Para se të spjegojmë meselet e aslu dinit dhe çkanë thënë ulematë e teuhidit për të,desha të bëjë nji skjarim të cilin nuk e dinë shumica e njerëzve të cilët thirren musliman,dhe nga shkaku i mosnjohjes dhe mosdallimit midis aslu dinit,usuli dinit dhe furuve,njeriu patjetër do të bjen në kufr ose do tu takon grupit të xhehmive ose grupit të havarixhëve të cilët nuk kan ditur ti dallojnë këto mesele,dhe për këtë shkak kanë devijuar.Dhe mu për këtë shkak na kan tërhjek vërejtjen dijetarët e ehli sunnetit.
Aslu din - don të thotë teuhidi,kurse usulid-din dont të thotë bazat e akides ose të fikut ose të sherijatit,kurse furut -don të thotë degët e besimit,pra në kuptim tjetër aslu dini është themeli i të gjith bazave e ajo është teuhidi.Aslu dinin dijetarët disa herë e kan ranguar nën usulid-din,pasi ajo bën pjesë në baza e besimit.Pra çdo besim në botë ka bazën e vetë dhe degët e tija.Poashtu edhe besimi jonë ka bazën dhe degët dhe kjo është normalisht.
MIRËPO,duhet patur kujdes sepse shum grupe që i përshkruhen islamit,nuk bëjnë diferencën në mes tyre, duke bërë nji gabim katastrofal i cili ka ndikim negativ mbi besimin e njeriut duke i përzier çështjet e besimit.Kur dijetarët e përmendin usulid-dinin ata gjithmon i kanë çështjet e kjarta dhe nuk i ngatërrojnë këto,dhe e dinë se në usule ka themele që nuk janë të ngjajshme sikur bazat dhe furutë.
Shejhul Islami Ibn Tejmijje,rahimehullah në Mexhmuufetaua 3/397,për aslu dinin thotë :
''Adhurimi i Allahut një të vetmit që nuk ka rival ËSHTË ASLU DINI, E KJO ËSHTË TEUHIDI,për të cilin Allahu ka dërguar Profetë dhe shpalli librat.Dhe kështu i Lartëmadhërishmi thotë :''45. Dhe pyeti ata të Dërguarit Tanë të cilët Ne i dërguam para teje: “A caktuam Ne ndonjëherë alihah (zota) për t’u adhuruar në vend të të Gjithëmëshirshmi(Allah)?”(zuhruf)....''Dhe pastaj përmend ajetet tjera në lidhje me këtë.Dhe pastaj në Mexhmuu fetaua 3/399 thotë :
''...e gjith kjo që të realizohet teuhidi i cili është ASLU DINI,themeli i tij (koka).Allahu pa të (aslu dinin) nuk pranon veprat dhe ai e falë atë i cili vjen me këtë,kurse nuk e falë atë i cili nuk vjenë me këtë.Sepse i Lartëmadhërishmi thotë :''Allahu nuk e falë ti bëhet Atij shirk,kurse përveç kësaj i falë kujt don Ai.''
Pasuesit e bidatit i kan bërë gjithmon probleme Shejhul islamit.
Nji ndër prej pyetjeve që ju parashtrua Ibn Tejmijjes,rahimehullah është mu kjo çështje :
''Shejhut ju parashtrua pyetja në vijim:
''A ËSHTË E LEJUAR QË TË MËSOJMË DISA QË E CEKIN MESELET E USULUD-DINIT, PËR TË CILAT NUK KEMI KURFAR FAKTE OSE TË DHËNURA NGA PROFETI JONË SAVS? NËSE ËSHTË E LEJUAR NË ÇFARË ARGUMENTI?
Pastaj ju përgjigj :''Faliminderimi i takon vetëm Allahut,Zotit të botëve,kjo pyetje është bërë si shkak e një gjendje të cilën e kan krijuar pasuesit e bidatit në nji kohë të caktuar. SA I PËRKET MESELEVE TË USULUD- DINIT, PASI QË ASHTU MERITOJNË QË TË THIRREN, PASI KJO ËSHTË FEJA ME TË CILËN KA ARDHUR I DËRGUARI savs, NË BAZË TË SË CILËS ALLAHU KA ZBRITUR LIBRIN, NUK ËSHTË E LEJUAR QË TË THUHET SE NUK NA KA ARDHUR ASNJI ARGUMENT PREJ PROFETIT PËR KËTË (usulid-dinin),dhe kjo do ishte kontradiktore në vetvete,pasi kjo është prej çështjeve më të rëndësishme të fesë.PASTAJ,NËSE NEVE MOHOJMË SE NJI GJË E TILLË NUK KA ARDHUR PREJ PROFETIT savs, atëherë kjo don me thënë njërën prej dy gjerave:
1.OSE PROFETI I KA LËNË ANASH GJËRAT KRYESORE DHE THEMELORE TË FESË,TË CILAT KA NEVOJË FEJA DHE AI NEVE NUK NA PASKA SPJEGUAR KËTO GJERA, O S E :
2.PROFETI savs,NA KA SPJEGUAR POR UMMETI NUK NA KA PËRCJELLË KËTO ÇËSHTJE NEVE.
Dhe padyshim që të dy solucionet janë gabim DHE NË TË NJËJTËN KOHË KJO PARAQET SULMET MË TË MËDHAJA TË MUNAFIKËVE TË KËSAJ FEJE.Dhe kësisoj mendime kanë vetëm xhahilat që nuk dinë themelin e asaj se me çka ka ardhur Profeti savs,ose është xhahil i paditur nga mendimet e kota ose është xhahil nga të dy aspektet.Në rastin e parë,xhehli i tij është nga mosdituria se çka janë themelet e fesë dhe degët e tij...(Mexhmuufetaua 3/293-303)
Më poshtë i keni edhe shum fetava të tjera të ulemave të nexhdit në lidhje me meselet e Aslu-dinit,por këto nëse i kërkoni do ti postojmë.
Për atë ma e udhës është të mos folet kuturu për çështjet madhore të fesë për të cilët nuk keni argumente.
Tani do ta spjegojmë edhe thënien më lartë të Ibn Tejmijjes :
''Fjala e shejhut është për usulet të ciltë i kan shpikur bidatçitë të cilët dallohen prej usuleve me të cilat ka ardhur Profeti jonë savs.Këta usule janë themelet që janë kusht që njeriu të jetë musliman,dhe nëse i len këto themele ATËHERË PERSONI NUK KA ARSYETIM ME I NJ O R A N C Ë.Dhe çka nuk janë prej usluleve ata janë nga degët (furut) të cilat mundet të arsyetohen me injorancë.Çdo sekt ka usulet e veta,që ata mendojnë se i kanë baza të tyre,të cilat në realitet dallohen prej usuleve që ka ardhur Profeti jonë savs.Dhe ai i cili nuk vjen me ata uslule,ata atë e konsiderojnë pabesimtar,kurse arsyetojnë çështjet tjera përveç tyre siç është rasti me xhehmijet,mutezilët,rrafidat..etj ( Ebu Jusuf Midhat Alu feraxh,Arsyetimi me injorancë nën prizmën e sherijatit,f.285 )"Asnjeri nga selefet dhe prijesit e dijes nuk ka bere ndryshim mes parimeve[aslu] dhe degezimeve[furu]. Madje ndarja e fesë në dy pjesë, në parime dhe në degëzime, nuk ka qenë diçka e njohur tek sahabet dhe tabiinet.Asnjeri prej tyre dhe prej selefeve nuk ka thenë qe muxhtehidi, i cili jep te gjithe mundin e tij per te kerkuar te vertetn, eshte gjynahqar nese nuk e qellon ate,qofte ne parime apo ne degezime. Ky ndryshim mes parimeve dhe degezimeve eshte shafqur nga mutezilet dhe e kane futur ne librat e usuli fikhut ata qe e kane marre prej tyre"[Mexhmuul Fetava 13/125]
Krijoni Kontakt