5. Dallimi mes klasifikimit tė diēkaje si kufr dhe tė shpallurit kafir tė njė personi
Shejh Ibn Ibrahim ka thėnė:"... Pra, nga kjo shohim se tekfiri s'mund tė zbatohet nė dikė, pėrveē pasi tė vendoset dėshmia kundėr tij... Pastaj janė edhe dy ēėshtje tjera: e para, vendimi lidhur me kėtė ēėshtje tė veēantė se ajo pėrbėn kufr; e dyta, vendimi mbi vetė individin, e kjo ėshtė diēka tjetėr, dhe mė pas tekfiri i njė grupi tė tėrė, siē janė Xhehmije, dhe kjo ėshtė tjetėr gjė." [Fetaua 12/190-191]
Ekziston dallimi mes bėrjes sė tekfirit nė aktin [i njohur si tekfir bil-uesf apo tekfir bin-neu] dhe bėrja tekfir nė personin [tekfir bil-ajn]. Shembulli i sė parės ėshtė kur thuhet:"kushdo qė e shkelmon Kur'anin, ka mohuar" apo "kushdo qė e pėrqesh Allahun, ka mohuar." Kjo ėshtė thėnie e pėrgjithshme me anė tė sė cilės shpjegohet apo tregohet qė njė vepėr ėshtė mukeffir [dmth qė pėrjashton nga feja]. Shembulli i sė dytės ėshtė kur themi se filani ėshtė kafir, ngaqė ai ka vepruar kėshtu e kėshtu. Thėnė shkurt, ne bėjmė dallim mes shpalljes sė njė vepre kufr dhe marrjes sė vendimit pėr ta shpallur kafir atė qė bjen nė tė. Nuk do tė thotė qė, nėse ndokush bie nė atė qė ėshtė kufr, tė gjykohet si kafir. Mė saktė, kur ndokush bie nė atė qė ėshtė kufr, atėherė duhet pėrmbajtur direktivave Sheriatike tė tekfirit, tė cilat shpjegohen mė poshtė.
6. Respektimi i direktivave Sheriatike nė realizimin e tekfirit ndaj ndonjė personi
Shejh Ibn Uthejmin ka thėnė:"Gjykimi me tekfir ndaj ndonjė personi kėrkon dy ēėshtje: a) vendimi se veēoria qė gjindet tek ai kėrkon kufrin [dmth kufr qė pėrjashton nga feja], b) zbatimi i kushteve tė tekfirit ndaj tij..." [el-Kaul ul-Mufid Alaa Kitab it-Teuhid, f.2/271]
Shejh Ibn Ibrahimi po ashtu ėshtė pyetur:"Kushtet pėr gjykimin me tekfir mbi ndonjė musliman? Gjykimi mbi atė qė ka bėrė ēfarėdo vepre mukeffir [dmth qė pėrjashton nga feja] por vetėm pėr shaka [jo seriozisht]?"
Shejhu u pėrgjigj:"Pėr gjykimin me tekfir mbi ndonjė musliman, janė dy kushte: i pari, qė tė vendoset dėshmia se kjo ēėshtje ėshtė diēka qė pėrjashton nga feja; e dyta, zbatimi i vendimit mbi atė qė e bėn kėtė, kur ai tė ketė njohuri pėr tė dhe ta ketė pėr qėllim atė [alimen bidhalik kasiden lehu]." [Mexhmu el-Fetaua, 2/125-126]
Kur njė person sjell atė qė ėshtė mosbesim i madh, qė ėshtė ose nga gjėrat qė janė kufr i pavarur, dmth qė ėshtė kufr i madh, apo kur ai tė bėjė istihlal tė asaj qė ėshtė kufr i vogėl apo ndonjė mėkati qė ėshtė mė pak se kufr i madh, ose bėn xhuhud nė atė dhe atė qė ėshtė e ngjashme me tė, atėherė kushtet pėr tekfirin e tij duhet tė jenė tė pranishme dhe tė menjanohen pengesat. Nė njėrėn anė kemi kushtet, tė cilat janė: a) Ilm dituria dhe b) kasd qėllimi, apo ihtijar zgjedhja me paramendim. E kundėrta e kėsaj janė pengesat e tekfirit, tė cilat janė: a) xhehli, padituria qė kundėrshton diturinė; b) ikrah, detyrimi qė kundėrshton zgjedhjen me paramendim, apo qėllimin; c) te'uil, i cili ėshtė interpretimi i gabuar, prapė qė kundėrshton zgjedhjen me paramendim dhe qėllimin e paramenduar; d) shubheh, e cila ėshtė ideja e gabuar, apo dyshimi qė ka njeriu; e) dhuhul, shkujdesja, kjo ėshtė kur njeriu s'ėshtė i vetėdijshėm pėr ē'farė bėn. Pra, kėto janė pengesat, tė cilat parandalojnė pėrmbushjen e kushteve.
Ndonjėherė, kur tė jenė pėrmbushur kushtet, vendosen dėshmitė [ikamet ul-huxhah] dhe nga personi kėrkohet tė pendohet. Nėse jo, atėherė ai ėshtė femohues.
7. Shėnim me rėndėsi lidhur me dallimin mes qėllimit [kasd] pėr njė vepėr tė kufrit dhe shkakut, motivit pėr aktin
Ekziston njė dallim mes qėllimit [kasd] pėr bėrjen e njė vepre dhe shkakut dhe motivit pėr veprėn. Mosbėrja e dallimit mes kėtyre, ka bėrė qė disa njerėz tė devijojnė. Pėr shembull: njė person ėshtė aktor dhe nga ai kėrkohet qė ta shajė tė dėrguarin e Allahut [salallahu alejhi ue selam] si pjesė e dramės. Nėse ai e bėn kėtė akt me paramendim, duke e pasur pėr qėllim bėrjen e saj, atėherė vendoset qėllimi [kasd] pėr veprėn. Tutje nga kjo pikė, shkaku apo motivi i tij s'ėshtė me rėndėsi. Kėshtu, ai mund ta ketė bėrė kėtė pėr tė pėrfituar para, apo e ka bėrė pėr shaka, apo ka mund ta bėjė pėr t'i kėnaqur mosbesimtarėt, apo ngaqė ka urryer fenė; tė gjitha kėto janė shkaqe tė ndryshme, por kėto janė tė parėndėsishme. Pėrderisa qėllimi i tij pėr veprėn tė jetė i pranishėm, ai bėhet mosbesimtar, pas vendosjes sė dėshmisė.
Shejh Salih el-Feuzan ka thėnė:"Pėrsa i pėrket kufrit, kjo ėshtė pėrmbajtje nga hyrja nė Islam apo dalja nga ai dhe zgjedhja e njė feje tjetėr veē fesė sė Allahut, pėr shkak tė arrogancės apo kundėrshtimit me paramendim [tekebur, inad] apo pėr shkak tė ruajtjes sė traditave tė tė parėve, apo pėr shkak tė kėrkimit tė tė mirave tė kėsaj bote si pasuria, nderi, pozita..." Shejhu, po ashtu, tha:"... Ai, po ashtu, mund tė jetė kafir me kufr tė femohimit, pasi tė hyjė nė Islam dhe mė pas bie nė ndonjė nga anuluesit qė janė ndėr llojet e kufrit, pavarėsisht asaj se a e ka bėrė atė me seriozitet apo pėr shaka, apo duke kėrkuar tė mirat e kėsaj bote, si pėrfitimin, pasurinė, nderin, pozitėn..." [nga ed-Da'ue nr.1648, 8 Rebi ul-Euel, 1419H].
Nė anėn tjetėr, personi mund tė bjerė nė ndonjė akt apo thėnie kufri nga gėzimi i skajshėm, apo nga dehja, apo nga shkujdesja, apo nga detyrimi [kur tė jetė i kėrcėnuar, etj]. Nė kėtė situatė, ēėshtja se a e ka bėrė ai atė pėr shaka apo me seriozitet, apo pėr kėtė botė apo pėr ēkado, nuk merret nė konsiderim, meqė, nė rend tė parė, qėllimi i tij pėr veprėn nuk ka qenė i pranishėm. Shejh Salih el-Feuzan ka thėnė:"Ėshtė e domosdoshme qė ēdo vepėr tė shoqėrohet me kasd [qėllim]. Qė kėtej, vepra e njeriut qė harron, apo qė ėshtė nė gjumė, apo qė ėshtė i ri, apo qė ėshtė i pushtuar [nga xhinėt], apo kur detyrohet, kjo nuk llogaritet, pėr shkak tė mospasjes sė qėllimit [kasd]. Dhe i kėshilloj ata qė tė mėsojnė para se tė flasin, nga qė tė folurit mbi kėto ēėshtje ėshtė gjė e rrezikshme dhe kjo kėrkon dituri." [el-Munteka 2/9-10]."
Tė bėhet dallim mes kėsaj ėshtė shumė me rėndėsi, dhe, pėr fat tė keq, disa njerėz qė nuk e kuptojnė kėtė, e kanė akuzuar ehlus-sunetin pėr Irxha', kur ata caktuan qėllimin pėr aktin apo thėnien si njė kėrkesė pėr tekfir, dhe ata e ngatėrruan kėtė me shkakun, motivin pėr aktin dhe kėshtu ata menduan qė ehlus-suneh thonė se, nėse personi e bėn kėtė pėr hir tė kėsaj bote apo pėr para, apo pėr shaka, etj., ai nuk bėn kufr! Nė moskuptimin e tyre tė kėsaj ēėshtjeje, ata gabimisht akuzuan, duke mos bėrė dallim mes kėsaj dhe asaj.
8. Mbi ata qė gjykojnė me tekfir
Gjykimi me tekfir u takon vetėm dijetarėve, sunduesve, kadive [gjyqtarėve], meqė kjo ėshtė njė ēėshtje serioze. Shejh Salih el-Feuzan ka thėnė:"Gjykimi i femohimit dhe pėrjashtimit tė dikujt nga feja ėshtė e pėrshtatshme vetėm pėr njerėzit e diturisė, tė cilėt janė tė bazuar vendosmėrisht nė dituri, dhe kėta janė gjyqtarėt nėpėr gjykatat e ndryshme Sheriatike dhe ata qė janė tė aftė tė japin vendime juridike [fetua]. Kjo s'ėshtė sikurse ēėshtjet tjera dhe s'ėshtė e drejtė e secilit person, apo e drejtė e atyre qė janė duke mėsuar, apo e atyre qė ia atribuojnė veten diturisė e qė kanė mangėsi nė tė kuptuar. S'ėshtė me vend qė ata tė gjykojnė me femohim [ndaj tė tjerėve], meqė kjo do tė rezultojė nė dėm, dhe, nganjėherė, muslimani mund tė gjykohet si i dalė nga feja, por nė tė vėrtetė ai s'ėshtė i tillė."
Shejh Abdul Aziz Aal esh-Shejh ka thėnė:"Unė e pėlqej qė t'i kėshilloj vėllezėrit e mi muslimanė dhe studentėt e diturisė nė veēanti, qė tė jenė tė kujdesshėm ndaj kėsaj ēėshtjeje [bėrjes sė tekfirit], meqė kjo shkakton dėm dhe bėn qė mendjet tė humbasin rrugėn. Kėto ēėshtje duhet t'ua lėnė atyre qė janė tė denjė pėr kėtė." [nga Mexhellut-ed-Da'ue nr.1797, 21 Qershor, 2001, f.40]
9. Mbi ata qė ekzekutojnė denimet Sheriatike
Ekzekutimi i dėnimeve u takon vetėm autoriteteve e jo njerėzve tė thjeshtė. Shejh Salih el-Feuzan ka thėnė:"Ekzekutimi i denimeve ėshtė vetėm pėr udhėheqėsit e muslimanėve, meqė, me doemos, nga kjo dalin ērregullimi dhe prishja, dhe, po ashtu, ndodhin edhe ndėrprerja e shoqėrisė, fatkeqėsitė dhe provokimet. Ekzekutimi i denimeve u takon vetėm udhėheqėsve muslimanė.
Pra, ajo qė u tha ėshtė se ekzekutimi i dėnimeve ėshtė nga tė drejtat e sulltanit, e kur muslimanėt nuk kanė sulltan midis tyre, atėherė duhet tė mjaftohen me vetėm urdhėrimin pėr tė mirė dhe ndalimin nga e keqja, dhe thirrjen pėr tek Allahu i madhėrishėm dhe i fuqishėm, me urtėsi, me kėshillė tė mirė dhe me debatim me atė qė ėshtė e mirė. S'ėshtė e lejueshme pėr individėt qė t'i ekzekutojnė dėnimet, meqė kjo, siē pėrmendėm, do tė sillte kaos dhe provokime ndėrsa fatkeqėsitė do tė shfaqen. Kjo mė shumė pėrmban prishje sesa ndreqje
"
Krijoni Kontakt