Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Astronomi, 10 miliarde planete “binjake” me Token

    Ne gjithe hapesiren e galaktikes tone ndodhen rreth 10 miliarde planete te ngjashem me Token por ndoshta qe te gjithe te pabanuar.

    Kete e ben te ditur astronomi amerikan Alan Boss nga Uashingtoni, ne baze te zbulimeve me te fundit qe jane bere nga teleskopet e fuqishem tokesore. Prej pak kohesh, Boss ka publikuar nje liber me titull “The Crowded Universe” qe eshte bere best seller per te apasionuarit pas mistereve te universit.

    “Kemi arritur ne perfundimin se ekzistojne 10 miliarde planete binjake te Tokes vetem ne galaktiken tone, por duke ditur se ne univers ka 100 miliarde galaktika, atehere ky numer mund te jete shume here me i madh”, thekson astronomi. Kjo do te thote se 10 miliarde planetet e ngjashem me Token kane karakteristikat e planetit tone, qe do te thote; planete qe rrotullohen rreth diejve te tyre ne nje distance as te afert por as te larget nga ylli i tyre.

    Sipas Boss, planetet mund te ndahen ne tre kategori; gjigande si Jupiteri, topa akulli si Neptuni dhe super-planete si Toka. Cdo yll gjate procesit te krijimit, formon rreth vetes planete te ndryshem te krijuar nga gazi dhe pluhuri.

    “Ne tani shikojme vetem planetet gjigande, por prane tyre ndodhen edhe te vegjelit, binjaket absolute te Tokes qe mund t’i shikojme dhe studiojme pas shume vjetesh. Perkohesisht mund te hipotezojme se vetem 10 % e planeteve te cdo galaktike jane te njejte me Token, cka do te thote rreth 10 miliarde”, thekson astronomi amerikan.

    Por pavaresisht kushteve te krijuara per zhvillimin e jeteve ne keto planete, Boss mendon se ne keto planete jo domosdoshmerisht eshte zhvilluar jeta si ne Toke, pasi gjithcka varet nga itenerari i evolucionit te materies. Nderkohe, per kete qellim, ne 5 mars te ketij viti do leshohet ne hapesire nje teleskop, ne gjendje te vezhgoje me fuqi shume here me te madhe galaktiken tone.

    Top Channel Tv
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Kaoni
    Anëtarësuar
    19-03-2009
    Postime
    268
    Edhe thone pastaj qe nuk ka jete ne hapesire, ku vetem ne galaktiken tone kemi 10 miliard planete te ngjashme, qe do te thote se jane 10 miljard shance per te patur jete diku ne galaktiken tone.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xingaro
    Anëtarësuar
    14-06-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    640
    Kjo eshte prospektive qe te fut friken.
    Me thonte dikush para ca ditesh: Ky planet si perket njeriut,por insekteve.Jane ato speciet me te perparuara.
    Sa me shume e mendoj,aq me teper me mbushet mendja qe ka te drejte.
    Quanta vita hai contaggiato,quanta vita bruccerai...!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    duke ditur se ne univers ka 100 miliarde galaktika,(cituar)

    Nje gje nuk kuptoj. Si mundet te flitet per kufij shifrash, ne universin e pafund? Nuk mund te thuhet qe kaq ka arritur te zbuloje njeriu?

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-04-2008
    Postime
    496
    Une nuk e konceptoj dot kete universin material te pafund dhe jam i bindur qe me keto absolutizma bombastike po abuzohet me shume nga cduhet.
    Nese jane 10 miliarde planete te njejte ose afersishte te njejte me token nuk do te thote qe jane te populluara por populli i rendomte beson akoma qe ekzistojne krijesa me te perparuara se njeriu ne univers.
    E thote dhe vete astronomi qe nuk besohet te kete jete ne keto planete, prandaj te marrim me shtruar biseden dhe te mos rrembehemi duke definuar egzistence te qenieve te tjera si njeriu ose te ndryshme nga njeriu qe jetojne ne planete te tjere.

Tema të Ngjashme

  1. Umberto Eco
    Nga Pedro në forumin Shkrimtarë të huaj
    Përgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 07-10-2013, 21:13
  2. SHBA kërkon 300 miliardë $ nga vendet arabe
    Nga Drini_i_Zi në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-11-2008, 05:47
  3. Biografi Bosash..
    Nga Brari në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-12-2006, 13:20
  4. 45,5mld lek per Tiranen evropiane
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-03-2005, 12:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •