Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    PR fillon fushaten me Mediun kryetar edhe pse ende nen hetim

    Nje shkrim me vlere i gazetes tema.
    Shikoni ne cfare niveli shkon kriminaliteti sa kapet per fyti vete Berisha

    _________________________________________________
    Nga Mero Baze
    Njė portret i paautorizuar pėr Fatmir Mediun

    E pashė dje Fatmir Mediun se si i “kėrkoi publikisht” Sali Berishės fjalėn e nderit qė nė mandatin tjetėr tė kujdesej pėr pronarėt. Me patetizmin e tij qė i rrjedh gati si urinim i pavullnetshėm, ai e vuri kryeministrin Berisha nė njė nga skenat mė tė sikletshme tė jetės sė tij politike. Iu desh qė tė merrte pjesė nė njė Kuvend tė republikanėve, tė dėgjonte Fatmir Mediun, dhe t’i bindej “kėrkesės sė tij publike”. E gjithė kjo rėndėsi qė iu kushtua zotit Mediu, nė tė vėrtetė nuk reflekton rėndėsinė e tij, por pafuqinė e Berishės pėr ta kundėrshtuar ēdo marrėzi tė zotit Mediu, tanimė qė e ka marr peng te historia e Gėrdecit dhe pėrfshirja e djalit tė tij nė atė histori. Ky sukses i padiskutueshėm i Fatmir Mediut, i cili sot arrin tė komandojė kryeministrin mė tė fuqishėm tė kėtij vendi pėr vite me radhė, ėshtė treguesi real se peng i kujt ėshtė ky shtet. Dhe pėr ta kuptuar se peng i kujt ėshtė, le tė pėrpiqemi tė kuptojmė kush ėshtė Fatmir Mediu.

    ***

    Ashtu si nuk tė mbetet asgjė nė mendje nga fjalimet e tij politike, ashtu dhe nga jeta e tij askush nuk ndan dot diēka qė tė ketė shkėlqyer apo tė ketė qenė shumė e keqe. Ai filloi studimet nė vitin 1985 pėr inxhinier shpimi nė degėn e naftės, nė njė klasė jo shumė tė disiplinuar studentėsh. Klasa e pėrbėrė kryesisht me studentė nga Fieri, Vlora dhe Berati, tė gjithė meshkuj, i pėrshtatej profilit tė degės ku studionin. Tė dhunshėm nė dukje, grupi i tij filloi tė bjerė nė sy pėr njėfarė uniteti pėrballė disiplinės dhe rregullave tė fakultetit. Lidhjet e tyre tė forta me njėri-tjetrin dhe fryma e tė vepruarit nė grup u ruajt shumė gjatė dhe e ka ndjekur pas karrierėn e zotit Mediu. Vetė Fatmiri nuk kishte rėnė kurrė nė sy pėr tė qenė i pari. Mbaroi fakultetin nė qershor 1990 dhe u emėrua inxhinier nė Ndėrmarrjen e Nxjerrjes sė Naftės, Patos. Disa muaj pasi kishte filluar punė, nė Shqipėri u shpall pluralizmi politik. Lidhjet e para tė Mediut me republikanėt u krijuan pėr rrethana fare aksidentale.

    Sabri Godo, dhėndėr i familjes Vrioni, gjeti te rekomandimi pėr Fatmir Mediun njeriun e duhur praktik qė merrej me tė gjitha punėt e vogla qė duhet tė kryente dikush nė Fier pėr tė dhe familjen e gruas sė tij. Mediu i hyri shpejt nė zemėr, jo vetė me rrjetin e shokėve qė krijoi dhe ia vuri nė dispozicion, por dhe me prakticitetin e zgjidhjes sė problemeve.

    Nė atė kohė Mediu afrohet shumė pėrmes “grupit tė kosovarėve” me Partinė Demokratike nė Fier. Njė prej tyre, Viktor Margilaj, i cili u bė mė vonė prefekt i Durrėsit, ishte njė nga miqtė mė tė afėrt tė Fatmirit.

    Pas Kongresit tė Partisė Republikane nė vjeshtė tė vitit 1992, Mediu emėrohet nga Sabri Godo nėnkryetar i Partisė Republikane. Afrimi i Mediut pasoi spastrimin e parė brenda republikaneve dhe largimin prej partisė tė Vangjush Gambetės dhe Hysen Ēobanit si krah radikal qė kėrkonin program tė qartė konservator tė PR. Megjithėse u emėrua nė Tiranė, Mediu qėndroi dhe pėr njė kohė nė Fier.

    Nė fillim tė vitit 1993 mbėrriti nė Tiranė. Sapo mbėrriti nė kryeqytet, ai nisi pėrpjekjet pėr t’u afruar me grup pushteti brenda PD dhe arriti tė krijojė kontakte tė mira nė atė kohė me ish-ministrin e Brendshėm, Musaraj dhe kryeministrin, Meksi. Nė pėrpjekje pėr ta pėrdorur lidhjen me kėtė grup pėr t’iu imponuar Partisė Republikane, Mediu i fuqizoi dukshėm pozitat. Republikanėt shfaqnin herėpashere rezerva ndaj qeverisė dhe Mediu ishte ura qė i bashkonte. Pėrmes tij zgjidhnin problemet me shtetin, por nga ana tjetėr Mediu zgjidhte gjithė problemet e tij. Ndėrkohė, disa grupe kriminale qė filluan tė lulėzonin nė Berat, Fier dhe Vlorė kishin te Mediu njė mediator tė shkėlqyer qė i ēonte atje ku duhej problemet e tyre.

    Kėshtu, Mediu nisi tė ndikojė dhe nė kryesitė e degėve tė PR nė kėto zona, sidomos nė degėn e Beratit dhe Fierit.

    Nė zgjedhjet e vitit 1996 Mediu kandidoi nė Fier. Brenda PD lufta mes grupit tė Meksit dhe Berishės ishte e ashpėr. Berisha kishte kandiduar rivalėt e vet nė zona tė jugut pėr tė humbur. Fatmir Mediu ishte i pari kandidat qė denoncoi dhunėn nė zgjedhje duke i paraprirė tėrheqjes sė socialistėve mė 26 maj. Mediu denoncoi zgjedhjet dhe i braktisi ato nė mesditė.

    Marrėdhėniet e tij u acaruan me PD zyrtare tė Berishės, por nga ana tjetėr ai ruajti njė pozicion tė tėrhequr mė pas. Pasi socialistėt erdhėn nė pushtet, Mediu tentoi tė afrohej fort me ta.

    Pėrpjekja e tij pėr tė bėrė tė njėjtin rol si me PD, qė t’i imponohej Partisė Republikane pėrmes lidhjeve me pushtetin, vazhdoi.

    Kunati i tij, Ilirian Celibashi, u emėrua zėvendėsministėr i Brendshėm dhe shėrbente si lidhje mes Mediut dhe grupeve qė e mbėshtesnin atė nė pellgun Berat dhe Fier.

    Kryeministri, Fatos Nano, e mbajti larg personalisht, por e ndihmoi atė mė pas pėr t’i shpėtuar burgosjes nė Itali.

    Nė vitin 1998, Mediu nisi pėrpjekjet pėr tė pėrtėrirė PR. Por asgjė nuk funksionoi. Ai afroi Lajla Pėrnaskėn dhe Mirela Bogdanin, por brenda njė viti ato u larguan pėrsėri. Duket se ata qė i ngjisnin mė shumė ishin njerėzit problematikė.

    Gjatė zgjedhjeve tė pjesshme lokale nė qershor tė 1998, nė Shijak, ai kishte kandidat Klement Zgurin. Ai u afrua ndjeshėm me atė qė mė vonė u bė epiqendra e bandės sė Shijakut. I lidhur ngushtė me figurat kryesore problematike tė kėtyre grupeve, ai filloi tė bėhet njeri i pushtetshėm nė Shijak. Kėto grupe dhe lidhjet e tyre nuk kishin ndonjė besnikėri politike. Pėr tė qenė luajalė me tė gjitha palėt, ata u vetėquajtėn “republikanė” dhe kanė qenė problem i ēdo palė zgjedhjesh nė Shijak.

    Nė zgjedhjet e vitit 2000 dhe 2001 i pėrdori Agron Duka. Fleksibiliteti lidhej me tė qenit e tyre “republikanė”, pra pakicė qė shkonte sa me njė palė me tjetrėn.

    Nė vitin 1999, Mediu tentoi tė hiqte qafe autoritetin e Sabri Godos. Iu afrua ndjeshėm Genc Pollos dhe i vuri atij nė dispozicion gjithė lidhjet e veta tė dyshimta.

    Nė pėrpjekje pėr t’i bėrė opozitė Berishės, Pollo kishte nevojė pėr njerėz, parį dhe lidhje nė gjithė vendin. Fatmir Mediu i kishte tė gjitha kėto. Nėn sponsorizimet e kėtyre grupeve tė dyshimta, Pollo u divorcua me Berishėn dhe filloi tė udhėtojė drejt SHBA me Mediun nė emėr tė “politikės sė re” nė fillim tė viteve 2000.

    Mediu e shoqėroi nė Dallas te miqtė e tij, Xhimi dhe Nazar Mehmeti (Nick). Nazari ėshtė njė shqiptar nga Struga me origjinė nga Devolli, njė biznesmen i suksesshėm nė Dallas, pronar i katėr klubeve striptizmi.

    Xhimi, njė biznesmen amerikan, mik i Nazarit, e afroi Mediun me drejtues tė Mėngjesit tė Lutjeve nė Uashington. Mė pas lidhjet e Mediut me ta u forcuan dhe Mediu u bė rekomandues i ftesave tė tyre nė rajon. Disa muaj mė parė ky biznesmen privatizoi INSIG dhe ishte njeriu qė u mor privatisht me axhendėn e Berishės dhe Mediut nė Uashington.

    Kėto lidhje Mediu ia vuri nė dispozicion Genc Pollos kundėr Berishės nė vitin 1999 nė udhėtimin drejt SHBA. Por jo tė gjitha gjėrat po i shkonin mirė. Gjatė njė udhėtimi pėr nė Milano me vėllanė e Gazmend Mahmutajt, nga Berati, nė atė kohė kryetar i Forumit Rinor Republikan, policia e ndaloi, pasi Mahmutaj kėrkohej pėr katėr vrasje dhe trafik droge. Mediu i kishte nxjerrė njė pasaportė me emėr tjetėr, duke pėrdorur shkresė nga Partia Republikane.

    Gjykata e Milanos e dėnoi Fatmir Mediun pėr krimin e parashikuar, sipas nenit 309 tė Kodit Penal italian duke bashkėpunuar nė krim, pėr tė shfrytėzuar prostitucionin. Gazmend Mahmutaj ishte dėnuar nė Itali me dhjetė vjet burg, ndėrsa Mediu u kap duke e ndihmuar atė tė kalonte transit pėrmes Italisė nė Strasburg si pjesė e njė delegacioni shqiptar pėr tė marrė pjesė nė njė konferencė mbi krimin e organizuar thirrur nga Parlamenti Evropian. Pra, ironia ishte e plotė. Mediu po pėrdorte autoritetin e shtetit shqiptar pėr tė toleruar njė person nė kėrkim.

    Ai e kishte ndihmuar Gazmend Mahmutajn tė nxirrte njė pasaportė me emrin Raqi Gjoni dhe duke u pėrpjekur me ndėrgjegje tė plotė t’i bindte autoritetet kufitare pėr kėtė identitet. Pas kėsaj Mediu u ndalua nė aeroportin e Malpensės nė Milano. Ai u ndoq mė pas pėrmes ndėrhyrjeve politike nė gjykim tė lirė, derisa Gjykata e Milanos vendosi ta dėnojė me tre vjet burg. Pra, kryetari i republikanėve shqiptarė u dėnua me tre vjet burg nga Gjykata e Milanos.

    Nė vitin 2003, Mediu e apelon kėtė vendim, po pėrsėri gjykata vendos qė ai tė dėnohet me tre vjet burg dhe pesė vite ndalim tė veprimtarisė publike. Nė dosjen e gjykatės, siē mund ta shihni, rezulton i arratisur pėr drejtėsinė italiane.

    Ēėshtja u bė shumė e mprehtė nė Shqipėri, pasi Mediu ishte tanimė njė politikan nė kėrkim. Kėtė shans duket se e shfrytėzoi nė atė kohė kryeministri, Fatos Nano. Ai toleroi ndihmėn shtetėrore pėr tė shmangur vuajtjen nė burg tė Fatmir Mediut. Kėshtu, ai angazhoi zyrtarisht struktura tė Ministrisė sė Drejtėsisė dhe Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Njė avokat i shquar italian, ish-numri dy i Antimafies italiane, Maritati, u angazhua pėr lirimin e tij nė Gjykatėn e Lartė italiane. Ndihmėsi shqiptar i Maritatit ishte gjyqtari shqiptar, Besnik Imeraj, tashmė anėtar i Gjykatės sė Lartė, dhe gjyqtar i ēėshtjes sė zotit Mediu, ndėrsa ndėrmjetės zyrtar i tij Adrian Visha, tashmė avokat i zotit Mediu. Kjo lidhje e ngushtė e arritur pėrmes kunatit tė Fatmir Mediut, Ilirian Celibashi, funksionoi dhe Mediu ngeli njė opozitar peng i qeverisė sė Fatos Nanos.

    Por, pavarėsisht “sagės kriminale” tė Fatmir Mediut, ai vazhdonte jetė aktive politike nė koalicion me Sali Berishėn.

    Nė vitin 2001 ai ishte pjesė e koalicionit “Bashkimi pėr Fitore” dhe u bė deputet i parlamentit shqiptar duke qenė pjesė e listės sė PD.

    Raportet e tij me Berishėn ruajtėn zhvillime konstante deri mė 2005. Pas vitit 2005 ai u pėrfshi nė qeverinė Berisha si ministėr i Mbrojtjes. Ai aktivizoi menjėherė lidhjet e tij tė dyshimta nė gjithė vendin. Kėshtu, vėllai i tė ndaluarit nė Itali pėr trafik u emėrua drejtor i uzinės sė armėve nė Poliēan, njė i afėrm i njerėzve tė tij nė Fier, me mbiemėr Kajolli, u emėrua shef i Administratės sė Ministrisė sė Mbrojtjes, motra e biznesmenit Nazar Mehmeti u emėrua drejtoreshė e botimeve nė ministri, vetė Mediu u pėrfshi menjėherė pėrmes njė lidhjeje tė tij nė Berat nė ndėrtimin e spitalit privat nė mjediset e Spitalit Ushtarak nė Tiranė. Aksionet e veta i kaloi nė emėr tė Nik Mehmetit, ndėrsa pėrfaqėsinė noteriale pėr tė e kishte motra e vet, notere.

    Mediu ndihmoi po ashtu kėtė grup tė privatizonte INSIG dhe vetė u pėrfshi i tėri nė historinė e lobimit tė kontratės sė Gėrdecit.

    Sė bashku me djalin e kryeministrit, Shkėlzen Berisha, ata ishin ideatorėt e kėtij projekti ogurzi. Qė nė mbledhjen e parė tė qeverisė nė shkurt tė vitit 2007, Mediu ēoi propozim direkt qė qeveria tė lidhte kontratė me njė kompani amerikane, SAC, pėr demontimin e fishekėve. Arsyetimet e Mediut nė mbledhje rrezatojnė tėrėsisht mentalitetin e tij ordiner dhe antishtetėror. Ai flet si njė njeri i rrugės nė njė mbledhje qeverie, duke pėrdorur shprehje tė tilla si: “Unė s’kam ndonjė interes pėr vete”; “Po deshėt, miratojeni, po deshėt jo”; “Kėto janė punė delikate, se janė amerikanėt nė lojė”; “Berisha u ka premtuar nė zyrė” e tė tjera banalitete si kėto. Ka qenė ndėrhyrja e ashpėr dhe kompetente e ministrit tė Financave, Ridvan Bode, qė ka shmangur skandalin. Berisha i kapur prej djalit tė tij thuajse ka heshtur dhe ka pranuar arsyetimin qė kjo kontratė tė mos lidhet, por tė rikthehet nė Ministri tė Mbrojtjes pėr tender.

    Por pas njė muaji Mediu ia doli. Pa tender, pėrmes njė vendimi qė mbėshtetej nė mėnyrė tė pjesshme te VKM 138 e qeverisė, ai ia dha kėtė kontratė asaj kompanie qė deshi t’ia jepte qė nė fillim. Nė kėtė histori u implikua thellė djali i kryeministrit, i cili, siē rezulton, ka lobuar pranė ministrit tė Drejtėsisė pėr komente pozitive pėr kėtė vendim. Tri sekretare e dėshmojnė kėtė lobim, dy nga Ministria e Drejtėsisė dhe njė nga Ministria e Mbrojtjes. Mediu rezulton tė ketė qenė nė kontakt tė pėrditshėm me Shkėlzen Berishėn dhe ky tjetri me Mihal Delijorgjin. Tabulatet e telefonave ditėn e tragjedisė zbulojnė se Mihal Delijorgji ka biseduar nė minutat e para pas shpėrthimit me Shkėlzen Berishėn, pasi ky i fundit ka dalė nga takimi me Mediun. Kjo lidhje e fortė kriminale deri nė kokė tė qeverisė ishte njė fund logjik i karrierės sė njė politikani qė ka pasur lidhjet kriminale dhe adhurim pėr botėn e krimit.

    Mediokėr nė formimin e tij dhe jashtė ēdo standardi si zyrtar shtetėror, ai futi Shqipėrinė nė njė krizė tė pashembullt me SHBA dhe partnerėt evropianė pėr shkak tė inkriminimit qė i bėri kryeministrit Berisha dhe familjes sė tij me kėto lidhje kriminale. Ishte ky inkriminim qė bėri Berishėn tė ndryshonte tėrėsisht dhe t’i shpallte luftė drejtėsisė shqiptare pėr tė shpėtuar Fatmir Mediun dhe tė birin e tij. Dhe kjo luftė ėshtė kostoja mė madhe qė Shqipėria po i paguan sot integrimit nė Evropė, mos-liberalizimit tė vizave dhe thuajse ngrirjes sė marrėdhėnieve me Perėndimin. Ėshtė kjo krizė qė detyroi Berishėn tė sulmonte vėzhguesit e ODIHR dhe qė rrezikon qė zgjedhjet tė dėshtojnė nga paniku i humbjes dhe llogaridhėnies para drejtėsisė. Ėshtė ky njė bilanc logjik i njė politikani qė quhet Fatmir Mediu. Ai ka marrė sot peng kryeministrin e vendit dhe po e detyron atė tė veprojė sipas ligjeve qė mafia i dikton njė pengu. Dje ai ka dalė sėrish para shqiptarėve dhe u ka kėrkuar votėn pėr njė mandat tė ri.

    Ky lajm nuk mund tė dėgjohej askund, pėrveē kėtij vendi, ku njerėzit harrojnė tė shkuarėn dhe shpesh dhe tė ardhmen e afėrt.
    _______________________________________________

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir i di merua ca gjera.. por nuk i flet ato kur nuk i intereson..

    po te kish fituar tenderat merua nuku do ish prishur kurre me berish e medi..

    po si nuk tha fare shoku mero se ki delijorgji nuku eshte vetem medi-oist..por dhe edvinoist..
    mediu eshte peng i mafies firake.. thot merua..po merua vet a nuk eshte peng i mafies edvinoiste ruco gjolek maloiste..

    pra merua eshte bere portavoce e edvinit totalisht..

    por dhe ca gjera qendrojn nga cfar thot merua.. por te presim cdo thote mediu.. q.ime ziu..

    berisha.. do thot nje dite..

    e keqja .. te vjen nga nuk e pandeh..




    ..

  3. #3
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    mir i di merua ca gjera.. por nuk i flet ato kur nuk i intereson..
    po te kish fituar tenderat merua nuku do ish prishur kurre me berish e medi..
    po si nuk tha fare shoku mero se ki delijorgji nuku eshte vetem medi-oist..por dhe edvinoist..
    mediu eshte peng i mafies firake.. thot merua..po merua vet a nuk eshte peng i mafies edvinoiste ruco gjolek maloiste..
    pra merua eshte bere portavoce e edvinit totalisht..
    por dhe ca gjera qendrojn nga cfar thot merua.. por te presim cdo thote mediu.. q.ime ziu..
    berisha.. do thot nje dite..
    e keqja .. te vjen nga nuk e pandeh....

    Zoti Brari, ke te drejte. Politika shqiptare eshte ajo e putanave, qe shkojne gjithnje pa meshire dhe keqardhje vetem me fituesin. Eksponentet e politikes, fatkeqesisht dhe fatmiresisht me Berishen ne krye jane perfshire ne llum te paparė. Pra, klasa poltike, thjeshte eshte bere bje elite mafioze me interesa antishqiptare dhe vendi mban ere UDB, Asfali e dreqi me te birin...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Baze, Frangaj, Lesi, Balliu uhu lista eshte e gjate. Te githe keta e shume te tjere sbejne gje tjeter vecse shfrytezojne postin per te kapur ate qe se meritojne. Po a nuk bejne polici, doktori, politikani, mesuesi pothuajse te njejten gje? Mos beni te habiturin se ky eshte realiteti shqiptar dhe do vazhdoje te jete kur ligji neperkembet nga koke palare me lidhje politike.

    Persa i perket artikullit Baze i ka ra pikes. Ne artikull mungonte vetem tentativa e deshtuar e Mediut per te "privatizuar" pjesen mbetur te spitalit ushtarak. Ndodhi Gerdeci qe i la Mediun dhe Argiten me gisht ne b_ythe, se dhe kete me siguri qe kishin per ta bere.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Patrioti : 27-05-2009 mė 14:12
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga Patrioti Lexo Postimin
    Baze, Frangaj, Lesi, Balliu uhu lista eshte e gjate. Te githe keta e shume te tjere sbejne gje tjeter vecse shfrytezojne postin per te kapur ate qe se meritojne. Po a nuk bejne polici, doktori, politikani, mesuesi pothuajse te njejten gje? Mos beni te habiturin se ky eshte realiteti shqiptar dhe do vazhdoje te jete kur ligji neperkembet nga koke palare me lidhje politike.

    Persa i perket artikullit Baze i ka ra pikes. Ne artikull mungonte vetem tentativa e deshtuar e Mediut per te "privatizuar" pjesen mbetur te spitalit ushtarak. Ndodhi Gerdeci qe i la Mediun dhe Argiten me gisht ne b_ythe, se dhe kete me siguri qe kishin per ta bere.

    Kush e mban mend privatizimin e nje nga Spitaleve ne Berat nga deputetet e PR!?

    Nuk e kuptoj si populli yne vete ketyre krimielve dhe u duartroket. Vertet qe tek populli ybe na gjejne koken e na vene festen, e bejne si te duan.

    Vetem nje femije u vra ne Greqi, dhe u ngrit i madh e i vogel, intelektual e fermer e i treguan shtetit te tyre qe jane ata qe i vendosin atje jo anasjelltas, ndersa Shqiptaret gjithmone me kurrizin me kerrusur nga kerbaci. Edhe kur cohen disa per te drejta me demostrata te qeta nuk i lene as ato po mundohen edhe ti denojne me burg si nacionalista (Djemte e Tepelenes) per bithen e Kseres dhe Bollanaqos.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  6. #6
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Mediu ka nje histori te dhimbshme ne familjen e tij, ate te djalit te tij qe vuante nga azotemia dhe qe i kreu nje operacion ne vjene te austrise (trasplant veshke)
    Ne kafenene Grand prane Sheraton i jane dhene nje shume e madhe parash dhe nje makine per djalin e tij nga nje eksponent i mafias ne shqiperi dhe besoj ai e di vete kete te dhene.

    isha teper kurioz se si do ja shperblente ketij individi borxhin e dhene. nuk e mesova kurre por di qe ai eksponenti i mafias sot eshte nje njeri mjaft i fuqishem ne ministrine e mbrojtjes.



    Dito.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    se aesht fatmir meidiu krinel ket mnd ta vertetoj veq drejtesia e jo njerz te shtyr nga epsht politike shnettttttttttt

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,034
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga beni33 Lexo Postimin
    se aesht fatmir meidiu krinel ket mnd ta vertetoj veq drejtesia e jo njerz te shtyr nga epsht politike shnettttttttttt
    Nga te gjithe keta qe kane shkruajtur me lart, ti je burri me me mend ne kete teme. Ti ke thene dicka qe u vlen edhe atyre me lart qe ta mesojne, duke filluar nga Mero Baze e deri tek keta me lart.

    Fatmir Media nuk eshte arrestuar nga prokuroria shqiptare, nuk eshte nen arrest apo nen gjykim per Gerdecin. Dhe ai ka cdo te drejte te vazhdoje te marri pjese ne zgjedhje. Nese do te ishte nen akuze nga drejtesia shqiptare apo nen gjykim, karriera e tij politike mund te marri drejtim tjeter.

    Tek e fundit, jane shqiptaret ata qe e gjykojne personin dhe alternativen qe ai perfaqeson me voten e tyre. Nese mendojne se ai eshte fajtor dhe implikuar ne ate qe ndodhi ne Gerdec, nuk do t'ia japin voten.

    Nuk do shume mend.
    Albo

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Nga te gjithe keta qe kane shkruajtur me lart, ti je burri me me mend ne kete teme. Ti ke thene dicka qe u vlen edhe atyre me lart qe ta mesojne, duke filluar nga Mero Baze e deri tek keta me lart.

    Fatmir Media nuk eshte arrestuar nga prokuroria shqiptare, nuk eshte nen arrest apo nen gjykim per Gerdecin. Dhe ai ka cdo te drejte te vazhdoje te marri pjese ne zgjedhje. Nese do te ishte nen akuze nga drejtesia shqiptare apo nen gjykim, karriera e tij politike mund te marri drejtim tjeter.

    Tek e fundit, jane shqiptaret ata qe e gjykojne personin dhe alternativen qe ai perfaqeson me voten e tyre. Nese mendojne se ai eshte fajtor dhe implikuar ne ate qe ndodhi ne Gerdec, nuk do t'ia japin voten.

    Nuk do shume mend.
    Albo

    Albo per ate pune edhe Sales nuk i erdhi turp te vinte dhe te hidhte prape kandidaturen edhe mbasi neri gjite ate tragjedi ne 97'en, dhe populli sepse aq dinte ja dha perseri. Dmth sepse mire populli yne qe nuk ka pasur ate edukim vertet demokratik, por edhe ne qe vertet kemi pare njecike ketej, i leme ata perseri ne erresiren e fantazmave te se kaluares, ose gjejme justifikime per ata qe kane qene ne krye te detyrave te tragjedive.


    PS. Kisha bere nje pergjigje per te cilen kishte lidhje politike me temen, mos i fshi kur nuk ka te shara te pakten.


    Aulona
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

Tema tė Ngjashme

  1. Kongresi i LDK zgjedh Fatmir Sejdiun si kryetar tė partisė
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 365
    Postimi i Fundit: 30-01-2010, 07:52
  2. Analiza dhe komente pėr zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  3. Nexhat Daci fillon fushatėn zgjedhore brenda gjirit tė LDK-sė
    Nga ARIANI_TB nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-03-2006, 05:17
  4. Votėbesohet nė parlament qeveria Berisha
    Nga zeus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 10:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •