Kush do të fitojë betejën virtuale për Kosovën... Emri i domenit Kosovo.com aktualisht është në shitje nga Sedo, një prej kompanive kryesore në botë për shitblerjen e emrave të domeneve.
Ankandi përfundon nesër, e enjte në orën 18:00 dhe Kosovo.com tanimë ka arritur vlerën prej 30.000 eurosh me 13 oferta sa janë paraqitur deri më tani. Shumica e ofertuesve me siguri vijnë nga Kosova, Serbia dhe Shqipëria.
Çfarë do të ndodhë nëse domeni blihet nga qeveria serbe? A do të lejojnë shqiptarët që ky domen sërish të jetë në posedim të serbëve dhe sërish të shfrytëzohet për propagandë antishqiptare, mbetet të shihet.
Vlera e këtij domeni është edhe më e madhe kur kihet parasysh se, Kosova në botë njihet më shumë me emrin Kosovo, dhe pjesa dërmuese e të huajve në internet e kërkojnë me këtë emër.
Shumë ekspertë ndërkombëtarë, kanë vlerësuar se domeni mund të kushtojë mes 300.000 e 500.000 dollarëve amerikanë. Çmimi i rezervuar në dollarë aktualisht është mes 50.000 e 100.000 $.
Vlen të theksohet se ky domen ka qenë aktiv më herët dhe ka vjellë vrer ndaj vlerave të Kosovës.
Ankandi për Kosovo.com mund të ndiqet nëpërmes Kesaj Lidhje Te Internetit
Krijoni Kontakt