Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Bastisje në shtëpinë e ish-ushtarit të UÇK-së !!!!!

    Bastisje në shtëpinë e ish-ushtarit të UÇK-së



    25/02/2009 11:33:49


    Eskorta të policisë e përbërë prej 40 pjesëtarëve të njësive të posaçme në mënyrë tmerruese kanë ndërhyrë dhe bastisur shtëpinë e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Ylber Sulejmani në fshatin Poroj të Tetovës


    Fytyra të shqetësuara, lotët dhe trishtimi ka mbërthyer familjen Sulejmani në fshatin Poroj të Tetovës, e cila u bastisë pasditen e së hënës nga forca të shumta të policisë. Trishtimi dhe hidhërimi i tyre është i rritur sidomos tek fëmijët jetim të kësaj familje. Shtëpia e familjes Sulejmani është e njohur si pjesëmarrëse e drejtpërdrejt dhe në ditët e para të UÇK-së. Ajo dha edhe një jetë për luftën dhe sakrificat e vitit 2001 me dëshmorin e lirisë Xhemaledin Sulejmani.

    Familja Sulejmani me një letër të hapur drejtuar opinionit të gjerë ka dënuar ashpër ndërhyrjen dhe bastisjet e kryera nga policia.

    ”Zoti kryeshef i policisë duam të ju rikujtojmë se keni dhënë urdhër të demolohet shtëpia e një ish ushtari të UÇK-së ku gjatë luftës së 2001 kjo shtëpi ishte një ndër bazat e UÇK-së për të cilën posedojmë mirënjohje të nënshkruar nga vetë kryetari aktual i komunës së Tetovës Hazbi Lika. Njësiti ‘Alfa’ në kërkim të armatimit, u larguan të zhgënjyer sepse nuk gjetën asgjë në shtëpinë tonë. Ata shkaktuan frikë dhe maltretim psigjik tek anëtarët e familjes e veçanërisht tek fëmija tetë vjeçar i cili ende vuan nga vdekja e babit të tij,Xhemaledin Sulejmani, i cili vdiq nga plagët e marra në luftën e 2001”, thuhet në letrën e familjes.

    Ata kërkojnë sqarime për vënien në pranga të djalit të tyre 21 vjeçar Ylber Sulejmani dhe maltretimin disaorësh në polici, duke u lëshuar më pas si i pafajshëm.

    “Partia shqiptare në pushtet të ndërpres bastisjet në familjet e dëshmorëve sepse me ndihmën e tyre i keni siguruar këto pozicione ku jeni tani”, theksohet në reagimin e familjes. Lidhur me këtë bastisje Ylber Sulejmani tha se në këtë aksion kanë marrë pjesë rreth 40 polic ndërsa aksioni është kryer rreth orës 5 në mëngjes.

    “Gjatë aksionit dhe bastisjeve janë gjetur një pushkë gjuetie e prodhimit rus, një pushkë me ajër dy thika për gjueti dhe pajisje tjera për gjueti, pronë e babit të tij të vdekur, ndërsa të njëjtat ai ato i ka poseduar pa leje”, ka bërë të ditur Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë. (INA)

    http://www.ina-online.net/default.as...d23179a94&ln=3

    ***************************************

    TURP DHE MJERIM..... DERI KURRRR KESHTU?
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    shqiptari Maska e faruk_01
    Anëtarësuar
    24-09-2006
    Vendndodhja
    maqedoni
    Postime
    590
    tmer dhe turp per bdi....ata ushtare e sollen ketu ku eshte dhe kunder tyre bdi tash vepron pa fije turp pa fije moralu qe edhe ligj per ta nuk solli...
    O Sa mir t'jesh Shqiptar...

  3. #3
    Alessandro Del Piero Maska e Juventus
    Anëtarësuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Aty ku Shqiptaret po vuajne.
    Postime
    1,500
    ama ene ju ini te ja cit fundin, po cka gjithcka e politizoni, po se ka qene njeri (ne pergjithsi) ne UCK, nuk don te thote se pas saj mund te beje cmos, e te mahet frajer se ka qene ne luft, ju lutem, nese eshte bere nje bastisje politike edhe une e denoj ashper kete por mos e politizoni ceshtjen pa dit cka eshte.

    posht partite "shqipfolese"
    Team: That team in Italy with 29 titles. Or was it 30?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anëtarësuar
    11-10-2004
    Postime
    350
    Citim Postuar më parë nga Juventus Lexo Postimin
    ama ene ju ini te ja cit fundin, po cka gjithcka e politizoni, po se ka qene njeri (ne pergjithsi) ne UCK, nuk don te thote se pas saj mund te beje cmos, e te mahet frajer se ka qene ne luft, ju lutem, nese eshte bere nje bastisje politike edhe une e denoj ashper kete por mos e politizoni ceshtjen pa dit cka eshte.

    posht partite "shqipfolese"
    Ku sheh ti politizim or i nderuar?

    Ne e dënojmë ashpër mënyrën se si policia bastisë shtëpitë shqiptare, kjo na brengos. Nuk lexova askund që të kishin bastisur ndonjë shtëpi sllave për t'ua tmerruar fëmijët. Këto bastisje kanë disa qëllime or shqiptar i nderuar: të shkatërron indin shqiptar në të gjitha sferat, të mirat materiale në brendi, frikësimin e grave, frikësimin dhe tmerrin e fëmijëve dhe eventualisht vjedhjen e gjësendeve materiale me vlerë. Sëmundje më e keqe se sëmundja psikike nuk ka, ndërsa qëllimi është ky i sllavo folësve, të sëmuren psikikisht shqiptarët.

    Vetëm duke i bojkotuar zgjedhjet, dhe duke kërkuar protektorat ndërkombëtarë shteti do të qetësohet dhe stabilizohet, ndryshe ky shtet nuk e ka jetën e gjatë, por deri atëherë ne shqiptarët do të paguajmë shumë shtrenjtë si materialisht si psikikisht si fizikisht. Sa më shpejtë të kuptojmë aq më mirë për të gjithë ne.
    Çdo njeri do të përgjigjet para Zotit

  5. #5
    shqiptari Maska e faruk_01
    Anëtarësuar
    24-09-2006
    Vendndodhja
    maqedoni
    Postime
    590
    ne thjesht reeagojme dhe denojme ashper bastistejn neper shtepit e ish djelmoshave me me vlere kombetare,, e per ndryshe akuzoj bdi per jo transparence ndaj tyre.,, sa per ilustrim me tergo ty JUVENTUS se cila shtepi e ish branitelave eshte bastisur deri me sot per vitit 2001.. e nga ana tjeter qindra familje shqiptare jane te malltretuara dhe bastisura nga polciia shkavo shkije
    O Sa mir t'jesh Shqiptar...

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Bastisje, Malltretime, Arestime SHQIPTARESH ?!!
    Nga faruk_01 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 26-12-2008, 03:00
  4. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56
  5. Lasgushi , te Bijat dhe miqte.
    Nga Brari në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 23:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •