Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Përplasin ambulancen, vdes foshnja katërditëshe , plagosen rende familjaret

    Korrieri



    Automjeti po transportonte me urgjencë fëmijën e sëmurë për në Tiranë, por përfshirja në një përplasje me dy makina të tjera ka qenë fatale

    LEZHË - E nisën me urgjencë drejt spitalit të fëmijëve në kryeqytet, por fati nuk kishte qenë në anën e tij. Gjatë rrugës, si rezultat i një aksidenti automobilistik, foshnja, i cili vetëm katër ditë më parë kishte ardhur në jetë, ka mbetur i vdekur. Tentativa për ta dërguar sa më shpejt në spital ka rezultuar fatale për të, pasi si rezultat i shpejtësisë së madhe dhe tentativës për të parakaluar në superstradë, ambulanca është përplasur me dy mjete të tjera, duke i marrë jetën fëmijës. Gëzimi i lindjes së nipit, por edhe frika se ishte në gjendje kritike për jetën, ka bërë që edhe gjyshja e fëmijës së bashku me të afërmit e tij që të udhëtonin me ambulancë, për të dërguar fëmijën në spital, të përfundojnë të lënduar. Rrugës, si rrjedhim i aksidentit, foshnja katërditëshe ka ndërruar jetë, ndërsa të afërmit e tij janë plagosur rëndë, duke përfunduar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, në gjendje kritike për jetën.

    Ngjarja

    Mëngjesin e së hënës, ambulanca me traga DI 3732 A ishte nisur nga spitali i Dibrës për të dërguar në Tiranë fëmijën S. Topuzi, i cili ishte i sëmurë dhe në gjendje kritike për jetën. Mësohet se foshnja gjatë rrugës mbahej me oksigjen dhe gjendja e vështirë e saj ka bërë që ambulanca të ecte me shpejtësi, për të mbërritur sa më parë në kryeqytet. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Lezhës, mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30 në superstradën Laç – Fushë-Krujë. Në afërsi të kryqëzimit të rrugës së Patokut, vetëm 400 metra larg saj, ambulanca është përplasur me dy autovetura, njëra tip “Benz” me targa LA 4707 A dhe tjetra tip “Opel” me targa LE 7714 A.

    Goditja ka qenë e fortë dhe për pasojë ka mbetur i vdekur në vend fëmija i sëmurë, ndërsa janë plagosur rëndë të afërmit e tij që udhëtonin me të. Sipas policisë, në ambulancë udhëtonin i mituri S. Topuzi, i datëlindjes 13. 02. 2009, gjyshja e fëmijës, 55-vjeçarja Teuta Topuzi, infermierja e spitalit të Dibrës që shoqëronte fëmijën, 40-vjeçarja Fatmira Manreka, si dhe tre persona të tjerë të afërm të fëmijës së porsalindur, të cilët ishin Abduhrraman Çeliku, 60 vjeç, Lule Çeliku, 56 vjeçe dhe Taulant Çeliku, 20 vjeç. Të pesë të plagosurit janë dërguar në Spitalin Ushtarak Tiranë, në gjendje të rëndë, ndërsa fëmija i mitur që gjeti vdekjen është dërguar në morgun e spitalit të Laçit, ku pritet të tërhiqet nga të afërmit e tij në Dibër.

    Shoferët

    Ambulanca drejtohej nga ana e 45-vjeçarit Guri Lala, nga Dibra, i cili nuk ka pësuar shumë dëmtime nga përplasja, ndërsa “Benzi” me traga të Laçit drejtohej nga 32-vjeçari Sokol Ndreka nga Durrësi dhe autovetuara tjetër e përfshirë në aksident nga 34-vjeçari Dritan Meklesvani, nga Shëngjini i Lezhës. Të tre drejtuesit e mjeteve janë të shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Kurbinit, në pritje rezultateve të ekspertizës së aksidentit, nëpërmjet të cilave do të përcaktohet edhe përgjegjësia për ngjarjen. Gjithsesi, paraprakisht mësohet se automjetet janë qenë me shpejtësi të madhe dhe manovrimi i gabuar i njërit prej tyre ka çuar në aksidentin fatal.



    Keta shofere mesa duket as ambulances nuk i hapin rruge , se mire qe i kalojne limitet e shpejtesise . Duke mos pasur gjoba fare marrin jete njerezish . Kujt i bie pergjegjsia , apo çeshtje fati do jete gjithmone me ne shqiptaret ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 23-02-2009 më 05:45

Tema të Ngjashme

  1. Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •