Shfaqet Filmi Dokumentar “PRANVERE NE KOSOVE”
regjizor Erjon Kadilli

Ditėn e Enjte datė 26 Shkurt 2009 orėn 19.30, nė Muzeun e Rezistencės, Deportimit, Luftės, tė Drejtave dhe Lirive nė c.so Valdocco 4/aTorino do tė shfaqet filmi dokumentar “Pranverė nė Kosovė”.

Nė pėrvjetorin e parė tė pavarėsisė sė shtetit tė dytė Shqiptar tė Ballkanit, Shoqata Kulturore Italo-Shqiptare “Vatra” i propozon publikut torinez njė dėshmi tė gjallė tė ngjarjeve tė pėrjetuara nga populli Kosovar ditėn e pavarėsisė.

Pėrmes pamjeve tė filmuara nga regjizori i ri me origjinė Shqiptare Erjon Kadilli, i cili do tė jetė i pranishėm nė sallė, shfaqja synon tė sjellė pranė publikut atmosferėn e ndezur dhe emocionet e mėdha tė asaj dite historike, tė parė me sytė e protagonistėve tė saj. Nė qendėr tė dokumentarit ėshtė pikėrisht populli Kosovar, ėndrrat e tij dhe shpresa pėr tė ardhmen, e cila i ėshtė mohuar shpesh gjatė rrjedhės sė historisė.

Dokumentari ėshtė njė udhėtim emocionues dhe prekės nė jetėn e pėrditshme tė qytetarėve tė thjeshtė tė Kosovės dhe nė qytetin e tyre, Prishtinėn, ku janė ende tė dukshme gjurmėt e luftės, por ku edhe shpresa pėr jetėn ėshtė ndoshta mė e fortė se tjetėrkund.

Nė shfaqjen publike tė 26 Shkurtit, ku hyrja do tė jetė e lirė, do tė marrin pjesė prof. Guido Franzinetti i Universitetit tė Torinos dhe prof. Vincenzo Cucci, kryetar i Federatės sė Shoqatave Shqiptare, Italo-Shqiptare dhe Arbėreshe tė Piemontit.

Takimi do tė drejtohet nga gazetari Benko Gjata, korrespondent i ATSH-sė nė Itali.

Ky event i propozuar nga Shoqata Kulturore Italo-Shqiptare Vatra ėshtė realizuar me mbėshtetjen e Konsullatės sė Pėrgjithshme tė Shqipėrisė nė Milano, tė Federatės sė Shoqatave Shqiptare, Italo-Shqiptare dhe Arbėreshe tė Piemontit si edhe tė Zyrės sė Pėrfaqėsimit tė Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė sė Tiranės nė Torino.

Shoqata Kulturore Italo-Shqiptare Vatra

Vatra ėshtė themeluar nė Torino nė vitin 2002 me nismėn e njė grupi qytetarėsh Shqiptarė dhe Italjanė. Ajo zhvillon veprimtari tė cilat kanė pėr qėllim integrimin sa mė tė mirė e sa mė tė shpejtė tė qytetarėve Shqiptarė nė shoqėrinė Italjane, duke vlerėsuar njėkohėsisht identitetin kulturor tė bashkėsisė.

Shoqata mbėshtet plotėsisht kauzėn Kosovare dhe ka organizuar veprimtari tė ndryshme nė favor tė pavarėsisė dhe njohjes sė plotė tė saj nga bashkėsia ndėrkombėtare.

Pėr mė shumė tė dhėna:

Benko Gjata
Associazione Culturale Italo-Albanese Vatra
Via Piazzi 12, 10123, Torino
Cel. +39 339 3376951
Fax +39 011 6060412
E-mail vatra@hotmail.it