E bukur, por trafikante droge. Mbretëresha e bukurisë meksikane është arrestuar në jug të shtetit të saj, në Sinaloa. Laura Zuniga, 23 vjec është prangosur së bashku mes 7 burra të tjere, mes të cilëve dhe vëllai i saj, një boss i drogës në këtë shtet. Dyshohej se Misi bënte pjesë në një grup trafikantësh të drogës, dhe ka mjaftuar një denoncim anonim nga Guadalajara që ajo të kapej në flagrancë. Grupi ku bënte pjesë dhe Missi kishte mbi disa vjet që operonte në tregun e drogës dhe tregtonin vecanërisht kokainë. Tregu përfundimtar i kokainës ishte ai i SHBA. Gjatë arrestimit të tyre u sekuestrua drogë dhe armë.
Krijoni Kontakt