Anetaret e Organizates se Traktatit te Sigurise Kolektive - Rusia dhe 6 vendet fqinje te saj - kane rene dakort per te ngritur nje force te reagimit te shpejte per te luftuar terrorizmin, agresionet ushtarake dhe trafikun e droges.
Vendimi u mor gjate samitit te CSTO ne Moske, te mbajtur nga lideret dhe ministrat e jashtem te vendeve antare: Rusia, Bjellorusia, dhe 5 vendet e Kaukazit dhe Azise qendrore Armenia, Kazakistani, Kirgistani, Uzbekistani dhe Taxhikistani.
Presidenti Armenian Serzh Sargsyan, kreu i rradhes i grupit, tha se vendimi ishte momentan. "Do te deshiroja te theksoja rendesine e ketij vendimi per te ngritur nje force te reagimit te shpejte. Synohet fuqizimi i kapacitetit ushtarak i organizates sone."
Duke folur ne nje konference per Mediat, presidenti rus Dimitri Medvedev tha se trupat e reja "nuk do te jene me pak te fuqishme se ato te NATO-s".
Ai tha: " Arsyeja e krijimit te nje force koletktive per funksione operative eshte nje konflikt potencial i cili po akumulohet ne zonen e CSTO".
Medvedev shtoi se kjo force duhet te kthehet ne nje vegel efektive e cila do te mund te garantoje sigurine ne rajon.
Qe tani, organizata ka pozicionuar veten e saj si nje aleance e rendesishme politike dhe ushtarake, ne hapsiren post-sovjetike. Por vendet e tjera akoma nuk e kane marre seriozisht. Ne teori CSTO ka nje force kolektive. Por nuk ka akome nje strukture te perbashket komanduese. Gjithashtu nuk ka edhe nje seli te perhershme.
Gjithsesi, vendimi per te krijuar nje force te vertete kolektive me nje seli te perhershme dhe nje komande te bashkuar do ta ngreje aleancen ne nje nivel te ri.
Me pare, zedhenesi i presidentit rus Sergei Prikhdko tha se trupat e reja mund te perdoren per tiu kunderpergjigjur agresioneve ushtarake, per te nderrmare operacione speciale kunder terrorizmit nderkombetar dhe manifestimeve te dhunshme te ekstremisteve, krimit te organizuar nderkontinental dhe trafikut te droges, dhe per eliminimin e efekteve neutrale dhe emergjencave teknogjene.
Ne kuader te marreveshjes ekzistuese, Prikhodko tha se ēdo vend antar i CSTO ka forcen e tij reaguese te shpejte e cila mund te perfshihet ne aksione ne raste te ndonje kanosjeje emergjente te perbashket.
U diskutua gjithashtu edhe per krizen globale financiare. Rusia dhe 4 vendet fqinje, aleate ne comunitetin ekonomik Euroaziatik vendosen ti japin njeri-tjetrit ndihme me ane te paketave te kredive.
"Ne po krijojme nje fond prej 10 miliarde dollaresh e cila do te sherbeje si nje Airbag per ato shtete, situata ne te cilat behet gjithnje e me shume kritike", komentoi presidenti bjellorus Aleksander Lukashenko.
Kjo shfaqje e bashkimit, vjen nga konfirmimi i presidentit te Kirgistanit per te liruar bazen ajrore te Manas nga ushtria amerikane. Qe prej 2001 ajo perdoret nga trupat e NATO-s ne Afganistan.
Ky vendim eshte nxitur edhe nga incidente mes vendasve dhe personelit ushtarak. Ka patur raportime per konflikte me popullsise vendase.
Ne nje incident dy gra humben jeten pasi u aksidentuan per vdekje nga nje mjet i drejtuar nga nje nenpunes amerikan. Ne nje tjeter incident, nje qytetar Kirgiz u qellua per vdekje nga nje ushtar amerikan i cili nuk iu pergjigj thirrjeve te ketij te fundit, pasi ushtaret amerikane gezojne imunitet ne bazen ushtarake.
Tashme Kirgistani thote se amerikanet kane 6 muaj kohe per te bere gati valixhet dhe per tu larguar.
"Bazuar ne pikat e marreveshjes, ushtaret amerikane kane 180 dite kohe per tu terhequr plotesisht nga baza. Marrveshja hyn ne fuqi nga momenti qe ne shkembejme dokumentet formale me SHBA-te" tha kreu i keshillit te sigurimit te Kirgistanit Adakhan Madumarov.
Krijoni Kontakt