Tema ėshtė e gjerė dhe e thellė, por pėr momentin po prekim disa pika.


Njeriu ėshtė nje qenie sa e thjeshtė dhe komplekse. Njeriu ėshtė frymė, ka shpirt dhe jeton nė trup (1 Thes 5:23; Heb 4: 12).1) Njeriu ESHTE frymė (ndėrgjegja, intuita, aftėsia komunikuese me Perėndinė),
2) Njeriu KA shpirt (psikika: mendje, vullnet, emocione)
3) Njeriu JETON nė trup fizik

Kur Adami mėkatoi, vdiq frymėrisht (Zan 2:17; 5:5). Sot tė gjithe njerėzit janė mekatarė (Rom 3:23) dhe per pasoje te vdekur frymerisht (Rom 6:23, Ef 2:1), nėn pushtetin e errėsirės (Kol 1:13), dhe Satani ėshtė ati i tyre frymėror (Gjoni 8:44).

Jezusi i tha Nikodemit se njeriu qė "nuk ka rilindur, nuk mund ta shohė mbretėrinė e Perėndisė" (Gjoni 3:3,5). Duke besuar Ungjillin, fryma e vdekur e njė mėkatari ri-lindet. Ai merr njė frymė tė re, dhe kėshtu bėhet njeri i ri, krijesė e re (2 Kor 5:17; Ef 3:16; Gal 6:15; 1 Pj 3:4; Rom 8;16; Ef 4:24). Ri-krijimi apo ri-lindja e frymės njerėzore ndodh nė momentin e shpetimit dhe ėshtė njė frymė e re e shenjtė e drejtė dhe e pastėr, sipas shėmbėlltyrės sė Jezusit.

Nė momentin e shpėtimit, pėrvec rikrijimit tė frymės tonė, ndodh edhe mrekullia tjetėr. Vetė Zoti, pėrmes Frymės sė Shenjtė vjen dhe banon brenda nesh (Gjoni 14:16-17; Rom 8:9; Gal 4:6). Tani fryma e njeriut tė rilindur dhe Fryma e Shenjtė janė njė (1 Kor 6:17).

- - -

Pyetje: A ėshtė njė i pashpėtuar i demonizuar?
Pėrgjigje: Tė demonizuarit janė gjithmonė tė pashpėtuar, por tė pashpėtuarit nuk janė tė gjithė te demonizuar. Shumica e njerėzve nė botė nuk janė tė demonizuar, por disa prej tyre po.

- - -

Pyetje: Ku ndryshon njė i pashpėtuar nga njė i demonizuar?
Pėrgjigje: Njė i pashpėtuar ėshtė njė person qė ėshtė i vdekur frymėrisht, i ndarė nga Perėndia, dhe ėshtė nė mbretėrinė e djallit. Por njė i demonizuar ėshtė njė person i pashpėtuar, brenda tė cilit, nė frymėn e tij, ka hyrė njė frymė e ligė demonike. Pėr shkak se kjo frymė ka hyrė nė pjesėn mė tė thellė tė njeriut, ajo e kontrollon atė.

- - -

Pyetje: A ėshtė njė i krishterė i rilindur i demonizuar?
Pėrgjigje: Jo! Nėse dikush ėshtė i rilindur, Fryma e Perėndisė banon brenda tė shpėtuarit, dhe djalli nuk ka vend aty. Por djalli mund tė influencojė ose shtypė njė tė krishterė (nė masėn qė e lejon vetė besimtari) nė shpirtin (mendjen, emocionet) dhe trupin e tij. Por demoni nuk mund tė hyjė dhe tė marrė kontroll brenda nė njė frymė tė rilindur.

- - -

Pyetje: C'forma tė kontrollit ka djalli mbi njeriun?
Pėrgjigje: Djalli mbi njeriun mund tė ketė 3 forma ose mėnyra tė kontrollit:

a) Ndikimi - Kur dikush ėshtė i influencuar nga njė frymė demonike, por nuk ėshtė detyrimisht nėn kontrollin e frymės sė ligė. Kjo mund t'ju ndodhė edhe tė shpėtuarve edhe tė pashpėtuarve. (Rasti i Pjetrit i cili i ndikua nga Satani te Mateu 16:22,23)

b) Shtypja - Kur dikush, nė njė pjesė tė qėnies sė tij, kontrollohet dhe torturohet nga njė frymė demonike, dhe vetė ėshtė jashtė kontrollit. Por demoni nuk banon brenda frymės sė personit. Kjo mund t'ju ndodhė edhe tė shpėtuarve edhe tė pashpėtuarve. (Veprat 10:38).

c) Pushtimi ose zotėrimi - kur demoni ka hyrė brenda nė frymėn e njeriut dhe e kontrollon. Kjo nuk u ndodh tė rilindurve, por vetem te pashpėtuarve. (Luka 4:33-37)

- - -

Pyetje: Nė planin personal: A duhet tė ketė frikė njė besimtar i rilindur nga njė demon?

Pėrgjigje: Jo! Nėse besimtari pėrballet me njė influencė demonike, (qoftė sulm, ndikim apo shtypje) nuk ka pse tė ketė frikė, por thjesh duke kuptuar kush ne jemi nė Krishtin ta urdhėrojmė demonin tė largohet prej nesh, nė emrin e fuqishėm tė Jezusit dhe ai ėshtė i detyruar tė largohet. (Marku 16:7; Mateu 10:8; Luka 10:17-20; Jakobi 4:7). Faktikisht demonėt janė ata qė kanė frikė nga tė krishterėt dhe tė krishterėt nuk kanė pse tė kenė frikė nga demonėt. Mė i madh ėshtė Jezusi qė jeton brenda nesh sesa djalli qė ėshtė nė kėtė botė (1 Gjonit 4:4).

- - -

Pyetje: Kush mund ta dėbojė njė demon nga njė person i demonizuar?

Pėrgjigje: Cdo besimtar i rilindur mund tė dėbojė demonėt duke pėrdorur autoritetin qė ėshtė nė emrin e Jezusit (Marku 16:17). Nėse njeriu i demonizuar dėshiron tė ēlirohet, kjo ėshtė e mundur.


_ _ _


Sot ekzistojnė 3 Lloje grupimesh nė kishėn e vėrtetė:


1) Grupimi i mposhtur.

Nga gjithēka qė Perėndia na ka dhuruar nė shpėtim (Ef 1:3), kėta vėllezėr, tė paktėn kanė pranuar faljen e mėkateve dhe janė tė rilindur. Por pėrsa i takon fitores mbi tė ligun, ata besojnė qė ėshtė diēka e tė ardhmes, qė do ta pėrjetojmė vetėm kur tė shkojmė nė qiell. Njė i demonizuar nuk mund tė gjejė ndihmė te ata, sepse ata nuk besojnė qė kanė tė drejtė tė pėrdorin autoritetin e emrit tė Jezusit nė kohėn e tashme. Ungjilli qė ata predikojnė duket goxha "i pjesshėm". Por ne nuk kemi nevojė pėr fitore kundėr djallit nė qiell, sepse nė qiell nuk do tė ketė djall. Eshtė kėtu nė tokė qė Perėndia na ka dhėnė pushtetin tė ecim nė fitore mbi forcat e errėsirės


2) Grupimi militant.

Kėta vėllezėr janė tė shpėtuar. Por ata e shohin veten nė njė betejė tė pėrhershme kundra frymėrave tė liga. Ata besojnė qė nėse ata luftojnė fort me metoda tė ndryshme lutjesh dhe agjėrime tė shpeshta, atėherė mund ta mundin djallin. Ata "shohin" kudo demonė dhe djaj qė duhen luftuar. Kėta vėllezėr tė ngjajnė me gjuetarėt e shtrigave dhe duken si Don Kishoti qė luftonte me mullinjtė e erės. Ata nuk e kuptojnė qė Jezusi e mposhti Djallin nė kryq. Nė vend qė tė dalin tė ungjillizojnė dhe tė bėjnė punėt e Atit, e harxhojnė kohėn e cmuar me "beteja" nė ajėr.


3) Grupimi fitimtar.

Kėta janė vėllezėrit qė e kanė kuptuar qė armiku ynė, djalli tashmė ėshtė i mposhtur nga Jezusi, pėrmes vdekjes dhe ringjalljes sė Tij (Kol 2:14,15). Ata e dinė qė tashmė gjithė pushteti nė qiell dhe nė tokė nuk i takon mė djallit, por Jezusit (Mateu 28:18-20). Tani Jezusi i ka celėsat e vdekjes dhe tė hadesit (Zbul 1:18). Jezusi ėshtė nė tė djathtėn e Atit dhe forcat e tė ligut janė nėn kėmbėt e Tij (Vep 2:34-35). Por kur Jezusi u ringjall nga vdekja, edhe ne u ringjallėm me Tė, u ngritėm me Tė, dhe u ulėm me tė nė vendet nė qiellore (Ef 2:6). Meqenėse ne jemi trupi i Krishtit, atėherė djalli ėshtė nėn kėmbėt tona. Halleluja!

Ne nuk kemi nevojė tė luftojmė qė tė fitojmė mbi djallin. Jezusi e mposhti djallin pėr ne dhe e vendosi nėn kėmbėt tona. Kur ne pėrballemi me njė influencė demonike, ne nuk jemi nė pozita tė barabarta. Ne po pėrballemi me njė armik jo vetėm inferior, por edhe tė mundur. Ne luftojmė nga njė pozitė fitoreje. Lufta jonė konsiston nė deklarimin dhe pranimin e fitores si edhe nė mbajtjen dhe shijimin e saj.