Në prag të zgjedhjeve në Kosovë,
Lëvizja VETËVENDOSJE! është angazhuar të zhvillojë një fushatë me në qendër qytetarin e Republikës së Kosovës, duke identifikuar nevojat, kërkesat, dhe dëshirën e popullit të Kosovës për zhvillimin e vendit. Për t’i njohur qytetarët nga afër ne do të shkojmë derë më derë tek ato familje që, si ne, presin ndryshime rrënjësore dhe të domosdoshme lidhur me mirëqeverisjen e vendit. Kjo fushatë do u japë aktivistëve mundësinë të njohin nga afër jo vetëm popullin e Kosovës, por edhe programin politik të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të ardhmen e këtij populli.
Fushata “Derë më Derë” do të zhvillohet gjatë një periudhe 8 ditore, dy javë para ditës së zgjedhjeve në qytetet në vijim: Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Ferizaj, Gjakovë, Pejë, Gjilan, Podujevë, Vushtrri.
Më tej, ditën e zgjedhjeve, kontributi juaj do të jetë i nevojshëm për të kryer monitorimin e zgjedhjeve. Asnjë qytetar i Kosovës nuk duhet të lejojë që votat të vidhen dhe që numërimi i tyre të deformohet, duke përdhosur një prej të drejtave tona themelore. Rrjedhimisht, është e domosdoshme që këto zgjedhje të monitorohen me shumë kujdes.
Plotësoni Formularin e Aplikimit për (1) Fushatën “Derë më Derë” dhe për (2) Monitorimin e zgjedhjeve, për të qenë pjesë e këtij angazhimi qytetar të përbashkët. Nëpërmjet këtij formulari ju mund të aktivizoheni qoftë tek fushata “Derë më Derë”, qoftë si Vëzhgues gjatë monitorimit të zgjedhjeve në ditën e votimit.
Nëse preferoni të keni një kopje fizike të këtij formulari, ju mund ta tërhiqni atë pranë çdo Qendre të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Data e fundit për dorëzimin e formularit është data 7 nëntor, 2010.
Për ta plotësuar formularin, klikoni në lidhjen e mëposhtme:
http://vetevendosje.org/?cid=1,71
Krijoni Kontakt