri nė Luginėn e Preshevės! Krimet nė Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinė dhe Kosovė e kanė vulėn e kishės ortodokse serbe! Triada e krimit ortodoks e pėrbėrė nga Artemije, Amfillohije dhe ati Pavle hapi me qindra-mijra varre dhe zhduku me mijra e mijra individė! Nė atė kohė, Kisha ortodokse serbe e filloi njė fushatė tė ndėrtimit tė objekteve fetare nė lokacionet ku mė parė asnjėhere nuk ka pasur kisha dhe ku mė sė paku ka pasur nevojė tė ndėrtohen kishat! Maja e kėsaj histerie dhe paranoje ishte ndėrtimi i kishės sė Shėn Savės nė hapėsirėn e Universitetit tė Prishtinės, nė afėrsi tė Fakultetit Juridik dhe bri Bulevardit “Agim Ramadani”. Kjo kishė ishte kishė tipike politike dhe askush prej udhėheqėsve politikė kosovarė nuk kishin guxim ta kundėrshtonin kėtė “monstrum tė territ dhe urrejtjes” qė lėshonte shtat nė hapėsirat ku studentėt zėnin dije! Madje, disa prej tyre ndanin kontribut prej rrogave tė tyre pėr ndėrtimin e kishės. Ne qė kundėrshtonim, kontributin pėr ndėrtimin e kishės ortodokse e paguanim me faturat pėr shpenzimin e ujit. Pas pėrfundimit tė luftės, askush nuk e bėri ēėshtje kishėn politike sepse ishin tė zėnė me uzurpimin e banesava, shtėpive dhe lokaleve tė serbėve! Udhėheqėsit institucionalė as qė kishin guxim ta bisedonin botėrisht pėr mundėsinė e rrėnimit tė kėsaj kishe e lere mė ta rrėnonin qė do tė ishte njė veprim shumė i ligjshėm. Njė kohė shėrbeu si vendstrehim pėr lypėsit nga Shqipėria deri sa ata u pėrzėnė nga aty dhe kisha u rrethua nga KFOR-i me njė rrethojė me tela xhemborė! Aktualisht, Kisha Politike Ortodokse Serbe , sipas pakos sė Ahtisarit mund tė llogaritet si zonė nėn mbrojtje tė veēantė dhe ėshtė mė i sigurt se vet Universiteti i Prishtinės! Kur tė bashkohet me konaqet e kishės serbe qė gjithashtu gjinden nė kompleksin universitar atėhere vėrtet nuk do tė dihet a ėshtė nė atė vend Tempulli i Dijes apo Tempulli i Terri – Ferrit, krejt njėsoj!

    Sulltan Murati dhe Him Gova:
    Besimtarėt islamė nė Republikėn e Kosovės pėrbėjnė, sė paku 93% tė popullatės. Krerėt e Bashkėsisė Islame tė Kosovės patėn bėrė vazhdimisht kėrkesa te autoritetet vendore qė t’u ndahej njė lokacion , dikund nė qendėr tė Prishtinės pėr ndėrtimin e njė objekti fetar , si psh. Qendra pėr Studime Islamike dhe njė xhamie meqė numri i besimtarėve ishte rritur shumė. Pėr kėtė kėrkesė hasėn nė injorim tė plotė tė atyre qė vendosnin. Madje Him Gova asnjėhere nuk e kaloi pragun e Bashkėsisė Islame pėr t’ i falenderuar kėta pėr kontributin e dhėnė nė kohėn e okupimit, gjatė luftės dhe pas pėrfundimit tė saj. Qė tė jetė paradoks i llojit tė vet, asnjėhere nuk i vizitoi as pėr festat e Bajramit gjė qė e praktikonin, nė tė shumtėn e rasteve nė formė tė ritualit pėr pėrfitime politike tė gjithė udhėheqėsitė parapolitikė dhe institucionalė, tė vendit dhe “ miqt ndėrkombėtarė”. Him Gova e trajtonte Bashkėsinė Islame si UĒK-nė, nuk donte tė dėgjonte pėr ta dhe skajshmėrisht i shpėrfillte ata. Ndėrkaq qė votat i fitonte nga elektorati i besimit islam.
    U bllokuan disa projekte tė rėndėsishme dhe nė dobi tė gjithė qytetarėve, pavarėsisht pėrkatėsisė kombėtare dhe besimit. Pėr shkak tė fantazmės sė “ fundamentalizmit islamikė” dhe dėshirės pėr rikthim te “rrėnjėt e besimit krishterė”. Injorohej njė besim real ekzistues dhe imponohej njė besim tjetėr ndonėse e drejta pėr ushtrimin e fesė ėshtė pjesė e korpusit tė drejtave elementare tė njeriut dhe nuk ėshtė diēka e dhuruar apo e imponuar. Nėse sot e bėjmė njė shetitje tė shkurtėr nėpėr Prishtinė atėhere mund tė shohim se xhamitė e vjetra janė nga koha e Sulltan Muratit ndėrkaq qė tė rejat janė ndėrtuar kryesisht nė periferi tė qytetit dhe nė lagje tė paurbanizuara.Dhe mund ta merrni me mend se ēfarė imazhi krijohet nė kohėn kur feja islame ėshtė nė defanzivė tė plotė e cila identifikohet me dhunėn dhe penalizohet nė shumė shtete nė emėr tė luftės kundėr fundamentalizimt dhe terrorizmit islamik. Gjatė pushimeve mė ka rėnė t’i lexoj dy romane qė pėr temė trajtojnė sfondin fetar tė besimit islam, “ Xhevahiri i Medinės” nga Sheril Xhons dhe “ Otello, Arapi i Vlorės” i shkruar nga Ben Blushi. I pari nė mėnyrė shumė pėrqeshėse tallet me fenė islame dhe shenjtorėt e saj. Ėshtė karikaturė e vėrtetė! Ndėrsa Ben Blushi e vazhdon nė frymėn e njė antiislamisti tė skajshėm duke i forcuar pozitat e atyre qė janė pjesė e kėtij fronti! Mosdurimi i Ben Blushit ndaj besimit islam ėshtė diēka patologjike, jonjerėzore! Me moskrijimin e kushteve pėr pėrmbushjen e obligimeve fetare pėr besimtarėt islamė hasim nė situata kur kėta besimtarė ritet e tyre i kryejnė edhe nė rrugė sikur gjatė festave tė Bajramit andaj mund ta paramendoni se ēfarė pamje transmtohet nė mediet botėrore duke e pėrēuar kėshtu mozaikun fetar, nė radhė tė parė por edhe atė politik, socio-ekonomik, etnik dhe socio-psikologjik nė Republikėn e Kosovės!


    Xhevdet Doda dhe Shėn Pjetri:
    Nė Prishtinė, pėrballė kompleksit universitar , deri vonė ka qenė njė shkollė e mesme me emrin “ Xhevdet Doda”. Njė numėr i madh i nxėnėsve i ka vijuar mėsimet nė kėtė gjimnaz dhe ky institucion arsimor ka dhėnė shumė kuadro tė afta, tė tė gjitha fushave. Dikush e lėshoi njė rrenė tė madhe se nuk ka pavarėsi apo shtet pa katedrale andaj u mor vendimi pėr ndėrtiimn e njė katedraleje politike, pikėrisht nė vendin ku mė parė ndodhej objekti i gjimnazit. Him Gova e ka dashur mė shumė Sheshin e Shėn Pjetrit nė Vatikan se Llapin me gjithė Gollak nė Kosovė. Him Gova ka rėnė nė gjunj dhe i ka puthur dorėn Papa Xhon Palit tė Dytė por asnjėhere Baba Adem Jasharit tė Parė, Shenjtorit mė tė Madh dhe tė Vėrtetė tė Shqiptarėve! Him Gova i ka hudhur disa lopata me betone nė themelet e katedrales politike por asnjė guralec tė vetėm nė Prekaz, kryeqytetin dhe Pijemontin e Shqipėrisė Etnike! Ishte njė marrėveshje midis Kishės katolike dhe institucioneve arsimore se nuk do tė fillonte ndėrtimi i katedrales pa pėrfunduar ndėrtimi i gjimnazit.E vėrteta ėshtė se gjimnazi “ Xhevdet Doda” nuk ka filluar tė ndėrtohet fare ndėrkaq qė katedralja, pėrkundėr tė gjitha rregullave arkitektonike ka lėshuar shtat dhe po i prekė majat e qiellit. Deri sa besimtarėt e besimit katolikė, kanė ku t’i kryejnė ritet e tyre fetare, nxėnėsit e gjimnazit, nė mungesė tė objektit i frekuentojnė kafiteritė e qytetit dhe bredhin rrugėve tė qytetit. Afėrsisht 50% tė nxėnėsve nė Prishtinė kanė mbetur pa u regjistruar nė shkollė tė mesme. Ata qė kanė punuar dhe i vijojnė mėsimet nė kėtė gjimnaz, i kanė kushtet mė tė rėnda se nxėnėsit nė sistemin paralel nė Ēagllavicė. Mosndėrtimi i gjimnazit “ Xhevdet Doda” ėshtė mospėrmbushje e premtimit dhe marrėveshjes sė “ njerėzve tė Zotit” dhe manipulim pėr pėrfitime politike. Argumenti se Kosova nuk mund tė bėhet shtet pa ndėrtimin e katedrales dėshmohet se Kosova u bė shtet, pa katedrale. Pohimi se Kosova mė lehtė pranohet nga bota e krishterė me katedrale ėshtė sė paku qesharak ngase kryeqyteti shpirtėror i katolicizmit, Vatikani pra nuk e njeh pavarėsinė e Kosovės dhe as qė e ka paralajmėruar njohjen! Madje, kryepari i Kishės Katolike, Papa Benedikti i XVI-ė nė njėrėn nga enciklikat e tij shprehimisht ka deklaruar se Kosova ėshtė djep i Serbisė ! Pėrpos dallimeve fetare, a shihni kėtu ndonjė ndryshim midis pohimit tė Papės dhe zyrtarėve tė Serbisė?! Unė nuk shoh! Papa , nė enciklikat ( fjalimet) e tij drejtuar besimtarėve urbi et orbi solidarizohet me viktimat qė ėshtė krejt nė rregull mirėpo nuk gjykon kriminelėt, qė nuk ėshtė aspak nė rregull! Ndėrtimi i njė xhamie, kishe, katedrale, tyrbeje, sinagoge, pagode ( te budistėt) mbi themelet e njė shkolle ėshtė sakrilegj, ėshtė e barazvlefshme me ndėrtimin e ndonjė objekte mbi varre, apo e zėvendėsimit tė Diellit me Hėnėn! Katedralja nė Prishtinė ėshtė pa dyshim politike dhe nuk e ka vendin aty! Edhe nė aspektin arkitektonik ėshtė i papranueshėm! Pėr ta krijuar njė mjedis mė tė rehatshėm dhe vizuelisht tė pranueshėm, zyrtarėt e Kuvendit Komunal kanė vendodur t’ rrėnojė sė paku 80 objekte afariste duke i futur nė asistencė sociale edhe sė paku 500 familje! Nė kohėn e kėtij recesioni ekonomik dhe mjerimi ekonomiko-social po pėrballemi edhe me mjerimin shpirtėror dhe ligjor! Ka qenė mė normale dhe e pranueshme qė pronarėt e kėtyre lokaleve afariste tė pajisen me leje ndėrtimi pėr rindėrtimin e objekteve dhe tė bėhet njė qendėr afariste sipas standardeve tė vendeve tė zhvilluara! Nėse pas rrėnimit tė kėtyre lokaleve afariste , 80 sosh, do tė ketė objekte tjera qė e pengojnė pamjen dhe punėn e katedrales, pavarėsisht sa larg janė ato, pse mos tė rrėnohen edhe ato! Edhe ashtu nė Prishtinė kemi njė arkitekturė kriminale, njė krim tjetėr nuk do tė thotė asgjė!
    Meqė e kemi njė kishė ortodokse politike, po e ndėrtojmė njė katedrale katolike politike, pse atėhere mos ta kemi edhe njė xhami politike?! Unė fuqishėm e pėrkrah ndėrtimin e njė xhamie politike nė Prishtinė! Kisha ortodokse ėshtė ndėrtuar nė tokėn e Universitetit tė Prishtinės , Katedralja po ndėrtohet nė themelet e gjimnazit “ Xhevdet Doda” ndėrkaq qė xhamia politike duhet tė ndėrtohet nė hapėsirėn para fakultetit filozofik! Mendoj se ka hapėsirė tė mjaftueshme dhe se Bashkėsia Islame do tė tregohej qyqare nėse e pranon ndonjė lokacion tjetėr pėr ndėrtimin e xhamisė politike! Kėshtu, sė paku nė turp do tė barazoheshim!
    Pėr veten time nuk kam asnjė paragjykim nė baza fetare. I pėrkas besimit mysliman dhe mundohem, nė kuadėr tė mundėsive t’i pėrmbahem obligimeve fetare. Nuk pajtohem me shumė gjėra qė bėhen nė emėr tė fesė islame dhe besoj se ajo qė bėhet nė emėr tė fesė islame nė disa shtete i bėn dėm mė sė shumti pikėrisht fesė islame! Jo vetėm nė ato shtete por edhe nė Kosovė! Mirėpo nė Republikėn e Kosovės besimtarėt myslimanė janė definitivisht tė diskriminuar! A ėshtė normale qė besimtarėt islamė ritet e tyre fetare t’i kryejnė nė rrugė tė pėrbaltura, nė kohė me shi dhe borė, nėn qiellin e hapur, gjykojeni vet, pavarėsisht cilit besim i takoni! Nė radhė tė parė gjykoni si njerėz pastaj si besimtarė!

    (Autori i shkrimit ėshtė drejtor ekzekutiv i KMDLNJ-sė (Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut), nė Prishtinė. Pikėpamjet janė personale)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Mjere te drejtat e lirite e njeriut ne Kosove ne dore te kujte kane mbetur !
    Shikone logjiken e nje ish LPK-sti,tash hic me pak se drejtor ekzekutiv i KLDMNJ-se.
    Pra,nese serbet kane dhunuar Kosoven e Uneverisitetin e Prishtines me nje pseudo kishe ne zemer te tij,kete- pse mos ta bejne edhe besimtaret islam,qe sipas tij,qenkan mbi 90 per qind ne Kosove dhe qe qenkan,hic me pak se te diskriminuar ne kete "vend musliman" !
    Dhe,margaritari i krejte kesaj corbe, tallava-alla turka,kenka se "Him Gova" (Ibrahim Rugova) kenka ai "djali-plangprishes" i Kosoves qe me shume paska pase merzi per kishat e Romes se per popullin shqiptare te Kosoves..!!!!O tempora.!
    O sa me pikellove per ate qe; besimtaret islam te Prishtines s`paskan ku te luten dhe ashtu te deshpruar shtriihen ne asfalt dhe hyxhym burra me b... perpjete ne mes te rruges !
    Edhe taleban , komunist e medioker, ne te njejtin prototip-personazh gjene vec ne Kosoven martire te Behgjet Shales dhe mentoreve te tij .
    Caku eshte katedralja kushtuar Nanes Tereze,kesaj shenjetreshe shqiptare,e besoj qe ne emer te saj edhe ky tip ka hanger buke e eshte sheruar per dhjete vite me radhe me gjithe familje.
    Hajde Rugove hajde !

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Citim Postuar mė parė nga Guri i Kuq Lexo Postimin
    Mjere te drejtat e lirite e njeriut ne Kosove ne dore te kujte kane mbetur !
    Shikone logjiken e nje ish LPK-sti,tash hic me pak se drejtor ekzekutiv i KLDMNJ-se.
    Pra,nese serbet kane dhunuar Kosoven e Uneverisitetin e Prishtines me nje pseudo kishe ne zemer te tij,kete- pse mos ta bejne edhe besimtaret islam,qe sipas tij,qenkan mbi 90 per qind ne Kosove dhe qe qenkan,hic me pak se te diskriminuar ne kete "vend musliman" !
    Dhe,margaritari i krejte kesaj corbe, tallava-alla turka,kenka se "Him Gova" (Ibrahim Rugova) kenka ai "djali-plangprishes" i Kosoves qe me shume paska pase merzi per kishat e Romes se per popullin shqiptare te Kosoves..!!!!O tempora.!
    O sa me pikellove per ate qe; besimtaret islam te Prishtines s`paskan ku te luten dhe ashtu te deshpruar shtriihen ne asfalt dhe hyxhym burra me b... perpjete ne mes te rruges !
    Edhe taleban , komunist e medioker, ne te njejtin prototip-personazh gjene vec ne Kosoven martire te Behgjet Shales dhe mentoreve te tij .
    Caku eshte katedralja kushtuar Nanes Tereze,kesaj shenjetreshe shqiptare,e besoj qe ne emer te saj edhe ky tip ka hanger buke e eshte sheruar per dhjete vite me radhe me gjithe familje.
    Hajde Rugove hajde !
    Dhe do tė vij, z. Guri Kuq, do tė vij.
    Se ende s'ja kemi filluar mirė.
    E drejta mė elementare e njeriut nė kėtė botė ėshtė tė gėdhijė i lirė, tė mendojė i lirė, tė flas i lirė, tė punojė i lirė, tė shkruajė i lirė, tė flejė dhe ėndėrrojė i lirė, t'i sheh gjėrat me lirinė e syrit dhe mendjes sė tij, dhe kėshtu me radhė.
    Sepse, larushmėria dhe pikėpamjet e shumta, qofshin afėr ose larg tė vėrtetės, e pasurojnė pejsazhin qė quhet demokraci e mirėfilltė, por edhe shoqėrinė e bėjnė mė tė emancipuar. Qė mjerisht, Kosova ende nuk ėshtė pjesė e saj....
    Unė jam pėr pluralizėm tė mendimeve tė tipit perėndimorė e jo lindorė.
    Tatjeta, z. Guri Kuq !

  4. #4
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    O Rugove, me pak fjale c'eshte permbajtja e ketij shkrimi dhe c'nxjerrim si perfundim? Se te them te drejten e kam shume te veshtire ti kuptoj keto lloj temash.Faleminderit per mundimin.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Citim Postuar mė parė nga murik Lexo Postimin
    O Rugove, me pak fjale c'eshte permbajtja e ketij shkrimi dhe c'nxjerrim si perfundim? Se te them te drejten e kam shume te veshtire ti kuptoj keto lloj temash.Faleminderit per mundimin.
    O Murik,
    Temat qė sjellėn kėtu, jo vetėm nga unė, por edhe nga anėtarė tjerė tė kėtij forumi, pėr objekt diskutimi kanė debatin rreth ēėshtjeve qė shtjellohen nė tė. Kėtė shkrimin mė lartė e solla thjesht pėr tė bėrė debat konstruktiv lidhur me disa nga ēėshtjet qė autori i tij (Behgjet Shala) i ka trajtuar nga kėndvėshtrimi i tij personal, siē ėshtė ēėshtja e kishave dhe xhamiave politike, si i quan ai. Objektet fetare natyrisht se nuk duhet tė kenė karakter politik, por thjesht fetar. A ėshtė kėshtu nė Kosovė, pres qė debati ynė rreth kėsaj ēėshtjeje tė pasqyrojė mė afėr gjendjen, mbase jo vetėm rreth kėsaj ēėshtje, por edhe rreth shumė problemeve tjera qė ndėrlidhėn me situatėn aktuale politike, ekonomike dhe fetare nė Kosovė.
    Pra, kyēuni nė debat dhe mos ngurroni....

  6. #6
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Problemi eshte se autori qe ne fillim nuk duket objektiv kur ne vend qe te perqendrohet tek mesazhi qe kerkon te percjelle tek lexuesi,ai kalon ne shfryrje te inateve apo frustrimeve te veta.Kush eshte ky Him Gova?Ne qofte se behet fjale per Ibrahim Rugoven,perse te mos permendet me emer?Ku ta fillosh diskutimin konstruktiv me keta kalemaxhij qe kerkojne te shtjellojne 10 tema ne nje?Edhe nje nxenes i vitit te dyte do te bente nje shkrim me te sakte.Ne kete shkrim idete nuk lidhen fare me njera tjetren,por thjesht sic e thashe me siper vetem na tregon njeren ane te ndjeshmerise se autorit,anen emocionale te cilen e ka shume te veshtire ta kontrolloje.Edhe une qe nderhyra ne kete rast,e kam thjesht nga indinjimi qe te shkakton idiotesia e shkrimeve te tilla.Po te kesh lexuar dy shkrime,dhe po te kesh bere dy klasa te mesme nuk mund te shprehesh keshtu si Bexheti.Ndoshta edhe une po harxhoj kohen kot sepse eshte shume e veshtire per ne shqiptaret te kuptojme ato qe jane te qarta,dhe nuk mund te shkeputemi nga koncepti bardh e zi,dmth. o keshtu o ashtu rruge te tjera nuk ka.Kur filiozofoa boterore ne fakt e ka vertetuar qartazi se ka me shume se dy rruge apo versione te c'do realiteti.

  7. #7
    Nuk ka si te jete debati demokratik dhe i pa anshem perderisa per ēeshtje totalisht shqiptare,permendet edhe Vatikani dhe Serbia!
    Keto perzierje jane te qellimta dhe keqinformuese!
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Citim Postuar mė parė nga murik Lexo Postimin
    O Rugove, me pak fjale c'eshte permbajtja e ketij shkrimi dhe c'nxjerrim si perfundim? Se te them te drejten e kam shume te veshtire ti kuptoj keto lloj temash.Faleminderit per mundimin.
    ------
    I nderuar,mė fal qė tė citova,por vet parashtrimi i pyetjes nga Ju nė kėtė formė, tregon pėr vėshtėrsinė e tė kuptuarit tė galimatiasit qė trajton ky kolumnist dhe drejtor i KLDMNJ-sė kosovare,jo vetem nga ata qė jetojnė jashta Kosovės,por edhe pėr neve qė njė jetė tė tėrė jetojmė e punojmė nė kėtė vend.
    Pse ėshtė teper irrituese e problematike kjo farė kolumne ?
    -Tė hipish nė maje tė minaresė sė Xhamisė sė Madhe tė Prishtinės dhe tė bėshė gjykatėsin e epokave nėpėr tė cilat ka kaluar ky vend, me hirė a pa hirė e sidomos, tė vėsh paralele nė mes epokave tė robrise turke-osmane,serbe dhe kohės moderne,jo vetem qė nevojitet njė miopi e plotė historike,por nevojitet edhe diēka mė shumė;njė qėllim i keqė, hipokrizi e pa shoq.
    Qellimi keqė shihet haptas nga vet analogjia qė pėrdoret pėr kohen e pushtimit.Sipas nėntekstit, del se pushtimi osman ishte i durueshem,paqėsor e tolerant,ndėrsa pushtimi serbė i dhunėshėm,arrogant,jotolerant-thua se pushtimi,nėnshtrimi,dhuna e robėrija kanė dallim, dhe maja;-futja e epokės rugoviane nė kėtė kontekst e diskurs,pa kurrfarė baze ėshtė hipokrizi e llojit tė vet.Jipet tė kuptohet se edhe Ibrahim Rugova (qė fyhet me nofken Him Gova,qė asocioson nė govna-m.. ,serbisht),e qė ishte personaliteti mė i madh i shqiptarėve nė fund-shek. e e 20-tė dhe fillimin e atij tė 21-tė,tregon pėr qellimin e vėrtetė tė kėasj shkarravine.Pra,fyerjen e Ibrahim Rugovės,kohės sė tij,vepres dhe vizionit tė tij paqėsor,demokratik e pro-perendimor.
    Ky mėkatar i madh e i pa falshėm (Him Gova),nuk paska shkuar hiē mė pak se ti bie nė gjunjė ushtarit tė vet Adem Jasharit dhe nuk paska pas nderuar hiē UĒK-nė dhe komandantėtė e saj (akuzė shpifėse e makabre e bėrė qe 12 vjetė me radhe nė adresė tė tij nga nomenklatura e kuqe),nuk paska shkuar asnjėherė ta vizitojė Bashkėsinė Islame tė Kosovės,qė sipas nėntekstit po pėrfaqėsoka 93 pėr qind tė popullatės kosovare,nuk paska pas qarė fare koken pėr popullin e tij, por pėr kishat e Vatikanit e Romės dhe kulmi i akuzės;-ky farė Him Gova, i paska pas rėnė nė gjunjė Papa Gjon Palit tė Dytė,paraardhėsit tė Papės sė sotshėm,qė e paska quajtur Kosovės djep tė Serbisė...!!
    Dhe,ky pinjoll i Papės e papatit,paska rrėnuar njė shkollė nė qender tė Prishtinės dhe nė vend tė saj paska pas urdhėruar ndėrtimin e njė kishe katolike, kushtuar njė tė krishtere, mu nė zemėr tė Prishtinės,kėtij qyteti musliman,besimtarėt e sė cilės nuk paskan ku tė falen dhe nuk paskan hiē vend ku tė ndėrtojnė njė faltore islame dhe pėr kėtė shkak,po u falkan rrugėve dhe trotuareve tė saj...!!!!
    Mesazhi ėshtė shumė i qartė;ky njeri,uzurpator,mėkatar e konvertit, ėshtė i njejtė me ate-tė pa emrin e fillimit tė tekstit, qė urdhėroi ndėrtimin e kishės serbe mu nė zemėr tė Universitetit...!
    "Luaje macė-kryet e buallit",thot kosovari i shkretė...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anėtarėsuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Behxhet Shala dhe shoket e tij , te burgosurit politike,vuajn nga urrejtja iracionale ndaj Rugoves, sic vuajn edhe "Rugovistet" nga urrejtja ndaj UCKse.

  10. #10
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    Krejt cfarė shkruhet pėr sjelljet e him goves janė tė vėrteta , nuk e lun topi.

    Pse ju rugoviqa ju vjen inat me pranu e jeni tek mi cilesu si njeriu i shekullit e ku ta di une , kjo nuk ka te bej me realitetin.
    Ne kemi pas si komb edhe me heret kesi tipa , si bie fjala Esat pash toptani . Mesiguri ka pas njerez qe e kan cilesuar ate si njeri te shekullit , po ai ishte tradhtar i shekullit mu sikur ky him gova .Ø

    Sa i perket fesė , mendoj se duhet filluar me shkatrimin e kishes se millosheviqit .
    Katedralja na qoft perhajr pi him goves , kurse qendra islamike mund te ndėrtohet diku nė periferi te qytetit ku ka hapsir pėr keØsi objekte.

    Kili

    SHQIPERIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •