Rijetėzimi i vlerave tė trashėgimisė kulturore dhe pėrshtatja e ndėrtimeve aktuale nė komplekset historike, janė dy aspekte tepėr tė ndjeshme sot nė fushėn e trajtimit tė veprave tė kulturės materiale kudo nė botė. Natyrisht edhe vendi ynė si njė territor i pasur me vlera tė trashėgimisė, si autor i mjaft organizmave ndėrkombėtarė kulturorė dhe me tri qendra pasuri e kulturės botėrore, ėshtė i ndjeshėm ndaj faktorėve tė sipėrpėrmendur. Rijetėzimi i monumenteve momentalisht po ndiqet me programe tė veēanta nga MTKRS nė bashkėpunim me Institutin e Monumenteve tė Kulturės dhe me Drejtoritė Rajonale tė Kulturės Kombėtare.
Nė fundin e vitit tė kaluar, qyteti i Beratit u shpall pasuri e kulturės botėrore nėn mbrojtjen e UNESCO-s. Vlerėsimi i lartė qė iu bė kėtij qyteti nuk mbėshtetej vetėm nė vlerat e larmishme arkitektoniko-artistike, por edhe nė pasuritė komplekse ambientale siē janė pamjet e Kalasė, Mangalemit, lugina e Osumit nė mes dhe Gorica me kalanė sipėr, nė krahun e djathtė. Nė kėto rrethana, kjo siluetė e hyrjes nė njė qytet- pasuri e njerėzimit, duhej respektuar nė ēdo rast.
Prej vitesh Berati ka pasur problemin e organizimit tė trafikut ndėrmjet dy brigjeve tė lumit Osum. Deri mė sot ky trafik ėshtė pėrballuar ndėrmjet urės mesjetare tė Goricės. Nė dokumente tė shekullit tė XIII shkruhet se nė Berat mbi lumin Osum nuk kishte urė, por lumi kalohej me **** siē dėshmohet nga lufta e Beratit e vitit 1280 ndėrmjet bizantinėve dhe anzhuinėve. Nė shekullin e XII Ura e Goricės pėrmendet pėr herė tė parė nga udhėtari dhe kronikani turk, Elvija Ēelebi, qė shprehet se ura e Goricės ka nėntė harqe mbi tetė kėmbėza guri tė ngulura thellė nė ujė dhe dy kėmbėza tė forta anėve. Sipėr ėshtė shtruar me trarė tė thatė dushku tė prerė nė Malin e Thatė.
Kėshtu nė shekullin XVII, ura e Goricės ėshtė me shtrojė druri mbi kėmbė tė gurta. Mė vonė nė vitin 1777, sipas njė shėnimi nga njė libėr i kishės sė Shėn Gjergjit, ura e Goricės u ndėrtua me qemer guri nga sundimtari vendas, Ahmed Kurd Pasha. Nė dhjetor 1888, kjo urė u dėmtua nga prurjet katastrofike tė Osumit. Njė tjetėr ndėrtim, kjo urė e pėsoi gjatė Luftės sė Parė Botėrore 1914-1918. Sot kjo urė paraqitet pas riparimeve tė kryera me mbarimin e Luftės sė Parė Botėrore. Ura e gurtė e Goricės pėrfaqėson njė urė tė tipit me shumė qemer, me pjesėn kaluese tė sheshtė, me dy rampa tė pjerrėta nė hyrjen dhe daljen e saj. Gjatėsia e urės arrin 127 metra. Ajo qėndron mbi shtatė qemer rrethorė me hapėsira drite nga 6.7 deri nė 16.5 metra. Ndėrmjet qemerėve janė ēelur dritare shkarkuese pėr zvogėlimin e presionit tė lumit. Pėr tė zgjidhur problemin e trafikut nė kėtė qytet dhe pėr tė ruajtur karakterin muzeal historik tė urės mesjetare tė Goricės, para dy vitesh shteti shqiptar dha njė fond pėr ndėrtimin e njė ure tė re mbi lumin Osum. Kjo urė u vendos tė ngrihej mė poshtė se ura e Goricės, ndėrmjet kėsaj dhe urės tjetėr mesjetare tė Velabishtit.
Ura e Velabishtit ėshtė ndėrtuar nė mesin e shekullit XVIII nga Ismail Pashė Velabishti, sundimtari i Sanxhaqeve tė Vlorės dhe tė Delvinės deri nė vitin 1764, kur nė Berat filloi periudha e sundimit tė Ahmed Kurd Pashės.
Siē thuhet mė sipėr, detyra e projektuesve ishte tė respektohej silueta karakteristike e hyrjes sė qytetit tė Beratit e lėnė nė mbrojtje si "Pasuri e Kulturės Botėrore". Hartimi i projektit tė urės sė re tė Beratit mbi lumin Osum e mori pėrsipėr studiuesi S.D.C.N me autor Nazmi Patozi dhe Maksim Arapi, inxhinierėt e sipėrpėrmendur pėrgatitėn projektin konstruktiv tė urės, ndėrsa projektin pėr rifiniturė dhe integrimin e kėtij objekti tė ri me ambientin historik tė Beratit, e pėrshtati autori i shkrimit.
Sfondi i urės sė re pėrbėhej nga lagjja Qendra Historike nė krahun e Mangalemit nė krahun e majtė, nga ura e vjetėr e Goricės nė ballė nga pas, si dhe nga lagjja "Goricė", Qendra Historike nga krahu i djathtė. Nė kėto rrethana, autorėt e projektit menduan me tė drejtė njė bashkėpunim ndėrmjet projektuesve tė sotėm dhe atyre tė konservimit tė veprave historike.
Duke u konsultuar me dokumente dhe pamje tė urave tė drurit me origjinė antiko-mesjetare, menduan njė zgjidhje sa mė optimale pėr njė pėrshtatje sa mė origjinale tė urės sė re nė luginėn e Osumit nė hyrje tė Beratit. Sė pari, u vendos qė pilat prej betoni tė urės tė maskohen me mur guri pllakė gėlqerore dhe tė trajtohen tė rrumbullakosura nga ana e sipėrme e ardhjes sė ujit. Parapeti i urės u ndėrtua me binarė druri, qė forcohen me pajanta druri mbėshtetur mbi konsula po tė drunjta. Lidhjet e binarėve janė realizuar me pjastra hekuri. Trotuaret e urės janė shtruar me gurė dhe pjesa kaluese ėshtė me shtresė asfalti. Mbi urė janė vendosur shtylla ndriēuese hekuri me llamba neoni. Ura e re mbi lumin Osum ka njė gjatėsi prej 130 metrash dhe njė gjerėsi prej 18 metrash. Ajo ngrihet mbi 6 hapėsira ndėrmjet kėmbėve me distancė 21,8 metra nga aksi nė aks. Kapaciteti mbajtės i urės ėshtė 30 tonė dhe koha e ndėrtimit tė saj zgjati 1 vit. Theksojmė se me kėtė zgjidhje, ura e re e Beratit mbi lumin Osum, pėrfshihet nė karakterin e siluetės historike tė hyrjes sė qytetit tė Beratit. Ajo pėrforcon njė bashkėpunim profesional tė projektuesve tė ditėve tona me studiuesit konservatorė, njė kėrkesė e domosdoshme pėr trajtimin e qendrave tona historike. Nė kėtė mėnyrė arrijmė dhe nė respektimin e orientimeve tė UNESCO-s pėr trajtimin e qendrave historike-pasuri botėrore. Rasti i urės sė Osumit ėshtė njė shembull i qartė i ndėrtimeve tė sotme nė kontekste historike. Zgjidhjet optimale shpėrfaqin njė bashkėjetesė tė merituar ndėrmjet kulturės sė trashėguar dhe tė ndėrtuarit tė sotėm me kulturė.
Shqip
Krijoni Kontakt