Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Ura e re mbi Osum dhe Qendra Historike e Beratit

    Rijetėzimi i vlerave tė trashėgimisė kulturore dhe pėrshtatja e ndėrtimeve aktuale nė komplekset historike, janė dy aspekte tepėr tė ndjeshme sot nė fushėn e trajtimit tė veprave tė kulturės materiale kudo nė botė. Natyrisht edhe vendi ynė si njė territor i pasur me vlera tė trashėgimisė, si autor i mjaft organizmave ndėrkombėtarė kulturorė dhe me tri qendra pasuri e kulturės botėrore, ėshtė i ndjeshėm ndaj faktorėve tė sipėrpėrmendur. Rijetėzimi i monumenteve momentalisht po ndiqet me programe tė veēanta nga MTKRS nė bashkėpunim me Institutin e Monumenteve tė Kulturės dhe me Drejtoritė Rajonale tė Kulturės Kombėtare.

    Nė fundin e vitit tė kaluar, qyteti i Beratit u shpall pasuri e kulturės botėrore nėn mbrojtjen e UNESCO-s. Vlerėsimi i lartė qė iu bė kėtij qyteti nuk mbėshtetej vetėm nė vlerat e larmishme arkitektoniko-artistike, por edhe nė pasuritė komplekse ambientale siē janė pamjet e Kalasė, Mangalemit, lugina e Osumit nė mes dhe Gorica me kalanė sipėr, nė krahun e djathtė. Nė kėto rrethana, kjo siluetė e hyrjes nė njė qytet- pasuri e njerėzimit, duhej respektuar nė ēdo rast.

    Prej vitesh Berati ka pasur problemin e organizimit tė trafikut ndėrmjet dy brigjeve tė lumit Osum. Deri mė sot ky trafik ėshtė pėrballuar ndėrmjet urės mesjetare tė Goricės. Nė dokumente tė shekullit tė XIII shkruhet se nė Berat mbi lumin Osum nuk kishte urė, por lumi kalohej me **** siē dėshmohet nga lufta e Beratit e vitit 1280 ndėrmjet bizantinėve dhe anzhuinėve. Nė shekullin e XII Ura e Goricės pėrmendet pėr herė tė parė nga udhėtari dhe kronikani turk, Elvija Ēelebi, qė shprehet se ura e Goricės ka nėntė harqe mbi tetė kėmbėza guri tė ngulura thellė nė ujė dhe dy kėmbėza tė forta anėve. Sipėr ėshtė shtruar me trarė tė thatė dushku tė prerė nė Malin e Thatė.

    Kėshtu nė shekullin XVII, ura e Goricės ėshtė me shtrojė druri mbi kėmbė tė gurta. Mė vonė nė vitin 1777, sipas njė shėnimi nga njė libėr i kishės sė Shėn Gjergjit, ura e Goricės u ndėrtua me qemer guri nga sundimtari vendas, Ahmed Kurd Pasha. Nė dhjetor 1888, kjo urė u dėmtua nga prurjet katastrofike tė Osumit. Njė tjetėr ndėrtim, kjo urė e pėsoi gjatė Luftės sė Parė Botėrore 1914-1918. Sot kjo urė paraqitet pas riparimeve tė kryera me mbarimin e Luftės sė Parė Botėrore. Ura e gurtė e Goricės pėrfaqėson njė urė tė tipit me shumė qemer, me pjesėn kaluese tė sheshtė, me dy rampa tė pjerrėta nė hyrjen dhe daljen e saj. Gjatėsia e urės arrin 127 metra. Ajo qėndron mbi shtatė qemer rrethorė me hapėsira drite nga 6.7 deri nė 16.5 metra. Ndėrmjet qemerėve janė ēelur dritare shkarkuese pėr zvogėlimin e presionit tė lumit. Pėr tė zgjidhur problemin e trafikut nė kėtė qytet dhe pėr tė ruajtur karakterin muzeal historik tė urės mesjetare tė Goricės, para dy vitesh shteti shqiptar dha njė fond pėr ndėrtimin e njė ure tė re mbi lumin Osum. Kjo urė u vendos tė ngrihej mė poshtė se ura e Goricės, ndėrmjet kėsaj dhe urės tjetėr mesjetare tė Velabishtit.

    Ura e Velabishtit ėshtė ndėrtuar nė mesin e shekullit XVIII nga Ismail Pashė Velabishti, sundimtari i Sanxhaqeve tė Vlorės dhe tė Delvinės deri nė vitin 1764, kur nė Berat filloi periudha e sundimit tė Ahmed Kurd Pashės.

    Siē thuhet mė sipėr, detyra e projektuesve ishte tė respektohej silueta karakteristike e hyrjes sė qytetit tė Beratit e lėnė nė mbrojtje si "Pasuri e Kulturės Botėrore". Hartimi i projektit tė urės sė re tė Beratit mbi lumin Osum e mori pėrsipėr studiuesi S.D.C.N me autor Nazmi Patozi dhe Maksim Arapi, inxhinierėt e sipėrpėrmendur pėrgatitėn projektin konstruktiv tė urės, ndėrsa projektin pėr rifiniturė dhe integrimin e kėtij objekti tė ri me ambientin historik tė Beratit, e pėrshtati autori i shkrimit.

    Sfondi i urės sė re pėrbėhej nga lagjja Qendra Historike nė krahun e Mangalemit nė krahun e majtė, nga ura e vjetėr e Goricės nė ballė nga pas, si dhe nga lagjja "Goricė", Qendra Historike nga krahu i djathtė. Nė kėto rrethana, autorėt e projektit menduan me tė drejtė njė bashkėpunim ndėrmjet projektuesve tė sotėm dhe atyre tė konservimit tė veprave historike.

    Duke u konsultuar me dokumente dhe pamje tė urave tė drurit me origjinė antiko-mesjetare, menduan njė zgjidhje sa mė optimale pėr njė pėrshtatje sa mė origjinale tė urės sė re nė luginėn e Osumit nė hyrje tė Beratit. Sė pari, u vendos qė pilat prej betoni tė urės tė maskohen me mur guri pllakė gėlqerore dhe tė trajtohen tė rrumbullakosura nga ana e sipėrme e ardhjes sė ujit. Parapeti i urės u ndėrtua me binarė druri, qė forcohen me pajanta druri mbėshtetur mbi konsula po tė drunjta. Lidhjet e binarėve janė realizuar me pjastra hekuri. Trotuaret e urės janė shtruar me gurė dhe pjesa kaluese ėshtė me shtresė asfalti. Mbi urė janė vendosur shtylla ndriēuese hekuri me llamba neoni. Ura e re mbi lumin Osum ka njė gjatėsi prej 130 metrash dhe njė gjerėsi prej 18 metrash. Ajo ngrihet mbi 6 hapėsira ndėrmjet kėmbėve me distancė 21,8 metra nga aksi nė aks. Kapaciteti mbajtės i urės ėshtė 30 tonė dhe koha e ndėrtimit tė saj zgjati 1 vit. Theksojmė se me kėtė zgjidhje, ura e re e Beratit mbi lumin Osum, pėrfshihet nė karakterin e siluetės historike tė hyrjes sė qytetit tė Beratit. Ajo pėrforcon njė bashkėpunim profesional tė projektuesve tė ditėve tona me studiuesit konservatorė, njė kėrkesė e domosdoshme pėr trajtimin e qendrave tona historike. Nė kėtė mėnyrė arrijmė dhe nė respektimin e orientimeve tė UNESCO-s pėr trajtimin e qendrave historike-pasuri botėrore. Rasti i urės sė Osumit ėshtė njė shembull i qartė i ndėrtimeve tė sotme nė kontekste historike. Zgjidhjet optimale shpėrfaqin njė bashkėjetesė tė merituar ndėrmjet kulturės sė trashėguar dhe tė ndėrtuarit tė sotėm me kulturė.


    Shqip
    Sui generis

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    i lumte Berishes e olldashit qe ja dhuruan Beratit ate ure te mrekullushme por qe gazeta shqip e malltez albe basho anile arta dades se bollino edvinit nuk e permend..
    nejse..e di poplli ate pune..

  3. #3

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thx per foton Dydrins..

    kjo mania e shum korsive..eshte pak shprehje e injorances se atyre qe po bejne rruge..
    e vura re dhe te ura qe beri maks velo per edvinin mbi lane..

    bota po i ngushton rruget neper qytete per dy arsye.. me ja hap hapsiren bicikletaxhiut e kembesorit.. dhe me pre hovin makinaxhiut qe po ta lesh fishkellon rrotat brenda ne qytet..
    pra disiplinon trafikun me makina dhe zgjeron hapsiren per njeriun.. e kuptohet me njeri mendohen jo vetem te rriturit por te rritur me fmi per dore.. shkollare qe dalin grupe grupe plus te moshuarit invalidet me paterica..me karroca etjetj..

    aty qafleshi altin dardharas i beratit.. i bie tja shkeli mbi ure.. me mercedesin e tij tym nxjerres e terrorizues.. dhe rrota e qafleshit.. kalon mu te kembet e nje kembesori.. pra kembesori do rraset te parmaku ures se.. aty prane uturin vdekja..

    nejse aq di olldashi ngrate.. sepse aq di dhe maksi velo qe mbahet si arkitekt..
    injoranca ska brire..


    pra kjo ura ska pas arsye me qene me 4 korsi.. por nje korsi andej nje ketej e hapsira majtas djathtas per kembesor e bicikletaxhij te ishte dyfishuar.. plus nje parmak ndares i sigurte midis udhes se kerrave dhe udhes se kembosorave..
    prandaj them se duhet te kete urbaniste nga europa e zhvilluar ne zyrat e ministri - bashkive tona..

    nejse..

    dydrins a kemi inxhiniere urbanist a arkitekte apo zbatues nga tanet qe kan 10 ose me shum vite qe punojne ne profesion te tyre jashte?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 21-02-2009 mė 16:10

  5. #5
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    i lumte Berishes e olldashit qe ja dhuruan Beratit ate ure te mrekullushme
    Po pra Braro, sa gjynaf i shkreti. I hoqi lekėt nga buka e kalamajve dhe ja dhuroi Beratit.
    Po i vdesin fėmijėt pėr bukė!
    Shiko Argita si qan. S'ka lek tė blej kėpucė, me ēizme llastiku shkon pėr tė derdhur milionat e Eurove nė bankė.
    Lėre Shkėlzenin pastaj, ta kėput shpirtin. Kaq e kėput kokrrėn e lotit. Po ska o vėlla ēa tė bėj, hallexhi djali.
    Pastaj ka edhe njė tufė me fėmijė, si ti ushqejė?
    Seē thonė posht e pėrpjetė se do merte ndonjė lekė i shkreti andej nga Gėrdeci, nuk i eci, u bė m*ut ajo punė, e pastaj plasi m*uti e bėri m*ut dynjanė.

    Pėr kėtė Olldashin nuk di se ē'tė them se mė duket burr i mirė, por sa mė larg duhet ti rrinė atij qėnit plak me morra, se do ti infektoj siē infektoi Lulin e shkret.
    Nuk i shpėton dot epidemive Sali mavria, e kanė kapur shpejt, qė kur u shėrbente zgjebarakėve tė Byrosė Politike. Ėshtė sėmundje vjetėr ajo Brarooo, nuk shėrohet lehtė.
    Frenat e Partisė Demokratike duhet tė kishin kaluar me kohė nė duart e njerėzve tė rinj me ide tė reja. Luli dhe Koli janė ēuna tė mirė, por po qe se nuk i bėjnė derman Saliut qė tani, keq kanė pėr ta parė veten se Saliu ka shejtanin nė bark e ashtu e mėson shejtani.
    Do ma fusi Lulin bashk me Kolin nė rrugė tė keqe.
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    berisha qe thuati bakėrri enverist me nick flori eshte ndryshuesi i madh e fatit te nje populli..
    eshte ai qe hapi nje kapitull te ri.. per shqiperine..

    kurse ju dhe ti pra je tunxh i viteve 1950 nga formimi e shtazeria mendore.. je stalinist ne mentalitet e fryme sikurse soji yt xhelat .. dhe nuk pritet nga ju asgje tjeter vec urrejtje per ndryshuesin e madh..per ate qe ju a hoqi nga dora stilografet e urdher arrestim internimeve gjysherve tuaj qe u mesuan keq..

    qe u mesuan qe urine e etjen e varferin e nje populli ta shuajne ne nje menyre origjinale.. duke futur ne cdo prag feste qindra njerez te mrekullushem neper burgje.. qe kusuri te dilnin nga tmerri te kendojn e vallzojn per krye xhahilin enver qe u jepte rroga sojit tuaj vampir injorant e inkuizitor..

    nuk pritet nga ju tjeter gje vec ndoj 97 te.. qe te cfryni shtazerine tuaj.. mllefin tuaj polpotist.. arapoist caushist..

    lul basha eshte nje ylll i politikes e diplomacise nje lider i se ardhmes nje vazhdues i rruges demokratike qe hapi berisha prandaj ndaj tij kini kurdisur fushata te felliqura shpifjesh e kurthesh te djallezuara..

    mirpo per lulin po flet koha..
    ai po e con vendin atje ku e duam.. ne nato e ne be.. or krokodila te asaj kohe te qelbur..
    ju zente ne fyt liria e mirqenja qe ju erdhi dhe juve nga berisha.. o morra e tartabiqa.. te nomenklatures hysni kapoiste enveriste..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Ndertimet e vjetra ne Berat duhen ruajtur me fanatizem ,eshte qyteti me i bukur i Shqiperise ,shpresoj qe Unesco te japi fonde te mjaftueshme ,gjithashtu dhe qeverit ,me gjithe problemet qe mund te kene.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar mė parė nga flory80 Lexo Postimin
    Po pra Braro, sa gjynaf i shkreti. I hoqi lekėt nga buka e kalamajve dhe ja dhuroi Beratit.
    Po i vdesin fėmijėt pėr bukė!
    Shiko Argita si qan. S'ka lek tė blej kėpucė, me ēizme llastiku shkon pėr tė derdhur milionat e Eurove nė bankė.
    Lėre Shkėlzenin pastaj, ta kėput shpirtin. Kaq e kėput kokrrėn e lotit. Po ska o vėlla ēa tė bėj, hallexhi djali.
    Pastaj ka edhe njė tufė me fėmijė, si ti ushqejė?
    Seē thonė posht e pėrpjetė se do merte ndonjė lekė i shkreti andej nga Gėrdeci, nuk i eci, u bė m*ut ajo punė, e pastaj plasi m*uti e bėri m*ut dynjanė.

    Pėr kėtė Olldashin nuk di se ē'tė them se mė duket burr i mirė, por sa mė larg duhet ti rrinė atij qėnit plak me morra, se do ti infektoj siē infektoi Lulin e shkret.
    Nuk i shpėton dot epidemive Sali mavria, e kanė kapur shpejt, qė kur u shėrbente zgjebarakėve tė Byrosė Politike. Ėshtė sėmundje vjetėr ajo Brarooo, nuk shėrohet lehtė.
    Frenat e Partisė Demokratike duhet tė kishin kaluar me kohė nė duart e njerėzve tė rinj me ide tė reja. Luli dhe Koli janė ēuna tė mirė, por po qe se nuk i bėjnė derman Saliut qė tani, keq kanė pėr ta parė veten se Saliu ka shejtanin nė bark e ashtu e mėson shejtani.
    Do ma fusi Lulin bashk me Kolin nė rrugė tė keqe.
    Luli dhe Koli jan djem nga familje shume te mira ,ajo mamaja e Kolit ka punuar me shat neper kooperativat e Shijakut duke bere nga 2-3 norma qe te rriste femijet, (duke qene nje nga gazetaret me te mira te radio _televizionit )dhe rriti dy djem shume te edukuar dhe me moral dhe s'mund te hedhi askush balte mbi to,se si ka dale nje fjale e keqe .

  9. #9
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar mė parė nga saura Lexo Postimin
    Luli dhe Koli jan djem nga familje shume te mira ,ajo mamaja e Kolit ka punuar me shat neper kooperativat e Shijakut duke bere nga 2-3 norma qe te rriste femijet, (duke qene nje nga gazetaret me te mira te radio _televizionit )dhe rriti dy djem shume te edukuar dhe me moral dhe s'mund te hedhi askush balte mbi to,se si ka dale nje fjale e keqe .
    Amon mi Saura, se si moma Kolit m'Radiotelevizion ene moma Lulit m'bllok i punė kan bo. I kan shėrby Byros me tė gjitha muncitė qė kon pas.
    Ene ai dreq Luli mo, i ka gja babės sikur me e pas qit prej hune.
    Nji kshu o pra moooo... ēere tė thomi mo una ty. Orgji e modhe u ka pas bo ke blloku. Ene doktori i di nji kto gjona mo, se ishte i mrenēėm aty m'bllok, aty hajte ne ai.
    Eh thuj si kan ardh kohėt, jan bo shejtonėt, melaqe.
    Rujna Zot!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga flory80 : 22-02-2009 mė 11:12
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar mė parė nga flory80 Lexo Postimin
    Amon mi Saura, se si moma Kolit m'Radiotelevizion ene moma Lulit m'bllok i punė kan bo. I kan shėrby Byros me tė gjitha muncitė qė kon pas.
    Ene ai dreq Luli mo, i ka gja babės sikur me e pas qit prej hune.
    Nji kshu o pra moooo... ēere tė thomi mo una ty. Orgji e modhe u ka pas bo ke blloku. Ene doktori i di nji kto gjona mo, se ishte i mrenēėm aty m'bllok, aty hajte ne ai.
    Eh thuj si kan ardh kohėt, jan bo shejtonėt, melaqe.
    Rujna Zot!
    nena eLulit(Zonja ELvira ) nuk ka punuar ne bllok po ka qene nje mesuese e nderuar ,se nga i ke marre ti keto te dhena nuk e di ,se moshen e ke pothuaj sa timen ,nejse te kan informuar gabim.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Imzot Ignati, Mitropoliti i Beratit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 02-08-2024, 23:40
  2. Kodiket e Beratit
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-06-2010, 13:57
  3. Berati Dhe Beratasit Mbi Tre Shekuj Me Pare
    Nga Newhost nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-10-2005, 21:55
  4. Besa e Krishterė Orthodhokse
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-08-2005, 01:01
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •