Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-04-2006
    Postime
    174

    Amerika dhe kriza liberale e tregut

    Idete liberale ne ekonomine e lire te tregut, filluan te perkraheshin ndjeshem ne vitet 80-te nga dy shtete te medha dhe po nga dy lider te medhenj qe udhehqinin keto vende te cilat jane: Anglia dhe SHBA-te. Ne krye te te parit po behej gati te konsolidonte pushtetin e saj nje “zonje e hekurt” Margaret Thecer, ndersa ne te dytin liberali presidenti i 40 i SHBA-ve Ronald Regan.
    Te dy lideret liberale perkrahnin teorine e famshme te tregut te lire Lazzis Fair. Kundershtaret politike i quanin keta, Thecerin dhe Reganin neo-liberale, theksi i ketyre ideve liberale binte mbi lenien dore te lire tregut, pra cdo gje te rregullohej vete ne baze te funksionimit kerkese-oferte.
    Keto ide gjeten perkrahje te madhe ne te dy keto vende, pasi ekonimite respektive paten nje rritje te ndjeshme, borxhi kombetare u ul ndjeshem, nje ser veprimesh shtetet i zhvillonin me ane te burses, per te pasur nje monedhe te forte(nuk po ndalem ne hollesira apo shifra)
    Kuptohet qe kjo lloj politike ka efikasitet vetem ne vendet me nje demokraci te forte, dhe te shendeteshme, prandaj SHBA-te u munduan qe te perhapnin ne shume shtete te tjera ne te gjitha kontinentet politiken e tyre te sukseshme ne ekonomi dhe per rjedhoje edhe sistemin liberal demokratike.
    Vijne vitet 90-te, era e ndryshimeve, rrezohet muri Berlinit, ne te gjithe Europen lindore bie perdja totalitare, pra rrezohen pushtetet komuniste, shperbehet Bashkimi Sovjetike djepi komunizmit me Perestrjoken e famshme te Gorbacovit.
    Thuajse te gjitha vendet ish komuniste parqafuan regjimin liberal perendimore, dhe per rrjedhoje edhe modelin e tyre ekonomike, por ne Rusin e Jelcinit ky sistem nuk funksionoj, e coi vendin drejt nje vatra te stermadhe korrupsioni dhe nje burokracie pa fund, deri sa ne vitin 2000 frenat e pushtetit i perqendroi ne dore Vladimire Putin nje udheheqes gjysem totalitar qe me nje ekonomi etatiste stabilizoje disi ekonomine e vendit.
    Ne gjithe Amerikien Latine me perjashtim disi te Kilit, perseri ky sistem nuk funksionoj, ne pushtet po riktheheshin perseri njerez autoritare, per te ardhur deri ne krizen e madhe te ketij sistemi i cili filloi ne SHBA dhe u perhape ne gjithe sistemin globalist boteror etj …etj.
    (Kerkoje mirekuptimin tuaj ne q.s kam ngaterruar ndonje detaj pasi nuk jam eksperte i fushes)
    Per te mos u zgjatur me shume une ngre disa shqetesime,!

    A ka deshtur seriozisht dhe njehere e pergjithmone ky lloj sistemi?

    N.q.s sistemi liberale ka deshtuar me cfare duhet zevendesuar ai?

    Po Amerika a do ta kete me rolin e saj dominues, politiko-ekonomike ne mbare boten?

    Diskutime te kendshem.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Apolloni31 : 23-02-2009 mė 16:34
    Sa do rrosh do te mesosh......

Tema tė Ngjashme

  1. Manipulimi i Tregut
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 14:44
  2. Amerika, kjo shoqėri qė sheh nga e ardhmja
    Nga Brari nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-05-2006, 06:09
  3. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  4. Plani pėr riorganizimin e trupave amerikane nė botė
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 05-10-2004, 15:47
  5. A duhet te firmose Shqiperia marreveshjen me SHBA?
    Nga SpaceAce nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 11-12-2002, 19:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •