Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 114
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-04-2006
    Postime
    174

    20 shkurt 1991: Dita kur shqiptarët rrëzuan bustin e diktatorit Hoxha

    18 vjet me pare Shqipetaret i dhane fund diktatures 45 vjecare qe udhehoqi Shqiperine. Me qindra e mijra njerez, studente e pedagoge, punetore e njerez te thjeshte, vershuan drejt sheshit Skenderbej per te rrezuar monumentin e diktatorit. Te inatosur dhe te zemeruar shfryne ter energjte negative te akumuluara per gjate 45 vjeteve, kundrejt nje objekti te bronxt, cfare nuk i bene e terhoqen zvarre i hipen persiper, e qelluan, e thyen, e shane thua sikur ajo statuje ishte e keqja. “Me kaq mbaruam thane, tani jemi njerez te lire, do mendojme si te duam, do shprehemi si te duam, do veprojme si te duam”, dhe shpejte e shpejte i pregatiten te gjtha takemet qe i duhen nje shoqerie te lire.
    Por akoma me shpejt kuptuan zhgenjimin dhe hidherimin qe ju erdhi nga klasa e re politike, dicka ju mungonte, prandaj te gjithe ashtu sic ju sulen monumentit te bronxt, ju sulen edhe anijeve e trageteve per tu larguar nga vendi i tyre i lire, qe me zi e “cliruan”
    Madje disa prej tyre filluan te sillnin ndermend vargjet e Konices: “O Shqiperi te kam dhjere se nuk te njoha asnje here.”

    Shqetesimi im eshte i thjeshte dhe prandaj mendova te hapim nje diskutim,.

    Si mendoni a kane mbaruar se shkuluri “monumentet” e diktatures apo jo?
    A duhet te mjaftohemi vetem me shkulje bustesh?
    A duhet te ndergjegjesohemi ne, apo politikanet tane per te kaluar kete tranzitcion pa fund?
    Sa do rrosh do te mesosh......

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ReGaiN
    Anëtarësuar
    20-02-2009
    Postime
    11
    Pershendetje gjith Forumit ,me vjen mir qe keni hapur ket tem qe ka nje d.m.th. te madhe sidomos per ne shqipataret kudo ne ballkan qe dihet se Ballkani eshte vetem i shqipetarve sa do qe thon tjeret jo.

    po hy ne tem.Dihet ne Hoxha ka qen nje diktator po edhe punotor ka pas Shkrim.Lexim .prej shkolles elementare deri ne Universotete madje edhe shkolla mesme ka qen e obliguar.por e keqja se nuk i ka len te zhvilloheni me mendimin e lir te qytetarit.per ket ka qen Diktator si thon populli kosoves e Hengri Foren e armikut u be Mash kryesor e armikut ton sllav prej Kines,Rusis,ish Jugosllavis pra Enver Hoxha gelltitke pasuri e shqiptaren hanin gur dhe e hi.
    por a eshte turp per ne shqiptaren qe e ta rezojm Bustin e Skenderbeut e ta ngrehim ne Esat Pasha Toptanit qe njihet me trathtari i shqiperis edhe pse ket e ka ber me qef se nuk ka pas ndjenje shqiptari edhe ne me ket gjest po e nndyejm edhe nje HERO Avni Rrustemin nese nuk eshte e vertet ashtu e kam ndegjuar ne media te shqiperis
    ne duhet ti lexojm mir cka kan ber per te miren e popullit ani ta shpallim hero amo te rezojm buste ....dhe nese kundershtojme ide regjime ateher duhet te jemi te afte te ndertojm nje ide qe neve na duket qe eshte ma e mir se ajo qe ka qen me par ,qe na perkrahe populli .


    ju faleminderit per durim

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-04-2006
    Postime
    174
    Mire e ke o Regain po ketu nuk po meret vesh se cfare po behet, ata qe rrezojne buste dalin e behen me bustet me vone, dhe e kunderta.
    Puna eshte se ka akoma buste per te shkulur, por nga ata qe levizin, qe bejne hije sa 15-te kateshi.
    Sa do rrosh do te mesosh......

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    20 vjet nga shembja e bustit të diktatorit, Tirana zbarkon në shesh me 300 mije

    Mitingu më i madh dhe më i padëgjuari ka qenë ai sot në mesditë në sheshin “Nënë Tereza” të kryeqytetit, aty ku qytetarët shqiptarë zbarkuan për të përkujtuar sakrificën sublime të martirëve të kombit, lëvizjeve studentore të viteve ‘90-’91, duke arritur kulmin me shembjen e bustit të diktatorit Enver Hoxha me 20 shkurt të 1991.



    - Mbi 300 mijë shqiptarë në sheshin "Nënë Tereza" mbajnë 1 minutë heshtje në nderim të veprës dhe sakrificës sublime, për të rënët gjatë regjimit gjakatar



    “Festojmë ngjarjen më të rëndësishme, 20 shkurti data e guximit dhe lirisë. 20 vite më parë PD-ja shënoi fitoren më të madhe në historinë e kombit më rrëzimin e komunizmit më të egër në Evropë”. Kështu e cilësoi kryeministri Sali Berisha, 20 vjetorin e rrëzimit të diktaturës. “Jemi mbledhur sot në këtë shesh të festojmë së bashku një nga ngjarjet më të rëndësishëm në historinë e dinjitetit të qytetarëve shqiptarë, 20 shkurtin ditën e rrëzimit të shtatores së diktatorit dhe ditën kombëtare të kujtimit të viktimave të komunizmit. Gëzuar ditën e lirisë”. “20 vjet më parë, studentët të Universitetit të Tiranës do të ngujoheshin në grevën e urisë, në grevën vendimtare të lirisë në heqjen e diktatorit Enver Hoxha. Të rinj e të reja, burra dhe gra, përmbysën bllokun e komunizmit ku për gjysëm shekulli solli skllavëri, vdekje. 20 shkurti për Shqipërinë që përmbysën bunkerët e regjimit diktatorial, Hitlerit të Shqipërisë. Në emer të sakrificave e vuajtjeve të prindërve tuaj, liritë tona çelën në ditën që kaluam bllokun bunker që kishte sjellë në Shqipëri, persekutimin, ekzekutimet, kampet e përqëndrimit disa herë më të mëdha”- tha Berisha. Më pas, Berisha sulmoi sërish opozitën se tentoi të rrëzojë rendin demokratik. “20 vite pas përmbytjes së etërve të tyre, më 21 janar të vitit 2011, bijtë e bllokmenëve rrethuan me gurë, zjarr dhe eksplozivë Kryeministrinë. Pushtetin me dhunë nuk do ta marrin kurrë bijtë e etërve të tyre. Bllokmenët e rinj po etiketojnë qeverinë e shqiptarëve si qeveri fashiste që duhet përmbysur. Më 21 janar e provuan dhe kuptuan se qeveria legjitime e një vendi anëtar të NATO-s nuk përmbyset me dhunë”, shtoi më tej kryeministri. Ndërkaq, Berisha më tej ftoi të pranishmit për një minutë heshtje në shenjë respekti për të rënët e komunizmit. Më tej kryeministri theskoi se 8 maji është takimi i radhës me votën e lirë dhe mazhoranca do t`u jap përgjigjen e duhur gjithë bllokmenëve. Ai u shpreh ish-bllokmenët nuk do të munden kurrë ta marrin me dhunë pushtetin. “E provuat më 21 janar dhe mos provoni kurrë ta provoni më. Rendi nuk përmbyset me dhunë”, deklaroi Berisha.



    Deputetja Rajmonda Bulku: Shembja e bustit të diktatorit do të shënonte nisjen e demokracisë



    “Jemi këtu për t’i thënë Ndal krimit në bulevard, jemi këtu së bashku sepse dimë të shtojmë optimizmin”. Me këto fjalë, deputetja demokrate iu është drejtuar pjesëmarrësve në koncertin e madh festiv në sheshin Nënë Tereza në Tiranë. Duke përkujtuar ngjarjen e 20 viteve më parë, atë të rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha 20 vjet më parë, Bulku tha se ajo do shënonte nisjen e demokracisë në vendin tonë. “Një forcë që i jep energji popullit të vet, është burim i ndryshimit dhe kjo forcë jemi ne”, tha ajo. Duke përmendur më pas faktin se kjo forcë ka vetëm një emër: Sali Berisha!



    Osman Metalla: 20 shkurti ndryshoi historinë e kombit



    “Të gjithë shqiptarët që e kanë ndjekur atë ditë të madhe, kur u rrëzua busti i ish-diktatorit Enver Hoxha dhe sot e kujtojnë si një ditë të madhe që ndryshoi historinë e kombit”. Kështu ka deklaruar deputeti demokrat, Osman Metalla, lidhur me ngjarjen e 20 viteve më parë, kur turma e protestuesve anti-komunistë rrëzoi nga podiumi në qendër të Tiranës, bustin e Enver Hoxhës. Prandaj sipas tij, kjo ditë duhet festuar, sepse ndryshoi rrjedhat e historisë së Shqipërisë, duke iu referuar koncertit të madh festiv, që Partia Demokratike ka parashikuar të zhvillojë sot, në përkujtim të asaj dite të shënuar për fillesën e kthesës demokratike në vendin tonë. “Pas 20 vitesh, gjithë shqiptarët e shohin se Shqipëria është shumë afër Evropës dhe ka një proces shumë të suksesshëm të integrimit drejt strukturave të saj”, tha më pas Metalla, duke iu referuar ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë këtyre 20 viteve në vendin tonë, që pas atij momenti historik. Duke përmendur më pas faktin se ndërsa turma anti-komuniste bërtiste në sheshin kryesor të vendit “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, sot ajo ëndërr është bërë realitet pas 20 vitesh. “Mjafton të kujtojmë liberalizimin e vizave, masë kjo e arritur gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike. Eshtë sukses i madh që kanë lëvizur mbi 130 mijë shqiptarë, por asnjëri nuk i ka shkelur rregullat”, tha ai. Duke kujtuar gjithashtu se edhe anëtarësimi në ATO, ka qenë një nismë e Partisë Demokratike, gjatë periudhës së viteve 1992-1996, ndërsa mbeti pezull gjatë qeverisjes së vendit prej 8 vitesh nga socialistët.


    Neritan Ceka:Populli u çlirua nga diktatori



    Ish-anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Neritan Ceka, ka për momentet kur në Shqipëri është hequr emri i diktatorit Enver Hoxha nga Universiteti i Tiranës, rrëzimin e bustit të tij nga sheshi i Tiranës si dhe për momentet që po kalonte populli në ato ditë. Sipas Cekës, çdo gjë ishte një lëvizje spontane e popullit dhe që solli më në fund çlirimin e tij nga Diktatori.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-06-2005
    Postime
    162
    Bustin e Shokut Enver Hoxha e kan rrezuar bashkpuntorët e UDB-es dhe agjenturave të huaja qe donin ta përmbysin Shqiprin dhe ta bejn leck !
    Populli Shqiptar e ka dashur Komandantin e Shqiptarve dhe për ket gje ndjehet dhe sot i deshpruar dhe fajtor qe se mbrojtjen Komandantin Legjendar i cili çliroi dhe ngriti Shqiprin Moderne dhe i dha Arsim dhe Kultur Botrore dhe Nacionale.
    Në rrezimin e Bustit të Shokut Enver ishin të involvuar agjent të UDB-es, bijt e Kriminelve të cilet Enver Hoxha i mundi gjat Luftes Nacionalçlirimtare dhe ato forca Kriminale iken bashk me Fashizmin nga Shqipria sepse ata kishin bere Luft kunder Shqipris dhe kishin bere Masakra kunder Popullit të Shqipris sebashku me nazifashistet !

    Enver Hoxha do rroj për jete në zemrat dhe mendjen tone

    grepi, dora vetë

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga grepi, dora vet Lexo Postimin
    Bustin e Shokut Enver Hoxha e kan rrezuar bashkpuntorët e UDB-es dhe agjenturave të huaja qe donin ta përmbysin Shqiprin dhe ta bejn leck !
    Populli Shqiptar e ka dashur Komandantin e Shqiptarve dhe për ket gje ndjehet dhe sot i deshpruar dhe fajtor qe se mbrojtjen Komandantin Legjendar i cili çliroi dhe ngriti Shqiprin Moderne dhe i dha Arsim dhe Kultur Botrore dhe Nacionale.
    Në rrezimin e Bustit të Shokut Enver ishin të involvuar agjent të UDB-es, bijt e Kriminelve të cilet Enver Hoxha i mundi gjat Luftes Nacionalçlirimtare dhe ato forca Kriminale iken bashk me Fashizmin nga Shqipria sepse ata kishin bere Luft kunder Shqipris dhe kishin bere Masakra kunder Popullit të Shqipris sebashku me nazifashistet !

    Enver Hoxha do rroj për jete në zemrat dhe mendjen tone

    grepi, dora vetë
    Fute grepin ne ndonje vend te bute ne trupin tend e mbaje ngrohte.
    Qe te kishte komuniste ne 1991 dhe do perplaseshim me ta, kjo ishte e kuptueshme, pasi propaganda 50 vjecare kishte bere efektin e saj.
    Por te jesh komunist , sot pas 20 vjetesh duhet te jesh IDIOT.
    Une kam qene mes atyre qe rezuan bustet. Nuk e kisha deklaruar ndonjehere kete. Dhe nuk ka qene e as jam as agjent grek apo UDB dhe as kam dashur ta bej Shqiperine leck.
    Dhe nuk jam i penduar per ate qe kam bere , pasi Shqiperia ne keto 20 vjet ka ndryshuar si Dimri me Veren.
    Por ju qe keni dimrin ne shpirt , keni per te mardhur deri sa te jepni edhe frymen e fundit.
    Ju ka mallkuar Zoti qe e keni goditur me gure, nuk eshte faji i askujt tjeter per kete , por vetem juaji.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  7. #7
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Une kam qene mes atyre qe rezuan bustet.
    Jam gati të vë dorën në zjarr që ti nuk ke qënë në ndonjë rrëzim busti të Enverit, në ndonjë rivendosje busti po, ma mbush mëndjen.
    Nashti në temë kur thotë brari.
    Si thoni do ta shkurtoni atë 300 mijëshen ju apo të presim numërimin e policis bashkiake të Tiranës neve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Station : 20-02-2011 më 12:37

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Jam gati të vë dorën në zjarr që ti nuk ke qënë në ndonjë rrëzim busti të Enverit, në ndonjë rivendosje busti po, ma mbush mëndjen.
    Nashti në temë kur thotë brari.
    Si thoni do ta shkurtoni atë 300 mijëshen ju apo të presim numërimin e policis bashkiake të Tiranës neve.:D
    doren ne zjarr mos e ver se do digjesh, por sa per numerimin mendoj te presim cdo te thote ballkan web me mire.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  9. #9
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528
    Nuk ishte pune aq e madhe rrezimi i nje busti!
    Pune e madhe dhe e ndershme do te ishte te rrezohen diktatoret,kriminelet e gjalle, qe mbajne Shqiperine peng.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga unreal Lexo Postimin
    Nuk ishte pune aq e madhe rrezimi i nje busti!
    Pune e madhe dhe e ndershme do te ishte te rrezohen diktatoret,kriminelet e gjalle, qe mbajne Shqiperine peng.
    Rrezimi i busteve ishte vertet nje pune e madhe.
    Nuk ka nevoje te tregoj si u rrezua busti ne Tirane pasi ka shume informacion per kete, por mund te te tregoj si u rrezua busti diku gjetke dhe jo vetem rrezimi(i cili ishte relativisht i lehte, por rirrezimi, pas rivendosjes ka qene edhe me i veshtire(station ka qene ne ate kohe duke mbrojtur me trupin e tij bustin ne Fier dhe e di mire se c`kane hequr per ta rivene)
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Komunistët e socialistët festojnë ditëlindjen e diktatorit Hoxha
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 25-10-2015, 06:32
  2. Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 20-02-2013, 20:06
  3. Shkurt 1991 rrezohet monumenti i diktatorit Hoxha
    Nga Apolloni31 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 17:02
  4. Shkurt 1991, skenari i Berishës për të marrë PD-në
    Nga Cimo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-12-2007, 01:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •