Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-04-2006
    Postime
    174

    Dhune ne spitalin rajonal te Fierit

    Bluzat e bardha ne qytetin e Fierit ankohen se nuk ndihen te sigurt ne punen e tyre, pasi nje i dehur shkon per ndihme te pare ne kete spital, dhe ushtroi dhune mbi mjeket.
    Por jo vetem, i dehuri nga nje fshat i Fierit ka thyer e shkaterruar cfare i ka dale perpara, madje duke u futur edhe ne dhomat e te semureve te tjere duke shkaktuar nje konfuzion per disa minuta ne kete spital.
    Gjendja eshte kthyer ne normalitet me ardhjen e policise, e cila po te ishte ndodhur aty me pare, nuk do te ishte krijuar ajo gjendje.

    Ne shume njerez raste tilla qe ndodhin ne shume qendra shendetsore ne mbare vendin ngjallin nje ndjenje solidariteti duke ju bashkangjitur shqetesimit te mjekeve, por disa te tjere mendojne dhe e shprehin "He mo se mire jua bejne e meritojne pasi abuzojne me hallet e njerzeve"

    Si mendoni a ja vlen te solidarizohemi me rastin ne fjale apo te heshtim, duke pasur parasysh gjendjen ne te cilen ndodhet sistemi shendetesore ne pergjithesi?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Bageti e bujqesia dmth kjo.
    Keshtu eshte kur nuk funksionon shteti.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Agjensia e Lajmeve "SOT"

    Urgjenca e Fierit "kanoset" nga tė dehurit, mjekėt kėrkojnė ndihmėn e policisė
    E ndėrsa shėrbimi spitalor ėshtė duke u pėrballur me vėshtirėsi tė shumta nė spitalin e Fierit, njė fenomen tepėr shqetėsues ka zemėruar mjekėt e pacientėt. Njė person i dehur i ėshtė drejtuar spitalit rajonal tė Fierit paraditen e djeshme, duke shkatėrruar gjithēka e duke prishur rregullin dhe qetėsinė nė repartin e urgjencės. Kanė qenė pacientėt ata qė kanė kėrkuar ndihmė, e ndėrsa janė lajmėruar menjėherė uniformat e policisė. "Personi i dehur u fut menjėherė nė dhomėn ku ndodhet e shtruar nėna ime, e filloi tė shante e bėrtiste me tė madhe. E shoqėruan deri te dera e repartit dy persona tė tjerė, ndėrkohė qė i dehuri shkatėrroi krevatet e hodhi nė tokė ēdo gjė qė ishte nė dhomė. Mjekėt u alarmuan, por nuk kishte kush ta mbante. Lajmėruan menjėherė policinė, por nėse do tė ishte e nevojshme do tė pėrballeshim vetė", shprehet Vladimir Bane, nga fshati Zharrėz i rrethi tė Fierit, i cili kishte sjellė nė urgjencė tė ėmėn e sėmurė me zemėr. Ai shtoi se mjekėt lajmėruan policinė, e ndėrsa i dehuri kishte hedhur nė tokė shtretėrit e orendi tė tjera. Vetė mjekėt e spitalit tė Fierit janė shprehur se kjo situatė ėshtė e pėrsėritur dhe se duhet tė merren masa imediate pėr tė zgjidhur kėtė problem tepėr shqetėsues.
    "Ky nuk ėshtė rasti i parė qė persona tė dehur hyjnė nė repartin e urgjencės dhe shkatėrrojnė gjithēka. Mendoj se faj pėr kėtė gjendje ka organizimi i punės qė bėhet nė repartin e pranim-urgjencės. Pėr kėtė arsye, i jemi drejtuar me kėrkesa tė herėpashershme drejtorisė sė spitalit, e cila aktualisht ėshtė duke marrė masa. Mesa dimė po ndėrtohet njė mjedis i veēantė pėr trajtimin e personave tė dehur, pasi ne kemi vetėm shtatė shtretėr, ku trajtohen tė sėmurėt e tė gjitha kategorive, mes tyre edhe tė dehur. Nė kėto kushte ėshtė vėrtetė keq, sidomos natėn qė jemi nė mėshirė tė fatit", tregon mjeku Ndriēim Kallashi,
    Kėrkesa e mjekėve
    Sipas mjekėve tė spitalit, problemit i jep zgjidhje vetėm vendosja e njė patrulle policore nė mjediset e urgjencės, nė mėnyrė qė qetėsia tė jetė e garantuar gjatė 24 orėve. Pikėrisht pėr kėtė problem mjekėt e spitalit i kanė dėrguar njė peticion drejtorisė sė spitalit Fier, pėr tė vendosur nė dije kėtė tė fundit mbi situatėn qė mbizotėron nė kėto mjedise. Tė detyruar nga pėrsėritja e tė tilla akteve mjekėt dhe i gjithė stafi i shėrbim- urgjencės ka shprehur nėpėrmjet peticionit rrezikun qė i kanoset gjatė ushtrimit tė detyrės si dhe ka kėrkuar marrjen e masave tė menjėhershme pėr tė ndryshuar situatėn.
    Mjekėt e shėrbimit tė urgjencės kanė theksuar ndėr tė tjera se nėse nuk merren masa do ti detyrojnė tė ndėrpresin edhe punėn nė shenjė proteste. E ndėrsa kaosi pushtoi repartin e urgjencės, reagime ka pasur edhe nga drejtoria e spitalit tė Fierit. Kreu i kėtij institucioni, Najada Jahiqi ėshtė shprehur se pėr tė gjetur njė zgjidhje i ka kėrkuar ndihmė dhe bashkėpunim komisariatit tė policisė Fier, pėr tė shmangur pėrsėritjen e tė tilla rasteve. Edhe pse gjithēka ėshtė stabilizuar, frika mbizotėron nė mjediset e spitalit, mjekėt e tė cilit, deri nė vendosjen e njė patrulle stabėl do tė vazhdojnė tė punojnė tė pasigurt.

    --



    cben baftoja..
    po nishani..

    me hekur duhen shtypur bandat e fierit qe jane me te rrezikshmet ne shqiperi..

    qe ne vitet 1980e ca ne nje mbledhje ne ministri te brendeshme Hekuran Isai ..ministri athershem.. i brendeshem pat deklaruar se Fieri mbante vendin e pare ne republike per kriminalitet..
    sigurisht kjo nuk dilte ne gazetat zp -iste.. se do mbusheshin gazetat me realizimet e misrit hamullor me 132,7 perqind..

    dhe kish pasur te drejte hekri.. fieraket u bene mbas 90 tes boset me te rrezikshem te prostitucionit droges skafeve e te te gjitha te zezave..
    llumi i myzeqese e mallakastres e i tere sorrollopit lumpen.. qe banon ne at hapsira.. pra ne trekendeshin e bermudes.. vlore berat lushnje-fier.. jane jo me kot.. jo rastesisht dhe bastonet me te forta te enverizmit.. aty fitojne ps me m.utrit e tjere deputetet me reaksionare e me staliniste..e na e qelbin parlamentin..

    jo me kot 97 ta filloj ne lushnje e u perhap ne fier berat e arriti kulmin ne vlore..
    enver hysni kapua.. ka punuar me shum mjeshteri qe ajo zone te mbaj gjalle edhe per shum kohe hijen e urryer te enverizmit.. e cila shkon rrot me rrote me krimin .. e rrugacerine e pocaqinė..


    ..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Nuk eshte komunizem o brar po cdo shoqeri ka pocaqite e vet e duhen vene nen fre.
    E keqja eshte se spo i ve kush nen fre prandaj e shajme shtetin.
    Pesqind pash nen dhe thote fjala duhen futur keta birbo qe spo slene doktor pa ngare.

  5. #5
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anėtarėsuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Brari po te pergjigjem si Fierak.


    Ku e di ti daku qe qenka Llumi ne Fier???Kujdes me Fjalorin se sdihet kush eshte llum ne Realitet.


    Po I rikthehem Temes.
    Me vjen keq qe ne 2009 ne Shqiperi ekzistojne akoma te tilla gjera.Normalisht qe prezenca e Forcave te Rendit neper spitale jo vetem ne Fier po ne mbare Shqiperine do i jeptje me qetesi Mjekve ne punen e tyre edhe do kishte me shume rregull e qetesi.
    Vertet mjekeket arrijne te
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e arilda
    Anėtarėsuar
    27-03-2004
    Vendndodhja
    gjithkund e askund
    Postime
    67
    Vertete gje e ulet! Nuk ka gje me te ulet se te dhunosh nje institucion ne sherbim te jetes, nuk ka vend ku te rrije. Gjeja me e keqe eshte se perseri jane po ata mjeke e infermiere te urgjences qe do perballen perseri e perseri me tipa te tille, qe shkojne e pine e hiqen si kapo atje ku e dine se nuk gjejne hundelesha qe t'u tregojne vendin, shkojne e bejne trimin atje ku jepet ndihma e pare. Me kohe i ka pasur spitali i Fierit keto probleme e policia edhe kur eshte thirrur nuk ka ardhur menjehere, po edhe kur ka ardhur i ka marre me vete e i ka leshuar me pas se filani eshte i njohuri i filanit apo se njihet si " i forte". E keta persona perseri kane ardhur ne spital e kane thene ca me bere, asgje, une policet i kam shoke,ose edhe policet nuk kane c'me bejne, etj etj. Si mendoni ju se punohet ne keto kushte, nese mund ta quash pune. Si mund te jepet ndihma e pare kur cdo gje shkaterrohet e nuk ke bazen materiale te domosdoshme? Si mund te punoje nje njeri qe kercenohet e dhunohet ne vendin e punes duke bere detyren? Prandaj ia vlen te ngrihet zeri per te gjithe ata qe punojne e ata qe i con halli ne spital se asnje nuk shkon ne spital per qef, shkon se ka nevoje per ndihme mjekesore e jo te pesoje ndonje infarkt ose shok si pasoje e ketyre ngjarjeve.
    Dikush pak me siper tha se ekziston edhe mendimi: he mo se mire ua bejne, e meritojne pasi abuzojne me hallet e njerezve. Nuk eshte e drejte kjo. Vete ne, populli u kemi dhene leke, i kemi "qerasur"; e kemi ne fajin te gjithe ne kete drejtim e nese e meritojne qe te dhunohen bluzat e bardha, atehere te gjithe ne e meritojme te dhunohemi, se jemi shkaku edhe pasoja.
    Brari e ke gabim kur thua se fieraket u bene kreret e prostitucionit, droges, etj etj. Ke derra te tille ne te gjitha zonat e krahinat e qytetet e vendit. Do te te permend shkodranet apo matjanet e lezhjanet qe vertete jane bere bosa me keto lloj tregetish ne Itali, Belgjike, Angli etj etj? Prandaj mos me te tilla paragjykime.
    Jeto dhe leri te tjeret te jetojne.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-04-2006
    Postime
    174
    Citim Postuar mė parė nga arilda Lexo Postimin
    Vertete gje e ulet! Nuk ka gje me te ulet se te dhunosh nje institucion ne sherbim te jetes, nuk ka vend ku te rrije. Gjeja me e keqe eshte se perseri jane po ata mjeke e infermiere te urgjences qe do perballen perseri e perseri me tipa te tille, qe shkojne e pine e hiqen si kapo atje ku e dine se nuk gjejne hundelesha qe t'u tregojne vendin, shkojne e bejne trimin atje ku jepet ndihma e pare. Me kohe i ka pasur spitali i Fierit keto probleme e policia edhe kur eshte thirrur nuk ka ardhur menjehere, po edhe kur ka ardhur i ka marre me vete e i ka leshuar me pas se filani eshte i njohuri i filanit apo se njihet si " i forte". E keta persona perseri kane ardhur ne spital e kane thene ca me bere, asgje, une policet i kam shoke,ose edhe policet nuk kane c'me bejne, etj etj. Si mendoni ju se punohet ne keto kushte, nese mund ta quash pune. Si mund te jepet ndihma e pare kur cdo gje shkaterrohet e nuk ke bazen materiale te domosdoshme? Si mund te punoje nje njeri qe kercenohet e dhunohet ne vendin e punes duke bere detyren? Prandaj ia vlen te ngrihet zeri per te gjithe ata qe punojne e ata qe i con halli ne spital se asnje nuk shkon ne spital per qef, shkon se ka nevoje per ndihme mjekesore e jo te pesoje ndonje infarkt ose shok si pasoje e ketyre ngjarjeve.
    Dikush pak me siper tha se ekziston edhe mendimi: he mo se mire ua bejne, e meritojne pasi abuzojne me hallet e njerezve. Nuk eshte e drejte kjo. Vete ne, populli u kemi dhene leke, i kemi "qerasur"; e kemi ne fajin te gjithe ne kete drejtim e nese e meritojne qe te dhunohen bluzat e bardha, atehere te gjithe ne e meritojme te dhunohemi, se jemi shkaku edhe pasoja.
    Brari e ke gabim kur thua se fieraket u bene kreret e prostitucionit, droges, etj etj. Ke derra te tille ne te gjitha zonat e krahinat e qytetet e vendit. Do te te permend shkodranet apo matjanet e lezhjanet qe vertete jane bere bosa me keto lloj tregetish ne Itali, Belgjike, Angli etj etj? Prandaj mos me te tilla
    paragjykime.

    Pajtohem me ty Arlinda
    Sa do rrosh do te mesosh......

  8. #8
    i'm not fragile Maska e Daniel Maker
    Anėtarėsuar
    17-03-2008
    Postime
    1,802
    sa traagjedi shikoni dhe ju..aman shyqyr ka rraf rob ne spital te pakten i njallin priher
    mos luj se sta quj

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e kryenece
    Anėtarėsuar
    17-01-2005
    Postime
    167
    Citim Postuar mė parė nga Daniel Maker Lexo Postimin
    sa traagjedi shikoni dhe ju..aman shyqyr ka rraf rob ne spital te pakten i njallin priher
    E ke provuar ndonjehere ti te jesh ne punen tende e te te rrahin si gomari ne duhan si pa te keq, e pastaj te presin qe ti te vazhdosh punen sikur te mos kete ndodhur asgje? Aq me keq kur nje gje e tille ndodh neper spitale. Ketu ku jam une vetem po e fyeve dike ne detyre ke procedime ligjore, ne Shqiperi nje gje e tille nuk ndodh, kjo duket qarte. Eshte turp te dhunosh dike e aq me teper ne krye te detyres.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    DITARI I KRIMINELIT
    » Dėrguar mė: 22/02/2009 - 08:49


    Lajme te ngjashme
    Ditari i Kontit Ciano, j planet pėr tė vrarė mbretin Zog
    • Datė: Feb 08, 2009


    Gerti Xhaja

    TIRANE -Gazeta publikon sot pjesėn e tretė tė ditarit tė tė penduarit pėr krimet e bandave tė Fierit, Ilirjan Sallku. Ngjarjet datojnė nė vitin 2002 dhe Sallku pėrshkruan bisedėn me Arben Isufin, i njohur si Ben Qimja, gjatė rrugės pėr tė shkuar nė Shkodėr, tek Isa K., ku Qimja blinte mina me celularė dhe armė. Aty diskutohet pėr njė person tė cilit, Gazeta i publikon inicialin e emrit dhe mbiemrin e plotė Xh.Hasanbelliu, i implikuar nė njė vrasje dhe plagosjen e Kasandėr Nogės, ky i fundit ish-student i Akademisė sė Policisė, i “kthyer” nė njė nga vrasėsit mė tė tmerrshėm nė Shqipėrinė e pas vitit 1997. Sallku ėshtė arrestuar nė vitin 2005, sipas tij, 20 ditė para se tė martohej. Ėshtė i dėnuar me 16.5 vjet burg. U arrestua pėr tentativėn e vrasjes sė Arta Dhjarit dhe fėmijėve tė saj. Sipas policisė, Sallku kishte vrarė vėllanė e Dhjarit, Genci Muhan dhe donte tė vriste dhe tė motrėn e kėtij pėr tė mbyllur hetimet. Vetė Sallku e pranon vrasjen e Muhos, por edhe qė kishte fituar pafajėsinė pėr kėtė krim, pasi kishte paguar pėr tė korruptuar gjykatėsit dhe prokurorin 30 milionė lireta mė 14 qershor 1999. Sallku rezulton tė jetė plagosur nė sulmin ndaj PD-sė nė vitin 1997, nė mbrojtje tė godinės.
    Biseda me Qimen
    “…Mė pas Isai mė merr nė telefon. Mė thotė se kishte gjetur disa armė tė tjera dhe na fton qė tė shkonim t’i shihnim. Unė i bėj ftesė Ben Qimes dhe R.., shokut tė tij dhe ikim nė Shkodėr. Sa hymė nė autostradė bie zilja e telefonit. Flet Ben Qimja. Sa mbaron me tė, Qimja mė thotė se ishte ‘hetuesi’. ‘E kam shokė – thotė. - Ai do mė ndihmojė nėse mė vjen letra nga Interpoli. Ai do ta zhdukė fare atė’. Bėhet fjalė pėr Xh.Hasanbelliun (pėr kėtė kishte diskutuar nė telefon). Nė vitin 2002 Hasanbelliu ishte arrestuar pėr armėmbajtje pa leje dhe pėr tė pritej qė tė vinte njė porosi nga Belgjika - kėtė ma ka treguar Ben Qimja. Letra qė pritej tė vinte nga Belgjika bėnte fjalė pėr vrasjen e hasmit tė tij Julin, si dhe ka plagosur Kasandėr Nogėn. Xh.Hasanbelliu ka qenė bashkė me Miklovanin nga Vlora, Miklovanin e kam pasur dy vjet nė burgun e Tepelenės. Ben Qimja e ndihmonte Hasanbelliun dhe kishte mjaft detyrime pėr tė, pasi ai me gjithė Julianin vranė nė Spanjė hasmin e Benit, Pajtimin. Juliani qė tashmė ka vdekur, ėshtė nipi i Benit. Jo vetėm me Julianin por edhe me kushėririn e Benit, R…, unė kam pasur shoqėri. Ai mė ka treguar edhe pėr vrasjen e Lad Hasanit. Unė me R…, kushėririn e Ben Qimes, shokun e tij R…, dhe me Benin kemi shkuar bashkė nė Maqedoni me makinėn time. Nėse vinim nė Shkodėr tek Isai, shkonim nė krah tė djathtė tė rrugės pasi andej ėshtė kufiri. Poshtė njė ure, 1 km larg vjen njė shoku i Isa Kryeziut qė sjell armėt. Beni i shikon me radhė dhe provon edhe vetė njė armė tė rėndė. Me tė nė dorė kthehet nga unė dhe thotė: ‘Ilir, unė dua njė armė tė mirė se do t’i zhduk ēamėt e malit’. Ai qėllonte. Qėllova edhe unė e R…. Mė pas drekuam sė bashku. Ben Qimja edhe pse provoi shumė armė, nuk bleu asnjė atė ditė, por arriti dhe bleu njė makinė tė vjedhur tė tipit “Audi” pėr gjashtė mijė euro. Shoku i tij R…, atė ditė gjatė kthimit u sėmur mjaft rėndė. E ēuam nė spital dhe u ndamė. Marr vesh disa orė mė vonė se R…, kishte hequr apandesitin.”
    Agim Boriēi
    “Vrasės, grabitės personash, shitės droge, vėnie gjobash, pra me pak fjalė tė gjitha poshtėrsirat ka bėrė ai”, - kėshtu e pėrshkruan Sallku nė ditarin e tij Agim Boriēin.
    “… Agim Boriēi sot ndodhet nė burg. Ai vrau Mond Zefin dhe plagosi shokun e tij, Agim Mulėn. Vrau Altin Yzeirin bashkė me Edi Binxhon, pastaj vret edhe kėtė tė fundit qė e kishte shok tė ngushtė. Dhe pėr tė realizuar vrasjen e Edi Binxhos, merr bashkėpunimin e kushėririt S.D.. Gim Boriēi ka qenė shumė vite para se tė arrestohej nė arrest shtėpie, por nė banesėn e tij prokurori N.T., dhe avokati T.K., hanin darka bashkė tek shtėpia e tij. Sot prokurori N.T., ka dalė pėr korrupsion nga puna. Agim Boriēi dhe A.M., vranė Tanin tek lokali “Zėrat e Natės”. Kur udhėtuam bashkė pėr nė spitalin e burgut, Agim Boriēi mė tha: ‘Ilir, mė futėn nė burg nga inati se mora tė gjithė tenderat nė Fier dhe e di se kush ma bėri. E di kėtė. Vetėm mos dalsha prej kėtej’…”
    Vrasja e Agim Dervishit
    Maksi Q…, ka vrarė Agim Dervishin. Gimi ka qenė shok me mua, me Selam Ramėn, Fatmir Krasniqin, Adriatik Resulin. Rinim shpesh bashkė edhe me njė Gecė Nilo nga Hoxhara e Fierit. Gimi ishte zėnė me Maksin pėr rrugėn me makinė. Gimi nuk kishte duruar dhe kishte nxjerrė pistoletėn. I kishte shpuar gomat Maksit dhe i kishte thėnė, ‘po tė lajmėroj se herė tjetėr e ke nė kokė’. Pas kėsaj Tiku, Miri dhe unė ikėm nė Itali. Selam Rama kishte ikur para nesh dhe vjen tė na takojė. Mė mori pėr darkė dhe mė thotė se janė hapur fjalė pėr mua sikur kam dorė nė vrasjen e Zudhapit. Mė thotė gjithashtu se nuk kishte tė bėnte fare me kėtė vrasje dhe se atė e kishte kryer Maks Q….”
    Vrasja e Paulin Toskės
    “Fatmir K…, Arben V…, Altin P…, Lenc K…, si dhe Bledi F…, janė shokė. Edhe unė dikur kam qenė shokė me ta. Me tre tė parėt kemi qenė nė birucat e policisė sė Fierit gjatė vitit 1999. Fatmir K., nga Fermė-Ēlirimi, u arrestua pėr grabitjen e makinės sė lekėve qė drejtohej nga Klodi Nana. Ai e nxori emrin e Fatmir K., nė polici. Nė gjykatė gjithēka u rrėzua, pasi Fatmir K., u lirua shumė kohė para meje sepse bėri presion. Arben V., ka shkaktuar njė plagosje nė Patos, por pagoi lekė dhe doli paq. Lenc K., akuzohet pėr njė grabitje. Ai ka grabitur njė gjirokastrit nė bashkėpunim me kushėririn e tij, Agim K. U lirua pasi pagoi lekė dhe arriti qė gjirokastriti i grabitur tė ndryshojė thėniet. Fatmir K., Arben V., Altin P., dhe Lenc K., kanė plagosur nė gusht tė vitit 1999 tek shkolla “Mark Dashi” nė Fier Julian Topallin, tė cilit iu kėput kėmba mė vonė. Arben V., Fatmir K. dhe Altin P., kanė vrarė Paulin Toskėn nga frika se mos ai merrte hak pėr Julin. Mė vonė nė Milano, Lenc K., dhe Bledar F., kanė vijuar aktivitetin e tyre. Bledar F., sot ėshtė nė grup me Arjan Selimin. Altin P., ėshtė nė burg…”
    Dhuna nė burgje
    Pjesė e ditarit tė Sallkut, tė cilin ai e quan “Ditar i krimeve qė unė di”, ėshtė edhe trajtimi e dhuna qė ushtrohet nė burgje. Sallku sjell njė episod ku protagonist ėshtė polici i burgut tė Peqinit, tė cilit ne i kemi publikuar vetėm inicialet L.A., dhe qė sipas ditarit, ėshtė personi qė e pyeste rreth bisedave dhe dėshmive qė Sallku jepte pėr prokurorėt dhe oficerėt e policisė pėr ngjarjet kriminale tė bandave tė Fierit.
    “Unė kam vuajtur rrahjen e burgut tė Tepelenės, atė tė burgut tė Burrelit, por dhuna ndaj tė burgosurve nė formėn mė ēnjerėzore regjistrohet nė burgun e Peqinit. Unė kėtė burg e quaj ‘Burgu i Spaēit’, qė kishte emėr para ‘90-ės. Nė burgun e Peqinit rrihen tė burgosurit, degjenerohen nė kulme. Ju tregoj njė shembull: Ishte njė djalė nga Elbasani me emrin Liu. Ai u zu me njė korēar nė burg. Kur po rriheshin kėta dy tė burgosur rastėsisht erdhi shefi L.A., dhe e qėllon mjaft fort Liun. Liu ia kthen dhe shefi i policisė e qėllon mė pas me grusht. Por edhe Liu vijon ta qėllojė me grushte. Kur e qėllonte shefi i policisė Liun e shkretė, e shante edhe nga robtė. I thoshte qė ‘tė q… motrėn’, ‘mua mė qėllon o b…q…’. Ia merrte kokėn dhe ia shkelte me kėmbė. Kur e ēuan nė izolim Liun, i thyen edhe dy brinjė. L.A., e rrihte Liun natėn. Ia lagte dyshekun me ujė kur bėnte ftohtė dhe kur ishte dimėr i madh. E detyroi me torturat e tij qė Liu tė priste damarėt e duarve pėr tė vdekur. Shefi L.A., ia nxiu jetėn Liut. Kėto tortura nuk bėheshin edhe nė kohėn e Enver Hoxhės. Nė atė kohė dhe nė hetuesi speciale nuk tė trajtonin si trajtoi L.A-ja, Liun e gjorė, por pėr ēudi kjo ndodhte nė vitin 2007, nė kohėn kur qeveriste PD-ja. Familja e Liut bėn denoncim pranė Avokatit tė Popullit pėr shefin dhunues. Familja e hoqi denoncimin prapė, pasi shefi L.A., i thoshte Liut: ‘Hiqe denoncimin qė dhe unė tė trajtoj mė mirė’. Shefi i policisė ra nė kompromis me Liun qė tė hiqnin tė dy palėt denoncimin pasi sipas tij, ishin burra dhe e mbanin fjalėn…”



    gsh

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Vezhgim historik mbi qytetin e Fierit
    Nga Hyllien nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2010, 18:04
  2. Sot nė spitalin Rajonal tė Ferizajt pėrurohet Hemodializa
    Nga Vicianum nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 19-02-2009, 08:34
  3. Arratisen 3 tė burgosur nga paraburgimi i Fierit
    Nga Ujku'80 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-05-2006, 09:11
  4. Tė sėmurėt mendorė nė spitalin e burgut
    Nga RTP nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-10-2005, 05:36
  5. Rast i rallė nė Spitalin Gjinekologjik nė Ēair
    Nga StormAngel nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-08-2004, 11:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •