Pak ditë pasi që i publikua lajmi se djaloshi nga Anglia, Alfie Patten, u bë babë me 13 vjet, opinioni në Bosnje e Hercegovinë është shokuar nga një rast i ngjashëm, i cili ndodhi në afërsi të Dobojit.

12-vjeçarja Lj.S., nga fshati Ostruznja, afër Dobojit, deklaroi se për disa muaj do të lind një foshnje, kështu që pret se do ta fitojë epitetin e nënës më të re në botë.

Vajza jeton në një lidhje jashtëmartesore me 24-vjeçarin Dalibor Marinkovic, nga Karavlasi, afër Dobojit, ndërkaq rastin policisë ia lajmëroi nëna e saj 34-vjeçare, Mira Stankovic, e cila përveç saj ka edhe shtatë fëmijë të tjerë, njoftojnë mediat në BeH.

Me të kuptuar se i kishte lajmëruar nëna e saj, çifti iku për një kohë dhe u fesh në pyllin afër fshatit Karavlasi. Pas kësaj, nëna e vajzës sërish u shfaq në polici, duke thënë se po e tërhiqte denoncimin.

Policët menjëherë kryen bisedat e nevojshme me të miturën dhe me Daliborin, megjithëse nuk ia dolën që t’i bindnin për ta ndërprerë lidhjen e tyre. Ata deklaruan se së bashku jetonin “me pëlqimin e prindërve, se janë të lumtur dhe se mund të jetonin pa ndihmën e askujt”.

Në policinë e Dobojit pohojnë se Dalibor Marinkovic ka kryer një vepër penale ngase jeton me një të mitur, edhe pse tani policia nuk ka asnjë bazë për arrestimin e tij. (Mondo)