Ju lutem antareve te nenshkruajne kete peticion online per te shpetuar Akademine e Filmit.
http://www.petitiononline.com/mod_pe...cgi?saveafmm&1
http://www.afmm.edu.al/Home.html
Ju lutem antareve te nenshkruajne kete peticion online per te shpetuar Akademine e Filmit.
http://www.petitiononline.com/mod_pe...cgi?saveafmm&1
http://www.afmm.edu.al/Home.html
slejohen reklamat ne forum,
thuj te paguj detyrimet qashkut, ate te boj
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
Ka naj peticion ku kerkohet zbatimi i ligjit?
Life's too short to remove USB safely.
Pse nuk qartesohet se si eshte e verteta, por dilet me peticione qe te kujtojne kohe te shkuara.
Cili eshte shkaku i konfliktit, qe njerezit te dijne se per cfare duhet te firmosin?
Pse nuk i drejtohen rruges ligjore per zgjidhjen e konfliktit?
Akademia Marubi refuzon largimin nga ish Kinostudio
Publikuar mė » Dėrguar mė: 21/02/2009 - 16:01
Akademia e filmit "Marubi" duhej tė lironte ambientet e ish Kinostudios sot nė orėn 13:00, sipas njė vendimi tė Kėshillit tė Ministrave, por studentėt e pedagogėt nuk e kanė lejuar njė gjė tė tillė, duke u konfrontuar me forcat e policisė.
TIRANE- Studentė, pedagogė dhe drejtues tė Akademisė sė Filimit dhe Multimedias Marubi janė konfrontuar paraditen e sotme me policinė, pasi nuk kanė pranuar tė lirojnė ambjentet e shkollės.
Me anė tė njė vendimi tė Kėshillit tė Ministrave nė Tetor tė vitit tė shkuar ėshtė urdhėruar lirimi dhe dorėzimi i sipėrfaqes sė Studios sė prodhimit tė filmit shqiptar Alba Film.
Sipas kėtij vendimi, Akademia Marubi duhej tė lironte ambientet sot nė orėn 13:00, por studentėt e pedagogėt nuk e kanė lejaur njė gjė tė tillė.
Nė kontratėn e pesė viteve mė parė me shtetin shqiptar, shkolla e filimit mori 200 m2, por ndėrkohė po shfrytėzon mė tepėr. Drejtuesit e shkollės janė shprehur se janė tė vendosur pėr tė mos u larguar nga ambjentet e ish Kinostudiuos. (e.n/News24/Balkanweb)
Konflikti "Marubi"-"Albafilm", pėrleshje tė studentėve tė Ēashkut me policinė
e shtunė , 21 shkurt 2009
Nje konference per shtyp ne mbrojtje te artit ne ambjentet e Akademise se filmit "Marubi" eshte kthyer vetem pak minuta me vone ne nje perleshje me policine. Albafilm dhe drejtori i saj Fatmir Musaj pretendojne per zaptim te hapesires publike qe deri me tani pas investimeve te Akademise Marubi ka sherbyer si kinema verore dhe ambjent xhirimesh per studentet e filmit. Pa nje vendim gjykate si dhe pa prezencen e permbarimit Musaj eshte konfrontuar me rektorin e kesaj Akademie regjisorin Kujtim Cashku.
"Nuk kam nevoje per vendi gjykate fare. Keta mund ta cojne ceshtjen ne gjykate. Eshte problemi i tyre, ky eshte territori im", tha Fatmir Musaj, drejtor i Albafilm. Cashku e ka quajtur veprimin si nje respresion ndaj artit dhe vlerave te ngritura me shume mund nga kineastet. "E konsideroj kete VKM si nje akt terrorist qe vret kulturen dhe arsimin ne Shqiperi dhe qe bie ndesh me politikat dhe strategjite e integrimit perendimor te vendit tone", u shpreh Kujtim Cashku, rektor i Akademise "Marubi".
Ne mbrojtje te studenteve dhe te interesave te akademise Marubi avokatet mbrojtes pretendojne se askush nuk te drejte te konfiskoje nje ambjent apo nje objekt pa vendim gjykate. "Zoterinjte e Kinostudios nuk kane kete te drejte te vijne ta ekzekutojne kete vendim te Keshillit te Ministrave sic pretendojne sot. Policia ne kete rast nuk mund te mbeshtese Kinostudion, dhe te dhunoje shkollen dhe drejtuesit e saj, per faktin se ata nuk kane asnje tager per ta ekzekutuar kete vendim te Keshillit te Ministrave. Meqenese pretendojne se kjo prone eshte e tyre, duhet ti drejtohen gjykates", thote perfaqesuesi i studios ligjore Brraka.
Cashku se bashku me kineaste dhe studentet e filmit e cilesojne vendimin e Albafilmit si nje akt terrorist ndaj akademise se pare te filmit ne vendin tone. Akademia Marubi eshte celur pas nje perpjekje te gjate ne tetor 2004-es dhe qe prej asaj kohe eshte kthyer ne nje nga vendet ku formohen kineastet e rinj te cilet kane marre pjese dhe jane vleresuar ne shume kompeticione nderkombetare per punet e tyre.
Mira Tuci
Une kam disa shok te mi qe jane studenta te vitit te trete, viti i fundit. Cashku vertet ka bere nje pune te mire me shkollen pasi eshte e vetmja shkoll me regji filmi. Po tani kur ti ke nje sall dhe shkon e merr 10 te tjera sikur nuk eshte etike te thuash qe po ma merr qeverija. Ai eshte i ndergjegjshem vete qe ka aritur deri ne ate pike pasi ka mbi 5 vjet qe nuk paguane qera, dhe kerkon amnisti apo kerkon ta privatizoje pa futur doren ne xhep. Tani si Kujtimi dhe Nora njihen shum mire se cilet jane, mos te zgjatemi me teper, e meriton te prishet ajo shkoll pasi ai ka bere betonim dhe privatizim pa futur doren ne xhep.
Me duket se cashku po bertet kot fare. Nese do ndertesen le te paguaje qirane dhe te mos hiqet se i dhimbset aq shume konematografia shqiptare.
... E ku thuhene ne karte
Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!
Po dėgjoja dje njė intervistė tė Ēashkut te Ora News, qė nga fillimi deri nė fundi mbeti duke thėnė filmi ėshtė pasuri e njė kombi, qeveria vjen harbutshe, qeveria kėrkon tė mbyll njė universitet.....po si nuk tha njėherė urdhro dokumentin apo shkresėn ku ne kemi tė drejtė, ku thuhet qė Marubi Film-it i takon 2500 m2, vetėm thonte kshu si shkarazi s'bėhet universitet me 200 metra katror. Po kur e di qė s'bėhet merrje mė shumė mjedise me kontratė qiraje, me rregull e me ligj, tė mos i zaptoje mjediset sikur s'kanė zot. Njė subjekt tjetėr tregtar, TCH nė kėtė rast, do tė paguajė qera pėr ato sipėrfaqe, e kėtij Ēashkut ja paska falė baba.
Pratolin, ndėrroja titullin temės, se s'ka gjė qeveria kundėr filmit, bile qeveria pėrditė bėn reklama televizive qė janė njė lloj filmi. Ē'faj ka qeveria kur ky "zotėron" mjedise pa asnjė lloj kontrate, e pėr mė tepėr do t'i fusė nė xhep si karamele?
Life's too short to remove USB safely.
Krijoni Kontakt