George Soros (emri i vertete Gyorgy Schwartz; 12 Gusht 1930 Budapest) eshte nje investues-bankier amerikan me origjine hungareze.
-Biri i Tivadar Soros. Megjithe origjinen e tij familjare hebreje, Sorosi i mbijetoi pushtimit gjerman te Hungarise dhe ofensives ne Budapest. Me 1946 u arratis pak para pushtimit sovjetik te Hungarise dhe emigroi ne Angli. Ne shkollen ekonomike dhe te shkencave politike ne Londer u diplomua ne 1952 per shkenca ekonomike. Aty ai studjoi tek Karl Popper, qendrimet e te cilit per shoqerine e hapur zune rrenje thelle tek ai.
Me 1956 ai shkoi ne ShBA, dhe u be pjestar me 1969 ne nje fond investimesh ne Curaēao. Edhe "Quantum Funds" i tij i me vonshem te cilin e ngriti bashke me Jim Rogers ka qendren e saj ne vendet me taksa te ulta, si ne Antilet Hollandeze dhe ne ishujt Virgin. Me kete ai i bente dredha kontrollit te mbikqyrjes financiare te ShBA ndaj bizneseve dhe aferave te tij.
Ne 1988 Soros arriti te fitonte me fitime spekullative me ane te shit-blerjes se paketave te aksioneve te bankes me te madhe franceze Société Générale rreth 2.2 Milion Dollare amerikan. Transaksionet nuk bene me tej buje.
Ne 2006 ai u shpall fajtor nga nje gjykate e shkalles se larte ne France, nen akuzen e perfitimit nga informacionet konfidenciale dhe per shkak te veprimeve te fshehta ai u denua me gjobe e cila arrinte ne vleren e gjithe perfitimit te dyshuar. Ne dhjetor 2006 Soros e apeloi kete vendim dhe ngriti padi ne gjykaten Europiane per te drejtat e njeriut.
Pasurite e tij materiale jane vlersuar ne listen e miliardereve te Revistes Forbes me 9 miliarde Dollare.
Ai eshte i martuar dhe ka 3 femije.
Strategjite e spekulimeve te Soros jane transparente, pasi ai i ka bere ato publike neper libra dhe artikuj te ndryshem sebashku me paralajmerimet. Aferat publike intensive te Sorosit dhe spekullimet e tij polarizojne kundershtaret dhe simpatizantet. Nepermjet transaksioneve te tij eshte bere jashtezakonisht i pasur.
Me i njohur nder te tjeret ai u be me 16 shtator 1992 ne "Black Wednesday" kur me bindje vuri bast ne menyre masive kunder "Pfund Sterling" dhe e mbivleresoi. Ketu ai shkembeu Pfunde te huazuara me monedha te tjera europiane, ne menyre te veēante Marka Gjermane dhe Fraga Franceze.
Ne qershor 1993 Soros spekuloi kunder Markes Gjermane. Nepermjet veprimeve me letrat me vlere ai arriti te zhvleresonte Makren Gejrmane. Ne nje interviste ne ate kohe Soros deklaroi: "Down with the D-Mark"
Sorosi i vendos spekullimet e hapura ne kontekstin politik. Ai shpjegon se kushtet aktuale per aferat spekulative rrezikojne nje zhvillim te shendetshem ekonomik ne shumicen e vendeve te pazhvilluara. Gjate krizes Aziatike (1997/98) kryeministri Malaizian Mahathir bin Mohamad beri pergjegjes per krizen financiare Sorosin.
Qe prej vitit 1970 Sorosi doli ne skene si Filantrop. Si sponsor dhe drejtues i Open Security Institute dhe Fondacionit Soros, ai ndihmoi studentet me ngjyre Afrikano-jugore per te studjuar ne Universitetin e Cape Town, perkrahu financiarisht "Central European University".
Shuma totale e shpenzimeve te tij ne 2007 u vleresua nga Times ne 6 miliarde dollare.
Ne Politiken e ShBA, Soros nuk provoi te merrte ndonje nisme per vite te tera. Por per sa i perket presidentit George Bush, ai kishte per qellim te ndalonte rizgjedhjen e tij. Keshtu ai shpenzoi 23.5 milion dollare per levizjet me orientim te majtesi dhe per grupime si moveon.org. Ne fazen e nxehte te zgjedhjeve presidenciale 2004 ai doli me deklarata publike kunder presidentit Bush. Soros ka perkrahur dhe perkrah financiarisht, duke u bazuar ne nje artikull te Telepolis ne vitet e shkuara, nepermjet Open Society Institute grupe te ndryshme opozitare ne Europen lindore dhe ish-republikat sovjetike. Prej kesaj ai ka bere dhe shume armiq. Ne 2005 ai u qellua me veze ne nje hotel ne Tbilisi nga perkrahes te ish-presidentit Swiad Gamsachurdia.
Ai ka luajtur nje rol te rendesishem ne proceset politike ne Europen lindore, te cilat sollen ne renien e komunizmit ne bllokun lindor ne periudhen 1989/91. Gati qe prej 1979 ai ka perkrahur disidentet me origjine hungareze te europes lindore, me 3 miliard dollare ne vit, gjithashtu ka perkrahur edhe Sindikaten Solidarnost ne Poloni, levizjen per te drejtat e njeriut Charta 77 ne Cekosllovaki dhe disidentin Andrei Sacharow ne Bashkimin Sovjetik. Ai u sulmua ne vitin 2003 nga gazetari Neil Clark ne nje artikull per te perjavshmen Angleze New Statesman, me pretendimin seka shkaktuar destabilitet ne vitet 90 me perkrahjen e tij ndaj radios B92 dhe gurpimeve opozitare ne Serbi, ne Republiken Federale Jugosllave, per interesa personale. Clark e perkufizon Sorosin si "mbret te pakurorezuar te Europes lindore". Gjithashtu ai eshte kritikuar nga revista Forbes ne vitin 1997 se po promovon mbajtjen e pushtetit nga komunistet e vjeter.
Soros financon edhe organizaten joqeveritare Reportere pa Kufij. Ne prill 2007 Sorosi u shfaq kritik ne nje shkrim per
New York Review of Books per infuluencen e thelle te American Israel Public Affairs Committee ne politiken e jashtme te ShBA dhe shpjegoi se lidhjet e ngushta mes qeverise Bush dhe Izraelit ishin pengese per marrveshjen e paqes ndermjet Izraelit dhe Palestines.
Krijoni Kontakt