Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1

    Qosja:Zgjidhja e problemit të Veriut varet nga ndërkombëtarët

    Ndërkombëtarët do ta zgjidhin shumë shpejt problemin e veriut të Kosovës, sikur të donin thotë politikani i dikurshëm kosovar, akademik Rexhep Qosja në një intervistë për ALSAT.

    Si njëri ndër protagonistët kryesorë të politikës kosovare deri në Konferencën e Rambujesë thotë se janë ndërkombëtarët ata që, për hir të një qetësie, dëshirojnë ta lënë gjendjen në veri në status kuo-në në të cilën gjendet që nga qershori i vitit 1999, situatë brenda të cilës Prishtina zyrtare gjendet larg kontrollit të zhvillimeve.
    “Është ky një problem që zgjat dhe, them unë, që edhe mund të zgjasë. Ky problem do të mund të zgjidhej po të ishin të vendosur ndërkombëtarët. Ai do të mund të zgjidhej menjëherë sikur të donin ndërkombëtarët, por ata duan një paqe dhe nuk duan të kenë trazira në Mitrovicën veriore dhe e mbajnë një gjendje të padrejtë, të papranueshme, të palejueshme”, thotë akademik Rexhep Qosja.
    Sipas historianit të letërsisë shqipe, problemi shqiptar në Ballkan është i pazgjidhur dhe në këtë kontekst ai kërkon që institucionet e Kosovës të bëjnë edhe propozimeve tjera dhe jo të çimentohen në respektimin e obligimeve që kanë marrë nga pakoja e Ahtisarit. Madje ai thotë se edhe ndërmjet opsionit të paqes së Kosovës e Serbisë brenda kufijve ekzistues dhe atij të shkëmbimit të territoreve të veriut me Luginën e Preshevës, preferon ta shohë të realizuar opsionin e dytë.
    “Sikur të bëhej kjo në mënyrë vullnetare që Lugina e Preshevës t’i bashkohej Kosovës dhe si kompensim për këtë të bëhej një lëkundje e kufirit të Kosovës në veri, çka ka të keqe këtu? Mendoj se kjo mund të jetë në interesin e Kosovës, në interesin e qytetarëve të Kosovës por mund të jetë edhe në interesin e vetë Serbisë. Zgjidhen problemet e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës e për mua është me rëndësi që të marrin fund mosmarrëveshjet”, shton akademik Qosja.
    Rexhep Qosja ka drejtuar partinë e quajtur Lëvizja e Bashkimit Demokratik në vitet e paraluftës dhe është tërhequr nga politika aktive për shkak të rezultatit të dobët që mori në zgjedhjet e para lokale të Kosovës në vitin 2000.
    Përparim Isufi
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    Kerrar
    Anëtarësuar
    15-02-2009
    Postime
    120
    Eshte me rendesi qe ne mos te behemi si Serbia. Serbia posaqerisht ne kohen e Millosheviq'it beri perpjekje te medha per spastrimin etnik te elementit shqipetar.Por ne nuk duhet te ndjekim rrugen e tyre,ne duhet te jetojm vllezerisht me Serbet ne veri te Kosoves,te japim te gjitha drejtat atyre qe ekziston,te jemi barabart dhe ne kete menyre do te perfitojm zemrat e tyre,dhe gjithashtu nderprehet mardheniet socialo-politike te Verioreve me Serbine.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22
    Qosja ka te drejte vetem per nje gje, qe gjendja ne Mitrovice eshte e patolerueshme qe edhe pas 10 vjetesh, Mitrovica vazhdon te jete e ndare ne dysh, dhe ca me keq akoma, jashte kontrollit administrativ si te pushtetit lokal edhe te qeverise qendrore ne Prishtine. Qeveria e Kosoves duhet tu kerkoje nderkombetare qe se bashku te perpilojne nje plan afatgjate qe ka per qellim integrimin e qytetit te ndare jo me force, por me politika konkrete ekonomike zhvillimi.

    “Sikur të bëhej kjo në mënyrë vullnetare që Lugina e Preshevës t’i bashkohej Kosovës dhe si kompensim për këtë të bëhej një lëkundje e kufirit të Kosovës në veri, çka ka të keqe këtu? Mendoj se kjo mund të jetë në interesin e Kosovës, në interesin e qytetarëve të Kosovës por mund të jetë edhe në interesin e vetë Serbisë.
    Ketu Qosja e ka plotesisht gabim dhe nuk arrin ta kuptoje situaten, e shikon me ate kendveshtrimin nga brenda Kosoves e jo nga jashte saj. Te diskutosh me palen serbe vijen e kufirit do te thote te jesh i hapur te pranosh ndarjen e Kosoves. Dhe nese Qosja kujton se ky eshte nje kompromis i lehte, une i them qe pala serbe nuk do te ndalet vetem tek Mitrovica apo Kosova Lindore, ajo do te kerkoje kontroll mbi cdo fshat apo lagje qyteti ku banojne serbe ne Kosove. Dhe kjo nuk ka se si te jete ne interesin e qeverise se Kosoves pasi kjo u jep nje mundesi pales serbe qe jo vetem te hyje ne Kosove, por edhe te beje te pamundur qeverisjen e Kosoves duke i kthyer te gjithe minoritaret serbe ne sabotatore te shtetit te Kosoves.

    Te gjithe ata qe mendojne si Qosja me lart jane te gjithe ata qe nuk besojne ne nje Kosove shtet multietnik demokratik. Te gjithe ata qe pavaresine e Kosoves nuk e shohin si nje mundesi per te ndertuar paqen dhe zhvilluar vendin e shoqerine ne Kosove, por si nje mundesi per ta spastruar Kosoven nga minoritetet ne menyre qe Kosova te banohet vetem nga shqiptare. Dhe per kete kontigjent njerezish ky ne vetvete eshte synimi final duke u maskuar nen petkun e nacionalizmit shqiptar.

    Ajo qe ata nuk arrijne dot te kuptojne eshte se Kosova as nuk ka qene, as nuk eshte, as nuk do te jete ndonjehere "etnikisht e paster". Ne fakt, asnje prej 4 vilajeteve turke ku banonin shqiptare, Kosova nje prej tyre, nuk ishte etnikisht e paster. Ashtu si shqiptaret jetonin me greket ne vilajetin e Janines, ashtu si shqiptaret jetonin me bullgare, turq e greke ne vilajetin e Manastirit, ashtu si shqiptaret jetonin me turq, malazeze ne vilajetin e Shkodres, ashtu edhe shqiptaret kane shekuj qe jetojne me serbet ne Kosove. Kjo sa per rifreskim historik.

    Problemi kryesor i ketij qendrimi eshte se nese nderkombetaret shohin qe shqiptaret po minojne perpjekjet e tyre per ndertimin e nje shoqerie multi-etnike demokratike ne Kosove, nese shohin se shqiptaret po mundohen te spastrojne Kosoven nga minoritetet ashtu sic beri Milloshevici me ta 10 vjet me pare, ata do te largohen nga Kosova dhe rajoni dhe do ta lene Kosoven ne meshiren e fatit. Prej 10 vjetesh tashme, argumenti me i forte i pales serbe karshi komunitetit nderkombetar ka qene: ju ndalet nje spastrim etnik te shqiptareve nga Kosova per te mundesuar spastrimin etnik te serbeve te Kosoves nga shqiptaret.

    Problemi i dyte qe nje qendrim i tille krijon eshte se i jep shkelmin cdo shprese bashkejetese midis shqiptareve dhe serbeve, e ben te pamundur misionin e qeverise se Prishtines per te integruar te gjithe minoritetet ne jeten politike dhe ekonomike te vendit. Ne vend qe Qosja dhe gjithe akademiket e Kosoves te dalin me ide dhe plane konkrete se si te integrojne minoritetet ne jeten e vendit dhe si te rrisin autoritetin e shtetit shqiptar ne Kosove ne syte e ketyre minoriteteve, ata po bejne te kunderten, ata po u thone: duhet ti ktheni syte nga qeveria e Beogradit per te gjitha hallet e problemet tuaja, edhe pse jeni shtetas se Kosoves.

    Vizioni i Kosoves eshte nje dhe i vetem: nje shtet demokratik qe u siguron jeten, lirine, te drejtat te gjithe qytetareve te Kosoves, jo vetem qytetareve shqiptare. Dhe sic e thashe ne kete forum 1 vit me pare, sfida me e madhe per shtetin e pavarur te Kosoves do te jete integrimi i minoritetit serb ne jeten e vendit. Askush nuk ka dyshim se kjo do te jete nje sipermarje e lehte, por eshte rruga e vetme qe garanton paqen dhe zhvillimin e Kosoves se pavarur.

    Qeveria e Beogradit do te njohi pavaresine e Kosoves ate dite qe do te kuptoje se qytetaret serbe te Kosoves nuk e kthejne me koken pas nga Beogradi, por e mbajne koken drejt perpara nga Prishtina. Prandaj ne keto momente nuk duhet te degjojme komente te tilla nga Qosja, por duhet te shohim presidentin dhe kryeministrin e Kosoves qe te vizitojne Mitrovicen, te artikulojne bashkejetesen midis fqinjeve shqiptare e serbe, te degjojne hallet e problemet e tyre, te dalin me projekte konkrete zhvillimi ekonomik te ketyre vendeve qe rrisin kontaktet midis paleve dhe rrisin mireqenien e tyre.

    Albo

  4. #4
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Qosja e ka thene te qarte. Nuk ka zgjidhje te problemit pa force. Komuniteti nderkombetar po te doje ta zgjidh problemin e zgjidh por ata nuk duan ta zgjidhin ne emer te paqes provizore.
    As vete Serbia nuk kerkon zgjidhje te problemit se po u zgjidh problemi me shqiptaret ata nuk kane me ke te urrejne.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga SKRAPARI Lexo Postimin
    Qosja e ka thene te qarte. Nuk ka zgjidhje te problemit pa force. Komuniteti nderkombetar po te doje ta zgjidh problemin e zgjidh por ata nuk duan ta zgjidhin ne emer te paqes provizore.
    As vete Serbia nuk kerkon zgjidhje te problemit se po u zgjidh problemi me shqiptaret ata nuk kane me ke te urrejne.
    Si mund te zgjidhet problemi duke ushtruar force?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Si mund te zgjidhet problemi duke ushtruar force?

    Duke vendosur doganjeret dhe policet ne pikat kufitare 1 dhe 31.Duke kontrolluar ata qe hyjne e dalin,dhe sidomos mallrat qe bartin.Duke detyruar te gjithe qe sjellin mallra ne Kosove,te paguajn doganen.Duke ndaluar vizitat e pa paralajmeruara te politikajve serb.Duke arrestuar dhe perjashtuar nga Kosova,puntoret e MUP-it te Serbise qe jan aktiv ne Kosove.

    Me nje fjale:duke mbrojtur kufijt e vendit nga hienat.

  7. #7
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Forca nuk nenkupton vetem lufte. Forca nenkupton Ushtrimi Presioni dhe Vullnet per t`ia cuar Serbise kufirin tek thana. Psh si rasti i moslejimit te Bogdanovicit ne Kosove.

  8. #8
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Si mund te zgjidhet problemi duke ushtruar force?
    Ata qe e ndihmuan kosoven duhet ti tregojne muskujt serbeve e jo ti perkedhelin ata. Mjafton te vendosesh rregull ne Mitrovice, kjo eshte zgjidhja. Po u vendos rregulli te gjithe serbet do largohen.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    “Sikur të bëhej kjo në mënyrë vullnetare që Lugina e Preshevës t’i bashkohej Kosovës dhe si kompensim për këtë të bëhej një lëkundje e kufirit të Kosovës në veri, [B]çka ka të keqe këtu?[/B] Mendoj se kjo mund të jetë në interesin e Kosovës, në interesin e qytetarëve të Kosovës por mund të jetë edhe në interesin e vetë Serbisë. Zgjidhen problemet e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës e për mua është me rëndësi që të marrin fund mosmarrëveshjet”, shton akademik Qosja.
    E keqja është se:

    Atë që don t'i ofrosh (Qosja) Srbisë,pra veriun e Kosovës (tri komuna),këto Srbia vetëm se i ka nën kontroll të saj,sikurse i ka nën kontrool edhe Luginën e Preshevës...
    Pra,Qosja por,edhe shumë "politikanë romantik" i ofrojnë Srbisë ato pjesë të cilat nuk i kontrollon as Qosja e as Kosova,kjo bjen sikrse t'i thuhet Srbisë se,ja merre Kralevën dhe hiq dorë nga Leposaviqi...
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  10. #10
    Rexhep Qosja thotë se problemi shqiptar në Ballkan është i pazgjidhur

    Ndërkombëtarët do ta zgjidhin shumë shpejt problemin e veriut të Kosovës, në qoftë se do të kishin dëshirë, ka thënë akademiku Rexhep Qosja.
    Problemi shqiptar në Ballkan është i pazgjidhur dhe në këtë kontekst institucionet kosovare duhet të bëjnë edhe propozime të tjera dhe jo të çimentohen në respektimin e detyrimeve që kanë marrë nga pakoja e Ahtisarit, vlerëson akademiku, Rexhep Qosja.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Koreja e Veriut është vendi me i cuditshem në ..
    Nga Brari në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 22-12-2006, 14:23
  3. Bushi po perpiqet te krijoje supershtetin e Amerikes se Veriut?
    Nga Darius në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2006, 20:01
  4. Fiset e Veriut (edmondfieri)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-04-2004, 01:49
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •